Tradita Interesante - Veshjet popullore

Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: Veshje popullore shqiptare..

Veshja me tirq.
Elementi më tipik i kësaj veshje janë tirqit të cilët kanë formën e pantollonave të ngushta prej shajaku (më të shumtën e rasteve të bardhe dhe më rrallë të zi ose të murmë). Përgjithësisht ato lidhen poshtë belit (në kërdhokell) shoqëruar edhe me një brez të leshtë me vija disangjyrëshe. Në pjesën e sipërme vishej një këmishë me mëngë të gjata, jelek pa mëngë dhe xhamadan me mëngë të gjata, të dy prej shajaku. Në stinë të ftohta mbi xhamadan vishej edhe një xhaketë me mëngë të shkurta dhe me jakë marinari (prej shajaku me ngjyrë të zezë) e quajtur diku xhurdi, diku tjetër kaporane ose herkë . Tirqit zakonisht janë mbajtur në Shqipërinë Veriore, në Kosovë dhe në Shqiperinë Verilindore, duke arritur deri në rrethin e Beratit.


Veshja me fustanellë
Edhe kjo veshje burrash këtë emertim e merr nga nje lloj fundi i bardhë, i bërë me pelhurë pambuku dhe me shumë rrudha. Nën kete fund mbatheshin të mbathura të gjata, mbi të cilat nga nyje e këmbës e deri tek gjuri visheshin kallei prej shajaku. Ne disa raste këto zgjateshin deri në rrëzë të kofsheve, prandaj dhe quhen kofshare.
Në pjesen e sipërme vishej një këmishë e shkurtër me mëngë të gjera, jeleku dhe mengorja (në mënyrë të varura pas). Ne bel vinin një brez të gjerë leshi, mbi të dhe një tjetër prej lekure të zbukuruar mbi të cilin futeshin e vareshin armët e brezit. Në stinën e ftohtë pjesë e kësaj veshje ishte edhe flokata e leshit. Ndonëse në kokë vihej një feste e bardhë me një thumb në mes. Deri në fillim të shek. XX kjo veshje është mbajtur ne te gjitha trevat shqiptare, që nga Kosova e deri ne çamëri. Më pas ajo u kufizua vetem ne fshatrat e Shqipërisë së Jugut.


Veshja me Brekesha
Edhe në kete tip veshjesh emërtimi lidhet me pjesën e poshtëme të veshjes, e cila ka formen e pantollonave të gjera, të bëra me pëlhur leshi ose pambuku të endura në avlemend shtëpiak. Gjithmonë ato ishin të gjata deri në nyjen e këmbës si dhe shoqeroheshin me një brez të gjerë leshi me ngjyrë të kuqe në vishnje. Në pjesën e sipërme të trupit vishej kemishë me mëngë të gjata dhe të ngushta. Në stinët e ftohta pervee jelekut e xhamadanit prej shajaku, vishej edhe jakucja me xhufka (një lloj xhakete me mëngë të shumta). Kjo veshje është përdorur në fshatrat e Zadrimes (në stinë të ngrohta) ne Shqipërinë e Mesme dhe disa fshatra te Matit, Martaneshit, Mirditës, Librazhdit etj.


Kostume Popullore,Mirditore.


Kostume Tradicionale,Shqiptare,xhubleta.
E merr këtë emër nga një lloj fundi në formë këmbane të valëzuar, i qepur me rripa prej shajaku të vendosur njeri pas tjetrit në linjë horizontale, bashkimi i të cilëve realizohet me gajtana të hollë prej leshi. Xhubleta shoqerohet edhe me disa pjesë të tjera prej shajaku me ngjyrë të zezë, si të xhubletës të cilat quhen grykës, mange, dhe krahol. Pjesë tjetër është edhe brezi i gjerë i zbukuruar me rruaza dhe gajtana i cili në të folmen vendore quhet kerrdhokell. Në kokë mbahej një shami e bardhë, e lëshuar mbi shpatulla. Këmbët mbroheshin me kellei shajaku ose me çorape të gjata si dhe me opinga lekure. Veshja me xhubletë në gjysmën e poshtëme ka formën e këmbanës dhe në gjysmën e sipërme ngjan me veshjen e kryqëtarëve, sikundër dhe mjaft simbole të gdhendura mbi këtë kostum, si koka e demit kretan, forma kryqi, svastike, etj janë të njohura si të templarëve. Koleksionistja Dano pohon se misteri i veshjes së zezë, shkëlqen nga të gjitha pikëpamjet, si nga ndërtimi, teknika e endjes, ornamentikës së qëndisjeve, derdhjes së stolive, etj. Misteri i veshjes së zezë është më i madh se dija mbi përmbajtjen e saj.
Kjo veshje është mbajtur në të gjitha malesitë e Alpeve të Shqipërisë përfshirë edhe pjesën e alpeve në Malin e Zi. Xhubleta përfaqeson veshjen më të hershme në Shqipëri dhe në Ballkan. Ajo sjell mesazhet e qyteterimit ilir në kulturën popullore shqiptare.



Veshje popullore tiranase



Shkoder_Tropoje.


 

Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: Veshje popullore shqiptare..

Malsia e Madhe


Prespe


Vajza shkupjane


Kostume Popullore Shqiptare,Tropoje.


Kostume Popullore,Ansambli i Durresit.


Kostume Popullore,Shqiptare_Shkoder.


Kostume Popullore,Shqiptare _ Puke
Ne kete foto: Kengetari Perlat Sheqeri



Kostume Popullore,Shqiptare_Malsia e Madhe.
Foto nga:Sebastian Tinaj


Kostume Popullore,Shqiptare_Rugove.
Foto nga:Tole Rugova


Kostume Popullore,Shqiptare.
Foto nga:Jup Krasniqi




 

Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: Tradita Interesante - Veshjet popullore

Fustanella,Tiranë! (1913)

 
Top