Trendi më i rrezikshëm që po përhapet në masë, as mos e çoni ndërmend të vishni këpuc

Jetmira

Well-known member

Të veshësh këpucët pa çorape është një ndër trendet më të dëmshme për shëndetin sipas ekpertëve, por rezulton se veshja e gjysmë çizmeve plastike është edhe më e rrezikshme. Sipas Dr. Rock Positano, drejtues i Non-surgical Foot and Ankle Service në Spitalin e Operacioneve Speciale në New York, veshja e këtyre këpucë të përhapura tashmë në masë rrit rrezikun e infeksioneve kërpudhore në këmbë.

Kontakti i këmbëve të djersitura me materialin plastic të këpucëve, mungesa e ajrosjes mund të krijojë një mjedis ideal në të cilin infeksionet fungale mund të lulëzojnë.Në prani të lagështisë, nxehtësisë, jo vetëm që do të shumohen bakteret në sipërfaqen e lëkurës, por këto të fundit do të ngjiten dhe pas këpucëve, riveshja e të cilave rrit rrezikun e infektimit.

Nëse sërish doni t’i vishni këpucët pa çorape për ndonjë rast, ja çfarë duhet të bëni për të parandaluar infeksionet kërpudhore.
Spërkatini këmbët me antidjerësë përpara se të vishni këpucët.
Mos vishni të njëjtat këpucë çdo ditë.
Jepini këpucëve 48 orë për t’u tharë.
Përdorni qese çaji të thata për të thither lagështinë e tepërt nga pjesa e brendshme e këpucëve.
 
Top