Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

Didi

C'est la vie.
Staff member
Sot që të prisja
s'erdhe.
Dhe mungesa jote e di ç'më thotë
dhe mungesa jote që gumëzhinte
në zbrazëtinë që le
si një yll.
Thotë se s'do t'më dashurosh.

Si një shtrëngatë behari
që paralajmëron e mandej shkon,
kësisoj e refuzove etjen time.
Filiz' i dashurisë,
i ka këto pendesa të befta.

Heshturazi
u kuptuam.
Dashuri, dashuri, si gjithmonë
ma ka ënda të 'mbuloj me lule dhe fyerje.

- Vincenzo Cardarella.
 

Vvetoni

Anëtar
Tungjatjeta çka po ban
Unë jam baca Shaban
Tungjatjeta më tha me ëmëlsi
Unë jam dada Selvi

Unë i foli për dashuri
kam dëshirë me i pas 10 fëmijë
ajo ma bani krejt nervoz
ik prej këtu o bablok
se po ta fus boks
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staff member
Mund të gëzohesh se po më braktisë,
Se nga dhimbja e gjitha po mpihem
Ti mendon se po më shkel me këmbë,
Por si pluhur, unë përsëri do ngrihem.
 

Aver

VIP
O diell sa i bukur je,
Shume me pelqen (MUNGON) mua.
Ndriqo lart ne qiell,
O sa shume te dua!

P.s. kujtim nga kopshti. Modifikimi ne kllapa nga autori.
 

Jetmira

🎧🎵💙
Iku dita,erdh nata e qet
mora nje laps dhe nje flet.
Nuk ma beri dora te shkruaj at emer,
mesa duket qenkam cmendur,
qe ste kam me ne zemer.
:)P)
 

jana80

Super Moderator
Staff member
WILLIAM SHAKESPEARE
Sonetto XXIV
(Il mio occhio si è fatto pittore).

Il mio occhio si è fatto pittore e ha tracciato
la forma della tua bellezza sulla tavola del mio cuore.
Il mio corpo è la cornice in cui essa è tenuta,
e, fatta in prospettiva, essa è la migliore arte del pittore:
perché attraverso il pittore devi vedere la sua maestria,
per scoprire dove sia la tua fedele immagine dipinta,
che sempre pende nella bottega del mio petto,
nelle cui finestre si specchia il vetro dei tuoi occhi.
Ora vedi che bei servigi gli occhi hanno reso agli occhi:
i miei hanno ritratto la tua figura, e i tuoi per me
sono finestre sul mio petto, attraverso cui il sole
si diletta a sbirciare, per ammirare, là dentro, te.
Ma agli occhi manca l'abilità che dia grazia alla loro arte:
ritraggono solo ciٍ che vedono, non conoscono il cuore.
 

Zana1

Braveheart
Njeriut Më Te Mirë


Në ditët e bukura, me rreze dielli
Me buzëqeshje në zemër, kthej kokën nga qielli
Dhe më kujtohen ditët, kur kokën në prehërin e tij shtrija
E ai më tregonte përralla, për zanat nga malësia

Më kujtohen ditët dhe agimet mëngjesore
Kur shëtisnim parkut, së bashku dorë për dore
Kur mi lidhte këpucët, e flokët m'i krihte
Dhe çdo dëshirë në sy, menjëherë ma njihte

Më kujtohet koha, kur e vogël fare isha
Dhe çdoherë, çdo çast atë pranë e kisha
Si njeri që çdoherë, dorën do ma shtrinte
Dhe hallet e mija fëmijërore, si të vetat i dinte

Por koha e dikurshme aq shpejt ka kaluar
Dhe unë të jem një fëmijë ka kohë që kam ndaluar
Tani tjera biseda, tjera punë kemi
S'më lidh më këpucët dhe në park nuk vemi

Mbrëmjeve të së premteve, më pyet për mësime
Jo për këngë të reja, as bllokun me vizatime
Mëngjeseve të së dielave më detyron çaj të pi
çaji dallon nga qumështi, këtë tash e di

Më flet për ndonjë libër, politikë, andrralla
S'ka më vizatime, as libra me përralla
Më flet për ndonjë film ku priten koka duar
Jo më për Pinokion, filma të animuar

Por megjithatë në zemër, çdoherë mbesin shprehitë
çdo të shtunë pasdite, shikojmë fotografitë
Parkut ku shëtisnim dhe hanim akullore
Kur në shkollë më dërgonte, e më mbante përdore

Ende më tregon për të bëmat e fëmijërisë
Për lojën në lum, dhe lulet e mirësisë
Më flet për shtëpinë e vjetër dashurinë ndaj saj
Malet gjigante, dhe fushat e paskaj

Po plakem - shpesh më thotë, dhe buzeqeshjen në sy ja shoh
Jo - them - nuk ndryshon ai që unë njoh
Këto fjalë mi thoshte edhe dhjetë vite më parë
Nga kjo jetë për vete, veq pleqërinë kishte ndarë

Nuk i zhduken jo, shkëndijat në sy
Kur më pyet kë do më shumë, e unë i them ty
Ato duart e ngrohta, jo kurrë nuk do ftohen
Ato buzëqeshjet e ëmbla çdoherë do dallohen

Do mbetet çdoherë njeriu më i mirë
Tjetër të ishte s'do kisha dëshirë
Për atë që dua më shumë, shkrova këtë poezi
Babait tim të mirë me plot dashuri
 

Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
- Dhe si më sheh ti ?
- Si një mister.
- ثshtë një kompliment i çuditshëm. Më i çuditshmi që mund të kem marr ndonjëherë.
- Nuk është një kompliment. ثshtë një kërcënim.
- ا'do të thotë?
- Misteret zbulohen.
- Mund të të zhgënjej.
- Ose ndoshta të më befasosh.

Carlos Ruiz Zafٍn - “Hija e erës”
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Eja, mike, tok të rrimë,
Hidhmi sytë drejt në sy!
Dua të dëgjoj stuhinë
Duke të vështruar ty.

Këtë ar vjeshtor në flokë
Perëndia ma dha vetë,
Mbase si shpëtim për kokën,
Me që jam çapkën vërtet.

Fushat, prozhmet plot me fletë
I braktisa, veç të vi
Të harrohem mes qytetit
Dhe të hidhurës lavdi;

Mendjen ta largoj prej kohës,
Kur nën vlugun pranveror
Dhe nën këngët e bretkocës,
unë u rrita vjershëtor.

Te dritaret, panja e blire
Zgjasin degët n’atë vend
Dhe kërkojnë n’errësirë
Gjithë ç’sjellin nëpër mend.

Ata s’janë më në botë;
Mbi varrezë, hënë e zbehtë
Ndrin edhe „Ky kënd,-na thotë-
Përngamot dhe juve pret.

Që të dergjeni pa halle
Në qetësi e n’amëshim...
Vetëm rruga gjithë dallgë,
Kujt jeton i fal gëzim.

Ndaj afrohu, tok të rrimë,
Të vështrohemi në sy!
Dua të dëgjoj stuhinë
Duke të shtrënguar ty

| Sergej Aleksandrovič Esenin |
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staff member
U luta per ndryshimin,
dhe ndryshova mendjen.

U luta per udhezim,
dhe fillova ti besoj vetvetes.

U luta per lumturi,
dhe kuptova qe ajo nuk eshte egoja ime.

U luta per paqe,
dhe mesova ti pranoj te tjeret pa asnje kusht.

U luta per begati,
dhe kuptova qe dyshimi e mbante larg prej meje.

U luta per pasuri
dhe kuptova qe ishte shendetin im.

U luta per mrekulli,
dhe kuptova qe jam mrekullia.

U luta per nje shpirt binjak,
dhe kuptova qe une jam ai.

U luta per dashuri
dhe kuptova qe kish qene gjithmone duke trokitur por une se kisha lejuar brenda !

Rumi
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Nese do me qendrosh prane. ....

Nëse do të dish të më qëndrosh pranë,

dhe mund të jemi të ndryshëm,

nëse dielli do të na ndriçojë të dyve

pa i prekur hijet tona,

nëse do t’ia dalim të jemi “ne” në mes të botës

dhe bashkë me botën të qajmë, të qeshim, të jetojmë.

Nëse në çdo ditë do të zbulojmë ata që jemi

dhe jo kujtimet se si ishim,

nëse do ta ndihmojmë njëri-tjetrin,

pa e menduar kush do të jetë i pari dhe kush do të jetë i fundit,

nëse trupi yt do të këndojë me trupin tim, sepse bashkë është kënaqësi…

Në këtë moment do të jetë dashuri

dhe nuk do të ketë qenë e kotë të prisnim kaq gjatë.

Pablo Neruda
 

kitrra 123

plak gjufurrak
fustanin tënd nuk e ngrita unë
atë e turfulloi era
pullat tua nuk i këputa unë
ato i shkëputi vrulli
buzët tua nuk i skuqa unë
atë e bëri afshi
teshat nuk t’ i hoqa unë
sytë e mi e bënë
 

Soulmind

oNcE...
The heart of a mother is a deep abyss at the bottom of which you will always find forgiveness. ~Honoré de Balzac
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Atje ku shkohet përtej ëndrrës së pafundme
Dhe shpresës që na rilind çdo çast
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staff member
Pasi ike Ti

Nuk ka më rrugë
nga vije ti,
Trotuar s’ka më,
u kthye në rërë!
Dhe një bli që ish,
i thau gjethet,
Krijoi vetë
një vjeshtë të tërë!

Nuk ka më xhama
ku i therrja sytë,
Nga ikja jote
ata u bënë pluhur!
Ndodhka dhe kështu
me dashuritë,
Më parë se t’i gjesh,
ato të kanë humbur!

S. Rusi
 

Soulmind

oNcE...
Sa dua te jem larg
larg merzitjes pa kufi
Sonte do kendoj per ju
ju qe njihni vec qetesi
Kenga ime ngjitet lart
atje lart ne qiellin blu
Ju o yje me besoni
kenga ime eshte per ju

Enderrat ndjekin njera tjetren
enderrat jo nuk kane mbarim
Ju o yje me degjoni
tek ju prehet shpirti im

Sa here ju pyes yje
sa larg jeni ju
ju me duket sikur thoni
fluturo ne qiellin blu
Sa do te doja ne kete nate
kengen time mos ta mbyll
dhe te ngjitem atje lart
e te kthehem ne nje yll
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staff member
Humbëm edhe këtë mbrëmje…

E humbem edhe kete mbremje
Askush nuk na pa te zene per dore,
kur muzgu i kalter binte mbi bote.

Nga dritarja une pash’
lodrimin e perendimit mbi kodrat e largta.

E pastaj, si nje monedhe,
nje copez dielli u perndez ne duart e mia.

Te kujtova ty me shpirtin e ndrydhur,
me ate trishtimin qe ti ke njohur tek une.

Ku ishe ti ne ate kohe?
Me c’njerez?
Cfare fjalesh u thoshe?
Oh, pse me ndodh keshtu: dashuria shperthen pernjeheresh,
kur jam i trishtuar dhe kur ti je larg?

Libri qe marr te lexoj mbremjeve, me ra nga duart,
dhe te kembet e mia, si nje qen i plagosur u rrotullua perendia.

Gjithnje, gjithnje sapo vjen mbremja ti iken,
Deri ku muzgu bredh duke tretur statujat.


@Pablo Neruda
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staff member
Ti je e magji e dashur.
Je nje stuhi yjesh mbetur ne syte e tu.
E tere gjithesia shtrydhet ne gjoksin tend.
E ti ulerin tinguj te kristalte te kometave te largeta.
Ti je dashuri e dashur.
Je hap i cmendur mbi pasigurite e botes.
Nje mrekulli e vogel mbi shpirtrat e pashprese.
Je heshtje ne bla bla blate tradhetare.
Buzeqeshje ne cepat e syve te mbushur me lot.
Je endrra ne qiellin e mbytur me plot re.
Nje shkendije ne veshtrimin lart e pa yje.
E tek syte e tu fshihet vete jeta.
Andaj,mos u trishto.
Edhe ne qendren e kaosit tend pa koke,mos u trishto.
Kurre mos shko ne hone brengash te nje siluete mashtruese.
Ndalu aty ku je.
Ai qe do te te doje do te te ndjeke edhe njemije shekuj.
Do lere epokat per ty.
Do shtange mijeravjecaret me arrati naive,e mes gjurmeve te kohes do te te gjeje serish.
Sepse ti je magjike e dashur.
Tek ti,fle dashuria.
Pikerisht ne floket e tu te shprishur.
Aty ne pasigurine tende.
Ne tmerrin tend e te mbeturit vetem...................................
 

kitrra 123

plak gjufurrak
O fije e dalur e corapeve te holla
Deri ku shkon, deri ku shkon
A me merr dhe mua me vete
Se mendjen ma trazon 😋
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staff member
Ora 17.05
Nisja....

Kismet mberritja
 
Top