Thenie te ndryshme.....

princesha

Warrior Princess
Kisha dasht me e hap kete teme, edhe ate tek forumi islam, pasi theniet do te jene ketu vetem nga dijetare musliman ose hadithe te pejgamberit, ose keshilla te ndryshme....
Shpresoj te gjeni kohen se paku ti lexoni... Do ia filloi une me nje:

:fluturoze:Hasan el Basri ka thënë:''Epshi të con në mëkat,Pasuria është sëmundje e mendjelartëve, Kjo botë është treg në të cilin fitohet bota tjetër.'':fluturoze:

---------- Post added at 20:40 ---------- Previous post was at 20:39 ----------

Po të kishin mëkatet tona erë,askush nuk do na rrinte afër.(Ebu Hanife)

---------- Post added at 20:43 ---------- Previous post was at 20:40 ----------

Profeti Muhammed (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "Allahu eshte me Bujari, dhe Atij nuk i pelqen t'i ktheje duart e roberve te Tij bosh kur i drejtohen Atij (per lutje/dua)". (Transmeton Tirmidhiu, hadithi 3556)
 
Last edited:

Akull

Anëtar i Nderuar
Pe: Thenie te ndryshme.....

Un kam fiksim kete shprehje :Kur te jesh ne maj te bjeshkes do shikosh qe nuk je aq larte .( Thote pervoja )
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Thenie te ndryshme.....

‎" Per gjdo gje ka ushqim, e ushqimi i zemres eshte permendja e All-llahut " ( Ebu Derda, r.a )
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Thenie te ndryshme.....

Kopracia është turp; frika është mangësi; skamja ia ul vlerën fjalës së mençur; i mjeri është i huaj në vend të tij. (Imam Aliu r.a.)
 

Orkela Qereti

New member
Pe: Titulli: Thenie te ndryshme.....

Kopracia është turp; frika është mangësi; skamja ia ul vlerën fjalës së mençur; i mjeri është i huaj në vend të tij. (Imam Aliu r.a.)
Përshëndetje

Edhe turpi është një degë e imanit. Ky hadith është Muttefekun alejhi dhe këtë e transmeton Ebu Hurejra r.a.

Hadithi tjetër vie nga Imran bin Husejni r.anhuma tregohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: -Turpi sjell vetëm mirësi- i nderuar Loverboy !

Thelbi i turpit, sipas mendimit të dijetarëve eminentë, është karakteri që e nxit njeriun që t’i braktisë të këqijat dhe që e ndalon që të mos ia japë të drejtën që i takon secilit person. Ndërsa Ebul Kasim El-Xhunejdi r.a. duke e përshkruar turpin thotë: “Turpi është shikimi i shenjave të All-llahut, d.m.th. shenjat e begative të Tij dhe shikimi i mungesave të veta. Produkt i këtyre të dyjave është turpi.”
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Thenie te ndryshme.....

‎***Madje ka të tillë që po thonë se Kur’ani është një libër i vjetër prej 1500 vitesh dhe nuk i përshtatet më kohës tonë, sa pak dije kanë këta njerëz, po a nuk e shohin se sa më shumë që kalon koha, aq më i ri po bëhet Kur'ani ! (Bekim Rrahimi * Prishtinë)***
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Thenie te ndryshme.....

Fudejl ibën Ijjadi ka thënë: “Esenca e të jetuarit thjeshtë është të qenët i kënaqur me Allahun e Plotfuqishëm e të Lartësuar.”
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Pe: Titulli: Thenie te ndryshme.....

Edhe turpi është një degë e imanit. Ky hadith është Muttefekun alejhi dhe këtë e transmeton Ebu Hurejra r.a.
Padyshim !!!

-Turpi sjell vetëm mirësi- i nderuar Loverboy !
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Zemërgjeri është afër Allahut, afër Xhenetit, afër njerëzve e larg nga Xhehenemi, ndërsa koprraci është larg Allahut, larg Xhenetit, larg njerëzve e afër Xhehenemit; dhe bamirësi analfabet është më i dashur te Allahu se koprraci i devotshëm!”

Ne kete rast, nuk ka dobi, kur e kemi parasysh edhe hadithin tjeter te transmetuar nga Ebu Sejidi, te shenuar ne Tirmidhi:

“Janë dy vese që nuk bashkohen te besimtari: koprracia dhe sjellja e keqe!”
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Thenie te ndryshme.....

Xhabiri transmeton nga Pejgamberi, alejhi selam, i cili ka thënë:
“Dita e xhumasë ka dymbëdhjetë orë dhe në njërën prej këtyre orëve nëse një rob i Allahut i lutet për diçka Atij, Ai me siguri do t’i përgjigjet lutjes së tij. Kërkojeni atë në orën e fundit pas namazit të ikindisë.” (Muslimi)

---------- Post added at 09:26 ---------- Previous post was at 09:24 ----------

Vertet Allahu e shtrin Meshiren e Tij gjate nates qe te fale gjynahqarin e dites, dhe e shtrin Meshiren e Tij gjate dites qe ta fale gjynahqarin e nates...! (Muhamedi a.s.)
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Thenie te ndryshme.....

Me mbylljen e syve te ballit, hapen syte e kraharorit; me uljen e shikimit te syve, ngrihet shikimi i zemrave. Kur drita e zemrave, nepermjet syve shkaperderdhet, zemrat per drite varferohen, erresohen.

Ulni shikimet, sepse ulja e shikimit ngre larte devotshmerine e zemrave !

|Avni Tafili|
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Thenie te ndryshme.....

Në betejën në mes të dallgës dhe të shkëmbit gjithmonë fiton dallga; jo në saje të fortësisë, po në saje të këmbënguljes...
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Thenie te ndryshme.....

Eshtë e frikshme të marrësh atë që do .. sepse që nga ai moment .. ke dicka që mund të humbësh .."
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Thenie te ndryshme.....

Pejgamberi sal-all-llahu alejhi ve sel-elm ka thënë: “Sikur t’i lejohej dikujt t’i bënte sexhde dikujt, do të urdhëroja gruan t’i bënte sexhde burrit të saj” (Transmeton Ibn Maxhe, Ahmedi, Ibn Hibbani)
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Thenie te ndryshme.....

"Sikur dikush prej jush të mbante mend atë që unë e mbaj mend dhe sikur ta kishte parë gjeneratën e parë të muslimanëve, gjeneratën e ndershme, me të vërtetë do të brengosej deri në pikën e fundit, ngase do të bindej se më seriozi prej jush është si më joseriozi prej tyre, ndërsa më punëtori prej jush eshte si ai prej tyre që nuk është angazhuar kurrë." (Hasan El-Basriu)
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Thenie te ndryshme.....

‎| Përkujto Allahun në ditë të mira, Allahu të përkujton në ditë të vështira |
 

Hartini

Moderatorë
Titulli: Thenie te ndryshme.....

Feja eshte shpirt i nje regjimi te pashpirtshem , ajo eshte opium per popujt . Karl Marks.
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Thenie te ndryshme.....

~♥ “Allahu e ndriçoftë fytyrën e atij që dëgjon një hadith nga ne, e mëson përmendsh dhe e përcjell ashtu siç e dëgjon." ♥~
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Thenie te ndryshme.....

’’Kudo që të jeni vdekja do t'ju kapë, po edhe në qofshi në pallate të fortifikuara...’’ (Kur’an, Nisa 78)
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Thenie te ndryshme.....

Mos u mbeshtet ne MUR se bie e të zë..Mos u mbeshtet tek NJERIU se vdes e të Lë..Por mbeshtetu te ALL-LLAHU i cili është NJE !
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Thenie te ndryshme.....

Nese behesh i mire, bota e ka nje njeri te keq me pak! (Urtesi)
 
Top