Thenie mbi shqiptaret

Violetta

>> KS- AL. etnike <<


Ata që do donin t’i ngopnin shqiptarët me retorikë.

Në vend të urojnë zhvillimin intelektual të tyre, japin provën më të qartë të armiqësisë së tyre ndaj shqiptarëve.





Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve…

Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari.



Faik Konica (Albania 16, 15-30 korrik 1898).

 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Shqiptari duket si i bër:

- për të qenë lodër e një mashtrimi të përjetshëm;
- një fatalitet i dhimbshëm rri pezull mbi këtë popull të mjerë.




Faik Konica (Albania 15-30 janar 1899 C).
 

Jetmira

Well-known member
Kan ndryshuar koherat.
Nuk jan shqiptaret sic kan qene.
Sot vriten per nje fjale goje,nuk presin ti vrasi armiku.
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

SHQIPثRI e pa bërë, bëje të bërë..... bëje ose vdis!

UKSHIN HOTI


Edhe nëse ky qe fati im, unë pajtohem me të, pavarësisht nga çmimi që mund ta paguaj, sepse fëmijët e mi dhe jo unë vetë, janë kuptimi i jetës sime. Atdheu e fiton kuptimin me ta dhe jo pa ta, pasi që për atdheun mund të luftohet vetëm në emër të njerëzores dhe kurrsesi ndryshe.

Ukshin Hoti


Ukshin Hoti ishte profesor, shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare ne Kosovë gjatë viteve 80-ta dhe 90-ta. Ishte një ndër intelektualet më të arsimuar në Kosovë! Ai kishte qenë edhe ligjerues në disa universitete në SHBA ku edhe kishte studiuar dhe diplomuar.





 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Nuk duam ta kemi në zemër të atdheut shqiptar një fole sllave…

Isa Boletini, 1903




ps. kjo thenie po pershtatet shum bukur Mitrovicën tonë sot…...
 
Top