Transferimet e lojtareve 2018/2019!

CliveOwen

Anëtar i ri
Te gjitha trasferimet dhe te bisedojm per mekaton e veres, se cfare lojtar do trasnsferohen, si do duket nje kip me keto transfer etj etj.
 

CliveOwen

Anëtar i ri
Zyrtare: Sarri trajner i ri i Chelseat

sarri-e1486649870173-780x439.jpg

Chelsea ka emëruar Maurizio Sarrin në pozitën e trajnerit të klubit.

Klubi londinez e ka konfirmuar transferimin vetëm pak ditë pasi shkëputi bashkëpunimin me Antonio Conten.

“Jam i lumtur që po vij te Chelesa në Ligën Premier. Jam i entuziazmuar për periudhën e re të karrierës time”.

“Mezi pres të filloj punën dhe të takoj lojtarët të hënën para udhëtimit në Australi, ku unë do të njoh skuadrën dhe ku ne do të fillojmë aksionin”.

“Shpresoj se mund të bëj futboll argëtues për tifozët tanë dhe ne do të luftojmë për trofe në fund të sezonit, gjë që klubi e meriton”, u shpreh Sarri për faqen zyrtare të klubit londinez.

Në faqen zyrtare të Chelseat vlerësohet lart loja atraktive e Sarrit e instaluar te Napoli, që besohet se ka qenë një prej arsyeve të angazhimit të tij. /Telegrafi/
 
Top