Thenie fillozofike shqiptare

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
SAMI FRASHERI

اdo ditë e jetës sate është një faqe e biografisë sate, kujdesu ta shkruash mirë,

sepse një faqe e keqe ndyn gjithë librin.



Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.



Zgjuarësia është një dritë hyjnore, ndriçimi i së cilës ndrit jo vetëm sipërfaqen e

sendeve, por edhe brendinë e tyre.



Më i forti i njerëzve është ai që është i zoti të përmbajë vetveten



Ajo që qeveris botën nuk është as forca, as ligji, por është mirësjellja dhe edukata.



Bota është një shesh i ekspozuar shiut dhe erës; ai që në këtë shesh e ruan dritën e

përpjekjes e të kuptimit dhe nuk e shuan, është filozof i vërtetë.





S’ka njeri të pafajshëm në botë; i mëncuri nuk i thotë djalit mos gabo, por e këshillon

të gabojë sa më pak.



Nuk i takon gjë dhëmbit të skiles që qëndron e mbyllur në strofkun e vet.



Njerëzit ndryshojnë nga njëri-tjetri nga koka, jo nga këmbët



Miqësia është si drita e shkrepëtimës; sa më i errët të jetë vendi, aq më shumë

ndriçon.

 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Thenie fillozofike shqiptare

Rruga e jetës është drejtësia, mos u ndaj nga rruga për të hyrë nëpër rrugica.



Njeriu mentar nuk flet për veten e tij dhe për punë që i përkasin atij vetë.



Kush ve interesat e përgjithshme mbi të tijat, është njeri me të vërtetë.



Jeta e njeriut është një pe i dredhur nga lumturia dhe fatkeqësia. Po të ishte

dredhur vetëm nga fatkeqësia, do të ishte këputur shpejt, po të ishte përbërë vetëm

nga lumturia, do të ishte tepër i ashpër dhe nuk do të hynte në punë.



Gabimi i atij që punon me dëshirë dhe endje, është më i mirë se të qëlluarit e atij

që punon pa dashur.



Grada e qytetërisë dhe e moralit të një populli kuptohet nga këngët dhe lojërat e

tij.



E vërteta është një lloj ujë i nxehtë që del nga toka, i cili shkrin dëborërat dhe

akujt që ka përqark, i bën për vete dhe shtohet duke shkuar dhe sado që mund të ngrijë duke u ftohur ajri, pa kaluar shumë kohë prapë bëhet siç ka qenë (ujë i

rrjedhshëm).

 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Thenie fillozofike shqiptare

Gjithësecili dëshiron t’i shohë njerëzit e mëdhenj, por më mirë është të shohësh

veprat e tyre, d.m.th. të shohësh ata vetë, sepse idetë e tyre s’kuptohen nga fytyrat

e tyre, por dallohen nga veprat e tyre.



Kush nuk merret vesh me vëllanë, s’merret vesh fare me bashkëqytetarët e tij.



Njeriu të mos ketë frikë nga ligji, të ketë turp nga bota, të ketë frikë nga

ndërgjegjeja e tij.



Mendojmë se njeriu vdes dhe shkon, mirëpo të vdekurit janë ata që edukojnë

fëmijët tanë, që na mësojnë dituritë dhe shkencat, kur marrim në dorë një libër

dhe e lexojmë në vetmi në një çip dhe, sipas rastit, ata na bëjnë të qeshim apo të

qajmë.



Ai që pranon këshilla, është më i madh se ai që jep, sepse, sa lehtë është të japësh

këshilla. aq rë-ndë është t’i pranosh.



Dyshimi është gur argjendari i së vërtetës, kush dyshon në marrëdhëniet e

përditshme, s’gabon asnjëherë, kush dyshon në veprimet e veta, bëhet filozof.



Një kokërr gruri nuk e mbush dot hambarin, por ndihmon kokrrat e tjera që e kanë

mbushur.



Ai që i përgjigjet me ligësi mirësisë sate, bëhet mjet për të bërë të njohur mirësinë

tënde dhe ligësinë e vet.



Forca e mendimit hy në punë më shumë se tehu i shpatës; prandaj ruaje atë dhe

mbaje gati për ta përdorur në kohën e duhur.



Shkalla e parë e marrëzisë është të kujtosh se je i mençur.

 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Thenie fillozofike shqiptare

Njeriu ka nevojë për arsim ashtu si bima për ujë. Ashtu sikundër që thahet pema

kur është e njomë, po nuk u vadit, edhe njeriu thahet shpirtërisht po nuk u edukua

qysh në fëmijëri (vogëli), sepse nuk i mbetet gjë për t’i shërbyer njerëzimit.



Njeriu nuk është i përjetshëm, le të përpiqet të jetë e pavdekshme ajo që do të

thotë dhe ajo që do të bëjë.



Gjërat që numërohen të shenjta, si mendja, njohuria dhe dituria, nga shkaku i

lakmisë për famë e madhështi, s’mund t’u qëndrojnë disa dëshirave të kota,

ndërsa dashuria mund çdo gjë. Dashuria duron varfërinë, nevojën, urinë,

mundimin, poshtërimin — çdo gjë. Dashuria e ndryshon skëterën në parajsë. Në

qoftë se kërkohet një shenjë e botës shpirtërore në botën lëndore, ajo shenjë është

dashuria.



Fjalët dhe punët e njerëzve të mëdhenj nuk janë sipas vendit e kohës së tyre, ata

mund t’i përshtaten çdo kohe dhe çdo vendi.



Kush bazohet në forcën, bie për tokë po sa të thyhet forca, por ai që bazohet në

drejtësinë, është i mbështetur në një godinë të fortë që nuk shembet kurrë.





Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij — morali i përgjithshëm.
 

korado

President
Titulli: Thenie fillozofike shqiptare

Te gjitha vlejne shume.Kjo e fundit me pelqeu me shume se te gjitha!
 

sabah

Anëtar i Respektuar
Mos harro se janë 4 gjëra në jetë të cilat nuk mund t'i rekuperosh:
1. Guri - pasi është lëshuar;
2. Fjala – pasi është thënë;
3. Rasti – pasi është humbur;
4. Koha – pasi ka kaluar.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Ai që di shumë flet pak.

Buka po u thye s’ ngjitet me nje Peshtymë.


C’ ke bërë do të ta bëjnë.


Dardha bie nën dardhë.


Dardha e ka bishtin mbrapa.


Dhelpra kur nuk e arrin rrushin, thote eshte i pa bere.


Dëgjo shtatë a tetë dhe përsëri bëj si di vetë.


Gjella me kripë dhe kripa me karar.


Gjuha, vete aty ku dhëmb dhëmbi.


Gjuha kocka s’ ka por kocka thyen.


Jeto sikur do vdesësh nesër. dhe mëso sikur do jetosh gjithmonë.


Më mirë një vezë sot, sesa nje pulë mot.


Më thuaj c’ shokë ke , të të them se cili je.


Mendja e madhe.. e keqja e të zotit.


Me mikun ha e pi, por tregëti mos bëj.


Mollën e mirë, e ha derri.


Mos u mundo të nxjerrësh dhjamë nga pleshti.


Mos i shiko gunën, po shikoji punën.


Nje dru i shtrembër, shtrembëron gjithë stivën.


Njëra dorë lan tjetrën, të dyja lajnë fytyrën.


Miku i mire, duket ne kohë të veshtira.


Sheh rrushi rrushin, dhe piqet.


Rri shtrembër e fol drejt.


Nuk mbahet shtëpia me miell hua.


S’ mbahen dy kunguj nën një sqetull.


Ujku qimen e ndërron por zakonin nuk e harron.


Ai që është shok me të gjithë, nuk është shok me asnjë.


Cdo hap drejt kulturës, është hap drejt lirisë.


Dashuria per rininë, si qumështi për feminë.


E keqja bëhet shpejt, e mira vjen ngadalë.


E shara është arma e të dobëtit.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
اdo ditë e jetës sate është një faqe e biografisë sate, kujdesu ta shkruash mirë,
sepse një faqe e keqe ndyn gjithë librin.

Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.

Zgjuarësia është një dritë hyjnore, ndriçimi i së cilës ndrit jo vetëm sipërfaqen e
sendeve, por edhe brendinë e tyre.

Më i forti i njerëzve është ai që është i zoti të përmbajë vetveten

Ajo që qeveris botën nuk është as forca, as ligji, por është mirësjellja dhe edukata.

Bota është një shesh i ekspozuar shiut dhe erës; ai që në këtë shesh e ruan dritën e
përpjekjes e të kuptimit dhe nuk e shuan, është filozof i vërtetë.


S’ka njeri të pafajshëm në botë; i mëncuri nuk i thotë djalit mos gabo, por e këshillon
të gabojë sa më pak.

Nuk i takon gjë dhëmbit të skiles që qëndron e mbyllur në strofkun e vet.

Njerëzit ndryshojnë nga njëri-tjetri nga koka, jo nga këmbët

Miqësia është si drita e shkrepëtimës; sa më i errët të jetë vendi, aq më shumë
ndriçon.

Rruga e jetës është drejtësia, mos u ndaj nga rruga për të hyrë nëpër rrugica.

Njeriu mentar nuk flet për veten e tij dhe për punë që i përkasin atij vetë.

Kush ve interesat e përgjithshme mbi të tijat, është njeri me të vërtetë.

Jeta e njeriut është një pe i dredhur nga lumturia dhe fatkeqësia. Po të ishte
dredhur vetëm nga fatkeqësia, do të ishte këputur shpejt, po të ishte përbërë vetëm
nga lumturia, do të ishte tepër i ashpër dhe nuk do të hynte në punë.

Gabimi i atij që punon me dëshirë dhe endje, është më i mirë se të qëlluarit e atij
që punon pa dashur.

Grada e qytetërisë dhe e moralit të një populli kuptohet nga këngët dhe lojërat e
tij.

E vërteta është një lloj ujë i nxehtë që del nga toka, i cili shkrin dëborërat dhe
akujt që ka përqark, i bën për vete dhe shtohet duke shkuar dhe sado që mund të
ngrijë duke u ftohur ajri, pa kaluar shumë kohë prapë bëhet siç ka qenë (ujë i
rrjedhshëm).

Gjithësecili dëshiron t’i shohë njerëzit e mëdhenj, por më mirë është të shohësh
veprat e tyre, d.m.th. të shohësh ata vetë, sepse idetë e tyre s’kuptohen nga fytyrat
e tyre, por dallohen nga veprat e tyre.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kush nuk merret vesh me vëllanë, s’merret vesh fare me bashkëqytetarët e tij.

Njeriu të mos ketë frikë nga ligji, të ketë turp nga bota, të ketë frikë nga
ndërgjegjeja e tij.

Mendojmë se njeriu vdes dhe shkon, mirëpo të vdekurit janë ata që edukojnë
fëmijët tanë, që na mësojnë dituritë dhe shkencat, kur marrim në dorë një libër
dhe e lexojmë në vetmi në një çip dhe, sipas rastit, ata na bëjnë të qeshim apo të
qajmë.

Ai që pranon këshilla, është më i madh se ai që jep, sepse, sa lehtë është të japësh
këshilla. aq rë-ndë është t’i pranosh.

Dyshimi është gur argjendari i së vërtetës, kush dyshon në marrëdhëniet e
përditshme, s’gabon asnjëherë, kush dyshon në veprimet e veta, bëhet filozof.

Një kokërr gruri nuk e mbush dot hambarin, por ndihmon kokrrat e tjera që e kanë
mbushur.

Ai që i përgjigjet me ligësi mirësisë sate, bëhet mjet për të bërë të njohur mirësinë
tënde dhe ligësinë e vet.

Forca e mendimit hy në punë më shumë se tehu i shpatës; prandaj ruaje atë dhe
mbaje gati për ta përdorur në kohën e duhur.

Shkalla e parë e marrëzisë është të kujtosh se je i mençur.

Njeriu ka nevojë për arsim ashtu si bima për ujë. Ashtu sikundër që thahet pema
kur është e njomë, po nuk u vadit, edhe njeriu thahet shpirtërisht po nuk u edukua
qysh në fëmijëri (vogëli), sepse nuk i mbetet gjë për t’i shërbyer njerëzimit.

Njeriu nuk është i përjetshëm, le të përpiqet të jetë e pavdekshme ajo që do të
thotë dhe ajo që do të bëjë.

Gjërat që numërohen të shenjta, si mendja, njohuria dhe dituria, nga shkaku i
lakmisë për famë e madhështi, s’mund t’u qëndrojnë disa dëshirave të kota,
ndërsa dashuria mund çdo gjë. Dashuria duron varfërinë, nevojën, urinë,
mundimin, poshtërimin — çdo gjë. Dashuria e ndryshon skëterën në parajsë. Në
qoftë se kërkohet një shenjë e botës shpirtërore në botën lëndore, ajo shenjë është
dashuria.

Fjalët dhe punët e njerëzve të mëdhenj nuk janë sipas vendit e kohës së tyre, ata
mund t’i përshtaten çdo kohe dhe çdo vendi.

Kush bazohet në forcën, bie për tokë po sa të thyhet forca, por ai që bazohet në
drejtësinë, është i mbështetur në një godinë të fortë që nuk shembet kurrë.


Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij — morali i përgjithshëm.
 

El'Mejor

Daja
Titulli: Thenie fillozofike shqiptare

Njerezit kerkojne te ndryshojne gjithcka dhe njekohesisht urojne qe gjithcka te shkoje si zakonisht...

As Leka i Madh qe e pushtoi boten,as Napoleoni qe i mundi gjeneralet me te medhenj te kohes se tij nuk ngallenjyen sa une,pse ata fituan toke e keshtjelle,duke derdhur gjak,,kurse une duke derdhur lote,pushtova nje zemer qe vlen me shume se mbreteria e tyre...HAKI STERMILLI
 

El'Mejor

Daja
Titulli: Thenie fillozofike shqiptare

Askush nuk eshte i perjetshem.Nuk i humbasim kurre njerezit qe i duam.ATO BEHEN TE PAVDEKSHEM NEPERMJET NESH.VAZHDOJNE TE JETOJNE NE ZEMRAT TONA DHE NE MENDJET TONA...ATA JANE PJESMARRES NE CDO VEPRIM TONIN,MENDIM APO VENDIM...Askush nuk mundet kurre ti zevendesoje e,me gjithe dhimbjen,behemi me te pasur pikerisht nga te gjitha ato vite qe kemi invetuar per ata...
 

Dying_Poet

Anëtar i Nderuar
Titulli: Thenie fillozofike shqiptare

feja e shqiptarit eshte paraja :)
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Titulli: Thenie fillozofike shqiptare

Ore na mbyten varfanjaket qe hiqen si te pasur, kurse klas eshte te jesh i pasur dhe te jetosh si varfanjak.
Ehu, histori e gjate dhe cave ju duhet ta kuptojne aq kohe sa u desh per majmunin te kthehet ne kafshe..


Artan fuga.
 

Jetmira

Well-known member
Titulli: Thenie fillozofike shqiptare

Atë qe e kujton mundohesh me Harru…Atë qe e harron mundohesh me kujtu Fisnik M Krasniqi
 

Jetmira

Well-known member
Titulli: Thenie fillozofike shqiptare

Dituria èshtè thesar puna èshtè qelsi isaj.
njeriu vdes ateher kur filllon te jetoj ne kujtime
nuk ka rendsi si te dukem sot une jam prap ajo e djeshmja me te cilen do ta kalosh te nesermen …
 
Top