Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Bukowski

Gjumash
Ne shume njerez e kam kerkuar qenien tende. Edhe me shume ishin betejat me vetmin per te arritur tek ty.
A e di ti qe po te vonoheshe edhe pak, boshlleku ne stomak do me kishte gllaberuar te gjithin!
Tani ma trego ku ishe gjithe kete kohe?

"Me fal por shpirti tani e gjeti shtepine e tij."
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Ne ditet me te erreta te jetes tende...mos kerko te gjesh pse-te neper dhomezat e lodhura te trurit tend...te shpirtit tend...
Hap nje dritare nga e cila do te hyj drite e forte dielli...e cila do te te beje te kuptosh se aty...atje...pertej...eshte dicka e mire qe te pret...dhe perhere ka pritur qe ti te mbeshtillesh ne krahet e saj...
Mos e mundo veten me shprehit e zakonshme "pse me ndodhin vetem mua keto?".
Xhaxhai yt te thote gjithmone..."mos harro vogelushe...ne kete bote te zhurmshme...gjithe kush eshte duke pritur dicka...duke u lutur per dicka...duke vuajtur...duke u perpjekur te buzeqeshin...e te kapen forte pas jetes...
Ndaj tek ty nuk dua te degjoj me fjalet "pse me ndodhin mua keto? Cfare paskam bere valle?
Ti s'ke bere asgje e vogla ime...ti thjesht je rritur dhe kupton se problemet nuk zgjidhen duke u ankuar...as duke qare...as duke u qurravitur...
Por duke u ngritur ne kembe...jo me duke pritur...por duke ecur me hapa te sigurt...te vendosur...e pa frike...
Jeta shpesh te ve ne prove...dhe shpesh ve ne prove njerezit qe me se paku e meritojne...ata me te butet...ata me te ndjeshmit...ata me te sinqertet...
Gjithe kush eshte duke luftuar per dicka...
Nese ke ushqim ne tavoline...e nese ke nje shpirte te mbushur plote me dashuri...atehere ti je njeri i pasur..thone...
Por njeriu qenka qenie e pa ngopur...ndaj vetem ankohet per jeten e tij te veshtir...
Ulur diku mes mikesh...po shijonim nje kafe pas pune...dhe sigurisht me shume se sa shija e kafes...ty te pelqen biseda me to...ndonse me natyrenne brisht...do te preferoje te qendroje vetem...per te mos biseduar...dhe pastaj ti je degjuese e mire...
Ato fillojne flasin per problemet e tyre...ti thjesht i degjon...dhe me vehte mendon se sa te veshtira jane jetet e tyre...
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Duke degjuar problemet e tyre...ti harron te tuat...dhe mes gjithcka-je qe degjon thua...qenkam me fat...por pastaj kupton se edhe ti ngjan me to..sepse perhere gjene dicka qe nuk shkon...dhe kjo te bezdis...
Ato me pas harrojne dhe fillojne te bejne batuta...duke thene shkurt "ah lum si ti...qe nuk e vret mendjen...qesh e shikon veten me perpikmeri...
Floke te persosur...fytyre te persosur...trup e familje te persosur...je me shume fat e dije? Te thone duke te pare ne sy...me sy te qarte e te trishtuar per fatin tim te madhe...qe nuk kam lene aspak per to...por e paskam marre te gjithin une...
Cudi! Te jete kaq i persosur njeriu vall? Dhe te mos e dije?
Buzeqesha per te fshehur trishtimin...se ne ato momente nuk i ngjaja te persosures...por nje njeriu me gjake...me nje det pa fundesish brenda meje...qe perplaseshin ne kraharore...per te me bere me dije se jam ende gjalle...
I ngjaja nje pulbardhe te marrosur pas detit...e cila fluturon siper tij...duke gjetur vendin e saj...token e saj...se ku duhet te qendoj...
Por pulbardhat rrall qendrojne..duken te persosura kur i sheh...delikate...e si c'do gje e brisht edhe ato duket se nuk i perkasin as tokes...as qiellit e as detit...dhe duket se kjo eshte pjesa me e veshtire e jetes...
Te jesh gjithe kund ...pa ditur se ku duhet te qendrosh...
Por ne ditet me te zbrazeta te jetes tende...mos kerko asgje te ndryshosh...ti e di se je krijes e forte...dhe te duhet shume pak...fare pak per te buzeqeshur...
Dhe kete nuk ke arsye ta kerkosh mes njerezve...as te ankohesh...ti thjesht je perzgjedhur per momentin te kalosh nje dallge e stuhi...nga e cila jam e bindur se ke per te dal jo vetem gjalle...por me e lulezuar se kurre...
Vajzat e forta nuk ankohen...ato qajne ne heshtje....per c'do pa drejtesi qe i'u eshte bere...
Edhe kur te zhgenjeheni...besoni ne njerez...ka perhere njerez te mire ne bote...
Edhe kur ju lendojne...mos ndal se besuari se ka njerez qe i'u duan per ate qe jeni...dhe kjo nuk ka te beje me persosmerine...
Por mbi te gjitha per difektet tuaja..
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Mos resht se besuari...se menduari pozitivisht...se kuptuari njerezit dhe mendjet e tyre te cuditshme...
Sigurisht njerezit e keqinje do te te bejne te ndihesh keq...perseri e perseri...
Cfare do te besh ti?
Ti mos beje asgje...qendro e qete...dhe diten kur te marrin denimin e tyre...ti nuk do te qeshesh sigurisht sepse se ke ne natyre...por do te bindesh se zoti ka perhere sy...edhe ne ato dite kur te duket se gjithe problemet e botes te kane rene ty...
Mos u beje i ashper...mos e ndrydhe zemren...mos urre...
Keto ndjesi negative nuk duhet te te ndryshojne...as nuk te perkasin...
Mos harro se ka ende njerez ne bote qe luten per ty...gezojne e qajne bashke me ty...
Dhe per sa kohe i ke krahet e ngrohte asgje nuk duhet te te interesoj...
Ah,edhe dicka...
Le te shohin te persosuren tek ti...kjo ne fakte eshte gje e mire...shume e mire...
Bota nuk e kupton dhimbjen tende...as bejne perpjekjen me te vogel per ta vene re...
Ndaj me koken lart...me zemren plote me dashuri...ti buzeqesh...
Sidomos atyre qe nuk besuan...atyre qe nuk te vlersuan...dhe se kuptuan kurr se sa dashuri...miresi...e botekuptim kishte tek ti...
Mos deno askend...mos fajso askend...dije se per c'do gje qe te ndodhe ne jete ti je pergjegjes...ndaj mos i jep rendesi kurr gjerave te vogla...
Por beje gjithcka me zemer te madhe...beje me dashuri...dhe jam e bindur se kudo do te kete nje vend ku ti te ulesh e te qendrosh gjate...sidomos ne zemrat e njerezve te mire...
Bota eshte e mbushur perplote me te tille...ndaj mos ndal se besuari...
 

Jetmira

Mbyllur

Ne jete takojme njerez te ndryshem.
Dikush flet shume e dikush flet pak.
Ka njerez qe vishen bukur,e njerez te tjere qe nuk kane mundesi.
Dikush e largon trishtimin me ane te muzikes,e dikush tjeter me ane te loteve.
Kudo ku hedh syte shikon shpirtra te lenduar.
Ecen rrugeve te qytetit,dhe veshtron vajza te bukura por qe jane te vetmuara.
Dikush enderron per nje jete me te mire e dikush tjeter ta ben jeten e mire.
Dike do e kesh mike,e dikush tjeter do te te behet armike.
Do rritesh nje dite,do mesosh te lexosh syte e njerezve.
Do shohesh qerpike fallco e rrimel te zi,por do shohesh brenda atyre qerpikeve.
Do kuptosh se njerezit vuajne,se gjate jetes kane mesuar ti fshehin ndjenjat.
Nuk do qendrosh pergjithmone vetem,e as heshtur.
Nje dite do flasesh dikush do te te degjoje me vemendje e dikush do ngreje syte nga tavani kur te flasesh ti.
Do pish nje kafe me miket e tua,e do kuptosh sa me fat je.
Nje dite do te jesh ti optimizmi per te tjeret.
Fjala jote do kete peshe per te tjeret.
Ti pra qe hesht,qe ke frike te tregosh veten.
Ti qe fshihesh nga jeta.
Ti pra ti.
 
Top