Vargje nga duart tona

sheki

Anëtar i ri
per ty i nderuar

heshtja nje ze
qe nuk ndien
frike
nje ze i paqes,
vendosmeris

heshtja jote
prore
na solli
moral
atje ne istikame
trupin e bet
barot

jeta qenka
e shkurter
por kujtimet
e gjata
nuk do harrojm leht
i nderuar
gjeneral
shaban shala
lavdi
lavdi[/COLOR][/I]

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:

Morena

...Δʝɛя...
Titulli: Krijime te ndryshme...

Nga letrat e asaj... (2)
Do jem mire...

Te kam shkruar, te kam shkruar cdo dite nga nje fjale
dhe tani eshte bere nje fjali e gjate me 365 fjale.
E din cfare ndodhi?
Koha me dha nje shuplake me solli koken menjeane dhe gati gati me bene syte xixa.
I ke pare ndonjehere rete me vemendje?
Ikin vijne vijne ikin...
Dhe une si e dehur nuk e di nga ik, nuk e di ku me cojne kembet.
Do jem mire, do jem mire edhe nese them te kunderten.
Do jem mire edhe nse gishtat e mi do dridhen
Do jem mire edhe kur te vallezoj me petkun e shemtuar te mashtrimit.
Do jem nje tjeter.. nje tjeter pa ty.
Shpesh kur shkruaj me kujtohet cdo shkrimtar i madh qe ti cjedh ndonje fjale
por mjaft vodha,
e din vjedhjen time me te bukur?
Buzeqeshja jote kur ne cepet e buzeve iknin aty nga mesi i faqeve dhe tundje koken.
U bera hajdute me dashje, te vodha ledhatimin me te bukur, te vodha puthjen
me te embel, te vodha perkedheljen me delikate
dhe une qe kenaqesha me arritjet e mia pa ditur qe arritje nuk ishin.
Hey do e kthesh koken?
Do e kthesh koken te shohesh ate buzeqeshjen time te shtirur,
do e kthesh koken edhe dielli te te rrezatoje vetullat me nishanin e bukur afer buzes.
Do e kthesh koken dhe te shohesh henen, ate me te cilen une beja biseda te kendshme
Mundesh..
Mundesh nese don.

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:

Morena

...Δʝɛя...
Titulli: Krijime te ndryshme...

Nga letrat e saj III ndoshta IV
por me e sigurte III

Tani nuk shoh me gjethet qe bien, tani shoh gonxhet qe nxjerrin koken dhe krekosen.
Tani nuk shoh m e lumin sid dicka mizore, tani e shoh si bukurine m e te madhe qe mund te krijonte natyra.
E din?E arrita henen e preka me dore dhe me ngjau me supet e tua.. me ato supe te bukura te bardha, dhe ato gropeza te henes
ishin nishanet e tu.
E preka henen dhe me ngjau me shpatullat e tua qe me mbartnin mua dhe cdo merzitje qe mund te kisha.
E preka henen dhe preka buzet e tua.Stop!
Me duhej ndonje sfere e kristalte e magjishme qe te me rikthente jeten, jo sfer magjike, por dy sfera te tj ata te syve te tu.
Mu mpine kembet sepse u lumturova shume, nuk eshte ndjenje e semure pa kuptim metaforik.
Aq.. heren tj me takon te jem me skeptike?
E pse te jem une jam keshtu sot, heren tj do shkruaj si te jem.

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:

vAmPiRe

Aop aLiSa^sHkOdRaNe
Titulli: Krijime te ndryshme...

Everything I wanted
I had it...
Everything I hated
I loved it...
Everything we were
We're no more...
Everything we dreamed
Still standing up in smoke...
Everything I know
It will go...
Because you are my everything
and you wouldn't be no more...


Made in ME :D

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:

cent

Banned
Titulli: Krijime te ndryshme...

Sot trokita ne te kaluaren vetem per ty
Rreshqita neper vite e vite
Kujtova syte e tu plote dashuri
Kujtova kohen kur une jetoja
E pjese e jetes time ishe edhe ti.

Kujtova boten me nostalgji
Atehere kur nuk me duhej kush tjeter se te kisha ty
Te mora perdore si dikur
Nje mije hapa ne nje I shenderrova
Serish te pata perdore ty
Me mall te pa shuar te perqafova.!


*origjinal*
 
Last edited by a moderator:

Sky

Gємiйi Cойsтєllaтiой
Titulli: Krijime te ndryshme...

Thiken mes luleve me dhuro

a e meritoj...

te ndjej bashke me aromen te theruren e saj....

Une doja te fitoja dhe fitova

Shperblimi im nje tufe me lule nga ty....

...dhe nje thike mes petaleve

te theruren e thikes mes aromes se luleve dua te shijoj

Ngule....thiken....dhe do ta kuptoj.........




*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:

Dying_Poet

Anëtar i Nderuar
Titulli: Krijime te ndryshme...

Ne te zenca Shamunaqe ( kushtuar Shamunaqes, goces se Aishese dhe Hekuranit, drites qe nxin lagjen me ngjyren e saj perrallore, ajo qe ha sufllaqe me qepe e lakra cikore, rrin tek kati i pare me shkalle te thyer, ku hajshim buk e kryp me vaj te ngjyer, tek ajo bacja ku ushqehet miu me simite shpie, me cati romantike prej plasmasi , ku te vjen vec arome prasi)


O ne te zenca moj manushaqe
do ta fus... me shpull ne faqe

O ne te zenca moj shamunaqe
do te bej pilaf me pace !

O ne te zenca moj manushaqe
do te mbjell atje ne bace!

O ne te zenca moj shamunaqe
do te shkruaj une ty vargje !

O ne te zenca moj shamunaqe
do te ildis tatoo ne mullaqe !

Kjo eshte ceshtja manushaqe apo shamunaqe ?!

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Krijime te ndryshme...

Hollohet hëna nga dhimbja
Dikush tha është anemike
Duke u përdredhur më tha nata;
Ka rënë në dashuri, ajo, mike".

Plotësohet hëna, pesëmbëdhjetëshe
Zonjë e madhe mes yjesh qëndron
Nuk i mbyllet, përsëri goja natës;
I eci fati, tani edhe na komandon b.b

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:

Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Krijime te ndryshme...

Gjithnje poezite e mia qe sjane poezi..

Ti me ate llogjiken tende qe ecen gjithmone ne vija te drejta.
Me vjen te te mallkoj thelle nga shpirti se pse nuk vepron me zemer
Pse nuk degjon ato ndjenja te tuat?
Ti me ate llogjike tende qe po na torturon te dyve
Trupi im qe ishte sikur i ndare ne pjese pjese, dhe vije ti me nje vorbull
dashurie e me plotesoje si njeri.
Une jam ajo qe isha aty me ty e te dhurova perqafimet me te ngrohta
Une isha aty me ty edhe kur dridheshe nga emocionet
Une isha aty edhe ta mbaja doren kur kishe te ftohte dhe ti fryja keshtu ngroheshe
Une isha aty me ty kur isha nervoze me kapje me puthje e me mbyllje gojen
Une isha aty me ty dhe pame yjet bashke
Une isha aty me ty dhe kur syte te mbusheshin me lot duke peshperitur me thoje
ne vesh sa e mira je e pastaj me puthje
Une isha aty kur the me mire jo
Une isha aty kur kerkoje qe cdo puthje te mos ishte e fundit
Isha aty kur me kapje doren e syte te shkelqenin
Isha aty kur zgjatesha ne maje te gishtave te puthja buzen e poshtme, ate buze mishtore
Isha aty me ty kur me perkedhelje floket e heren e pare qe me the a mund ti largoj baluket nga balli?
Une isha aty me ty kur me puthje majat e gishtave
Une isha aty me ty kur me thoje sa arome te mire qe ke
Isha aty kur ndjenja rrahjet e zemres me koken mbeshtetur
tek kraharori yt dhe me zinte gjumi
Mund te jem akoma sikur te mos kishe ate llogjiken tende te mallkuar


*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Krijime te ndryshme...

Pse e kemi të vështirë disa gjëra t'i harrojmë?
Sigurisht jo të gjitha, por ato që t'i fshijmë duam,
Ato që na vrasin akoma edhe pse të shkuara,
Që na ngatërrohen nëpër këmbë, e i shohim trishtuar.

Kam harruar edhe ditëlindjen time, më tha dikush,
Kam harruar se kur kam puthur për herë të parë,
Por dreqin si nuk po harroj akoma atë njeri-fantazmë
Që m'i lidhi këmbët dhe akoma ngatërrohem nëpër litar..?

Kam harruar se ku kam marrë dhuratën e parë,
Kur për herë të parë provova cigaren, që pastaj e lash
Por si nuk mundem të harroj atë histori, sa e hidhur
Më shfaqet çdo mëngjes, që kur i fshihem, më thot të pash?

Kemi harruar shumë gjëra nga jeta jonë, i kemi fshirë
Pa dashje kanë mbetur diku strukur, braktisur
Por si nuk mundemi të fshijmë, ato që na besdisin
E keqja, tu ngjiska keq, dhe nuk ka të shkitur...!b.b

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:

Kila

VIP
Rima per zyshat dhe profesoret :D

Rima per zyshat dhe profesoret lexuar ne mbremjen e Matures :D:D

Nuk e di nga tja filloj tflas per zysh apo profesor
Gjithsecili me I mire vetem se bejn pak si te veshtire .

>Vjen profesor Ibrahimi si deputet , e hedh rregjistrin gjith lexet
Gjith ores na jep ushtrime dhe ne fund na thot- *Jeni trungje
Mesa merr vesht kjo tavolina ime .*

>Vjen ora tjeter per mesim Zysh Rajmonda papertim-
*Llafazane me degjoni ,pashe zotin pse smesoni ??*
-*Uuuuuuu Moj zysh ca po thu asigjo skemi mesu e kemi menjen me kopju.*

>Oooboobo Po vjen frengjishtja kjo zysh Faria shum unike , gjith oreve tu shpjegu
I cqjirret zeri tu na msu ,po vec nje dicka skemi me e harru se shpesh me mamin e kemi ngateru
Se me e mira ka qen per ne per kete ne do e duam perher.

>Futemi ne klas me nxitim se oren tjeter kemi gjeografi , Kjo zysh Dashja shum dinamike
Ore per ore na pyet per poziten gjeografike ,
Bankat e fundit rrin te pergjumur e nxjerrin shqiperine ne afriken e jugut ,
-*Oren tjeter keni kontinentin europian, gjejeni vete je ju kam xhan .*

>Bie zilja per pushim ne koridor zysh Bruna nje yll , nje zysh e embel qe vetem qesh
I ben nxensit pjesen e vet, asnjeher ska qen nevrike po vec e qeshur dhe e arsyeshme.

>Vjen zysh Visa me pertim te gjith nxenesit ulerijn , shpjegon mesim bejm muhabet na shkon ora per lezet , Nje gjysem ore I bejm kopiment se me rrobat na I heq ment .

>Obooboo ca gallate zysh Dorines ja kemi nxi jeten ajo plasi tu fol per buxhete po ne ja kemi vjedh kuleten , nganjeher vec bertet ,I ngrihet njeri anonim - *Ule volumin shpirti im *.

>Zysh Arjola si princesh fol e qesh fol e qesh , cdo femer do e ket zili per ato bukurit sy ,
Ne e kemi dashur dhe do e duam shume keshillat qe na I ka dhen sdo I harrojm kurr .

>I urt e I mire ter karrjeren e vet Profesor Saliu si sherbet se trazon ujin per medet
Shpjegon msimin e ores vet del I qet si xhenet.

>Dhe me ne fund embelsira me profesor Astritin kaluam vitet me te mira,
u ben vite ne kujdestari ,kemi pas me te mirin njeri
gjithmon fjalen na e ka degjuar vetem se festa shum ska ka organizuar ,
vjen ne mesim me serjozitet largohet I kenaqur ne nxensit e vet,
nje prind I dyt per ne ka qen shkelqimi ne syt e tij kurr ska rresht
I pa harruar per ne do jet se te till proferor sdo provojm kurr ne jete !!

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:

WISHMASTER

Moon_Boy
Titulli: Krijime te ndryshme...

Shpesh-here,qendroj dhe pyes veten:
ا'kerkon ne jete,more burre?!
Pergjigje s’ka. asnje pipetime
nga zeri i dikujt qe s'e njoha kurre.

Perse zgjohem qe me nate?!
Ka nete qe gjume ne sy s've!
Shoqeroj pa ze mengjesin plak,
me mendime, qe s'njohin rradhe.

Perse shiu me thrret brenda,
shpirtin fillon te ma trazoje?!
Dhe kur dielli del,ma ka enda,
boten shume heret, ta puth, ta zgjoj.

ا'e kam kete shpirt,qe rregull s've?!
Sherbetor i mplakur i rremujes.
Kerkon te ndeze nje e nga nje,
ate qe eshte fikur e ia ka dhene kujes!

Nuk di ta quaj perse shqetesohem.
Emer s'gjej,mjegull,erresire?!
Te mbytem e te kerkoj mos meshirohem,
ne vend te saj,me mire perçmim!

Nuk di pse ende pyes veten,
pa fuqi,ne heshtje.Fol ,more burre!
Qendroj,i paqete,i vetem,ne pritje
te zerit te Dikujt,qe se njoha kurre!


*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:

jana80

Super Moderator
Staff member
Titulli: Vargje nga duart tona

si nje melodi
gishterinjte mbi lekure
mbi fytyre mbi buze

si nje vallezim
duart mbi trup
mbi kurriz

si nje pike shiu
rreshqitshem
pa gjurme
lageshtire...

si nje akullore
me gjuhe
ne gjuhe..

si nje fjale
nga truri
ne goje
ne dhome

si nje shtepi
nga larg te dy
mure te bardhe
me kaktus te motivuar

si nje dallendyshe
ne vere
more shtegetimin
edhe nje her!!!
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Mendoj per ty, edhe kur te kam prane
Jo pse s'te shoh, por te kam xhan
Mungesen tende, veshtire e perballoj
Edhe kur mbylli syte, ty te mendoje
 
Top