William Shakespeare

braziljania

Anëtar i Nderuar
William Shakespespear (sq. Uiliam Shekspir) është dramaturgu me i njohur anglez dhe është bërë i njohur me "Hamletin" pastaj me veprën e "Makbeth-it" etj. Uiliam Shekspir lindi në Stratford mbi Avon më 23 prill të vitit 1564. Interesante është fakti se 23 prilli përkujtohet njëkohësisht edhe si dita e vdekjes së tij, 23 prill 1616.

Uiliami ishte biri i tretë i John dhe Mary Shakespeare. Nga tetë fëmijët e tyre mbijetuan katër, dy prej të cilëve u bënë aktorë: Uiliami dhe vëllai i tij më i vogël Edmund, lindur më 1580, i cili shkoi me të në Londër.

Shekspiri konsiderohet si shkrimtari më i shkëlqyer i gjuhës angleze dhe, në mënyrë absolute, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai ka qenë komediograf, dramaturg, por edhe aktor. Ai jo vetëm që shkroi disa tragjedi të jashtëzakonshme të cilat hynë në historinë e letërsisë botërore, por edhe shumë komedi dëfryese që nuk u shfaqen kurrë nëpër skenat angleze. Shekspiri ishte edhe autor i 154 sonatëve dhe i një numrit të madh të poemave, disa prej të cilave janë konsideruar si shembuj më të shkëlqyer të letërsisë angleze që është shkruar ndonjëhere.

Aftësia e tij qëndronte në të hedhurit e rrëfimit-përtej, për të përshkruar kështu pamjet e brendshme dhe të thella të natyrës njerëzore. Mendohet se pjesën më të madhe të veprave të tij t’i ketë shkruar mes viteve 1585 1611, edhe pse datat dhe kronologjia e veprave që i atribuohen atij nuk njihen me saktësi, duke shkaktuar kështu mangësi në lidhje me hartimin e një biografie të thellë dhe të plotë për këtë figurë madhore të letërsisë.

Disa nga tragjeditë më të famshme të Shekspirit janë: Hamleti, Romeo e Xhuljeta, Henriku IV, Makbeth, ndërsa nga komeditë përmendim: Shumë zhurmë për asgjë, Nata e dymbëdhjetë, etj.


Krijimtaria
Hamleti,
Romeo e Xhuljeta,
Henriku IV,
Makbeth,
Shumë zhurmë për asgjë,
Nata e dymbëdhjetë
Mundimet e kota të dashurisë
 

Зngjεll

___________
Titulli: William Shakespeare

Se shpejti del dhe filmi "Hamleti II " i marre nga shkrimet e William Shakespeare
 

korado

President
Titulli: William Shakespeare

Per mua Shakespeare eshte i pavdekshem,kam lexuar vetem Hamletin nga veprat e tiij dhe me ka pelqyer shume.
 

AjSi

...
Titulli: William Shakespeare

Nje njeri nuk eshte i keq se ka nje shkak,
por eshte i keq se eshte i keq,
dhe vetem kaq.

W.Shakespeare.

per mua Shakespeare eshte shkrimtari me i madh i te gjitha koherave,cdo veper e tij ka vlera kolosale
 

Yellow Redhead

angels walk among us
Titulli: William Shakespeare

jam fanse e madhe e letersise angleze,e dashuroj kte shkrimtar,m`falin emocione t`jashzakonshme veprat e tij,ju sygjeroj qe ti lexoni ne origjinal
 

Morena

...Δʝɛя...
Titulli: William Shakespeare

Pse e trishtuar kjo muzikë
që del prej zemrës tënde?
E ëmbla t'ëmblën nuk lufton,
gëzimi sjell gëzimin - A e di?
Kur pa dashuri pret atë që të do,
...ti vetëm gëzon armikun tënd.
Kur tingujt e ëmbël të shqetësojnë,
qëllimisht e bëjnë për të ndëshkuar.
Përse nuk u bashkohesh? – kënaqësinë
vetëm kurrë s'ke per ta ndjerë
 

Katia

Hmm kureshtar-e?
Pe: William Shakespeare

Kam mësuar që të rritesh nuk do të thotë të festosh përvjetoret.
Që heshtja është përgjigja e duhur kur dëgjohet një idiotësi.
Që të punosh nuk do të thotë vetëm të fitosh para.
Që miqtë fitohen duke treguar se cilët jemi realisht.
Që miqtë e vërtetë qëndrojnë me ne deri në fund.
Që gjërat e këqia shpesh fshihen pas një pamje të parë të mirë.
Që natyra ëshë gjëja më e bukur e kësaj jete.
Që kur mendoj se di gjithçka, ende nuk di asgjë.
Që një ditë e vetme mund të jetë më e rëndësishme se shumë vite.
Që mund të bisedosh me yjet.
Që mund t'i rrëfehesh hënës.
Që mund të udhëtosh në pafundësi.
Që është e shëndetshme të dëgjosh fjalë të mira.
Që është e nevojshme të ëndërrosh.
Që mund te jesh femijë gjatë gjithë jetës.
Që qënia jonë eshtë e lirë.
Që Zoti nuk të ndalon të bësh diçka në emër të dashurisë.
Që të vetëgjykohemi nuk është dhe aq e rëndësishme, kur në të vërtet ajo që ka rëndësi është paqja shpirtërore.
E më në fund kam kuptuar që nuk mund të vdesësh për të mësuar të jetosh...
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staff member
Pe: William Shakespeare

Kam lexuar Mbretin Lear dhe Tregtarin e Venecias nga veprat e Shakespeare dhe qe te dyja me kane pelqyer. Edhe pse kto vepra jane shkruar ne nje periudhe tjeter, ndjenjat qe percjellin jane universale dhe mund te aplikohen fare mire edhe ne ditet e sotshme.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Cilat janë librat dhe autorët që e formësuan Shekspirin?

Sot të gjithë lexojnë Shekspirin. Por çfarë librash ka lexuar ai vetë? Xhonathan Bejt flet për shkrimtarët të cilët formësuan dramaturgun më të madh në botë – dhe tre librat që Bardi do të merrte për ishullin e shkretë Discs



Nga Xhonathan Bejt

اfarë besonte Shekspiri? Ne vetëm mund të hamendësojmë. Ai nuk la as ditar, as ndonjë traktat filozofik. Të vetmet letra dhe deklarata të tij publike që kanë mbijetuar janë ose konvencionale – në mos tejet elegante – lutje të formuluara për patronazh, ose fjalë të përkushtuara ndaj transaksioneve të biznesit dhe rasteve ligjore.

Vullneti i tij është ortodoks dhe Anglikan, dhe kjo është mënyra se si janë shkruar veprat. Por kjo nuk do të thotë se ai qe ortodoks dhe Anglikan. Të vetmet poezi të shkruara prej tij janë sonetet. Njeriu që i ka shkruar ato, besonte se dashuria është diçka e fuqishme dhe e ndërlikuar, dhe se ajo është një mënyrë efektive për të eksploruar përmasat e saj të shumta, dhe në qoftë se linja duhet të vihet përballë vlerave – ai art krijues është një mënyrë për të arritur një lloj pavdekësie për të dashurën dhe ndoshta për vetë artistin krijues.

Por linjat e tij nuk duhet domosdoshmërisht të merren në vlerë nominale. “I”, që flet me një poezi, madje edhe një poemë intime dashurie, nuk është sinonim me personin qe e shkruan atë. Të gjithë poetët i gëzohen krijimit të një personazhi. Dhe në rast se Shekspiri besonte realisht se qëllimi i shkrimit të soneteve ishte të bënte të pavdekshëm të dashurën, ai mund të ketë marrë mundimin për t’i treguar lexuesit të tij emrin e vajzës.

Sa për pavdekësinë e vet, ai ishte i ç’interesuar në lidhje me publikimin e veprave të tij. Sonetet mund të jenë publikuar pa lejen e tij, dhe gjysma e veprave të tij qenë të pabotuara në kohën e vdekjes. Po të mos kishte qenë për zellin e miqeve të tij aktorë që çuan për botim komeditë, tragjeditë dhe historitë e grumbulluara në vitin 1623, Jul اezari, Nata e Dymbëdhjetë, Masa për Masë, Makbethi, Antoni dhe Kleopatra, Stuhia dhe një duzinë veprash të tjera do të kishin humbur.

اfarë lloj mendimtari ka qenë Shekspiri?

Kjo është një pyetje e mirë. Modelet e mendjes së tij mund të gjurmohen tek vepra dhe arsimimi i tij. Këtu nuk duhet të hamendësohet. Ne mund të themi shumë gjëra që janë të pakundërshtueshme. Ai i donte fjalët dhe lojën me to. Qe i hipnotizuar nga çdo varietet i karakterit njerëzor. Ai mendonte me anë të dialogut dhe debatit. Ishte skeptik për përgjithësimin e rrugëve në botë:pothuajse çdo here që një personazh në një pjesë i jep zë një pjese të diturisë kuptimplotë, dikush tjetër thotë diçka që bie në kundërshtim me të – ose një kthesë në komplot e bën të duket zgjuarësinë në dukje diçka qesharake.

“Perënditë janë të drejta”- thotë Edgar tek Mbreti Lir, por ai vështirë se e mbyll gojën para se mbreti plak të mbërrijë duke mbajtur në krahë trupin e vajzës së tij të dashur e të virtytshme Kordelia, të vrarë padrejtësisht. Ka pak momente tek veprat, ku një ligjërim kuptimplotë apo diskutim filozofike t’i japë të drejtë në vend se të shkatërrohet nga ngjarjet përreth, që priren të jenë ato kur një personazh thotë se jeta është si teatër. Ndër më të njohurit është ajo e Zhakut “E gjithë bota është një skenë, / Dhe të gjithë burrat dhe gratë thjesht aktorë” tek pjesa “Ashtu siç ju pëlqen”.

Dhe si për të provuar se ka të drejtë, ai mezi e mbyll gojën kur i riu Orlando mbërrin duke pasur trupin e brishtë të një njeriu, që realisht po i afrohet moshës së shtatë dhe të fundit të jetës njerëzore. Ai e quan plot me nënkuptim Adam; ai është Cilido. Do të jetë e vështirë të konvertosh pikëpamjen se Shekspiri besonte se jeta është një lloj teatri dhe teatri një pasqyrë e jetës. Por, një aktor i kthyer në dramaturg do ta besonte këtë apo jo?

A besonte Shekspiri në Zot?

Edhe pse ai s’mund t’i shpëtojë mendimin kristian që ushqente shoqërinë e tij, marrëdhënia midis kishës dhe teatrit ka qenë e tensionuar. Dramaturgi rival Kristofer Marlou ishte akuzuar në mënyrë të veçantë për ateizëm. Puritanët i refuzonin veprat, sidomos kur djemtë e veshur si vajza fillonin të puthnin aktorët meshkuj në skenë. Në një nivel më të thellë, neveria puritane ndaj teatrit, jehonte një konfklikt të hershëm.

Sipas Platonit, poetët duhet të ndalohen të jetojnë në republikën ideale, jo vetëm sepse veprat e tyre nxisin emocione të sëmura (ai qe ai duke iu referuar tragjedisë greke ?- askënd për hakmarrje, përdhunim dhe incest?), por gjithashtu edhe se për shkak të tyre, duke u shprehur filozofikisht, bota e përditshme është një ‘hije’ (si drita e zjarrit në murin e një shpelle) e realitetit të vërtetë të formave ideale, ndërsa dramar imitime të këtyre ‘hijeve’, janë hijet e hijeve, në të dyja rastet i largohet realitetit me një R të madhe.

Sipas të njëjtës dëshmi, protestantizmi ekstrem, duke e marrë fjalë për fjalë urdhrin e dytë biblik, i konsideronte të gjitha shëmbëlltyrat e gdhendura, si idhujtari, pasi ato inkurajonin adhurimin e shëmbëlltyrës së Perëndisë në krahasim me realitetin e tij të pashprehur. Kur revolucioni Protestant mbërtin në Stretford –mbi –Ejvënin e ‘fjetur’, arkëtari i këshillit të qytetit, një farë Xhon Shekspir, pagoi disa punëtorë për të restaturuar e afreskun e Gjyqit të Fundit në Guild Chapel përgjatë rrugës nga shtëpia e mirë-vendosur, të cilën do ta blejë një ditë djali i tij Uilliam.

Në të gjithë vendin, qe i ndaluar leximi i pjesëve të vjetra mistike biblike, dhe në Londër pamfletistët puritanë sulmonin për idhujtari çdo vepër teatrale. Killxhoi Malvolio tek “Nata e Dymbëdhjetë” është përshkruar si veçanërisht puritan, ndërsa hipokriti Anxhelo te ‘Masa për Masën’ thuhej se qe një “pedant “-një tjetër term për puritanët.

Pra, një gjë mund ta themi me siguri mbi besimet e Shekspirit:ai nuk qe një puritan. ثshtë argumentuar disa herë, pa ndonjë dëshmi të fortë, se ai vdiq në dhomëzën e një kishe. Dikush mund të dyshojë se gjatë gjithë karrierës së tij ai kishte një dashuri të trashëguar nga e kaluara për aspektet më teatrale të besimit të vjetër – veshja, ceremonia, rituali. Por interesi tek ringjallja dhe shpagimi që shenjon veprën e tij të fundit, nuk ndihet specifikisht katolike.

Mendimi i tij duket të jetë formësuar shumë më thellë nga Roma e lashtë se sa ajo moderne, çka do të thotë nga klasikët në vend të traditës judeo-kristiane, nga Rilindja dhe jo Reformacioni apo kundër-reformacioni. Modelet e tij të mendimit u formuan në shkollë. Ishte pikërisht shkolla në Stretford-mbio –Ejvën e cila formësoi mendjen e riut Uilliam – për të cilin gjenden me siguri lidhje me skenën tek “Gratë gazmore të Uindsorit (vepra e tij më angleze), ku një mësues uellsian (ai kishte patur vetë një të tillë) jep një mësim gjuhën latine për një nxënës të zgjuar por të paedukatë të quajtur … Uilliam.

Pikërisht në shkollën bazë ai mësoi artin e retorikës – përdorimin e fjalëve bindëse, përpunimin e figurave gjuhësore, aftësinë për të argumentuar të dyja anët e një çështjeje. Ky art i retorikës i dha atij blloqe ndërtimi arritjeve të tij të mëvonshme letrare. Dhe ishte pikërisht gramatika e shkollës ajo që u bë pjesë e literaturës klasike. ثshtë leximi që na bën mendimtarë.

Pra, cilët qenë librat që e frymëzuan më shumë Shekspirin?

Të ndëshkuarit ne ishullin e shkretë Discs lejoheshin të merrnin me vete vetëm 3 libra: Biblën, Shekspirin dhe një tjetër të zgjedhur prej vetë atyre. Në 400 vjetorin e vdekjes së tij, fantazma e Shekspirit duhet realisht të ftohet në një program. Kur është fjala për librat, unë dyshoj se ai do të thotë se nuk do të shqetësojë Biblën (ai e dinte atë mjaft mirë nga shkuarja e detyrueshme në kishë në rininë e tij) dhe i ka të gjitha idetë e Shekspirit në kokën e tij, kështu që a kishte mundësi të zgjidhte 3 libra të tjerë?

Njëri do të ishte “Jetët e grekëve dhe romakëve më fisnikë” nga Plutarku, nga përthimi i Sër Tomas Nort. Ky ishte libri që e shtyu atë të mendojë seriozisht për politikën. Monarkia kundrejt republikanizmit dhe ky i fundit kundër perandorisë. Zgjedhjet që bëjmë dhe pasojat e tyre tragjike. Konflikti midis detyrës publike dhe dëshirës private. Ai u zhyt tek mendimi klasik, por nuk u bë shërbëtor i tij. Shekspiri qe një mendimtar i cili gjithmonë krijoi diçka të re, e përshtati me kohën dhe vurin vulën e tij mbi të.

Në rastin e Plutarkut, ai e feminizoi botën shumë mashkullore romake. Bruti dhe اezari shihen përmes prizmit të grave të tyre, Portias dhe Kalpurnias; Koriolanusi me anë të nënës së tij, Volumnia; Mark Antoni nga e dashura e tij, Kleopatra. Timoni i Athinës është i vetëm dhe i pakënaqur, pikërisht sepse obsesioni i tij ndaj parave ia ka tharrë dashurinë për gratë (femrat e vetme në veprën e çuditshme të Timonit janë dy prostituta).

Ka edhe diçka tjetër që Shekspiri me siguri e mendonte:që gratë janë më shumë se të barabarta me burrat. Aty ku shumica e “mendimtarëve” në mesin e bashkëkohësve të tij kishin qasjen tradicionale të inferioritetit femëror, ai në vazhdimësi i shfaqte vajzat më të zgjuara se djemtë – mendoni për Beatriçen tek ‘Shumë zhurmë për asgjë’, Rosalindën te ‘Siç ju pëlqen’, apo Portian tek “Tregtari i Venedikut”.

Një nga librat e tij në ishullin shkretinor do të jetë ‘Esetë e Mishel dë Montenj’, me përkthimin e Xhon Florios. Fryma më filozofike e veprave në pjesën e dytë të karrierës së tij, mund t’i atribuohet leximit të këtij libri, kur ai u botua në vitin 1603. Kur u përpoqa të shkruaj një biografi intelektuale mbi Shekspirin në librin tim “Shpirti i Epokës”, arrita në përfundimin se nëse shkrimtarit mund t’i atashojmë një model filozofik, ai do të jetë një i tillë i zbuluar nga progresi i mendimit nëpërmjet reflektimeve të përsëritura mbi 3 librat me ese të Montenjit:një zhvendosje e madhe nga vëmendja ndaj idesë storike romake se “të filozofosh është të mësosh si të vdesësh” (e cila mund të qëndrojë edhe si një devizë për Hamletin) me një skepticizëm të ashpër në lidhje me idenë e krishterë e providencës së Perëndisë, e cila zbulohet me anë të drejtësisë së natyrshme (pozitë që Montenj e demaskon në apologjinë e tij të gjatë për Rejmond Sebond, dhe që përsëritet shumë ngjashëm në gjuhën e mbretit Lir), dhe me mbërritjen e një filozofie të pranimit, e lidhur me traditën epikuriane.

Edhe pse ndonjëherë e parodizuar si një justifikim për teprimet trupore (mendoni Sër Epikur Mamon në komedinë e madhe të Ben Xhonsonit ‘Alkimisti’), Epikurianizmi qe një traditë e rëndë filozofike që propozonte se jeta e mirë mund të arrihet më së miri nëpërmjet pranimit të kufizimeve:kufijtë në njohjen tonë ndaj të Perëndisë apo perëndive, dhe kufizimet mbi shpresat tona rreth jetës së përtejme.

Ne duhet të mësojmë ta pranojmë dhe jetojmë momentin. Duhet të ushqejmë miqësinë. Dhe ne s’duhet të mohojmë nevojat tona trupore. ثshtë marrëzi të pretendohet se mund të jetojmë të lumtur pa seks, ushqim dhe pije, edhe pse të gjitha këto duhet të konsumohen në mënyrë të moderuar .Pothuajse fjalët e fundit që Shekspiri shkroi për teatrin, qenë ato të thëna nga Duka Tezeu i Athinës, në fund të dramës së tij të fundit, “Dy fisnikët e mbretit”:”Le të jemi mirënjohës/Për atë që është, dhe me ju (perënditë, nëse ekzistojnë) të lëmë mosmarrëveshjet / që janë mbi çështjen tonë”. Ky është pranimi epikurian i përmbledhur shumë shkurt.

Megjithatë Kirsti i ri do të shkonte në ishullin e shkretë tek Shekspirir, për t’i treguar këtij të fundit se ka mashtruar kur i ka thënë se ka të drejtë të mbajë 3 libra. Ai duhet të zgjidhë vetëm një prej tyre. “Në këtë rast”- thotë ai “duhet të jetë njëri që ka ndezur imagjinatën time në shkollë, dhe për të cilën ia përkushtova gjithë jetën të shkruarit. “Metamorfoza” e Ovidit. Unë do ta marr atë në përkthimin e Artur Goldingut, sepse latinishtja ime është mjaft i ndryshkur pas këtyre 400 viteve”.

Tek Ovidi ai gjeti gjërat që e bënë poet dhe dramaturg:magjinë, mitin, metamorfozën. Ai e pranonte këtë hapur, saqë mori me vete një kopje të Metamorfozës në skenë gjatë vënies në së tragjedisë të tij të parë, Titus Androniku; duke e bazuar poemën e tij të parë të publikuar, Venusi dhe Adonisi (libri që e bëri të njihur), tek një nga përrallat e Ovidit; dhe zgjedhur njërën tjetër prej tyre, Pirami dhe Tisbe, për veprën brenda veprës tek kulmi i pjesës ‘ثndrra e një nate vere’.

Miti, magjia, dhe çudia Ovidiane formojnë një fije të artë që përshkon të gjithë karrierën e Shekspirit, nga punët më të hershme tek vegimet e vona të ‘Përrallës së Dimrit’, ku animacioni i hollë i statujës së Hermionës lidhet me historinë e Pigmalionit, dhe ‘Stuhia”, e cila aludon për magjinë e keqe të magjistares Medea.

Ovidi ishte mjeshtri që i mësoi Shekspirit, se ajo që e bën të madhe një vepër është pasioni ekstrem njerëzor. Ovidi i tregoi atij si të përfaqësojë pikëllimin:tek Hamleti kjo mësohet nga Hekuba, tek Liri nga Niobi. Dhe Ovidi i dha temën që është forca lëvizëse e të gjitha komedive dhe disa prej tragjedive të tij : dëshirën erotike.

Mbi çfarë lloj pyetjesh reflektonte më shpesh Shekspiri?


Të thjeshtat por më ato më thelbësoret. Të tilla si:si të përballemi me vdekjen e babait (Hamleti)? Si mund të pajtojmë kënaqësitë e rinisë sonë, me përgjegjësitë e moshës së rritur dhe autoritetit (rritja e Princit Hal tek mbreti Herri në dramën ‘Henri IV’)? Dhe si mund të kuptojmë përvojën e rënies në dashuri? ‘ثndrra e një nate vere’, është përgjigjja më e mirë për këtë të fundit, dhe kjo është një nga disa arsye pse unë gjithnjë e më shumë e ndjej se nuk është vetëm drama e tij më shumë ovidiane, por edhe më shumë shekspiriane.

Shekspiri jeton ende dhe ende ka rëndësi edhe pas 4 shekujsh, sepse ai na kujton vlerën e përgjigjeve të vjetra të pyetjeve shumëvjeçare. Ne jetojmë në epokën e një determinizmi biologjik në rritje. Neuroshkencëtarët do të na tregojnë se përvoja e të rënit në dashuri mund të shpjegohet me kiminë e trurit – aktivizimin e proteinave të caktuara dhe neurotransmetuesve. Herët ose vonë – ndoshta më herët – në stilin e Aldous Haksleit “Brave Neë ثorld”, disa laboratorë do të prodhojnë një pilulë për të na bërë të biem dhe japim fund një dashurie.

Por veprat e Shekspirit janë atje para nesh, si një laborator – një hapësirë e sigurtë për eksperimentim – në të cilën ne jemi dëshmitarë të kaosit që do të mund të sjellë një medikament i tillë. Ai e quajti atë ‘dashurinë e plogësht’, lëngu që djallëzori Puk e përdorte për sytë e njeriut. Tregimi është metoda e tij për të kuptuar botën.

“The Guardian” – Ne shqip nga bota.al – ![/url]
 

Jetmira

🎧🎵💙
7 fakte që nuk i dini rreth William Shakespeare
Ai jetoi në një prej epokave më të turbullta e emocionuese të historisë angleze – një periudhë prej epidemive, trazirave dhe tensioneve politike dhe fetare – dhe u bë një nga dramaturgët më të famshëm të historisë. Tani, një libër i ri nga Zoe Bramley na tregon për 7 fakte më pak të njohura për jetën e Shekspirit.

1 – William Shakespeare ishte “një gërmëzues i dobët”

Një nga faktet më kurioze rreth William Shakespeare është se emri i tij mund të riorganizohet për të krijuar fjalinë “Unë jam një gërmëzues i dobët” në anglisht (I am a weakish speller). Ishte Donald Holmes i cili zbuloi së pari anagramin, pra procesin e të shkruarit të fjalëve të tjera po me të njëjtat shkronja. Shakespeare e kishte të vështirë të gërmëzonte vetë emrin e tij. Ai gjithnjë e ngatërronte duke thënë Shaksper, Shakspe, Shakespere.

2 – Po të mos kishte ndodhur një sherr i madh në 1587, mbase s’do kishim dëgjuar kurrë për të.

Asnjë nuk e di me saktësi se si Shakespeare u prezantua për herë të parë në shoqërinë teatrale kur pak kohë më parë ai kishte punuar si shërbëtor në një vend për kujdesjen e kuajve. Madje as nuk e dimë se cilat ishin rrethanat që e larguan nga Stratford, ku kishte shtëpinë e fëmijërisë. Ai u njoh nga njerëzit e mbretëreshës gjatë një lufte të ashpër me shpata. Pikërisht aty u bë i njohur.

3 – Personazhi i Emilias tek Otello mund të jetë bazuar në një të dashur të vërtetë

Breza të tërë biografësh të Shakespeare e kanë portretizuar jetën dashurore të tij si tepër të larmishme. Emilia është një nga kandidatet e Shakespeare, një figurë e fshehur që ka inspiruar shumë sonete. Disa mendojnë se Shekspirit kishte në mendje Lanier-in kur shkruajti për personazhin e Emilias tek Otello.

4 – Shakespeare është përkthyer në 80 gjuhë

Nëse Shakespeare do ta dinte se vepra e tij ka udhëtuar në 400 vjet edhe pas vdekjes së tij, do të mahnitej. Audienca e tij përfshinte njerëz të të gjitha klasave, që nga mbretërit e mbretëreshat e deri tek prostitutat. Por deri në një farë kohe këto lexues kanë pasur vetëm një gjë të përbashkët, gjuhën angleze. Por me kalimin e kohës, Shakespeare është përkthyer në shumë gjuhë të tjera, përfshi dhe gjuhën Esperanto dhe Klingon, edhe në shqip nga Fan Noli.

5 – William nuk ishte i vetmi Shakespeare në Londër

Përveç vetë William-it ishte dhe vëllai i tij i vogël Edmund që e ndoqi nga pas në Londër. Edmund ishte një nga personazhet më intrigues në histori emri it ë cilit shfaqet në një ose dy dokumente gjithsej. Prandaj detajet për jetën e tij të shkurtër janë të pakta. Ai lindi në vitin 1580 jashtë mureve të qytetit të Londrës. Përveç profesionit të tij si aktor, nuk dihet shumë për Edmund-in.

6 – Fjala më e gjatë e përdorur nga Shakespeare është Honorificabilitudinitatibus

Edhe pse tregoi aftësi të mira në gjuhën frënge përballë mbretit Henri V, Shekspiri kishte një pikë të dobët kur vinte puna për përdorimin e gjuhës latine. Duke qenë se kishte audience të ndryshme në shfaqjet e tij, kërkonte të sigurohej që të gjithë ta kuptonin, dhe prandaj përdorte gjuhë të ndryshme. Fjala më e gjatë latine që ai përdori ishte “honorificabilitudinitatibus” që përkthehet në “lavdi e pamposhtur”.

7 – Ai shkaktoi një katastrofë ekologjike në Nju Jork

Shekspiri mund të jetë shumë popullor në të gjithë botën, por ka pasur një kohë kur njerëzit e Nju Jorkut mund të kenë mallkuar emrin e tij. Në 1890 një gjermano-amerikan i quajtur Eugene Schieffelin mori hapin e jashtëzakonshëm për të importuar 60 zogj nga Anglia në Nju Jork. Si një tifoz i zjarrtë i Shakespeare dhe zoolog, ishte ëndrra e Schieffelin që Amerika të ishte shtëpia e çdo specie të shpendëve. Prandaj vendosën të marrin disa zogj nga Anglia dhe t’i lëshojnë në Central Park të Nju Jorkut. Fatkeqësisht për ekosistemin amerikan, zogjtë u përshtatën pak, dhe gjithashtu dëmtuan faunën lokale për ushqim e strehim./History Extra/Tirana Observer/
 
Top