Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏

arlinda rexhaj

New member
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏

BISMILAHI RRAHMANI RRAHIM ej popull shum dua t,mira paskeni shkru hallall ju koft
1 La havle,ve la kuvete il-la bil-lah
2 E ktheva fytyren time me besim te sinqertekah Ai,icili ka krijuar qiejt dhe token dhe un nuk jam prej idhujtarve.me te vertet namazi im,ibadeti im jeta dhe vdekja ime jan vetem per All-llahun,Zotin e te gjitha boterav.Nuk ka si Ai keshtu jam i urdheruar dhe une jam prej muslimanve.O Zoti im ti je Sundimtar i qdo gjesje ska te adhuruar perveq Teje,Ti je Zoti im dhe un jam robi Yt, i kam ber dem vete dhe i pranoj mekatet e mia pra mi fal te gjitha mekatet,sepse mekatet nuk i fal askush per veq Teje,me udhzo mua kah morali me i mire,sepse kah morali me i mir nuk udhezon askush tjeter per veq Teje dhe largo nga un sjelljen e keqe,sepse ate se largon askush tjete perveq Teje,Ty te pergjigjem dhe Ty te Madheroj,e gjith e mira esht ne duart Tua kurse e keqja ska vend te Ti,ekzistenca dhe rikthimi im jan ne duart Tua. i Madheruar dhe i Lartesaur je ,kerkoj falje nga Ti dhe te Ti pendohem
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏

Lutja kunder brengave

" Zoti yne un jam robi Yt ,
I biri i robit Tend ,
Fati im eshte ne duart e Tua ,
E kaluara ime eshte ne sundimin Tende ,
Drejtesia ne mua eshte percaktimi Yt ,
Te lutem me te gjithe emrat ,
Me te cilat ke quajtur Veten ,
Dhe te cilet i ke shenuar ne Librin Tend ,
Apo me te cilen ndonjeren prej krijesave Tuaja e ke mesuar ,
Apo per Vete i ke mbajtur ,
Beje Kur'anin pranvere te zemres sime ,
Drite te gjoksit tim ,
Duke me larguar nga deshprimi dhe brenga .
 
Last edited:

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏

O Zot!
Më dhuro
Një zemër
Falënderuese,
Një jetë
Shpenzuese,
Një veprimtari
Shpëtuese…




O Zot, ne jemi të dobët! Nganjëherë, në zemrën tonë na bëhet një pëlhurë e trashë, që na e kanë thurur që mos ta shohim të vërtetën. Nuk po mund ta shohim mëshirën Tënde mbrapa fatkeqësive.

Po gjëmojmë duke u ankuar. Po kundërshtohemi me të vërtetën, sepse nuk po pajtohemi me ato që vijnë prej Teje. Kjo meriton ndëshkime. Nga kjo po qajmë, duke parë goditjet e Tua të vërejtjes.

Falna gabimet! Dhe na bëj që të afrohemi në pikën që dëshiron Ti. Mos na lë në drejtimin tonë. Na drejto që t’i shërbejmë fesë islame. Bëj që besimtarët mos t’iu nënshtrohen veseve të këqija e të mos largohen nga themelet e besimit.
 
Last edited:

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏

“Zoti im , kërkoj mbrojtje nga dobësia, ose përtacia, nga frika e tepruar, nga koprracia, pleqëria e thellë dhe vuajtja e varrit. Zoti im, jepi shpirtit tim devotshmëri (bindje), pastroje, sepse Ti e pastron atë më së miri, Ti je Miku dhe Mbrojtësi i tij. O Zoti im, më ruaj nga dituria e cila nuk ka dobi, nga zemra, që nuk ka devotshmëri, nga egoja e pangopur dhe lutja e cila nuk pranohet
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏

O Zoti im, të falënderoj aq, sa mund të mbushen qiejt, aq sa mund të mbushet toka, aq sa mund të mbushet hapësira midis tyre dhe aq sa dëshiron Ti pas kësaj. Ti meriton çdo lavdatë, madhërim dhe respekt. Kjo është më reale dhe më meritore që robi mund ta deklarojë, ndërkaq që të gjithë ne jemi robërit Tu. Atë që e jep Ti, atë nuk mund ta ndalojë asnjëri, ndërsa atë që e ndalon Ti, atë nuk mund ta japë askush. Askujt nuk mund t’i sjellë dobi pasuria pa Ty!
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏

E lus Zotin e gjithesise me cilesite e Tij me te larta, me emrat e Tij me te bukur, me meshiren e Tij qe ka perfshire cdo fake, qe t'i fale gjynahet tona, te na e tregoj te miren sic eshte ajo dhe te na jape force ta mdjekim ate, te na e tregoj rrugen e keqe sic eshte ajo dhe te na forcoje qe te I largohemi asaj. Zotin na beft njerez te thjeshte,te paster,bujare,qe e jetojne jeten me nder, shpirtin e japin me besim dhe ringjallen me besimtaret,me deshmoret,me profetet. E lus Zotin te na ruaj ne, familjet tona dhe femijet tane nga te gjitha punet dhe veset e keqija. All-llahu na udhezoft ne rrugen e drejte dhe na befte prej banoreve te Xhennetit. Amin
 

Mbreti

Sop ne kanalin #Shqiperia
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏

Cdo njeri duhet te besoje ne zote i cdo lloje besimi qe esht sepse zoti esht misherusi i cdo gjeje krijusi i njerzimit dhe themelusi i cdo qelize lutem per cdo gje sepse vetem me lutje e nje besim te devotshem zoti do na shperblej Amin.......
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏

O Zoti ynë, na ndero me prijës të drejtë, të cilët ta kanë frikën Ty dhe janë të ndershëm me popullin e tyre!
Amin .
 

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏

 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏


 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏



 

Soulmind

oNcE...
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏

"Oh Allah, teach me to love others just like I love myself, teach me to judge myself just like I judge others. And if I have wronged anyone,give me the courage to apologize, and if anyone wronged me, give me the courage to forgive because you have taught me that forgiveness is the highest level of strength and revenge is the highest level of weakness. And I ask you not to forget me in your forgiveness"

*uroj tmos jete problem pse eshte ne anglisht!
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏

Ya Allah... te lutem , ndihmoju njerezve ne nevoj, dhe jepu atyre qe kerkojne...Meshiroj ata qe kerkojn meshire prej Teje, dhe fali ata qe kerkojn falje prej Teje..Udhezoj ata qe kerkojn Udhezim prej Teje.. dhe ndihmoju atyre qe kerkojn ndihme dhe shpetim...amin
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏

O Zoti im,une jam robi yt e biri i robit tend dhe i robereshes sate,balli im eshte ne doren tende.Dispozitat tuaja mbi mua i pranoj,i drejte eshte gjykimi yt mbi mua.Te lutem me cdo emer me te cilin e ke emeruar veten tende ose qe e ke zbritur ne librin tend,apo ia ke mesuar dikujt prejt krijesave tua,apo qe e ke mbajtur te fshehur ne diturin tende,bere Kur'anin pranvere te zemres sime dhe drite te gjoksit tim,shendrritje per pikellimin dhe largim nga deshperimi.

O All-llah, ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje; Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt, do të qëndroj besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit Tënd, sa të kem mundësi; Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar, Unë jam mirënjohës ndaj dhuntive Tua, i pranoj mëkatet e mia, andaj më fal, ngase mëkatet nuk i fal askush tjetër përveç Teje

O Zoti im, më jep shëndet në trupin tim, O Zoti im, më jep shëndet në të dëgjuarit tim, O Zoti im, më jep shëndet në të pamurit tim. S'ka të adhuruar tjetër përveç Teje. O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga kufri (mosbesimi) e varfëria dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga dënimi i varrit. S'ka të adhuruar tjetër përveç Teje

O Zoti im, kërkoj nga Ti falje dhe shpëtim në këtë botë dhe në Ahiret. Zoti im, kërkoj që të më falësh dhe të më mbrosh në fenë time dhe në jetën time, ma mbro familjen dhe pasurinë time. O Zoti im, m'i mbulo të metat e mia dhe më qetëso në momentet trishtuese.O Zot, më ruaj nga para dhe prapa, në të djathtë, në të majtë dhe nga lartë; kërkoj nga ti që të më mbrosh të mos më lëshojë toka.

O i Gjallë përgjithmonë, O Mbikëqyrës i çdo gjëje, me mëshirën Tënde kërkoj ndihmë, ma përmirëso tërë gjendjen time dhe mos më lë të mbështetem në veten time, as sa një lëvizje e syrit)

O Zoti im, të lutem më jep dituri të dobishme e furnizim të mirë dhe të lutem Të m'i pranosh veprat e mia)
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏


O Zoti im, nëse unë ty të kam harruar ...​


Më mjafton Mëshira Jote !​


O Zoti im, nëse të gjithë njerëzit janë sjellë ashpër me mua ..
Më mjafton Butësia Jote !

O Zoti im, nëse të gjithë njerëzit më kanë bërë padrejtesi ..
Më mjafton Drejtësia Jote !

O Zoti im, nëse të gjithë njerëzit me kanë tradhëtuar...
Me mjafton Besnikeria Jote !

O Zoti im, nëse të gjithë njerëzit më kanë harruar...
Më mjafton Përkujtimi Jote !

O Zoti im, nëse të gjithë njerëzit më kanë braktisur...
Më mjafton Prania Jote !

O Zoti im, nëse të gjithë njerëzit më kanë dëmtuar...
Më mjafton Kompenzimi Jotë !

O Zoti im, nëse të gjitha sëmundjet më kanë kapluar...
Më mjafton Shërimi Jotë !

O Zoti im, nëse të gjitha brengat më kanë rënduar...
Më mjafton Lehtësimi Jotë !

O Zoti im, nëse të gjitha rrugët më janë ndaluar...
Më mjafton Udhëzimi Jotë. !

O Zoti im, nëse të gjitha kopshtet më janë shtrenjtuar..
Më Mjafton Xhenneti ...
Më mjafton Xhenneti ...

Na bënë prej banorëve të Xhennetit o Zot. Amin


Përshtati: Dr. Abdurezak, Preshevë.​
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏

O Allah shkaterroj ata qe ne emer Tend dhe fese Islame bejne zullume dhe vrasin njerez te pafajshem!!! Amin!!!..
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏


Allahu është i bukur dhe e do të bukurën. Ai është i drejtë dhe e do drejtësinë. Allahu është i pastër dhe e do pastërtinë.

o Allah ndihmoje atë njeri që është i pastër dhe i drejtë, dhe
shkatërro atë njeri që ia nxin fytyrën apo jetën një muslimani, pa drejtë dhe pa arsye.
Amin!


Shpresat na mbeten të pavdekshme në Ty o Allah, kurse me dyfytrëshat e armiqët tanë, të lutem na i hap sytë tanë që ti shohim me kohë, ata se kush në të vertet janë. Askush nuk humb rrugën, përveq atij që ka lajthitur dhe askush nuk udhëzohet për veq atij që e ke udhezuar Ti, por udhëzimin Tënd nuk e merr ai që sdo, por vetëm ai që do. Ty te mbeshtetemi, Ty te perulemi, gjithqka që posedojmë ne është e percaktuar dhe ajo është prona Jote. Ti na ke krijuar, Ti na ushqen, në tokën Tënde jetojmë dhe perseri tek Ti rikthehemi.

Falenderimi ynë nuk e shton as nuk pakëson Sundimin Tënd sepse Ti je i Lavdishëm, i Lartëmadhëruar e Fuqiplotë. Të duam o Zot Një, dhe shpresa jonë e vetme je Ti, të lutemi mos na largo nga Mëshira yte, sepse sna duhet askush kur Ti je i hidheruar me ne. Të lutem na udhëzo në rrugën e drejtë, në rrugën e vërtet përveq të cilës tjeter rrugë nuk ka. Mos na bën o Zot prej rrugës së gabuar, rrugës se mashtruar e as prej atyre qe kanë mashtruar veten, por na bën të jetojmë e të vdesim me njerëzi, me kënaqesi e plotëbindje ndaj teje o Zot!

Jetojmë dhe vdesim, tek Ti o Zot është rikthimi ynë, andaj bën që rikthimi ynë të jetë i lumtur e jo dështues! AMIN!
(sado njeriu i pasur e mbret te jetë, cdokush e perjeton vdekjen në një shtrat).


Dua nga Jetesa

 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏

 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏

Thuaj: “O All-llah, Sundues i çdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij që do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij që do dhe e përul atë që do, e lartson atë që do. اdo e mirë është në dorën Tënde , vërtet, Ti ke mundësi për çdo gjë!” Ti e fute natën në ditë dhe Ti e fute ditën në natë, Ti nxjerr nga i vdekuri të gjallin dhe nga i gjalli të vdekurin dhe Ti e begaton pa masë atë që do! (Suretu Ali Imran, 26-27).


Zoti im, më dhuro mua urtësi dhe më bashko me të mirët! Më bën përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas. Më bën prej trashëguesve të Xhennetit të begatshëm; E mos më turpëro në ditën kur do të ringjallen. Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët. (bën dobi) Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë! (Suretul shu’ara, 83-85 dhe 87-89)
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏

Shoku i afërt i të Dërguarit të Allahut, Ebu Bekri, i kërkoi atij t'i mësonte një du'a, dhe ai [s.a.v.s] u përgjigj:

"Thuaj: 'O Zoti im, vërtet, i kam bërë padrejtësi vetes, dhe asnjë s'i fal mëkatet përveç Teje. Ndaj, më fal me faljen Tënde dhe kij mëshirë mbi mua, sepse padyshim, Ti je shumë Falës, i Gjithëmëshirshëm'."
 
Top