Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

Monique

Shine like a Moon!
Staff member
Duke u nisur nga fakti se kemi tema ku shprehim "ndjenjen e momentit me nje kenge", me nje foto, pse mos te shprehim edhe momentin tone me nje varg.
Nuk kerkohet te krijoni vargun vete (edhe pse kjo do ish me bukur), por dicka qe ju ben te ndiheni se ato vargje personifikojne gjendjen tuaj ne ate moment.

Ju lutem mos ma lini jetime temen...... :)


Personalisht ne keto momente ajo cka me perfaqeson eshte nje prelud per ata qe ikin e nuk kthehen me.
Malli , per ti pare e degjuar
malli per ti prekur
malli per te qene edhe nje here te vetme prane
malli , sa kushton kjo ndjesi,....


Degjo!


Gjeje kohen te me degjosh
Ketu ku ndodhem eshte nje qetesi irreale
Po bie mbremja
Ben ftohte
Jam e rrethuar nga gjelberimi
Paqe
Degjo
Gjeje kohen te me degjosh
Mbyll syte
Shpirti im eshte gjalle
Dhe me mijra ngjyra
Eshte edhe i yti
Mos i beso aparencave
Degjo
Gje kohen te me degjosh
Shoh zemren tende
E madhe
E forte
E plote
Degjo
Mos degjo vetem zerin tend
Shko me tutje
Lexo ate cfare askush s'ka ditur ta lexoj
Fletet e bardha
Netet e errta
Buzeqeshjet
Lotet
Mos ndalo!
Shpirti yt reflekton nje bukuri te rralle
Hyr mes njerezve
Ne qetesi
Mos bjer ne sy
Mos thuaj asgje…dhe fillo te fluturosh dhe sill sa me shume
Engjej qe te mundesh!!!!!!!!!
 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

Moni, ja nje saper te thyer akullin (e para dhe e fundit). :p


Rima XXXVIII

،Los suspiros son aire y van al aire!
،Las lلgrimas son agua y van al mar!
Dime, mujer, cuando el amor se olvida
؟sabes tْ adَnde va?



Tani, po e sjelle nje perkthim kshu cop cop, meqenese nuk kam gjetur keto rima ne shqip.


Psherëtimat janë si ajri dhe shkojnë në ajër!
Lotët janë si uji dhe shkojnë në det!
Më thuaj, grua , kur dashuria harrohet
A e di ti se ku shkon?



Nga Gustavo Adolfo Bécquer.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Titulli: Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

Ti qan

Ti qan e loti vetetin
Qerpikeve te tu;
Elmazi i veses ne agim
Prej vjollces shket ashtu.
Ti bezeqesh,c'i embel gaz
shkendrit ne syte e tu;
Sarifi zbehet n'ate cast
nga flake e tyre blu.
Purpurn e reve ruan ti,
kur dielli perendon
dhe erresira pa kufi
Nis boten e mbulon
Keshtu dhe veshtrimi yt
Djeg rete e shpirtin tim;
Le t'erret!Brenda meje ndrit
I zjarrti perendim!

Lord Byron
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

Flasim per lot flasim per mall...
Flasim per endrra qe kthehen ne
vaj.
Flasim per jeten as vet pa e
kuptuar,
flasim per misteret çdo dit duke u
shtuar.
Nje dit te qeshur,ecim te gezuar,
e një dit tjeter me lot,te trishtuar.
Shum gjera lem pas, shum gjera
mesojme,
gjera na prekin e dot si harrojme.
Dike ke prane,çdo dit e shikon,
dike ke larg e dot se harron.

Ndryshe mendojm e ndryshe jemi,
po diçka te perbashket kemi.
Si un,si ti,si çdo njeri,
nje enderr ruajme thelle ne
brendesi.!!
 

Soulmind

oNcE...
Titulli: Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

Oh c'teme:)

Sapo lash vajzen ne cerdhe,(ne fakt te kendi lojrave me edukatoren) dhe momentalisht po me kujtohen keto vargje te lexuara diku,

Eja bija ime
Te vrapojme dhe te qeshim
Kur qeshim jemi njerez te tjere....
 

Fly

Shy
Titulli: Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

Eja babi im dhe mami im
Te qeshim e te hame pace koke
Kur hame pace jemi pak me ndryshe

:D
 

Legally_Sweet

Alis volat propriis
Staff member
Titulli: Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

There is a smile of love
And there is a smile of deceit
And there is a smile of smiles
In which these two smiles meet

And there is a frown of hate
And there is a frown of disdain
And there is a frown of frowns
Which you strive to forget in vain

For it sticks in the heart's deep core
And it sticks in the deep back bone
And no smile that ever was smild
But only one smile alone

That betwixt the cradle & grave
It only once smild can be
But when it once is smild
Theres an end to all misery.


William Blake
 

Levina

L.E.V.I.N.A
Titulli: Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

Sot pusi I mendimeve te mia u shterr
Dhe kot me kovë mundohem t’I nxjerr

Mbase duhet një shi a rrebesh,
Që pusi të mbushet sërish vesh më vesh

Mbase duhet një gjëmë a termet shumë I madh
Që pusi të cahet, të shkojë në djall


Dritero Agolli
 

Monique

Shine like a Moon!
Staff member
Titulli: Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

Vjen cdo nate ne endrrat e mia e me prek ngadale,,,
mos ik puthja ime shpirt per ty kam mall,,,
vjen cdo nate ne endrrat e mia gjumin ma ben jete,,
syte mbyllur do ti mbaj, mjafton vetem ty te te kem.
 
Titulli: Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

Eshte e ndaluar te mos ndjesh mall per dike, pa i brohoritur kujtimin,
te harrosh syte e tij dhe buzeqeshjen e tij,
vetem sepse rruget tuaja nuk do te kryqëzohen me kurre.

Eshte e ndaluar te harrosh te shkuaren tende dhe te vuash pasojat ne te tashmen tende.

Eshte e ndaluar te mos perpiqesh per t'i kuptuar njerezit,
te mendosh qe jetet e tyre vlejne me shume sesa e jotja,
te mos dish qe gjithsecili ka rrugen e tij dhe gezimin e tij.

Eshte e ndaluar te mos kerkosh lumturine,
te mos ta jetosh jeten me nje sjellje pozitive,
te mos mendosh se nje dite do te jesh me e mire,
te mos te ndjesh qe,
Pa ty kjo bote nuk do te ishte e njejta.

Alfredo Cuervo Barrero
 

Legally_Sweet

Alis volat propriis
Staff member
Titulli: Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

Advice to A Girl

No one worth possessing
Can be quite possessed,
Lay that on your heart
My young angry dear,
This truth, this hard and precious stone
Lay it on your hot cheek
Let it hide your tear.
Hold it like a crystal
When you are alone
And gaze in the depths of the icy stone,
Long, look long and you will be blessed
No one worth possessing
Can be quite possessed.


~Sara Teasdale~
 
Titulli: Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

"Po u pamë...?!"

"Ndonjëherë dhe po u pamë,
As "shëndet" nuk do të themi,
Por mes turmës, siç u ndamë,
Ndoshta lot në sy do t’kemi.

Dhe po e thirra tëndin emër,
Do t’ma hedhësh fshehtë vështrimin.
Do t’bëj “tak” e jotja zemër,
Ndoshta ëndërron dhe kthimin.

Ja, qëlloi, në trotuar...
Ndala frymën dhe të prita.
Dhe pa folur, pa u qarë,
Ndoshta sytë i thanë të gjitha.

E po m’ pyete, si po shkoj,
Do të t’them, s’di të gënjej.
Do t’mundohem të t’harroj,
Veç harresën s’mund ta blej".
(V. Papaj)
 

Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

U sa teme e bukur. Mua sme vjen asnje poezi :( ama dy rrjeshta po.

Ne te desha do e ribeja serish.
Ne te urrej do e vazhdoj serish pafundisht
Ne te njejten kohe do te dua e do te urrej sepse me transformove
ne uni-n qe jam e me e vjetra sdi te jem.
Si mund te sillem me dicka qe ti shpertheve brenda meje
Sdija as qe ekzistonte dhe ti prap e rrembeve.

Fund.
Jo me poezi.
 

perbenista

Anëtar Aktiv
Titulli: Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

Dashuria dhe urrejtja ndahen fatmiresisht nga nje fije e holle
fija here perthyhet , heren shkon e here keputet
urrejta eshte nje ndjenje e forte e ja kalon dashurise
e shume here njerezit dashurojne duke urryer veten apo dashurine
duke mos kuptuar mallkimin e ndjenjave te tyre te zjarrta.....
 
Titulli: Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

... Se nostalgjiket si puna ime
I shkelin serish udhet ku dikur shkelen.
Kthehen atje ku jane thyer ne therrime.
Kthehen dhe atje ku nga e qeshura pa fryme ngelen.
.
Eshte ne natyren tone te udhetojme...
Si rrugetare te papercjellur,me valixhe malli.
Shkojme dhe njehere te perjetojme,
Buzeqeshjen jetedehese a vdekjen per se gjalli...
.
Sa e sa here e braktis kete bote!
Ikur kujtimeve ngjaj si banese nostalgjie.
E s'di ne kujtimet me bejne me lote...
A lotet kujtime i endin me fije....
Lottus
 
Titulli: Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

Sa mire do ishte qe zemra te komandohej nga ne ,
por ja qe ajo na komandon ,
eshte e pa mundur ta bindim se duhet,
te meret vesh me ne ,
eshte kaq budallaqe sa mendon ,
se do i pergjigjet dikush me te njejten
ndjenje me te njejta rrahje ........
 

Monique

Shine like a Moon!
Staff member
Titulli: Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

I dashuri im i çuditshëm, ç’meritë kam për ty në k’të jetë”
Sytë e tu të qartë si kristal, sikur më shohin e më thonë:
-Bëmë të magjepsem e hesht! Zemra ime që ti po ngacmon,
Përveç ndjesisë së një kafshe antike plot sinqeritet,

Në duart e tua e përkundur dhe e ftuar në të ëmblin gjumë,
Nga sekreti i saj i skëterrshëm, asgjë s’ka për të treguar,
As legjendën tënde të zezë, në gërma zjarri s’ka për ta shkruar,
Oh, se unë pasionin e urrej e shpirti më dhëmb aq shumë!


Charles Baudelaire
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Titulli: Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

PERTEJ

ne kurrë s’jemi takuar,
jemi flaka dhe hiri…
por të pashë në ëndërr
dhe vetëm për një çast që andej të mora
dhe ishte aq bukur...
dhe ishe aq e bukur
dhe ëmbël më puthe kur pranë t’u afrova…
dhe ike bashkë me ëndrrën kur dremitja e tij të thirri…
o Zot, ç’bekim të të duan kaq shumë!
të të duan si unë, o Zot ç’mallkim!
ëndrrën e një tjetri padashje vodha
ndërsa po flija i qetë gjumin tim…


©Artan Gjyzel Hasani
 

Passion

Super Moderator
Staff member
Titulli: Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

Shi pranvere
Bashkë kemi qenë, ditë e vite
E ndarë kurrë, si mish e thua
Larë n’ëndërra me ngjyra drite
Që njeri-tjetrit i’a marim hua!


Tani, të dy jemi të burgosur
Nën k’të qiell të veshur gri
A thua, koha është marrosur
A çmendur jemi unë dhe ti!?


E s’di në qielli ka kuptuar
Se nuk ka shi t’më lagi mua
Përpos një puthje e kulluar
Që rrjedh ujëvarë nga buz’t e tua

L Seitaj!
 
Titulli: Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

Nuk je asgje me shume se nje budalla.
Madje as me shume se I marre.
Nuk je asgje me shume se nje cope idioti.
Je nje gje e keqe.
Nje semundje inatcore qe nuk iken lehte.
Shpesh madje me dukesh dhe kafshe.
Prandaj edhe ke aq afrimitet me to.
Je nje I poshter qe nuk te gjendet shok me I keq.
Po, po tamam keshtu je.
Mund te ta them dhe prap.
Dhe prap.
Hic nuk je me shume se nje cope idioti.
Dhe une nuk mbetem pas,
perderisa te desha njesoj sic je ti, duke e ditur se c'je ti.
Na lumte te dyve !!!
Kaq kisha !!!
Shendet !!!
 
Top