U shkarkua nga Cakaj/ Njihuni me shqiptaren që kandidon në zgjedhjet evropiane

Hera

Moderatorë
Staff member
[h=1]U shkarkua nga Cakaj/ Njihuni me shqiptaren që kandidon në zgjedhjet evropiane[/h]

Ndërsa u shkarkua nga Cakaj, Gerarta Ballo kandidon për zgjedhjet evropiane që do të zhvillohen në 26 maj 2019, si emërtesë e pavarur brenda listës së Partisë Demokratike, teksa kandidon në kolegjin zgjedhor të Italisë së Jugut.

Gerarta, ka nisur jetën e saj në itali në moshën 11 vjeçe dhe ka qenë gjithmonë aktive ndër vite si pjesë e komunitetit shqiptar të Italisë.

Ka kryer studimet në degën e marrëdhënieve ndërkombëtare në Torino dhe ka punuar si gazetare, duke themeluar njëkohësisht disa shoqata të cilat lidhen ngushtë me aktivitetin e saj për të rinjtë, emigrantët dhe gjeneratat e dyta. Në këtë qytet pothuajse 10 vjet më parë drejtonte emisionin radiofonik ‘Shqip in Torino’.

Pikë referimi për diasporën e hershme të arbëreshëve dhe atë të re shqiptaro-italiane, Gerarta nuk u shkëput nga Shqipëria. Përkundrazi, eksperienca e punës më e fundit është në diplomacinë shqiptare, ku punoi për dy mandate në Ambasadën e Shqipërisë në Romë.

Si studiuese e emigracionit dhe e realitetit kompleks të gjeneratave të dyta në Europë, ajo është angazhuar konkretisht për adresimin e problemeve të komunitetit shqiptar dhe arbëresh. Gjithashtu, është marrë me krijimin e rrjeteve mes shoqatave dhe profesionistëve për promovimin e Shqipërisë.

Gerarta gëzon respektin dhe mbështetjen e arbëreshëve, nga ku ka marrë edhe vlerësime, siç është titulli Qytetare Nderi e Lungro-s, bashki arbëreshe e Kalabrisë ku ndodhet selia e Ipeshkvisë së ritit bizantin.

Ballo është një nga diplomatet shqiptare, e cila u shkarkua nga detyra nga ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj, pas reformës që ai ndërmori.
 
Top