Tregime te ndryshme...

princesha

Warrior Princess
Titulli: Tregime te ndryshme...

Telefonata e fundit nga NENA:
I lajmerohet nena ne telefon:
Ai: Alo.
Nena: Biri im, ku je?
Ai (i ndryshon pamja e fytyres): Jam duke dalur nene, pse pyet?
Nena: Mire djali im i dashur por sikur te kishe ardhur te me marrish me makine sepse kam nje cante te rende me gjera qe kam blere ne pazar.
Ai: Jam shume i zene nene sepse kam nje takim te rendesishem.
Nena: Zoti te rujt biri im i dashur. Selam.
Ai: Selam (dhe ia mbylli telefonin).
Pasi e mbylli me nenen, ja, cingeroi perseri celualri i tij, kur pa se ishte e dashura e tij, u gezua shume dhe me nje ze ledhatues: Alo.
Ajo: i dashur.
Ai: zemer.
Ajo: me ke ishe duke folur?
Ai: Me nenen!
Ajo: pse cfar do ajo?
Ai: me thirri te shkoj ta marr me makine sepse kishte nje cante te rende me ushqime nga pazari!
Ajo: A do shkosh?
Ai: Natyrisht qe nuk do shkoj shpirt! E dashur per nje cerek ore me ke aty prane teje, me prit.
U vesh shpejt, u parfymos, i rregulloi floket dhe doli. Posa doli nga shtepia, ja perseri numri i nenes se tij e therret!
Ai: Aloo nene, ti perseri!
Nje ze i huaj, nuk ishte tani zeri i nenes: Esselamu alejkum zoteri. A e dini kush eshte pronar i ketij numri.
Ai: (shume i trishtuar nga frika) Eshte numri i nenes time, pse cfare ka ndodur, hajr inshallah?
I huaji: Nena juaj ka pesuar nje aksident te rende dhe ne telefonin e saj gjetem thirrjen e fundit qe kishte bere, me ju kishte biseduar per here te fundit!
Ai: per 10 minuta vij ne spital.. Kur arriti ne spital, e gjeti dhomen ku nena e tij ishte e shtrire dhe e tera e mbuluar ne gjak dhe ne frymat e fundit. Lotet nuk i mbante dot djali por si duket ishte shume vone per tu arsyetuar.
Nena: Pse erdhe biri im, une iu thash mjekeve most te thirrin qe mos te trishtojne birin tim te dashur.
Ai: e dashur nene, ti do behesh mire, ashtu sikur ke qene me pare.
Nena: Birim im, pse nuk erdhe te me marrish me makine? Bleva disa gjera apostafat per ty qe te gatuaj nje embelsire te mire sonte, prandaj shpejtoja qe embelsiren ta gatuaja sonte per ty, perndryshe do visha duke ecur.
Duke shqiptuar fjalet e deshmise, nena e tij kaloi ne boten tjeter ndersa mjeket filluan ti thonin TE ALLAHUT JEMI DHE TE AI DO TE KTHEHEMI, ju te jeni shendosh bir.
Djali nuk i besonte asaj qe po shihte dhe degjonte: Nene, ti deshiron mua te me mberzisish, ti nuk ke vdekur, ju mjek mos me thoni ashtu, ajo do te zgjohet. Nene zgjohu, mjaft luajte me mua…zgjohu…zgjohu…zgjohu!!!!
Nena e cila para nje ore e kishte mare ne telefon…nena… te cilen e erefuzoi ta ndihmonte…nena e cila… e cila…e cila…nuk jetonte me. Sikur ta dime sinqersiht vleren e saj para se te pendohemi.
Nëna është mësuese e sakrificës, profesoreshe e flijimit dhe bujarisë së pakushtëzuar. Të gjitha nënat janë madhështore dhe sakrifikuese.

Nga arabishtja: Zekerija Rushani
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Tregime te ndryshme...

O ZOT ME DHURO ME VAJZE
{ngjarje e vertet dhe interesante}
Ishte një njeri të cilin Allahu e furnizoi me gjashtë fëmijë dhe të gjithë ishin vajza.
Gruaja e tij ishte shtatzënë me të shtatin, dhe frikohej burri se ndoshta edhe fëmija i shtatë do të jetë vajzë, e jo djalë.
Vendosi që nëse edhe fëmija i shtatë i lind vajzë, e jo djalë, ta divorcin gruan e tij!!
Atë natë kur bie në gjumë, e sheh në ëndërr se është bërë Kiameti dhe se zjarri i Xhehenemit u afrua. اdo herë kur e merrnin deri te ndonjë derë e
Xhehenemit, e gjente para saj një nga vajzat e tij, e cila e pengonte dhe e ndalonte që të hyn në Xhehenem. Kështu në të gjitha gjashtë dyert e gjente njërën nga vajzat e tij dhe të gjitha e pengonin dhe nuk e linin të hyn brenda, përveç se tek dera e shtatë. Aty nuk kishte kush ta mbronte dhe ta pengonte.
Nga ky paralajmërim u tremb fort, dhe e vërejti se qëllimi i tij kishte qenë i gabuar dhe u pendua fort dhe e luti Zotin e vet, duke i thënë: “O Zot, më furnizo edhe me të shtatin, vajzë.”
 
Last edited:

princesha

Warrior Princess
Titulli: Tregime te ndryshme...

Sulltan Sulejmani dhe plaka

ulltan Sulejmani konsiderohet një nga Sulltanët më të fuqishëm të Shtetit Osman. Ai deshi të ndërton xhaminë më të madhe dhe më të bukur, që të mos gjendej askund e ngjashme dhe që i përhstatet personalitetit të tij. Atë që paramendoi edhe e realizoi.

Zgjodhi vendin më të bukur në Stamboll dhe filloi ndërtimin e xhamisë së madhe me katër minare. Xhamia u emrëtua sipas emrit të tij, xhamia Sulejmanije…

Thuhet që sulltan Sulejmani ka gjet ndërtimtarët më të mirë të cilët i paguante rregullisht, madje edhe më tepër nga çmimi i kërkuar, ashtu që të kishte më shumë sevape nga kjo vepër hajri. Shpesh herë edhe personalisht merrte pjesë në ndërtimin e xhamisë. Me ditë të tëra i mbikqyrte mjeshtrit si punojnë, ndërsa shpesh herë bartte gurëz të rëndë të cilët përdoreshin në themelet e xhamisë.

Kur mbaroi ndrëtimi i xhamisë dhe kur katër muezinët duhej të këndojnë ezanin e sabahut nga katër minaretë dhe të njoftojnë hyrjen e namazit të sabahut, atë natë ai ëndërron se në këtë vepër madhështore (hajrat) i takon vetëm gjysma e sevapit. U zgjua paksa i prekur, i habitur dhe ngapak i irituar dhe ashtu priti agimin dhe ezanin e parë.

Kur u zbardh, urdhëroi të thirren vezirët dhe njerëzit e ditur që të këshillohet me ta. Pasi ua tregoi ëndrrën, mori përgjigjen se në ndërtimin e xhamisë ka pjesë edhe dikush tjetër.

Sulltani shpërndau lajmëtarët e tij të pyesin a ka paguar apo dhuruar dikush diçka pa dijen e tij në ndërtimin e xhamisë. Pas disa ditëve, para sulltanit e sollën një plakë modeste. I sqaruan që jeton e vetme në një shtëpi të rrënuar dhe kinse ekzistencën e siguron ashtu që për çdo ditë lyp rrugëve të Stambollit.

– Po përse ma sollët këtë plakë? – pyeti sulltani.

– Sulltani ndershëm, ajo thotë që një ditë ka vërejtur që ndërtohet xhami e re, ka blerë 2-3 kilogramë gëlqere dhe i ka hudhur ke gëlqerorja perandorake, prandaj e sollëm – i thanë rojtarët.

– E nga çfarë mbijeton oj plakë e nderuar? – e pyeti sulltani.

– Nga mëshira e Allahut dhe bëmirësia e njerëzve të mirë – u përgjigj me zë amënor plaka.

– Sa gëlqere ke hudhur në gëlqerore? – pyeti sulltani.

– Eh, sikur ta dija, o udhëheqës fisnik. Ishin tre copëza, dhe asnjëra jo më e madhe se sa dy grushtat e njeriut kur të bashokohen.

Sulltani u çua, eci nëpër dhomën mbretërore, mandej me zë të ashpër i urdhëroi që ti sjellin tre qese me ari. Kur u kthyen sherbetorët, Sulltani iu afrua plakës dhe ia froi tre qeset dhe qetë i tha:

– Pranoje këtë nga unë, prej sot nuk do të kesh nevojë të lypësh.

Plaka çoi sytë, e ledhatoi butësisht me shikimin e vet dhe qetësisht i tha:

– O Sulltan Fisnik, Allahu të dhëntë gjitha të mirat dhe akoma më tepër pasuri, mirëpo nuk ka pasuri në botë për të cilën do ta shisja hajratin (bëmirësinë) time. Po, a nuk e dinë që Allahu shpërblen sipas nijjetit dhe mundit të dhënë. Insani (njeriu) duhet të angazhohet aq sa është në mundësinë e tij. Unë kam dhënë aq sa kam mund dhe posedoja, gjithashtu edhe ty ashtu ke vepruar. Prandaj Allahu na shpërbleu njëlloj.

Sulltani uli kokën dhe thellë psherëtiu. Atë ditë, qëndroi gjatë pranë dritares duke shikuar xhaminë e bukur. Ndërsa në vendin e plakës akoma qëndronin qeset me dukat.

Muhammedi alejhis-selam ka thënë:

“Kush ndërton një xhami, madje të vogël sikur foleja e zogjëve, Allahu do t’i ndërtoj shtëpi në Xhennet.”

URTثSIA

Nuk ngarkohet askush përtej mundësisë që ka, ndaj mos lejo të të ik rasti të japish nga ajo që të furnizoi Krijuesi i Madhërishëm. Kur e pyeti Pejgamberin alehis-selam një as’hab, çfarë të dhruoi ai që nuk posedon asgjë, i tha: “Buzëqeshja në fytyrën e besimtarit është sadaka.”

A thua nuk kemi mundësi madje këtë të bëjmë?!

Përktheu: Lutfi Muaremi
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Tregime te ndryshme...

Hoxha i nderuar Albani dhe frika prej syfaqësisë dhe shtirjes

Erdh një dijetar prej dijetarëve të hadithit nga Bangladeshi për ta vizituar hoxhën e nderuar imam Albanin, njëkohësisht kërkoi nga hoxha për ta vizituar Bangladeshin, për ta bind hoxhën për në vizitë i tregoi se ata që kërkojnë dhe dëshirojnë ardhjen e hoxhës janë afër katër milion njerëz dhe kanë marr me qira një fushë futbolli ku hoxha të mban ligjërata....

Hoxha refuzoi, mirëpo hoxha nga Bangladeshi i tha: Hoxhë një javë nuk është gjatë...prapë refuzoi hoxha...Pastaj hoxha nga Bangladeshi tha bile tri ditë...mirëpo prapë refuzoi hoxha...vazhdoi hoxha Albani të refuzon çdo ofertë të hoxhës nga Bangladeshi derisa hoxha refuzoi të shkon të mban një ligjëratë dhe të njëjtën ditë të kthehet prapë.

Të pranishmit u habitën dhe ishin kureshtar se përse hoxha i nderuar nuk shkon për të ligjëruar qoftë edhe për një ditë.....

Hoxha i nderuar Ebu Lejla (nxënës i hoxhës Alban) e pyeti hoxhën: O Hoxhë i nderuar përse refuzove këtë kërkesë, përse nuk shkove në Bangladesh për të ligjëruar....

Hoxha Albani i tha: o Ebu Lejla a nuk dëgjove se çfarë tha.....Ebu Lejla i
habitur e pyeti e çfarë tha?

Shejhu i tha: A nuk e dëgjove se ata që dëshirojnë të më dëgjojnë janë katër milion njerëz!!!
"Paramendo të ligjëroj tek një masë prej katër milionësh a do të jem i sigurt se nuk do më kaplon syfaqësia dhe shtirja"....


Ishte një mësim madhështor nga hoxha për të pranishmit, nxënësit e tij dhe gjithë myslimanëve, që të largohen nga vendet ku mund të jenë shkatërruese për thirrësat syfaqësia...

 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Tregime te ndryshme...

Njeriu i urtë dhe tre barcoletat

Disa njerëz vazhdimisht vinin tek njeriu i urtë dhe çdoherë ankoheshin për të njëtat probleme…
Një ditë njeriu i urtë u tregoi një barcolete dhe të gjithë qeshën.

Pas disa minutash përsëri ua tregoi të njëjtën, mirëpo këtë herë vetëm disa qeshën.

Kur të njëtën barcoletë ua tregoi për të tretën herë, askush nuk qeshi.

Njeriu i urtë u tha: Nëse nuk mund të qeshin për të njëtën barcolete disa herë, atëherë pse qaheni gjithmonë për të njëtat probleme?

Mesazhi:

Mund të flisni për probelemet tua çdo ditë, mirëpo me këtë s’mund të arrini asgjë. Përvershni mëngët dhe zgjidhni problemete tuaja, dhe mos lejoni që ato probleme të bëhen mjete me të cilat bleni keqardhjen dhe mëshirën e njerëzve tjerë derisa vetë nuk bëni asgjë që t’i zgjidhni ato.
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Tregime te ndryshme...

Tregohet se profeti dhe mbreti Sulejman a.s (Solomoni), ishte ftuar të marrë pjesë në një ceremoni dasme, pasi martohej djali i një fisniku.
Atij i vjen engjëlli i vdekjes dhe i tregon se djali që martohej, do të vdiste ditën e martesës. Profeti Sulejman u ndje në siklet nga kjo, prandaj dhe vendosi të mos shkojë në ceremoni.
Pasi kishte përfunduar ceremonia e dasmës, babai i dhëndrrit shkon tek profeti Sulejman dhe e kritikon për faktin që nuk kishte vajtur në ceremoninë e dasmës së djalit të tij. Profeti nuk dinte çfarë përgjigje ti japë.
Pasi ai u largua, profeti Sulejman a.s e pyeti engjëllin e vdekjes se çfarë kishte ngjarë që djali i atij fisniku nuk kishte vdekur atë ditë.
Engjëlli i vdekjes i tha:”Isha rrugës për ta ndarë nga kjo botë, kur më vjen një urdhër tjetër për tu kthyer.
Shkaku ishte se një zonjë e moshuar dhe shumë e varfër, ishte afruar pranë dasmës. I ati i dhëndrit e kishte parë dhe e kishte pyetur se çfarë halli kishte. Ajo i kishte thënë se ishte e uritur dhe i ati i dhëndrit nuk i kishte dhënë çfarëdo lloj ushqimi, por ushqim mbretërish, pikërisht ushqimin tënd. E moshuara, në ato çaste, me lot në sy ishte lutur:”Zoti i dhashtë jetë të gjatë dhëndrit o njeri i mirë!” dhe Zoti ia pranoi lutjen në çast.”
Nëse kalon pranë një harabeli i cili po pi unë në një pellg, mos iu afro, por lëre të qetë derisa të shuajë etjen. Ky akt është tregues i mirësisë në zemrën tënde dhe do të vlerësohet nga Zoti.
Nëse një mace të pret rrugën, mundohu ta shmangësh dhe mos e shtypësh me makinë. Kush mëshiron krijesat e Zotit, mëshirohet prej Zotit.
Nëse dëshiron të hedhësh thërrimet e ushqimit, hidhi pranë një foleje milingonash. Ashtu siç u çove të mira andej nga nuk e prisnin, mund të të vijnë dhe ty të mirat andej nga nuk e prisje.
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Tregime te ndryshme...


Tث UROJ MJAFTUESHثM

Shiko fotografinë 29336


Ishin kohët e fundit për një nënë dhe vajzën e saj që ecnin se bashku në momentet e tyre të fundit në aeroport. Duke qëndruar pranë portës së sigurisë, ato u përqafuan dhe e ëma tha: "Unë të dua dhe te uroj mjaftueshëm!"

Vajza u përgjigj: "Mami! Jeta jonë së bashku ka qenë më shumë se e mjaftueshme. Dashuria jote ka qenë gjithçka për të cilën kam pasur nevojë. Edhe unë të uroj mjaftueshëm mami!" U përqafuan, u puthën dhe vajza u largua.

Nëna po ecte drejt dritares pranë të cilës isha ulur unë. Duke qëndruar atje, unë shihja që ajo deshironte dhe kishte nevojë të qante. U përpoqa të mos ndërhyja në privatësinë e saj, por ajo u ofrua duke më pyetur: "I keni thënë ndonjëherë dikujt lamtumirë, duke e ditur se do të ishte hera e fundit që e shihni?"

"Po, kam thënë," iu përgjigja. "Ju kërkoj ndjese për pyetjen, por përse është përgjithmonë kjo lamtumirë mes jush dhe vajzës tuaj?" ‘

Zonja u përgjigj: ”Unë jam e moshuar dhe ajo jeton shume larg. Kam sfida përpara dhe e vërteta është që udhëtimi i saj i ardhshëm do të jetë për varrimin tim!"

Unë e pyeta: Kur po ndaheshit duke thënë lamtumire, ju dëgjova të thoshit: "Të uroj mjaftueshëm" Bën të ju pyes çfare domethënie ka?"

Ajo buzëqeshi.
"ثshtë një urim, që është përcjellë brez pas brezi tek ne. Prindërit e mi e përdornin me të gjithë."

Mandej ndaloi një moment, ngriti syte lart sikur ishte duke e kujtuar në detaje dhe buzëqeshi edhe më shumë. *

Kur ne thamë: 'Unë te uroj mjaftueshëm ' ne i dëshirojme personit tjetër të ketë një jetë të mbushur me gjëra të mira për ta mbajtur atë. "

Pastaj u kthye drejt meje, duke treguar vazhdimin, radhitur nga kujtesa e saj:

"Të uroj mjaftueshëm diell, për ta ruajtur shkëlqimin tuaj!
Të uroj mjaftueshëm shi, për të vlerësuar diellin më shumë!
Të uroj mjaftueshëm lumturi, për të mbajtur shpirtin tuaj gjallë!
Të uroj të ardhura të mjaftueshme, për të kënaqur kërkesat e tua!
Të uroj mjaftueshëm bekime, për të vlerësuar lamtumirën e fundit! "

Pastaj filloi të qante përsëri dhe u largua.

Thonë se:
Kerkohet një minutë për të gjetur një person të veçantë.
Nje orë për ta vlerësuar atë.
Një ditë për ta dashur.
Dhe një jetë të tërë për të harruar.


Edhe ne, ju urojmë të gjithëve mjaftueshëm!

 

Monique

Shine like a Moon!
Staff member
Titulli: Tregime te ndryshme...

Gruaja flokëverdhë ishte e martuar dhe kishte tre fëmijë kur tërhoqi vëmendjen e shkrimtarit të ri në atë kohë D.H Lawrence. Tre muaj pas takimit me të, Lawrence kuptoi se Frida ishte gjithçka ai kishte kërkuar përmes krijimeve të tij. Dhe gjithçka donte ai e mori: Frida u nda nga bashkëshorti, profesor gjuhe në universitet, për t’u lidhur në martesë me autorin e “Bij dhe dashnorë”.
A do të kishte kuptim një histori dashurie mes një shkrimtari të njohur dhe muzës së tij pa letra dashurie? Pa dyshim që jo dhe Frida kishte shumë syresh.
“Ndiej se nuk mund të duroj dot gjatë, nuk mund të pres më. Kam dy orë që qëndroj ulur, pa lëvizur asnjë muskul, thjesht duke të menduar. I kam shkruar një letër Ernestit. Duhet t’i themi atij gjithçka kemi për t’i thënë. Kjo marrëdhënie duhet të ndërtohet pa gënjeshtra. Unë të dua dhe jam i gatshëm të përballem me gjithçka. Kjo situatë më torturon çdo ditë e më tepër, ndaj nuk mund të rri pa bërë asgjë. Të dua kaq shumë! Mos ia trego këtë letër të tjerëve, as motrave të tua. Mos u ndje në faj. Unë të dua dhe një ditë do të paguajmë për dashurinë tonë…”,- shkruante ai Fridës.
Disa prej këtyre letrave i drejtoheshin bashkëshortit të saj të parë ndërsa ishin ende të martuar.
“Po ju drejtohem thjesht si një burrë i cili, ashtu si ju, po vuan. ثshtë vërtet një torturë ky pozicion. Të tre ne jemi duke vuajtur. Unë e dua gruan tuaj. Edhe ajo më do mua. Zonja Weekley ndihet e frikësuar prej jush, aq sa s’mund të jetojë jetën e saj. Ju e dini që gratë janë kaq të brishta, ndaj lëreni të vazhdojë jetën e saj. Mos më shihni si një ish-studentin tuaj, por thjesht si një burrë. E di që nuk do të mund të më falni. Do të e tepërt ta kërkoja këtë”, – shkruante Lawrence.

D.H. Lawrence u martua me Fridën në vitin 1914 dhe jetuan bashkë deri në vdekjen e shkrimtarit, në vitin 1930, në moshën 44-vjeçare.
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Tregime te ndryshme...


Kulla prej rëre


Shiko fotografinë 29348


Një plak shikonte fëmijët në breg të detit duke ndërtuar kullën nga rëra.
Pasi e përfunduan kullën e paramenduar për të cilën harxhuan shumë kohë dhe durim, arriti vala e detit dhe për një moment e rrafshoi kullën e rërës përtoke.
Plaku priti që fëmijët t'ia plasin vajit dhe të tërboheshin. Mirëpo, fëmijët u ulën, u kapën dorë për dore dhe filluan të qeshin, e pastaj filluan ndërtimin e kullës së re.
Plaku buzëqeshi dhe më vete tha: - Më mësuan një leksion të rëndësishëm. Të gjitha gjërat që i bëjmë për një kohë të gjatë dhe me shumë energji, zhduken në rërë. Të përhershme janë vetëm marrëdhëniet tona me njerëzit. Herët a vonë do të vie vala dhe do ta bart atë që kemi ndërtuar me aq mund. Kur kjo të ndodhë, mund të qeshin vetëm ata që kanë me kë të mbahen për dore.

Asgjë në këtë botë nuk është e përjetshme, të gjitha janë të përkohshme.
اdo gjë që humb është pa vlerë. Prandaj mos u kapni për të përkohshmen duke lënë pas dore atë të përhershmen.

 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Tregim: Përdore mendjen!


I verbëri i cili në njërën anë mban qypin e në tjetrën fenerin. Ai del natën nga shtëpia e vet dhe shkon deri te sheshi i madh me pus, ku mlidhen njerëzit për të mbushur enët e veta me ujë. I verbëri ngadalë duke mbajtur një fener mbërriti te bunari dhe kur i erdhi rradha e mbushi qypin e vet me ujë dhe u nis për në shtëpi. Gjatë rrugës për në shtëpi takoi një njeri i cili u habit se qfarë i duhet të verbërit feneri që bën dritë!

Mendonte me zë: ”Për qfarë i duhet të verbërit feneri, qfarë fiton ai prej kësaj?”
E dëgjoi i verbëri. Kur iu afrua ai njeri, e pyeti me zë: ”Qfarë të duhet feneri?”

I verbëri buzëqeshi dhe i tha:
“Sikur veq pak të mendoje, nuk do të më pyetje për këtë!

A nuk e sheh se është errësirë kudo rreth nesh?”

Njeriu e lëviz kokën dhe thotë: ”Ashtu është, por ti qfarë dobie ke nga feneri kur je i verbër?”

I verbëri tha: ”Hej, njeri me sy e mbaj fenerin që ti të më shohësh! Sikur të mos e mbaja, dikush prej kalimtarëve do të mund të përplaset me mua nga shkaku i errësirës.” Kur e mbaj fenerin të ndriquar ndriqoj qdo gjë përreth vete, në mënyrë që të mos ndeshem me dikë dhe kështu e ruaj enën time të mos thyhet. A nuk është ashtu, vëlla?”

Njeriu uli kokën nga kjo situatë e pakëndshme: ”Të falëminderit për këshillën dhe urtësinë tënde! Mos më gjyko! Unë jam i paditur dhe i verbër, edhe pse shoh me sy, e jo ti. Ti je i menqur, edhe pse nuk sheh! Pranoje ndjesën time! Sikur të kisha menduar drejt, nuk do ta kisha bër një pyetje të tillë!”



Yusuf Estes
Përshtati: F.M

 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Shoku i vërtetë

Na ishin një herë nja dy shokë. Njëri ishte i ngathët, i drejtë dhe i qetë, kurse tjetri shumë i shkathtë, i zgjuar dhe i lëvizshëm. Një ditë ky i shkathëti shkon te shoku i vet dhe i thotë se ka probleme në punë dhe lyp prej tij para. Shoku i sinqertë nuk ia prish dëshirën dhe pa një pa dy ia jep të gjitha paratë që kishte. Ky i merr paratë dhe e rregullon situatën e vet. Pas një kohe, i shkathëti vjen sërish te shoku i vet dhe i thotë që të hiqte dorë nga vajza me të cilën ai ishte i fejuar dhe priste martesën, duke i thënë se ky e donte shumë këtë vajzë, pra të fejuarën e shokut të vet. Shoku u habit tej mase. Nuk dinte çfarë t’i thoshte. Mirëpo, midis tyre ekzistonte një dashuri aq e madhe dhe e fuqishme, saqë nuk mund t’i thoshte shokut “Jo”. Si pasojë ky heq dorë nga e fejuara.

Me kalimin e kohës, këtij të ngathëtit nuk i shkojnë punët mbarë dhe përnjëherë i vjen ndërmend shoku i vet. Shkon te vendi i punës së shokut duke menduar se do t’i ndihmonte pasi që edhe ky i kishte ndihmuar atij kur ai kishte qenë ngushtë. Kërkon prej tij që t’i gjente vend pune në punëtorinë e vet, mirëpo ai nuk i gjeti dot. Kthehet prapë i mbushur plot dëshpërim e pendesë. Mirëpo, prapë, nuk mund të zemërohej me shokun që kishte.


Një ditë, duke ecur rrugës, atij i afrohet një plak i sëmurë. I thotë djaloshit se ishte i varfër dhe se nuk mund t’i blinte ilaçet. Djaloshit i dhimbet fort plaku, shkon ia blen ilaçet, e çon në shtëpinë e vet, e shtrinë në shtrat për t’u qetësuar dhe vazhdojnë të bisedojnë për një kohë… Pas disa ditësh djaloshi merr vesh se plaku kishte ndërruar jetë… Plaku kishte qenë shumë i pasur dhe gjithë mallin e tij ia kishte lënë trashëgim djaloshit të ngathët. Ky i ngathëti, me pasurinë që i kishte lënë plaku, dhe paksa me zemër të thyer ndaj shokut të vet, shkon dhe blenë një shtëpi karshi punëtorisë së tij…

Një ditë, vjen një lypëse plakë dhe i troket derës së djaloshit. Plaka i thotë se është shumë e uritur dhe kërkon prej djaloshit t’i jepte diçka për të ngrënë. Djaloshi, pa menduar fare, e merr plakën brenda dhe ia ngop barkun me ushqim të ngrohtë. Ky dëgjon prej saj se ajo ishte e vetme, ndaj i thotë se edhe ky ishte i vetmuar fare. I thotë plakës që nëse ajo donte, mund të rrinte bashkë me të, t’i bënte punët e shtëpisë dhe të përgatiste ushqimin… Gruaja plakë, pa menduar fare, e pranon menjëherë propozimin e djaloshit.

Pas një kohe, plaka i drejtohet djaloshit të ngathët duke i thënë se duhej të gjente një vajzë të përshtatshme dhe të martohej me të. Djaloshi i thotë se nuk dinte si ta gjente dhe nuk dinte a kishte dot ndonjë të tillë. Plaka i thotë se ajo e njihte një dhe se nëse ky donte mund ta takonte me të… Dhe pas shumë takimesh me vajzën, këta dy të rinjtë vendosin të martohen. I përgatisin dhe i shpërndajnë ftesat për dasmë… Djaloshi edhe pse me zemër të thyer, përsëri nuk kishte mund ta harronte shokun e vet të ngushtë. Andaj edhe atij i dërgon një ftesë.

Dhe ja, dita e dasmës erdhi… Në sallonin e mbushur plot mysafirë, djaloshi e merr mikrofonin dhe fillon t’u tregojë mysafirëve krejt atë çfarë i kishte ndodhur në jetë: “Dikur kam pasur një shok të cilin e doja shumë fort. Një ditë, kur s’i shkonte mbarë, erdhi dhe më kërkoi para borxh. Ia dhashë të gjitha që kisha. Një herë tjetër më tha se e pëlqente shumë të fejuarën time dhe kërkoi prej meje të hiqja dorë prej saj. Me zemër të thyer e të përgjakur, e braktisa edhe të fejuarën… Thjesht nga arsyeja se ne ishim shokë të vërtetë. Nuk kisha dëshirë t’ia prishja qejfin shokut… Kur më vonë mua s’më shkonte mbarë, shkova te punëtoria e tij dhe e luta të më gjente punë. Mirëpo ai nuk më dha punë. U dëshpërova shumë. Mirëpo, prapëseprapë, nuk jam i zemëruar me shokun tim. Sepse ne ishim shokë të vërtetë.”

Me të dëgjuar këto fjalë, shoku i shkathtë nuk duron dot dhe e merr mikrofonin në dorë dhe fillon edhe ky të flasë: “Edhe unë dikur kam pasur një shok të vërtetë që e doja fort. Kur nuk më shkoi mbarë, kërkova prej tij para. Ai m’i dha të gjitha paratë që kishte… Më vonë ia kërkova të fejuarën. I dëshpëruar dhe i brengosur, ai e braktisi edhe të fejuarën. Mirëpo, arsyeja pse kërkova të ndahej nga e fejuara ishte se ajo vajzë nuk meritonte të bëhej grua e tij. Meqë shoku im ishte i ngathët dhe s’e kuptonte dot këtë, unë vetëm në këtë mënyrë mund ta shpëtoja… Kur ishte ai në zor, erdhi tek unë dhe kërkoi ta punësoja, mirëpo unë nuk mund ta shihja shokun tim më të ngushtë të punonte nën komandën time. Për këtë arsye dhe nuk i gjeta punë… Plakun që ai e takoi në rrugë, ishte babai im. Ai ishte pranë vdekjes. Atë unë e dërgova te shoku im dhe unë i thash atij që gjithë pasurinë t’ia linte trashëgimi atij… Gruaja plakë që erdhi të lypte te porta e tij ishte nëna ime. Unë e dërgova atë te shoku që ai të jetonte më mirë e më lehtë… Kurse gruaja me të cilën ai sot po martohet, është motra ime më e vogël. Unë e binda atë që të martohej me shokun tim…

Mysafirë të nderuar, ja, kjo është miqësia dhe dashuria jonë.”
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Filteri i trefishtë

Gjatë periudhës së artë abasite, një nga dijetarët e Bagdadit, kryeqyteti i hilafetit islam të asaj kohe, mbante reputacionin se kishte dituri të madhe. Një ditë, një i njohur takoi dijetarin e madh dhe i tha: “A e di çfarë sapo dëgjova për shokun tuaj?” “Prit pak” i tha dijetari. “Para se të më tregosh, dua të kalosh një test të vogël. Quhet “testi i filterit të trefishtë”.
“Filter i trefishtë?”, pyeti me habi njeriu.
“Po”, vazhdoi dijetari.

“Para se të më flasësh rreth mikut tim, do të ishte ide e mirë të ndalesh një moment dhe të filtrosh atë që do të thuash. Për këtë arsye e quaj test filteri të trefishtë. Filteri i parë është vërtetësia. A je absolutisht i sigurt se ajo që do të thuash është e vërtetë?”
“Jo”, i tha njeriu. “Në të vërtetë, vetëm dëgjova për këtë dhe...”
“Në rregull”, i tha dijetari. “Pra, nuk e di në të vërtetë se a është e saktë apo jo. Tani, le të shohim filterin e dytë – mirësia. Vallë, ajo që do të më tregosh rreth shokut tim, a është gjë e mirë?” – “Jo, përkundrazi...”

“Hëm”, vazhdoi dijetari. “Ti deshte të më tregosh diç të keqe në lidhje me të, por nuk e dije nëse është e vërtetë. Ti edhe më tej mund të kalosh testin, sepse ka edhe një filter tjetër, filteri i tretë – dobia. A është e dobishme për mua ajo që do të më tregosh për të? – “Jo, në fakt.”
“Atëherë,” konkludoi dijetari, “nëse ajo që do të më tregosh mua nuk është as e vërtetë, as e mirë, e as e dobishme, pse të më tregosh?”

“O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin, as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që gratë e tjera të jenë më të mira se ato që përqeshin (duke e nënçmuar njëri-tjetrin) dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape. Pas besimit është keq të përhapet llagapi i keq. E ata që nuk pendohen, janë mizorë!” (Kuran, 49: 11)

Përktheu nga anglishtja: Arsim Jonuzi
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Tregimi: Gjashtë të verbërit dhe elefanti!




Njëherë në një fshat jetonin gjashtë të verbër. Një ditë fshatarët u thanë: “O ju njerëz, ka një elefant në fshat sot.” Ata nuk kishin ide se çka ishte elefanti. Me vete thanë: “Edhe pse nuk do të mundemi ta shohim, sidoqoftë le të shkojmë dhe le ta ndiejmë nga afër.” Të gjithë shkuan te vendi ku ishte elefanti. Gjithsecili prej tyre e preku.

“Hej, elefanti qenka shtyllë”, tha njeriu i parë, i cili ia kishte prekur këmbën.

“Jo, jo. Qenka si litar”, tha i dyti, i cili ia kishte prekur bishtin.
“Jo, jo. Qenka si trung i trashë peme”, tha i treti, i cili ia kishte prekur feçkën (zgjatim i madh i hundës së elefantit).
“Jo, qenka si freskore (përdorëse në trajtë gjysmërrethi prej letre, prej pendësh, prej plastike etj., që shërben për të bërë fresk kur është vapë) e madhe dore”, tha i katërti, i cili ia kishte prekur veshin.
“Jo, qenka si mur i madh”, tha i pesti, i cili ia kishte prekur barkun.
“Jo, jo. Qenka si gyp i madh”, tha i gjashti, ia kishte prekur çatallin (dhëmb i madh, që del anash i shtrembër).

Ata nisën të diskutonin rreth elefantit dhe çdonjëri prej tyre këmbëngulte se ai kishte të drejtë. Dukej se po humbte torua. Një i mençur kaloi pranë dhe pa atë që po ndodhte. U ndal dhe i pyeti se ç’ishte puna. Ata iu përgjigjën: “Nuk mundemi të pajtohemi në lidhje me atë se si duket një elefant.” Pastaj secili prej tyre shfaqi mendimin e vet në lidhje me dukjen e elefantit. Njeriu i mençur me qetësi u shpjegoi: “Që të gjithë keni të drejtë. Arsyeja se pse secili prej jush është duke e treguar ndryshe është se të gjithë ju keni prekur nga një pjesë të ndryshme të elefantit. Pra, në të vërtetë elefanti ka të gjitha ato pjesë që ju i përmendët.”

“ثhëm.”, ofshanë të gjithë. Dhe polemika e tyre kishte përfunduar. U ndjenë të gjithë të lumtur për faktin se të gjithë kishin pasur të drejtë.

Morali i këtij rrëfimi është se mund të ketë pak të vërtetë në atë që dikush e thotë. Ndonjëherë mund ta shohim të vërtetën, kurse ndonjëherë jo, meqë të tjerët mund të kenë këndvështrim tjetër prej nesh me të cilin ne mund të mos pajtohemi. Së këndejmi, në vend se të polemizojmë si të verbërit e këtij rrëfimi, më e udhës do të ishte të thoshim: “Ndoshta edhe ju keni arsyet tuaja.” Në këtë mënyrë asnjëherë nuk hyjmë në grindje. E vërteta mund të thuhet në mënyra të ndryshme. Pra, ky rrëfim na mëson të jemi tolerant ndaj të tjerëve për këndvështrimet e tyre. Kjo mënyrë na mëson të jetojmë në harmoni me njerëzit, të cilët mendojnë ndryshe...


/k-ks/

 
Top