U inaugurua në janar, shembet hyrja e Komisariatit në Tiranë

Frank

No Love Lost, No Love Found!
komisariati-1.jpg

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kryeqytet. Hyrja e Komisariatit numër 6 në kryeqytet është shembur ditën e djeshme por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Ndërkohë sot janë vendosur skelat dhe po punohet për rikonstruksionin e pjesës hyrëse ku ndodhi dhe incidenti. Ky komisariat u inaugura rreth 4 muaj më parë, në janar të këtij viti nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Shiko fotografinë 1691157

Drejtori Veliu do të deklaronte se godina e re e Komisariatit, u ndërtua me fondin e buxhetit të shtetit prej 239 milion lekë me një sipërfaqe ndërtimore prej 2619m², të cilat do të shërbejnë për rreth 150 punonjës policie.

Balkanweb.com
 

Frank

No Love Lost, No Love Found!
????????
Per te qare dhe per te qeshur njekohesisht!
Fasada gjithandej, kta qe supozohet te na ruajne ne, nuk ruajne dot koken e tyre!
 
Top