Vargje nga duart tona

Aurora

Anëtar Aktiv
JO

Ec me kohen
Neper cdo furtun
Neper drite
Neper diell
Me duart e lira
Qe erresires ti thuash

JO

Ngrite koken
Qe te dijn te gjithe
Se vlera e jone
Nuk lejon te behet loje
Per ndokend tjeter
Edhe pse
Akoma sa duhet
Nuk kemi thene

JO

Lavderohu nga e kaluara
Nga viti
Shekulli
Muaj dhe dita
Dhe mbrapa mos u kthe
Dhe thuaj me ze te larte

JO

Fjala le te del
Nga zemra
Nga thellesia e dashurise
Nge shpirti
Qe roberusve te ndjenjave
Te lirise
Te njerezise
Te u themi me te madhe

JO

Qe te flasim
Me gjuhe
Te cilen na e vodhen
E ne e fituam
Me sakrifice
Duke u bere
Mish per ujqit
Kohe pas kohe
E per kete te themi

JO



*Origjinal*




SHENIM:
Qe mos te kete ngaterresa nga dy temat ekzistuese, po i ndajme dy tema me titujt perkates ku do mund te postoni poezi.

Ketu mund te postoni cdo poezi qe eshte krijuar nga duart tuaja dhe ju takon personalisht.
 
Last edited by a moderator:

Aurora

Anëtar Aktiv
Ne vendin tim

Atje ku buron uji i pastert
Ne gurren e kthjellet nder male
Rriten me furi dhe dashuri
Vajzat e bukura shqiptare.

Atje ku vallja hidhet pa nderpre
Kur ka gezim konaku
Martohen djemte e bukur
Me valimin e nje bajraku.

Atje ku zogu kendon kengen
Me te bukur qe e din
Ndoshta ma ka marrur mua
Se shume e don Shqiperin.

Atje ku cdo gje vlene
Dhe nuk ka te pershkruar
Dua tash atje te jem
Se jam permalluar.

Atje dua te pushoj pake
Te qmallem nga merzija
Se atje ne cdo kohe
Rrine kujtimet e mia.

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:

Aurora

Anëtar Aktiv
Kenga e zogut tim

Me kendon zogu kengen
Me ligjeron
Atehere
Kur zemra ime
E deshiron.

Kenga e ketij zogu
Me qeteson
Atehere
Ku shpirti im
Vajton.

Zogu i bukur kendon
Me ze te qete
Atehere
Ne vetmi e ndegjoj
Kur jam vete.

Me malle e ndegjoj
Kurreshtje
Dhe gezim
Se ky eshte zogu
Zogu i shpirtit tim.

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:

Aurora

Anëtar Aktiv
Njeri -tjetrit

Ma fal lotin
Qe ta shenderroj ne gezim
Ma fal brengosjen
Qe ta shendrroj ne perqafim.

Ma fal endrren
Qe ta beje realitet
Ma fal fjalen
Qe ta beje sinqeritet.

Ma fal vetmin
Qe ta shenderroj ne gjalleri
Ma fal edhe zemren
Nga nje ti bejm dy.

Ma fal boten tende
Qe timen ta fali
Ma fal ftohjen tende
Qe te ngroh si zjarri.

Ma fal cdo gje te mire
Qe thirret ne emrin dashuri
Sa me shume me fale ti
Te fali edhe me shume ty.

*Origjnal*
 
Last edited by a moderator:

Aurora

Anëtar Aktiv
Jetimet

Kendohet kenga
E loti humbi
Ne bebzat e lodhura
Te trishtimit.

A thua ju lindet ashtu
Te gjykuar nga Zoti
Kurse hija e juaj
Shetit tash
Neper bulevardet
E masakrave.

Gjaku u be pije
Qe e njomi gojen
E bishes per freskim.

Vdekja u be kukull
Si ne teater
Qe femijet shiqojn
E nuk besojn
Se rritja e tyre
Mbeti e nderprer.

E ardhmeria e tyre
Nje gote uji me lote
Me sy te lagur
Qe e kalojn kohen
Ne kujtime.

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:

Ylli-1

Etnoshqiptar
SI KRISTAL

1.
Si kristal e pastërt miqësia jonë
Ka lindë, u rritë dhe është ndërtuar,
Ditën nuk e kalonim dot vetëm
Në një mendje ishim bashkuar!

2.
Atë që unë mendoja, ti e thonje
Atë që unë ndjeja, ti e përjetoje,
Atëherë kur ti qeshje, edhe unë gëzoja
Kur ti rastësisht qaje, dhe unë vajtoja!

3.
Por sikur rrufeja kur godet nga qielli
Mbi miqësinë kristal ra mosbesimi,
Më nuk kishim ndjenjat, as dhe respektin
Si uragan mbi miqësinë kërcnonte shkatërrimi!

4.
Por kristali është kristal i fortë çelik
S’mundet dot të thyhet për tokë,
Miqësia jonë përkundër rreziqeve
Do të jetoj gjatë, sa edhe kjo botë!


*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:

Ylli-1

Etnoshqiptar
EPITAFI IM

1.
Ti u linde kur lumi vërshoi tokën
Prandaj edhe tek unë solle shumë lotë,
Me furtunën e vjeshtës në gjiun tim hyre
Më trande,më çmende më largove nga kjo botë!

2.
Edhe sot lumi i lotëve rrjedh
Sikur qumështi nga ura e Fshejt,
E mbi varrin tim lulet e mbjellura
Tashmë janë vyshkur krejt!

3.
Vetëm epitafi mbi gurin e varrit
Ruan kujtimin e një dashurie të pa parë,
Kujtimin e një njeriu të shterrur nga lotët
I tretur nga një dashuri e vrarë!


*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:

Ylli-1

Etnoshqiptar
VDEKJA DHE DASHURIA
Vdiça kur dashuria jote u tret
Dhe me vdekjen time vdiçe edhe ti,
Në ajrin e rëndë që mbi ne qëndronte
Mbi varrin e larë me lot, mbollën dashuri!


*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:

Aurora

Anëtar Aktiv
Krenaria ime

Kendin e shiqoni ndryshe
Dhe i beni struktur
Endrren nuk e nderpreni
Edhe kur zgjoheni.

A keni harruar
Apo nuk e dini
Fytyra me mbeti
Dhe akoma
Me balle hapur
Si me pare
E deri me sote.

Uji i kroit tim
U mbajti gjalle
Dhe buken keni ngrene
Nga dora krenare.

Zgjas doren dhe pres
Nga ti
Nga ju
Qe humbet nga shpirti
Kurse skeleti jeton
Si ne perralla
Te Ezopit.

S´dihet
Mos nje thirrje tjeter
Shkrihet ne zemer
Se fjala u ngrite
Ne maje te piramidave te vjetra
Qe sa kohe me pare.

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:

Aurora

Anëtar Aktiv
Atje

Atje lind dielli
Ne mengjes
Kur bilbili kendon
Kengen me te bukur.

Atje flutura fluturon
Nga lulja ne lule
Per te zbukuruar
Cdo pellemb te tokes.

Atje edhe monotonia
Shenderrohet ne gezim
Dhe lotet e gezimit
Rrjedhin si uje.

Atje edhe Zoti te don
Kur flet ashtu
Si na ka mesuar
Nenelokja plake.

Atje edhe uji pihet
Nga kroni i paster
Qe rrjedh nga damaret
E tokes se bekuar.


*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:

Aurora

Anëtar Aktiv
Gjergj Fishtes

Kazma
Lopata
Lekunden viganin
E ai prape foli.

Nuk besohej dot
Se nje urrejtje
Nxjerre
Hudhe
E i humb kockat.

Erresira
Verbesia
Turpi i tille
I takuan kohes.

Duarte
Dhe dija e shitur
Ne eshtra gjigante
Bene hakmarrje.

Pse realiteti
Ishte i drejte
E per ata
Ishte ofendim.

E verteta
Mbetet jeton
Si nje e hidhur
Nga e kaluara.

Vendi i takon
Qe moti
Dhe do ti takon
Cdo here
Cdo breze
Ne fushat e filozofise
Si gjiganti me i madhe
I kohrave tona.


*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:

Aurora

Anëtar Aktiv
Kete nate

Me vret shiqimi i yt
Ne pelhuren me te holle te syrit
Dhe me terhjek
Sikur forca me e madhe.

Ne kete nate te erret
Kur territ i thuhet drite
E deshires kerkim.

Te dy zemrat ne kete nate
E nderrojn ngjyren
Nga e bardha ne te kuqe
E qepallat jane te hapura
Ne pritjen tende.

Do te ngrija tash
Nje dolli per lumturi
E si flijim
Do ti beja zemrat tona
Qe endrrat
Paramendimet
Ti orjentojme
Ne rruget e pa fund
Te dashurise tone.

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:

Aurora

Anëtar Aktiv
Shqiponja

Ti me dy krena
Me mijera zemra
E pa plakur kurre
Mbreteresh e lartesis.

Ne cdo kend
Fluturove
Jetove
Si me e para
Nder te parat.

Ne cdo zemer
Aty hyre
Dhe jetove
Edhe pse emri yt
Pengonte
Krahet e tu
Donin ti shkurtonin
E te lenin pa fluturim.

Ti prape fluturove
Ne qiellin e larte
Ne cdo kohe
Dhe nuk te lodhen kurre
Stinet e motet
Dhe as ftohtesia.

Ti jeton e jetove
Ne pragun e cdo kujt
Ne zemren e re
Ne zemren e vjeter
Perpos teje
Nuk ka
As s'do te kete
Mbreteresh tjeter.

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:

Aurora

Anëtar Aktiv
Anton Ceta

Burre dragua, si shkemb
Qe furtunave ju bere balle
Qajte kur kendove me kenge
Shume lotin e ke ndale.

Nje dhimbje , nje plage
U ndal , nga ti u sherua
Burre e trim si shkemb
I pa vdekur o dragua.

Ti nuk quhesh i vdekur
Jeton ne zemren e cdo shqiptari
Plak i kullave te Kosoves
Si bajrak cdo kund i pari.

Ti do te jetosh ne kenge
Do te lexohesh ne histori
Se Kosova me nderin tend
Mburret dhe do te mburret gjithnji.

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:

Ola

Member
Me jep mua nje buzëqeshje
Një copë te zemres tende
Me jep mua nje ndienj te cilen kam kërkuar
ti me jep mua shpirtin tend
dashurine tende te pafajshme
Ti je e vetmja te cilen e kam pritur
te cilen e kam pritur

Ne kemi humbur ne nje puthje
Ne nje moment te kohes
Përgjithmonë i ri
Vetëm përgjithmonë, vetëm përgjithmonë i dashuruar

Kur ti vjen ne jeten time
me heq frymemarrjen
sepse dashuria jote eshte
Prane zemres time


ti me jep nje ëndërr
qe te shoh ne syt e tu
ti me jep nje ndienj, qe kam deshiruar
une te jap shpirtin tim
gjithe jeten time
sepse ti je e vetmja qe kam pritur
Qe kam pritur kaq gjate

kur ti vjen ne jeten time
me heq frymemarrjen
dhe bota pushon se rretulluari
Nga dashuria jote
kur ti vjen ne jeten time
me heq frymemarrjen
sepse dashuria jote eshte
Prane zemres time
Brenda zemres time

Vetëm përgjithmonë i dashuruar

kur ti vjen ne jeten time
me heq frymemarrjen
dhe bota pushon se rretulluari
Nga dashuria jote
kur ti vjen ne jeten time
me heq frymemarrjen
sepse dashuria jote eshte
Prane zemres time


kur ti vjen ne jeten time
me heq frymemarrjen
dhe bota pushon se rretulluari
Nga dashuria jote
kur ti vjen ne jeten time
me heq frymemarrjen
sepse dashuria jote eshte
Prane zemres time

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:

kitrra 123

plak gjufurrak
PUTHJA E PARث

Përzierje dëshirash
Frikë e guxim
Zienin përbrenda
Shpirtit tim

Dëshira me jepte vrull
Emocionet me ndalonin
....puthe.....mos e puthë.....
Kontradikta mendimesh
Në kokë më vlonin

Marrë guximin, të putha buzën
Ndjej ngrohtësinë e buzëve tua, valë
Për një moment bashkohen ndjenjat
Erupsion vullkanik i paparë


*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:

Aurora

Anëtar Aktiv
Shume

Sa baroti
Sa buka
Sa kripa
Sa besa
U dha ne kete vend
Dhe ia rriti nderin
Tokes time.

Sa kenga
Sa vallja
Sa fjala
Sa dija
U linden ketu
Dhe ia rriten nderin
Atdheut tim.

Sa varri
Sa permendorja
Sa historia
Sa vujtja
Por se mposhti kurre
Vendlindjen time.

Sa kurora
Sa burgu
Sa tortura
Sa rrahja
Por nuk e perkuli kurre
Kombin tim shqiptar.

Sa toka
Sa mali
Sa fusha
Sa deti
Jetofte cdo here
Vendi im i dashur
Kombi im i dashur
I Iliredes se vjeter.

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:

Aurora

Anëtar Aktiv
Flutur

Flutur e bukur qe fluturon
Nga nje lule ne nje tjeter
Mi fal krahet po te lutem
Qe te shkoje ku e kam jeten.

Qe te shkoje te kopshti e livadhi
E te beje vetem pak pushim
Se atje e kam une zemren
Atje e kam gjithe shpirtin tim.

Te ato fusha dhe ato lugina
Femijerin ku e kam kaluar
Ato stine te pranveres se bukur
Neper fusha ku kam vrapuar.

Per arome lulesh dhe gezim fushash
Mi jep krahet flutur bukuroshe
E me shpejtesi ti shetis te gjitha
Nga cdo vend , ne te gjithat qoshe.

Te ndegjoj kengen e embel
Qe me ze e kendon bariu
Dhe kembana e tubes se deleve
Atje te qaj porsi femiu.

Mi jep krahet flutur e bukur
Qe ti lulen e ngjalle ne pranvere
Ose nese ka mundesi tjeter
Lule te Kosoves me sjelle ne dere.

Ti ke zemer dhe ke guxim
Lulet e shqipes ti ngrisesh ne kembe
Mos i lejo qe te vyshken nga shkelja
Mos lejo ate ne vendin tim.

Dy te mira nese ke mundesi
Me deshire te mi plotesosh
Falmi po deshte krahet e tu
Ose lulen ketu te ma dergosh.

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:

kitrra 123

plak gjufurrak
Vallja e lugatëve

Natë e zezë. Pis,
Hije lugatësh oborreve mësyjnë
Pa thirrur as t’zotin e shtëpisë
Në shtëpi të huaja hyjnë

Fëmijët e trishtuar ngrihen nga gjumi
Ne gjirin e nënave shpëtimin kërkojnë
Duke parë derën e thyer që bie copa-copa
Thirrjen ‘’Otvaraj policija ‘’, dëgjojnë

Posa futen ne shtëpi
Valles së tyre ja fillojnë
اdo gjë që gjendet ne këmbë
Mbrapshtë e rrotullojnë

Pas një dy-tre orësh valle pa muzikë
Prijësi i lugatëve ep shenjë për me ik
Me vrulle doli jashte me ironi shikoi
Ftesën e kobshme ai na e kumtoi

‘’Ftoheni ne festën KASAPHANA
Piceria - FERRI’’


(Kosovë fund viti 1998)


*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:

Aurora

Anëtar Aktiv
Ukshin Hotit

Te mbyllen
Te dryjuan
U friguan
Nga forca e jote
Trimeria e jote
Dhe gjuhen
Deshiruan ta kepusin
Por nuk paten mundesi.

Ne erresire
Te hodhen
Driten nga syte
Ta moren
Vetem se u friguan
Nga rrezet e tua.

Te shtrenguan
Maltretuan
Por nuk te friguan
Kete e bene
Nga friga e jote.

Te humben
Nuk dihet
As ku je
As ku mbete
E bene nga friga
Qe emrin tend
Ta zhdukin
Dhe harruan
Se emri yt
Eshte cdo kund
Dhe do te jete
Shembull i trimerise
Qendreses
Diturise
Dhe friga me e madhe
E armikut
Ti
Zemra e celikut.


*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Top