UNESCO | Ndertimi i paqes ne mendjen e burrave dhe grave

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Ndertimi i paqes ne mendjen e burrave dhe grave eshte nje nga impenjimet me te rendesishme te OKB-se, te ndermarra qe pas luftes se dyte boterore per krijimin dhe mbajtjen e paqes fale akordeve sociale, ekonomike dhe politike. Por kjo nuk eshte me e mjaftueshme kohet e sotme. Themelet e paqes jane akoma ne ndertim, me ndihmen e agjensive te specjalizuara qe i kane dhene forme sistemit UNESCO te OKB-se. Per me shume se 60 vjet rradhazi, UNESCO mori persiper nje mision te mbeshtetur mbi kushtetuten e vete i cili citon: " duke marre parasysh se lufta fillon ne mendjen e njerezve, eshte pikerisht ne mendjen e njerezve qe paqja duhet te ndertohet." Duke marre parasysh kete, Kushtetuta vete hedh drite mbi faktin se nje paqe e bazuar ekskluzivisht mbi akordet politike apo ekonomike te qeverive, nuk mund te jete nje paqe qe siguron nje mbeshtetje te perbashket, afatgjate dhe te sinqerte kombeve anembane botes, dhe se paqja duhet mbi te gjitha te ndertohet, per mos falimentuar, mbi solidaritetin intelektual dhe moral te qenies njerezore."


 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
 
Top