Varoufakis lançon lëvizjen për demokratizimin e Europës

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Varoufakis lançon lëvizjen për demokratizimin e Europës



Nga Berlini, ku ndodhej këtë të martë, ish-ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis, i cili vitin e kaluar u përpoq të sfidonte politikat e masave shtrënguese të mbështetura nga Gjermania, nisi atë që konsiderohet si një lëvizje mbarë europiane, që - sipas tij, - synon të “demokratizojë” kontinentin e vjetër.

Varoufakis e lançoi “Lëvizjen për Demokraci në Europë 2025” në teatrin historik Volksbuehne, një ambient i shfrytëzuar prej aktiviteteve të tij politike të majta, por i njohur edhe për rolin që pati në revolucionin paqësor në ish-Gjermaninë Lindore.

“Kemi zgjedhur Berlinin, pikërisht sepse asgjë nuk mund të ndryshojë në drejtim progresiv, pa pjesëmarrjen e plotë të Gjermanisë në përpjekjet tona europiane”, tha Varoufakis në një konferencë për shtyp në auditoriumin e mbyllur brenda mureve të kuq.

Vërejtjet e tij kontrastojnë ashpër me sjelljen e tij gjatë negociatave të tensionuara 5-mujorshe të vitit të kaluar, mbi programin e ri financiar të shpëtimit për Greqinë. Nëse u rikthehemi atyre kohërave, gjuha e ashpër e përdorur prej tij “armiqësoi” shumë prej kolegëve të tij të Eurozonës, teksa ai përplasej vazhdimisht me ministrin gjerman të Financave, Wolfgang Schaeuble.

I vetëquajtur “marksist i çrregullt”, politikani që pëlqente të lëvizte me motor, Varoufakis irritoi gjermanët kur krahasoi paketën e ndihmës për Greqinë me Traktatin e Versajës, që detyroi Gjermaninë të paguante dëmshpërblime shkatërrimtare pas Luftës së Parë Botërore, e që çoi në ngritjen e një figure politike si Adolf Hitler.

Varoufakis dha dorëheqjen si ministër i Financave në Greqi gjatë korrikut të vitit të kaluar, pasi refuzoi të pranonte kushtet e programit të tretë të ndihmës, që impononte të tjera masa shtrënguese ndaj popullit grek.

Të martën, duke hedhur paralele mes Europës së viteve ’30 dhe ditëve të sotme, Varoufakis tha se kontinenti është mbërthyer në një rreth vicioz i politikave të këqija, ndërsa po qeveriset nga “teknokratë autoritarianë”.

Varoufakis bëri thirrje për më shumë integrim europian, teksa kërkoi gjithashtu sovranitet për secilin komb, por refuzoi të jepte ndonjë propozim të politikave të tij dhe e bëri të qartë se lëvizja e re e krijuar prej tij do të jetë kryesisht e tipit të forumit për ndarjen e ideve. Ai nuk tha nëse do të shpresonte ndonjë ditë ta kthente atë në një parti dhe të merrte pjesë në zgjedhje.

Në manifestin e tij, “Diem25” tregon se kjo lëvizje synon të “sjellë një demokraci të plotë e funksionale në Europë deri në vitin 2025”. Ai gëzon mbështetjen e rreth 2400 personave, të deklaruar në faqen e internetit të kësaj lëvizjeje, vetëm gjatë pasdites së të martës.

/ Top Channel
 

Aver

VIP
Titulli: Varoufakis lançon lëvizjen për demokratizimin e Europës

Varoufakis bëri thirrje për më shumë integrim europian, teksa kërkoi gjithashtu sovranitet për secilin komb, por refuzoi të jepte ndonjë propozim të politikave të tij dhe e bëri të qartë se lëvizja e re e krijuar prej tij do të jetë kryesisht e tipit të forumit për ndarjen e ideve. Ai nuk tha nëse do të shpresonte ndonjë ditë ta kthente atë në një parti dhe të merrte pjesë në zgjedhje.
Ne kete paragraf kam pershtypjen se ka shume kunderthenie. Ose eshte perkthimi i keq, ose une jam tape me makiato.

Me shume integrim europian do te thote me pak sovranitet. Nuk shkojne te dyja paralelisht, sepse jane ne perpjestim te zhdrejte me njera tjetren.

edit - paskam fol si Fatos Nano, por thelbi eshte i kuptueshem besoj.
 
Last edited:
Top