• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

Πόσο κρίμα να χει περάσει κανείς τόσα άσχημα πραγματα σε μια ολόκληρη ζωή...
Πως να γλιτώσεις...
Προσπαθείς να κρυφτεις πίσω απ τον εαυτό σου.
Πίσω απ τα κομμάτια σου.
Μα και κει φαίνεσαι.
Σε βρίσκουν.
Σε χαρακωνουν.
Σε κοιτούν, σου λένε λέξεις χαζές που είσαι αναγκασμένος να δεχτεις, γιατί μπορεί να μην υπάρχει αλλη λύση.
Χαμογελουν ειρωνικά καθώς σε κοιτάζουν.
Με κείνο το γλοιώδες ύφος.
Κάποιος που δεν αξίζει τίποτα.
Τίποτα. Τίποτα...
Και συ το βουλωνεις και συνεχίζεις να επιβιώνεις.
Ποσο μαλάκας γίνεσαι τελικά.
Σκορπιζεσαι.
Είναι φορές που θες να πάρεις ενα μεγαλο μαχαίρι και να δώσεις τόσες μαχαιριές σ όσους σ έχουν κανει παιχνιδακι τους.
Σ όσους δεν σε υπολόγισαν ποτέ.
Τόσες μα τόσες μαχαιριές, που να νιωσεις την ψυχή σου να ξεπλένεται απ το αίμα τους.
Τι άνθρωποι γύρω μας αλήθεια...
Ποσο σκαρτοι.
Ποσο άδικοι.
Τους λυπάμαι και τους σιχαινομαι.
Τι είναι ο άνθρωπος ρε και τον πατάτε κάτω;
Ποιοι νομίζετε οτι είστε;
Αλλά έτσι σας έμαθαν φαίνεται.
Το χαστούκι που φαγατε στη ζωή θέλετε να το ανταποδωσετε.
Είναι κι οι άλλοι βέβαια που δεν τους έριξαν ποτε ενα χαστούκι όταν χρειάστηκε.
Και οι μεν και οι δε, ίδιοι γίνονται.
Παρτακηδες. Συμφεροντολογοι.
Φοράνε και κάτι ωραίες μάσκες...
Πιο όμορφες κι απ τις βενετσιάνικες.
Εξω απ τη ζωή μου "άνθρωποι" της συμφοράς.
Εξω απ τη ζωή μου ακούτε;
Μη με πλησιάσει κανείς.
Έμαθα να βγάζω νύχια.
Έμαθα να δαγκωνω τόσο δυνατά, που πιστέψτε με θα θελατε το δάγκωμα να ηταν μαύρου σκορπιου.

Μ.Νικολάου
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Sythi s’dëgjohet kur del nëpër pemë, del qetësisht;
Molla s’dëgjohet kur skuqet në degë, skuq qetësisht.

Gruri s’dëgjohet kur mbin nëpër arë, mbin qetësisht.
Drita s’dëgjohet kur vjen në dritare, vjen qetësisht.

Nata s’dëgjohet kur zbret nëpër male, zbret qetësisht;
Jeta s’dëgjohet kur humb dalngadalë, humb qetësisht…

QETثSIA –DRITثRO AGOLLI
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staff member
Gënjeshtra

Ti fole për mua një fjalë të mirë
Tek thithje cigaren në dhomën e qetë
Dhe vera e fjalës më bëri të pirë,
Megjithëse e dija, që s'ishte e vërtetë.

Di vetëm një gjë që fjalën e mirë
E duan dhe princër dhe mbretër,
Prandaj nuk e kam aspak të vështirë
Të them:
''Faleminderit gënjeshtër''

| Dritëro Agolli |
 
Më jep dorën të shkruaj
Të marrë krahë mendimi.
Më jep pulsin e zemrës
Mos të ngrij trishtimi.

Më jep buzët e tua,
Puthjen ta jap unë
Eja , nxito hapat
Mos ke humbur udhë ?

Shkretetirë e borë, hëna farfurin
Vendi anembanë, dergjur në qefin
Dhe mështenkat qajnë, pyjeve pa jetë
Kush kështu ka vdekur? Mos vallë unë vetë ?

Sergej Esenin - MOS Mث BRAKTIS
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staff member
Me ndiq ne faj qe ta kuptosh plaget qe le sdo i sherosh.
Me ndiq ne faj vetem te te mbaj ne krahet e mi .
Zgjidh nje humnere nuk te leshoj.
Ne sy do shoh cfare perjeton dhe mos ki frike
Ne fund do gjesh ti dashurine.


Nuk e di se cte frymezon te besh keq por dot nuk gjen force
Me beso ne cfare te them
Jam ai qe dikur te donte
Jo mos u frikeso token ku po shkel
Jo dhe ti edhe zeri te rendon doren ti ma jep te qetesohem




Ku ta gjej kete kengen se askund nuk eshte
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Më merr

Po pra vazhdo brenda vetes më merr
më zhduk nën lëkurë të më kesh aty,
e mos më ler të eci unë nëpër ter
ma mer edhe shpirtin të bashkohet me ty.

Më mer i dashur në krahët e tua
e në trupin tënd të shkrihem e të bëhem një,
mos më lër jashtë trupit, jo, s’dua,
më mer në atë ëndërr që të fle nuk më le.

Më mer se vetëm pranë teje mund të gjej qetësi
pranë teje e ndjej parajsën më shumë,
më struk aty ku gjej vetëm dashuri
më vidh, thyeji, shpartallo ligjet që zemrës ju vunë.

Xhesi F. Adili
 
- Peshohuni, njerëz, është peshore e mirë, e
jashtme - thërret me zë të butë burri i vjetër në
fund të rrugës, ulur mbi një fron druri.
Peshohuni,
peshohuni, njerëz!
- Unë s'rëndoj fare mbi këtë tokë.
- S'kam para as për t'u peshuar.
- ا'më duhet pesha ime.
- E di që jam dobësuar shumë.
- Peshohuni, peshohuni, njerëz!
- Sa rëndon një dhembje në shpirt? Po kjo reja në
anë të qiellit që s'ka fuqi të mbetet nëpër kujtime?
Rëndon fjala, ligjet.
Gjaku sa peshon?
- Peshohuni, zotëri! Zonjë, peshohuni!
- Hiq peshën e këpucëve, të palltos, të rrobave,
mirë jeni...
- Po të mëkateve? Më rëndon një mendim. Një
flutur, me flatrat e lehta sa psherëtima, si e krijon
tufanin?
Pakëz trishtim rëndon mbi një zambak. Ah, sa
rëndon trasta bosh! Dashuria, dashuria, ajo të bën
të vlefshëm.
S'peshohen trëndafilat si puthjet. Vështrimin tënd e
dua më shumë se unazat. Buzëqeshjet e kthejnë
peshorën e ditës krejt nga ana ime.
Sa peshon qiriri në errësirën e shpirtit? Po shpirti?
Braktisja?
- Peshohuni njerëz!
- Vërtet, sa peshon një njeri te tjetri? Po të tjerët te
njeriu? Universi në dorën që dridhet...
Visar Zhiti
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staff member
Dikush deshi te hynte ne jeten time, por une nuk e lashe.
Dikush e deshi buzeqeshjen time, por une nuk ja dhashe.
Dikush i deshi syte e mi, por une nuk ja fala.
Dikush e deshi qenien time, por une shpejt prej saj u ndava.

E dini perse?! ... … sepse nuk kishte lindur dashuria


Ismail Kadare.✍
 
Erdhe!?
Më kish mbytur malli, a e di?
Malli, për ne, ah, më shumë për ty,
Të kam pritur me drithmë në shpirt,
Pa ditur kush ishe, ëndrra ishe ti!!
Erdhe!?
Mos më shih me ata sy,
Vështrimin mos më bëj ta ul,
Të skuqem mos më bëj.
Ti e di, ndrojtjen dot se zboj.
Erdhe!?
Po të pres....
Mes ndjesish lëkundem,
Si varka mes detit në furtunë,
Braktisur në fat' të vet!
Ti erdhe!
Ja tek më ke,
Mbërthyer dashurie, mes ëndrrës jetë..!
 

Eugeneral

Anëtar i Respektuar
早安
晚安
不要翻译
硒锦...

lol

Eugeneral ;)

-Përkthimi:

Mirëmëngjes
natën e mirë
mos përkthe
se të kam...

:p
 
Last edited:
Nis e numeroj vitet e mia dhe zbuloj se kam me pak kohe per te jetuar tani e tutje, nga ato qe kam perjetuar.
Ndjehem si ata femijet qe sot trokisnin dere me dere per karamele, ku te parat i hanin me nxitim dhe kur shihnin qe kishin mbetur edhe pak, fillonin ti hanin gjithe shije.
Tani nuk kam kohe per te humbur me njerez absurde, jane gjera qe nuk mi lejon mosha, ashtu dhe ana kronologjike imja, sepse nuk jam rritur per tjeter menyre ndryshimesh.
Nuk kam kohe per gjera te pakuptimta.
Kam pak kohe per te diskutuar per te mira materiale apo per ngritje sociale.
Dua thelbesoren, sepse shpirti im tani nxiton.
Tani qe jam vetem, dua te jetoj mes njerezve te ndjeshem,
njerez qe dine te duan, qe kur te flasesh per te kaluaren ta permendesh per shaka, njerez qe ti konsiderosh jo te zgjedhur para kohe.
Njerez qe nuk mundohen ti shmangen pergjegjesive te veta.
Njerez shume te sinqerte qe e mbrojne dinjitetin njerezor.
Me njerez qe duan te jetojne me ndershmeri e drejtesi.
Dua qe te rrethohem nga njerez qe dine te hyjne ne zemrat e te tjereve.
Njerez te cilet nga goditjet e forta te jetes, kane mesuar te rriten me perkedheljen e bute te shpirtit.
Po..une nxitoj...per te jetuar vrullshem qe asgje me shume se pjekuria mundet te te jape.
E nuk dua qe asnje karamele nga ato te fundit, te mundem ta humbas apo ta coj dem.
Dhe jam mese e sigurte se ato karamele jane shume here me te shijshme se ato qe kam ngrene deri tani.
Qellimi im deri ne fund eshte, te iki duke i lene ne paqe e te lumtur ato qe dua, per ta patur ndergjegjen time te qete.
Une uroj qe edhe qellimi yt te jete i njejte, sepse ne nje fare menyre edhe ti do te shkosh...cit
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staff member
MUNGUAR

letra dashurie që nuk i dërgova kurrë
gjethet e kësaj qershie që po sharrojnë fqinjët
gruaja ia këput degët dhe mua më dhëmb
vajza e tyre e vogël përpiqet përsëri t’i mbjellë,
luan me to, ndërton një shtëpizë,
por në fund e lodhur tutje i flak
si malli që në pasqyra të thyera na hedh
nga krahët e vetes në prehër të hijes…
ekzekutimi i pemës ka mbaruar tashmë
gjerb kafenë time dhe tymos
duke menduar për ty dremis në oborr
nën pëlhurën e hollë të tendës
mbrëmë nuk kam fjetur pothuajse fare
nuk më lodh pagjumësia,
por më zgjon klithma e ëndrrës…
nuk të kam treguar për dashurinë time të parë
të miat gjithnjë fillojnë nga e dyta
ka qene pa kohë dhe pa vend
kaloja pranë saj dhe s’e dija
e ndjeja veç kur më shihte në ëndërr…
pastaj çdo herë vdisja,
por as vdekjen e parë s’e mbaj mend…
më thua që ditët do kalojnë shpejt…
po netët?
jemi mijëra milje afër
dhe veç një të shtunë larg…
si orë pa akrepa më duket qielli
memecë profetët…
© Artan Gjyzel Hasan
 

Passion

Antarë i Respektuar
Më perfaqëson kjo.
ا'kërkon ?
S'di!
Më mirë :)
Aty i ke :)
Gëzoji ditët duke mendu që s'di.
Ato rrjedhin,ecin,lundrojne :)
Ti me to duke ditur që s'di,por të plota. :)
 
Ne mundeshim...
Ne mund ta kishim gjetur një zgjidhje në mes lëmshit shpirtëror,
mund të ishim strukur vec për pak në krahët e njerit-tjetrit plot dashuri,
mund të mos i kishim vënë urrejtjes me krenari kurorë,
mund të kishim lejuar të duheshim pa mbajtur kurrë mëri.

Ne mundeshim të ishim shumë më ndryshe sec jemi sot,
Mundeshim të bënim më tepër për njeri-tjetrin...
Dhe para se të iknim me kokën mënjanë dhe sytë gjithë lot,
mundeshim të gjenim një zgjidhje se si të rrinim.

Por ja, ne u bëm si ata miliona të tjerë,
Që në buzë të greminës duartë njeri tjetrit ia lëshojnë.
Që preferojnë të jetojnë një jetë me shpirt të vetmuar dhe të mjerë,
Duke braktisur kur kanë shumë mundësi edhe të qëndrojnë.

Ne mundeshim dhe unë e di që po,
te bashkonim duartë e të prisnim cdo stuhi,
Të ishim bashkë edhe kur gjithë bota na thoshte "jo",
Të zgjidhnim dashurinë në vend që të mbanim mëri.

Ne mundeshim edhe të ktheheshim kur ishim larguar,
të falnim cdo fjalë të thënë nga kryelartësia.
Ne thjesht sërish mund të ishim bashkuar...
...por ja që s'na mjaftoi vec dashuria!
D. Behari
 
“S'rreshta kurrë së menduari për ty,
do doja aq shumë të ta them.
Do doja të shkruaja se më pëlqen të kthehem,
Se më mungon dhe të mendoj.
Po s'të kërkoj.
Madje s'të shkruaj as njatjeta.
Nuk di si je.
Dhe më mungon ta di”.
“Ke projekte?
Buzëqeshe sot?
ا'ëndërrove?
Do dalësh?
Ku do t'shkosh?
Ke ëndrra?
A hëngre?”.
“Do t'më pëlqente të mund të kërkoja.
Po s'kam forcë.
Dhe as ti nuk e ke.
Dhe at'herë rrimë e presim më kot”.
"Dhe mendojmë. Dhe kujtomë. Dhe kujtohu se të mendoj, se ti nuk e di, por të jetoj çdo ditë, që shkruaj për ty.
Dhe kujtohu se të kërkosh e të mendosh janë dy gjëra të ndryshme.
Dhe unë të mendoj, po s'të kërkoj”.
Ch.Bukowski
 
FATIT NDJESث
Unë shpesh të harroj ty
Fati im i shkruar
Kur ndonjëherë më fshihesh
E unë e trishtuar
Humbas rrugën
E frikësuar për vdekje
Humbas besimin
Se ti ekziston vërtetë
Harroj kur të kam patur
Për të fundit herë
Të harroj fytyrën
Duart
Sytë
Prekjen...

Oh...sa herë
Më duhet të të kërkoj
Ndjesë...

Kur e cfilitur
Dorëzohem
Pa shpresë
Ti më vjen pranë
Pa qefmbetje
Syndritur
Më zgjat
Dorën...

Unë
Pastaj
Harroj të vdes...

Sa shumë
Duhet të të kërkoj
Ndjesë..!

Aida Previzi
 
Buzëqeshje të fatit.
Dua që pas botës së shkatërruar,
pas luftrave, ambicjes dhe inatit,
pas personave të konsumuar,
të ketë buzëqeshje të fatit!

E di cilën quaj unë buzëqeshje,
buzëqeshje prej fatit të jetës?
Jo, nuk quaj thjesht një ngërdheshje,
por një ëmbëlsi që ia ngre vlerësimin vetes.

Pas zënkave, dallgëve në sprova,
urrejtjes dhe mbajtjes mëri,
ajo buzëqeshje, që të tregova,
quhet thjesht dashuri.

Atë e dua pas gjithçkasë të jetë,
dhe kur shpirti lodhje të ndjej,
dhe kur bota në trishtime të zhytet,
unë dua të shoh dashuri!

Dashuri si ajo që plagët shëron,
dashuri prej zemrave të sinqerta,
që stuhive të jetës u mbijeton
dhe t'i bën sprovat më të lehta.

Ajo është buzëqeshja e fatit,
ilaçi i zemrës së trishtuar,
antimaterja e materjes së inatit,
që çdo grimcë trishimi ka shuar.

Unë dua, që pas çdo gjëje të jetë,
ajo buzëqeshje prej dashurie,
që krahët e hapur t'i ketë
sa herë ndjej trishitim prej një stuhie!

Dashuri....pas dhimbjeve,
pas rënieve në gjunjë nga jeta,
pas humbjeve, pas trishtimeve,
që jep zgjidhje të vërteta...

D,B
 
Do te qesh sa te mundem,
dhe kur ne jete me kafshojne
do te flas ashtu si duhet
dhe kur njerzit s'me kuptojne

Nuk do shtirem dhe perdridhem,
por i drejte do qendroj...
e di qe nuk do shperblehem
por ky qe jam, dot nuk ndryshoj.

As inate nuk mbaj dot,
Edhe pse me mua mbajne
Ndoshta edhe kane te drejte,
Sepse " tokat po i ndajme"

Me zemerime hatermbetje,
Eshte e kote qe te vazhdosh
Ziliqaret nuk te duan
Sado mire qe te punosh
_G.M
 
Top