Vlora me qendra shëndetësore të reja, Rama: Ky është standardi ynë

cent

Banned
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vlorë për të inauguruar shërbimin e urgjencës për sezonin e ri turistik veror në qytetin bregdetar.
rama-vlore-620x412.jpg
Rama njoftoi se nga java e ardhshme do të hapen 22 qendra të reja shëndetësore që do të funksionojnë 24 orë.

“Këto qendra do të vijojnë punën deri në fund të muajit gusht. Do të jenë të pajisura me një set standard mjetesh mjekësore që në të shkuarën kanë munguar dhe kanë sjellë konfuzion në rastet kur ka qenë e nevojshme ndihma mjekësore”, deklaroi Rama, i cili shtoi se “qendrat do të jenë pranë plazheve dhe në alpe”.

“Të gjithë do të mund të marrin ndihmën mjekësore menjëherë, pa u penguar nga trafiku apo nga largësia e vendit të aksidentit për në spitalin e Vlorës. Kjo është mbështetje edhe për pronarët e hoteleve, pasi kështu sigurojnë klientët për shërbim mjekësor 24 orë, në 7 ditë të javës”, theksoi kryeministri.

“Nënvizoj se këto qendra të përkohshme janë furnizuar plotësisht me materiale mjekësore, për të cilat janë shpenzuar rreth 200 mijë dollarë”, tha Rama.
/Shekulli
 
Last edited:
Top