Thenie dhe poezi nga Nene Tereza

gorgona

Goc Tironce
Disa thenie te Nene Terezes

E djeshmja iku.
E nesermja akoma s'ka ardhur.
Kemi vetem te sotmen.
Le t'ia fillojme!

Nese lutemi, do besojme! Nese besojme, do dashurojme!
Nese dashurojme, do sherbejme!

Ne s'mund te bejme dot gjera te medha,vetem gjera te vogla me dashuri te madhe.

Nuk ka rendesi sa shume jemi te angazhuar te bejme, por sa shume dashuri veme, ne te beret.

Sa me teper kemi,aq me teper jemi te zene, aq me pak japim. Por sa me pak kemi, aq me te lire jemi, aq me shume japim. Varferia per ne eshte liri. Nuk eshte turp. Eshte liri e gezueshme. Nuk ka televizor ketu, as kete, as ate... Por jemi shume te lumtur.

Perpara se te flasim, eshte e nevojshme te degjojme, se Zoti flet ne heshtjen e zemres.

Ne se vertet duam te dashurojme, duhet te mesojme si te falim!

Femijet kurre s'mund te jene mjaft.
Femijet jane jeta e Zotit!

Ka vetem nje Zot dhe Ai eshte Zot tek te gjithe. Eshte e rendesishme te kuptohet se gjithesecili
shihet si i barabarte perpara Zotit. Gjithmone kam thene se ne duhet te ndihmojme nje Hindu te behet Hindu me i mire, nje Mysliman te behet Mysliman me i mire, nje Katolik, te behet katolik me i mire.

Folu butesisht njerezve! Tregoje miresine ne fytyre, ne sy, ne buzeqeshjen tende, ne ngrohtesine e buzeqeshjes tende, gjithnje te kesh buzeqeshje gazmore! Jep jo vetem kujdesin, por edhe zemren!

Ne qofte se je i perulur, asgje nuk te prek, as levdim, as turp, sepse ti e di mire kush je.
 

gorgona

Goc Tironce
Gjej kohë...

Gjej kohë të mendosh
Gjej kohë të lutesh
Gjej kohë të qeshësh
ثshtë burimi i fuqisë
ثshtë fuqia më e madhe mbi tokë
ثshtë muzika e shpirtit.

Gjej kohë për të luajtur
Gjej kohë të duash dhe të duhesh
Gjej kohë të japësh
ثshtë sekreti i rinisë së përjetshme
ثshtë privilegj i dhënë prej Zotit
Dita është shumë e shkurtër për të qenë egoistë.

Gjej kohë të lexosh
Gjej kohë të jesh mik
Gjej kohë të punosh
ثshtë burim mençurie
ثshtë rruga e lumturisë
ثshtë çmimi i suksesit.

Gjej kohë të bësh mirësi
ثshte çelësi i parajsës..
 

gorgona

Goc Tironce
Kur për shkak të moshës
nuk do mundesh të vraposh, ec shpejt.
Kur nuk do mundësh të ecësh shpejt, vetëm ec.
Kur nuk do mundësh më të ecësh, përdor shkopin.
Por kurrë mos u ndal!
 

gorgona

Goc Tironce
Himni i jetës

Jeta është një shans, kape.
Jeta është bukuri, adhuroje.
Jeta është bekim, shijoje.
Jeta është ëndërr, bëje realitet.

Jeta është sfidë, përballoje.
Jeta është detyrë, kryeje.
Jeta është lojë, luaje.
Jeta është e çmuar, kujdesu për të.

Jeta është pasuri, vlerësoje.
Jeta është dashuri, jetoje.
Jeta është mister, zbuloje
Jeta është premtim, mbaje.

Jeta është trishtim, kaloje.
Jeta është himn, këndoje.
Jeta është luftë, pranoje.
Jeta është aventurë, rrezikoje.

Jeta është jetë, mbroje.
 

gorgona

Goc Tironce
Jep çka ke me të mirë...

Njeriu është i paarsyeshëm, i palogjikshëm, egoist
nuk ka rëndësi, duaje.
Po bëre mirë, do të të veshin qëllime dytësore egoiste
s'ka rëndësi, bëj mirë.
Po realizove objektivat e tua, do të gjesh miq të rremë dhe armiq të vërtetë
s'ka rëndësi, realizoji.
E mira që bën do të harrohet nesër
s'ka rëndësi, bëj mirë.
Ndershmëria dhe sinqeriteti të bëjnë të lëndueshëm
s'ka rëndësi, ji i sinqerte dhe i ndershëm.
Ajo që për vite ke ndërtuar mund në një çast të prishet
s'ka rëndësi, ndërto.
Nëse ndihmon njerëzit, do të lodhesh
s'ka rëndesi, ndihmoji.
Jepi botës çka ke më të mirë, e do të zënë me shqelma
s'ka rëndesi, jep... çka ke më të mirë.
 

gorgona

Goc Tironce
Mos jeto kurrë pa jetë!

Dita më e bukur? Sot.
Pengesa më e madhe? Frika.
Gjëja më e lehtë? Të gabosh.
Gabimi më i madh? Të heqësh dorë.
Rrënja e çdo të keqeje? Egoizmi.
Mëndjeheqja më e mirë? Puna.
Humbja më e madhe? Mospasja e kurajës.
Profesionistët më të mirë? Fëmijët.
Nevoja e parë? Komunikimi.
Lumturia më e madhe? Të jesh i dobishëm për të tjerët.
Misteri më i madh? Vdekja.
E meta më e keqe? Të qenit pa humor.
Personi më i rrezikshëm? Ai që gënjen.
Ndjenja më e shëmtuar? Mëria.
Dhurata më e bukur? Falja.
Ajo më e paçmuara? Familja.
Drejtimi më i mirë? Rruga e duhur.
Sensacioni më i kënaqshëm? Paqja e brendshme.
Pritja më e mirë? Buzëqeshja.
Ilaçi më i mirë? Optimizmi.
Kënaqësia më e madhe? Detyra e kryer.
Forca më e madhe? Besimi.
Personat më të nevojshëm? Shërbyesit e Zotit (priftërinjtë etj).
Gjëja më e bukur në botë? Dashuria..
 

gorgona

Goc Tironce
Mbi gëzimin

Një zemër e gëzuar është pasoja normale
e një zemre që digjet dashurie.
Gëzimi nuk është thjesht çështje personaliteti
është gjithnjë e vështirë të shfaqesh i gëzuar:
Një arsye më tepër për të kërkuar arritjen e gazit
e për ta rritur në zemrat tona.

Gëzimi është lutja; gëzimi është forca, gëzimi është dashuria.
E më shumë jep ai që jep me gëzim.

Fëmijëve dhe të varfërve, të gjithë atyre që vuajnë dhe janë vetëm,
jepini gjithnjë një buzëqeshje të ëmbël;
Jepuni atyre jo vetëm kujdesjet, por dhe zemrën tuaj.
Ka të ngjarë të mos kemi mundësi për të dhënë shumë,
por mundemi gjithnjë të japim gëzim
që nxit nga një zemër valë dashurie.
Nëse në punën tuaj hasni vështirësi dhe e pranoni me gëzim,
me një buzëqeshje, në këtë, krahasuar me shumë gjëra të tjera,
do të shihni veprat tuaja të mira.
Dhe mënyra më e mirë për të treguar mirënjohjen tuaj
qëndron në të pranuarit e çdo gjëje me gëzim.

Po qetë të mbuluar me gëzim, gëzimi do të shkëlqejë në sytë tuaj
e në pamjen tuaj, në të folurit tuaj dhe në shpagimin tuaj.
Nuk do të arrini ta fshihni dot pasi gëzimi shpërthen.

Gëzimi është shumë ngjitës.
Kërkoni pra, të rrethoheni gjithnjë prej gëzimit
kudo që të shkoni.
...

Gëzimi duhet të jetë një nga engjëjt e jetës sonë.
është virtyt i një personaliteti zemërgjërë
Ndonjëherë është manteli që mbulon
një jetë sakrificash dhe vetëdhëniesh.
Një njeri që këtë dhunti posedon, shpesh arrin maja të larta
Shkëlqen si diell në gji të shoqërisë.
...

E Zoti ua ktheftë në dashuri gjithë dashurinë që keni dhënë
o gjithë gëzimin e paqen që keni mbjellur rreth jush,
nga njëra anë e botës në tjetrën
.
 

gorgona

Goc Tironce
Veprat e dashurisë
janë vepra të paqes.
Sa herë që do të ndash
dashurinë tënde me të tjerët.
do vësh re paqen
që arrin mes teje dhe tyre.
Ku është paqja është Zoti,
e kështu Zoti derdh paqe e gëzim
në zemrat tona.
 

gorgona

Goc Tironce
Jemi veçse gurë të vegjël të hedhur në det
që krespojnë(lekundin) ujin.

***

Gjej një minutë për të menduar, gjej një minutë për t'u lutur,
gjej një minutë për të qeshur.
 

gorgona

Goc Tironce
Duaj

Duaj deri në dhembje
e nëse të dhemb,
pikërisht për këtë do të jetë më mirë.
Përse të ankohesh?
Nëse vuajtjen e pranon
e ja ofron Zotit, do të të japë gëzim.
Vuajtja
është dhuratë e madhe e Zotit:
kush e vjel
kush do me gjithe zemër,
kush vetveten ofron
ia njeh vlerën.
 

gorgona

Goc Tironce
Ki gjithnjë parasysh se lëkura rrudhet,
flokët thinjen
e ditët bëhen vite.

Megjithatë ajo çka është e rëndësishme nuk ndryshon
forca dhe besimi yt nuk kanë moshë.
Shpirti yt ështe ngjitësi i çdo rrjetëze merimangash.

Pas çdo linje të mbërritjes është një linjë nisjeje.
Pas çdo suksesi është një tjetër zhgënjim.

Përsa kohë je i gjallë, ndjehu i gjallë.
Nëse të mungon ajo që bëje, kthehu ta bësh.
Mos jeto me fotografi të zverdhura,
këmbëngul edhe pse të gjithë presin të braktisësh.

Mos lejo të ndryshket hekuri që është në ty.
Bëj që në vënd të mëshirimit të të respektojnë.
 

gorgona

Goc Tironce
Sëmundja më e keqe e së sotmes
është të ndjehesh i padëshiruar,
te mos duhesh e të ndjehesh i braktisur.
Ka kaq shumë njerëz në botë
që vdesin prej urisë,
por akoma më shumë njerëz vdesin
nga mungesë e dashurisë.
Gjithkush ka nevojë për dashuri.
Gjithkush duhet të dijë
se dëshirohet, se duhet,
se është i rëndësishëm për Zotin.
Ju është uri dashurie,
e ju është uri për Zotin.
 

gorgona

Goc Tironce
Duaj jeten...

Duaje jetën ashtu siç është
duaje plotësisht, pa pretendime;
duaje kur të duan apo kur të urrejnë,
duaje kur askush nuk të kupton,
apo kur të kuptojnë të gjithë.

Duaje kur të gjithë të braktisin,
apo kur në qiell të ngrenë si mbret.
Duaje kur të vjedhin gjithçka,
apo kur të dhurojnë.
Duaje kur ka kuptim
apo kur ngjan se nuk ka një fije.

Duaje në lumturi të plotë
apo në vetmine absolute.
Duaje kur je i fortë,
apo kur ndjehesh i pafuqishëm.
Duaje kur ke frikë,
apo kur ke një mal guximi.
Duaje jo vetëm për kënaqësitë e mëdha
e sukseset e mrekullueshme;
duaje edhe për gëzimet e vogla.

Duaje edhe pse nuk të jep çka mundet,
duaje edhe pse nuk është siç do ta dëshiroje.
Duaje sa herë që lindesh
e sa herë që je duke vdekur.
Por mos duaj kurrë pa dashuri.
.
 

gorgona

Goc Tironce
Dashuria është arma jonë: dashuri për të gërbulurit, për pleqtë,
për ata në prag të vdekjes, për të paralizuarit:
për ata që nuk kanë asgjë dhe që nuk duhen nga asnjeri...
 

gorgona

Goc Tironce
Ka barna dhe mjekime për çfarëdolloj sëmundje.
Por nuk ka duar të mira që t’u shërbejnë dhe zemra bujare që të dashurojnë
dhe nuk besoj se do të mund të mjekohet ndonjëherë sëmundja e tmerrshme e
të mos ndjerit të dashur nga dikush..
 

gorgona

Goc Tironce
Sot më duket se të gjithë kemi rënë pre e një furie të tmerrëshme, stërmundohen
për të arritur synime gjithnjë e më të larta dhe për të grumbulluar pasuri gjithnjë
e më të mëdha dhe gjëra të tjera.
Fëmijët kanë pak kohë t’u kushtojnë prindërve dhe prindërit kanë pak kohë t’i
kushtojnë njeri tjetrit me pasojë që në familje zhduket gëzimi për të jetuar...
 

gorgona

Goc Tironce
Në botë ka shumë urrejtje, shumë luftra.
Nuk do t’ia dalim dot t’i mposhtim urrejtjen dhe luftrat me pushkë dhe as me bomba,
dhe as me ndonjë tjetër armë që shkakton plagë:
do t’ia dalim mb’anë vetëm me vepra dashurie, gëzimi, paqe vëllazërimi
 

gorgona

Goc Tironce
S'KA RENDESI

Njeriu eshte i paarsyshem, i pallogjikshem, egocentrik
S'KA RENDESI, DUAJE!

Nese ben mire, do te thone e ben per qellime egoistike
S'KA RENDESI, BEJ MIRE!

Nese zbaton qellimet e tua, do te gjesh miq te rrejshem dhe armiq te vertete
S'KA RENDESI, ZBATO

Te miren qe e ben, neser do te harrohet
S'KA RENDESI, BEJ MIRE

Nderi dhe ciltersia do te bejne te lendueshem,
S'KA RENDESI. JI I CILTER DHE I NDERSHEM!

Ate qe ke ndertuar vite me radhe, mund te rrenohet fill
S'KA RENDESI. NDERTO!

Nese i ndihmon njerzit, do te hidherohen
S'KA RENDESI, NDIHMOHU!

Jepja botes pjesen me te mire te vetvetes, do te shqelmojne
S'KA RENDESI, JEPE PJESEN ME TE MIRE TE VETVETES.
 

E3

Anëtar i Nderuar
Titulli: Thenie dhe poezi nga Nene Tereza

Thëniet e Nënë Terezës

Disa vjet mё parё shtёpia botuese amerikane “New City Press” botoi njё libёr tё vogёl me fjalё tё urta tё Nёnёs Terezё. Titulli i librit ёshtё 99 thёnje tё Nёnёs Terezё” dhe nёntitulli: “Njё pikё uji nё oqean”. Ata kanё botuar disa libra tё kёtij lloji midis tyre 99 thёniet e Mahatma Gandit dhe tё Papёs Gjon Palit tё Dytё.ثshtё njё doracak si njё libёr xhepi i pёrngjan njё ungjilli tё vogёl prej tё cilit mund tё mёsojmё shumё. Thёnjet e Nёnёs Terezё janё ungjillore, janё fjalё tё urta me pёrmbajtje tё shenjtё. Emri, zёri dhe fjalёt e saj dёgjohen çdo ditё kudo nё botё. Mёsimet dhe porositё e Nёnёs Terezё janё njё testament i ri pёr njerёzimin. Para se tё kalonte nё amshim shumё herё u bёnё sondazhe kush ёshtё njeriu mё i dashur nё botё? “Pёrgjigjja ishte Nёnё Tereza”. Shumё teolog tё njohur botёror mendojnё se Nёnё Tereza i ka tejkaluar kufijtё e shenjtёrimit. Ata thonё se ёshtё njё profete e vёrtetё. Fjalёt dhe veprat e saj shkёlqejnё si rreze dielli nё universin tonё. Porositё dhe veprat e kёsaj Hyjneshe Shqiptare mёsohen e lexohen me dashuri e respekt tё madh kudo nё botё. Pёr lexuesin tonё pёrgatitёm disa nga ato thёnie monumentale tё Nёnёs Terezё.

1. “E dijmё shumё mirё se punёt qё bёjmё nuk janё mё shumё se njё pikё uji nё oqean. Por nё qoftё se ajo pikё uji nuk ёshtё atje, oqeanit i mungon diçka.

2. Nuk ёshtё e rёndёsishme çka bёjmё, por ёshtё e rёndёsishme sa dashuri i kushtojmё punёs qё bёjmё: gjёrat e vogla duhet t’i bёjmё me shumё dashuri.

3. Unё nuk e zbulova Krishtin, Ai mё zbuloi mua.

4. اdo gjё ёshtё e vogёl. Por kur e japim nё emёr tё Zotit,bёhet jashtzakonisht e madhe.

5. Kurrё nuk do ta kuptojmё sa tё mira mund tё sjellё njё buzёqeshje. Buzёqeshja ёshtё si njё lidhje fizike qё sjellё diçka tё veçantё nga Perёndia pёr jetёn e njeriut.

6. Kur qeshё, Unё dёgjoj muzikёn e buzёqeshjes tёnde.

7. Gёzimi rrezaton nga syri juaj,nga fytyra juaj, nё çdo moment. Mos e vra gёzimin, sepse do tё shpёrthejё. Kur tё tjerёt shohin gёzim nё sytё tuaj,ata shohin se jeni fёmijёt e Zotit.

8. Gjithmonё duhet tё kemi gёzim nё buzёt tona,pёr çdo fёmijё dhe person qё mund tё ndihmojmё. Do tё ishte gabim fatal nё qoftё se jemi tё shqetёsuar vetёm pёr ilaçet e tyre.Duhet t’u japim zemrёn dhe dashurinё tonё.

9. Nё shtёpinё tonё jetonte njё fёmijё shumё i thatё,qё nuk hante asgjё. Ishte i dёshpёruar sepse ato ditё i kishte vdekur nёna. Kёrkova njё murgeshё qё i pёrgjante nёnёs sё tij dhe e porosita murgeshёn qё tё mos bёnte tjetёr vetёm tё luante me vogёlushin.Pas pak kohe ky fёmij u qetёsua dhe filloi jetёn normale.

10. Varfёria nuk ёshtё krijuar nga Zoti. Ne e kemi prodhuar vet varfёrinё—ju dhe Unё—me egoizmin tonё.

11. ثshtё mё vёshtirё tё luftojmё varfёrinё nё vendet e pasura se nё ato tё varfёrat.

12. Sikur tё kishte tё varfёr nё hёnё, duhej tё shkonim atje.

13. Mund ta gjeni Kalkutёn kudo nё botё. Vetёm duhen sytё pёr ta parё. Kudo nё botё jetojnё njerёz qё nuk i do kush, njerёz qё nuk u ndihmon kush, qё janё tё braktisur dhe tё harruar dhe kjo ёshtё varfёria mё e madhe.

14. Pёr çdo sёmundje ekzistojnё ilaçet dhe terapitё, por jo pёr ata qё nuk i do kush. Kjo ёshtё gёrbula e Perёndimit.

15. Unё besoj se tё pasurit janё mё tё varfёr se tё varfёrit, sepse ata shumё herё nuk janё tё lumtur. Sa ma shumё qё kanё, kёrkojnё edhe mё tepёr.Por nuk janё tё gjithё tё tillё…..

16. Jam e bindur se tortura mё e madhe kundёr njeriut ёshtё ndjenja e braktisjes.

17. Fёmijёt janё dhurata mё e bukur e Zotit. اdo fёmij ka tё drejtё tё vijё nё kёtё botё pavarёsisht dёshirёs sonё.

18. Dashuria ёshtё fryti mё i ёmbёl i tё gjitha stinёve dhe duhet ta shijojnё tё gjithё.

19. Zoja Bekuar ёshtё dhurata mё e bukur hyjnore pёr racёn njerёzore.

20. Fjalimi publik para shumё njerёzish ёshtё torturё pёr mua.

21. ثshtё mё lehtё pёr mua tё lajё njё tё gёrbulur se t’u pёrgjigjem pyetjeve tё gazetarёve.

22. Njё gazetar Amerikan mё tha njё herё: “ Nёnё Tereza: “çfare bёn ti nuk do ta bёja pёr njё milion dollarё”. Nёnё Tereza iu pёrgjegj: “As Unё nuk do ta bёnja kёtё punё pёr miliona dollarё”.

23. Njё gazetar e pyeti njёherё Nёnёn Terezё, “اka duhet tё ndryshohet nё kishё? ”Ajo u pёrgjegj: ”Unё dhe Ti”.

24. Ata qё janё tё lumtur predikojnё edhe kur nuk predikojnё.

25. Pemёt, lulet dhe bari rriten nё qetёsi. Yjet, dielli dhe hёna levizin nё qetёsi. Qetёsia u jep vizion gjёrave.

26. Lutjet na e bёjnё zemrёn e pastёr dhe zemra e pastёr ёshtё nё gjendje tё shikojё Zotin.

27. Mendo: se Krijuesi i Gjithёsisё ka krijuar kohё pёr ne, pёr krijesat e tij tё vogёla.

28. Jeta ёshtё e pazёvendsueshme. Duhet ta mbrojmё.

29. Fryt i qetёsisё ёshtё lutja. Fryt i lutjes ёshtё besimi.Fryt i besimit ёshtё dashuria. Fryt i dashurisё ёshtё shёrbimi. Fryt i shёrbimit ёshtё paqa.

30. Kur lutemi, jemi rreze e shkёlqimit tё dashurisё sё Zotit:nё shtёpi nё punё dhe pёr gjithё botёn.

31. Burimi prej ku pini ujё duhet tё jetё shume i thellё. Kёshtu do ta gjejnё burimin ata qё i dashuroni.

32. Vetёm nё Parajsё do ta kuptojmё se u kemi borxh tё varfёrve, sepse ata na kanё ndihmuar qё ta duam Zotin mё shumё.

33. Shumё njerёz vdesin ashtu si kanё jetuar. Vdekja nuk ёshtё kurrgjё mё shumё se vazhdim i jetёs, ёshtё plotёsim i saj. Kjo jetё nuk ёshtё fundi;ata qё besojnё se ёshtё fundi ata kanё frikё vdekjen. Njerёzit qё binden se vdekja ёshtё kthim nё shtёpinё e Zotit, ata nuk do tё kenё frikё. Pyetjes qё iu bё Nёnёs Terezё: “A ke frikё vdekjen?” Ajo iu pёrgjegj: “Pse?”

Shёnim: Me 26 Gusht tё kёtij viti ёshtё 100-vjetori i lindjes sё Nёnёs Terezё. Janё botuar qindra ndoshta edhe mijёra vepra tё ndryshme pёr Nёnёn tonё tё Madhe. Do tё ishte mirё pёr shumё shtёpi botuese shqiptare qё sivjet me rastin e kёtij pёrvjetori historik tё pёrqёndrohen rreth pёrkthimeve dhe botimeve tё kёtyre veprave. Kёtu nё New York nё çdo librari dhe bibliotekё njeriu gjen vepra tё ndryshme pёr Nёnёn Terezё. Edhe rrjetet radio-televizive kanё prodhuar dokumentarё tё ndryshёm nga filmimet e tyre pёr mё shumё se njё gjysmё shekulli. Shtetet e Bashkuara po pёrgatiten qё ta nderojnё Nёnёn Terezё nё mёnyrё tё veçantё, sepse kjo ёshtё qytetarja e nderit e fundit e kёtij vendi.

◘ tiranaobserver ◘
 
Last edited:

3R1

rremujaxhije:P
Titulli: Thenie dhe poezi nga Nene Tereza

une jam nje pike loti ne oqean,e pa kete pike,oqeani do ishte bosh...!!!


kjo me pelqen me shume se te gjitha.....:D:D
komplimente ju te 2-ve siper:p:p:p
 
Top