Vraponi për jetë më të gjatë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Vraponi për jetë më të gjatë


Nëse dëshironi të jetoni më gjatë që tani filloni të vraponi. Nëse vraponi tre deri katër orë në javë, ose bëni ndonjë aktivitet ekuivalent fizik, do të jetoni më gjatë dhe do t keni jetë më të shëndetshme.
Hulumtimet e reja nga Universiteti Stanford në Kaliforni, kanë dëshmuar se anëtarët e klubeve të vrapimit me moshë mesatare, janë shumë pak të rrezikuar që të vdesin në moshë të re, në krahasim me ata të cilët nuk vrapojnë.

Vrapimi jo vetëm që zvogëlon rrezikun për sëmundjet e zemrës, por njëkohësisht zvogëlon rrezikun për zhvillimin e tumoreve dhe sëmundjeve nervore, siç është sëmundja Alzheimer.Telegrafi
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Vraponi për jetë më të gjatë

Nje sportist i tille kishte vdekur ne gjume. As s'kishte qene i semure as fare hiq. Para ca muajve lexova nje artikull. A do t'thote kjo se studimet nga Universiteti Stanford kane gabuar apo...?
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Vraponi për jetë më të gjatë

Nuk ka vdekur se ka vrapuar...ka pas probleme te tj shendeti
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Vraponi për jetë më të gjatë

jo jo...thonin se shendetin e kishte pasur shume ne rregull sweety
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Vraponi për jetë më të gjatë

Ska mundesi, sepse dihet qe aktiviteti fizik ben mire per shendetin..
Mund te mos ket qen i ushqyher mire, ose i deshidratuar...nje gje ka pasur
 

vitlandi

Anëtar i ri
Titulli: Vraponi për jetë më të gjatë

Te vraposh te ben mire per shendetin,por nuk duhet ta ngarkosh trupin me shum sec duhet,me pak fjal te mos forcareni,kjo eshte ne dem te trupit,gjithashtu ju keshilloj te mos beni vrap ne tem.te larta,vrapin beheni ne mengjes ose mbasditekur te kete perenduar dielli,min.per nje person eshte 5km.ose 45min vrap i lehte,po kjo varet edhe nga fiziku qe ju keni,kujdes,mos haroni aerobine perpara vrapit ne menyre qe muskjt te mos tkuren gjate vrapit por te jene te hapur se pastaj ju dhembin kembet dhe nuk do flini dot,asnjehere mos hani buke perpara vrapit te pakten 2ore perpara,n.q.s doni ndonje keshille tjeter un jam ketu per tu pergjigjur,tung.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Vraponi për jetë më të gjatë

Vrapimi mund te parandaloje shumë semundje

Shkencetaret pohuan se miliona njerez te cilet perpiqen te ruajne shendetin dhe format e trupit e kalojne kohen duke vrapuar, notuar apo ne sallonet e sportit. Sipas lajmit te publikuar ne The Telegraph studiuesit e universitetit te Londres zbuluan se dobia e ushtrimeve aerobike tek shendeti i njeriut shihet tek genet dhe ndryshon nga nje njeri tek tjetri.

Duke theksuar se 20% e popullsise nuk mund te perfitoje nga kjo dobi sepse nuk ben ushtrime, por kjo pjese e popullsise me ane te vrapimit mund te parandaloje semundjet e zemres dhe sheqerit. Perveç kesaj, studiuesit pohuan se ky grup njerezish mund te praktikoje edhe rruget te tjera si permiresimi i ushqimit ose perdorimi i ilaçeve per te ruajtur shendetin. Studiuesit te cilet perdoren harten gjenetike te trupit te njeriut te zbuluar dhjete vite me pare nga shkencetaret pohuan se kane krijuar nje baze te re ne emer te tregimit te zhvillimeve ne fushen e shendetesise. “Ky do te jete nje nga shembujt e pare te mjekesise me baze harten e kromozoneve te individualizuar’- tha Timmons.

Ne punimin e publikuar ne revisten Applied Physiology me propozimin e qeverise ne Europe dhe Amerike u kerkua qe njerezit te marrin pjese ne programe te ndryshme edukimi aerobike te perbera nga ushtrime te cilat llogariten te behen 5 here ne jave nga 30 minuta. Ne fund te programeve 20, 12 dhe 6 javore shumica e njerezve gjate ushtrimeve treguan nje zhvillim te dukshem persa i perket sasise se oksigjenit te djegur nga trupi i njeriut. 30% e pjesemarresve nuk paraqiten rritje ne rezistencen e insulines dhe ky fakt do te thote qe ushtrimet nuk ulin rrezikun e semundjes se sheqerit. Analizat paraprake te mostrave muskulare te marre nga pjesemarresit nxoren ne pah se ajo e cila percakton rritjen ne perthithjen e oksigjenit eshte radhitja e 30 geneve. 11 prej tyre treguan sa te dobishme jane ushtrimet aerobike per nje njeri. Shqiperia
 

Angel_Devil

Themelues i Forumit
Titulli: Vraponi për jetë më të gjatë

Un do vdes i ri kjo dihet birre dhe as i km ne muaj ne kembe sbej :(:(:(:(:DHE nga nje ane e piazzes ke tjetra shkoj me makine :(:(:(.
 

Jetmira

Well-known member
Titulli: Vraponi për jetë më të gjatë

Dikur vrapoja shum :D
Qekur ika, ne elbasan u bera e varur nga kafja & cigarja :p
Ja vara shendetit
 
Titulli: Vraponi për jetë më të gjatë

Nje gje eshte e sigurt se nese eshte e shkruar dhe te vjen ora vdekja nuk te pyet as ca moshe ke,as sa ore stervitesh ne dite as ca ha e pi...madje me te vjeterit qe skishin keto kushtet qe kemi ne sot edhe pinin duhan nga tre kater paketa ne dite edhe alkol nga mjesi deri ne darke edhe nuk ushqeheshin mire shpesh e megjithate ata jetuan me gjate nga te gjithe...
 

Marla

VIP
Titulli: Vraponi për jetë më të gjatë

Dmth une do e kam 100shen lol
 

Monique

Shine like a Moon!
Staff member
Titulli: Vraponi për jetë më të gjatë

uhhh sa mire , une qe nuk vrapoj e sdo mesoj kurre te vrapoj do jetoj 70....me shume me duket sikur do me zene me gure kalamajt e lagjes, per mos folur per te mite qe do me shpien me ndonje azil pleqsh te luaj domino gjithe diten...:p
 

Devil

Anëtar i Nderuar
Titulli: Vraponi për jetë më të gjatë

Do vdes i ri dmth ee...!

(Me trapi plasi...)
 
Top