Vargjet e Drejtorit.... :)

Tiku

🏃 🏃 🏃
Staff member
Ulur ne stol nje gote po pi
veshtrimin larg kaloj

Ne kotesine qe na rrethon
boshlleku perreth gogelon

Shoh rruge te plurosura pa ngjyra
shoh fytyra te lodhura te nxirra

Shoh njerez qe shpresen ne rruge kerkojne
njerez qe kerkojne te pamunduren ne trotuarin e kotesise.

Shoh njerez qe ngushellimin e gjejne ne nje gote
shoh njerez qe zemren e kane plot hidherim

Dhe i flas me murmerima vetes sime






Pse o dreq ja kerkove shefes ne zyren time.... lol lol lol





P.s ishte sa per nxemje sa te kap rimen. LOL
 

Tiku

🏃 🏃 🏃
Staff member
Ne forum lundroj per qejfin tim
postime plot e pa mbarim

fillon nicktjeter rromuze shume
nuk le postim pa bere zullume

Vjen Moni cupe me lezet
direkt tek tema " ti shqye brekt"

Pastaj nevi paska serioze
vec me chit chate di te loze

Danay kjo goce per shtepi
me ca keshilla kerkon me te hedh ne sy hi.;)

Ka te tjere por sdo flas sot
nuk besoj se behet deti kos. :)

Si perfundin hajde naten e mire
kalohet bukur me njerez te mire.
 

Tiku

🏃 🏃 🏃
Staff member
Nje gote po pij dhe jashte shikoj
Mendimet larg po i kaloj.

Ne humbetiren e kujtimeve largohem
ne kohe pas te drejtohem.

Nuk eshte e thene te vazhdoj
se Marla eshte gati te paragjykoj. :p :p
 

Tiku

🏃 🏃 🏃
Staff member
Pse dreqin duhet te te degjoj
kur fjala jote nuk ka efekt,

Pse dreqin duhet te te besoj
kur ti s’ma jep kete ndjesi,

Pse dreqin duhet te te shijoj
kur shija jote le vec hidhesi,

Pse dreqin duhet te te dashuroj
kur kjo fjale s’ka kuptim tek ti,

Fataliteti tek ne te dy
e mori anen vetem tek ty,

Asgje s’kam humbur une nga ty
vec koha e humbur s’ka per tu kthy....
 

Tiku

🏃 🏃 🏃
Staff member
Dy fjale kam vetem per ty
kanakarja e forumit
perpiqesh te gjesh zbrazti
tek antaret e forumit.

Aq larg jo mos u mundo
ti e di ku mund ta gjesh
hyre thelle ne veten tende
me bollek aty do e kesh.

Ti vemendjen e kerkon
me debate dhe shpoti
e hedh veten pa siklet
hu me hu e cep me cep.

Po e mbyll jo se mbarova
vec fillimi eshte ky
Arrogante si puna jote
kusur skam pa ja kthy.

Mos mendo se lodha trurin
per vargjet qe une te shkrova
Tek pasqyra ti shikohu
me veten derdellit
me pas fillo mendohu.
A I MERITOVA UNE KETO?

😉😉😉😉😉😉
 
Last edited:

Zana1

Braveheart
Shih dreqi shih .... the black sheep .. u are funny 🤓
 

Tiku

🏃 🏃 🏃
Staff member
Hipokrizi ne cdo moment
nga do hedh syte e ndesh ne jete

pjesmarrse aktive n'tavolin e bised
nga llustra njerezish percmus te saj krejt

bejn sikur harrojn shpesh keta te shkret
qe me hiprokizi behesh e mbret

cdo gje qe do me te arrin
e vetpranon se s'ta ndin per njerin

percmus deri ne amshim
me hipokrizin ju pelqejne te pin

epo gezuar ta pijm nje got
se hipokrizi ka kjo bot plot

Morali vdiq u varros vet
nuk gjeti vend ne k'te toke te shkret.
 
Last edited:

Tiku

🏃 🏃 🏃
Staff member
Bisedat bashke s'kishin mbarim
imtesisht jan gdhend tek truri im.

Fjalet qe doja nga ty degjoje
te embla, qortuese prap i shijoje.

N'krah m'ke qene ne cdo sukses
kur un rrezosha s'pranoje ankes.

Si mjeshter i madh e durimplote
gdhende tek une karakterin q'kam sot.

Dua te shkruaj kam shum per t'thene
e ku ti them kur sje k'tu prane.

Me kaq ndal, do pi nje gote
ta mbyt trishtimin qe po m'mbyt sot.

Shikimin larg ta hedh mendoj
perpara ecjen do vazhdoj
asnje stuhi s'do me ndaloj,

vec nje merak kam une sot
Babi si je nuk te them dot....
 
Last edited:
Top