trajtat e mbinjeriut - Migjeni

jana80

Super Moderator
Staff member
cfar ndihme kerkon?

Trajtat E Mbinjeriut

Një vegim shpirtnuer n’errsin të paskajshme
në botën e mjerimit,
një rreze e diellit
me ngrofë zêmrën e ngrime të kësaj botës së varfshme.

Shpejt zdhuken pranverat, po si shkumbë e detit
dhe shembet hareja,
e stinat e vjetra
pa ngjyra pa trajta mjellin fara helmit.

Nana-dhé vejushë dhe me gjitë shitue
na pjellë fryte t’egra,
na p jell hitha, ferra
– s’u gjet burr i dêj andjet me i a zgjue.

Kot e kanë sot njerzit, dhe më kot dikojnë djersën…
Sa qesharak mbesin!
sa qesharak vdesin!
Ndër éthe mundimi për me shijue jetën.

Hafrojnë buzët té gota, dojnë një hurmë të vetëm…
por pah! bjé në tokë gota
thehet në njëmijë copa
shuhet drit’ e synit, vdesin njerzit t’ etshëm.

Shpirt i kryqzuem, mârrzi e vulosun
esht kjo jetë njeriu…
(zgërdhiu, zgërdhiu
deri në kupë të qiellës ironي e poshtun!)

Por… po! po! por diç po due me thanun…
ndoshta ka me ardhun…
ndoshta ka me zbardhun…
një agim i pritun, dit’ e parathanun.

N’ardhemeni të trash’gueme Mbinjeriu vrehet,
ndërgjegjë pa dyshime,
ndërgjegjë pa trillime,
me një grusht graniti që kurr nuk do thehet.

Një sfinks i madhnueshëm Mbinjeriu i ardhshëm,
pa zêmër, pa ndjenja,
syt e tij rrufena –
qarkullojnë rreth rruzllit tue synue vrânshëm.

Kohnat e kalueme në ballë të Mbinjeriut
janë gjurma luftimi
janë shenja hidhnimi
– se jetë e ré lindet me vdekje të njeriut.

Qarkullojnë rreth rruzllit tue synue vrânshëm.
 

Vvetoni

Anëtar
oo shum flm
po per analize mund te me thuash dicka?
Analiza (greq. ανάλυση - analisi = zgjidhje) është një ndarje e një lënde tërësore ose mendore në pjesët e saj përbërëse për studim të veçuar.
 

jana80

Super Moderator
Staff member
Analiza (greq. ανάλυση - analisi = zgjidhje) është një ndarje e një lënde tërësore ose mendore në pjesët e saj përbërëse për studim të veçuar.
Vvetoni ky donte ti benim detyrat e shtepise... hahaha
por kjo poezi eshte sa filozofike aq sa edhe sh analitike...
mbinjerezorin po e kerkojme te gjith e cdo epok eshte nje rreth me lart se e shkuara ndaj e pashe te arsyeshme ta analizoj vete ..pa kopje :)
 

kitrra 123

plak gjufurrak
shkruaj Migjenit ne viber se ai ka kohe me shume se ne :D
 
Top