Te rejat nga Futbolli Gjerman

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Klose thërret Podolskin: Mos na lerë në baltë!
20 Korrik Pas Europianit në Austri dhe Zvicër, Miroslav Klose shkoi disa ditë me pushime për t’u qetësuar pa menduar për futbollin. Tani ai është rikthyer sërish në Mynih ku ka nisur përgatitjet për sezonin e ri. “Imazhet e sezonit të kaluar i kam ende në mendje”, tha Klose. Përsa i përket projektit të Klinsmanit, 30?vjeçari ka ide të qarta. Kështu ai paralajmëron që të mos teprohet me sulmin në Champions League. “Në Champions League nuk mund të luash vetëm në sulm”, tha ai. Sulmuesi është i mendimit që sistemi i lojës të variojë për ndeshjet kombëtare dh ato ndërkombëtare. Klose nuk është i shqetësuar vetëm për sistemin e lojës, por edhe për kolegët e tij,. veçanërisht, Lukas Podolskin. “Mendoj se Poldi do të luajë një rol të madh”, tha Klose. “Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm”, shtoi ai. Megjithatë ai i bëri thirrje Podolskit që të punojë sa më shumë. “Shpresoh që Lukasi t?_s dorëzohet. Edhe nëse ai nuk luan në dy apo më shumë takime, ai duhet të punojë gjithmonë shumë”, tha Klose më tej. Klose e njeh këtë situatë të vështirë që nga fillimet e karrierës së tij, kur ishte te Kaizerslautern. Atëhere ai duhej të përballej me emra më të mëdhenj në sulm si Olaf Marshal apo Vratislav Lokvenc. “Eshtë normale që të ketë kaq shumë konkurrencë në skuadër. Nuk duhet të tregohesh i paduruar. Nëse ke një shans, atëhere duhet të tregosh cilësitë e tua dhe të japësh maksimumin”, shtoi ai, ndonëse i kursyer në këshillat e tij për Podolskin për t’u përballur me konkurencën. Në sulm, Bajerni ka vetëm dy vende, të cilat aktualisht janë të zëna nga Miroslav Klose dhe Luka Toni. “Ne të gjithë jemi konkurrentë. I tillë është futbolli. Askush nuk duhet të ndihet i sigurt për pozicionin që ka”, tha më tej Klose. Po të kishte të drejtën për të bërë zgjedhje për Bajernin e Mynihut, Klose do të emëronte edhe një sulmues të tretë. “Tre sulmues i japin më shumë siguri skuadrës, për të mos thënë se katër janë akoma më mirë. Ne për momentin jemi tre. Megjithatë, këto nuk janë gjëra që më përkasin mua. Shpresoj që askush nga ne të mos dëmtohet dhe të jemi të shëndetshëm e në formë për gjithë sezonin”, shtoi ndër të tjera sulmuesi i përfaqësueses gjermane. Klose parapëlqen sistemin me dy sulmuesa. Megjithëse dëshira e tij prej më shumë se dhjetë vitesh është të luajë i vetëm në sulm. Sa për çështjen shumë të diskutuar se deri ku do të arrijë Bajerni i Mynihut në Champions League ai tha: “Do të ishte e ekzagjeruar po të flisnim për fitoren e këtij turneu. Për të arritur deri aty na duhen edhe dy vite”.
 

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Riberi: Kthehem në shtator!
23 Korrik Me syze të mëdha, varse argjendti dhe rroba banje të markës “Dolce&Gabbana”, Frenk Riberi pushon në pishinat moderne në Marbeja. Pushimet e tij duket se janë fantastike, kjo falë shoqërisë së duhur. Pas dëmtimit në Euro 2008, 25?vjeçari është përpjekur të rikuperohet sa më shpejt. Në ndeshjen e humbur të Francës përballë Italisë, Riberi u dëmtua dhe si pasojë iu nënshtrua edhe një operacioni. Para se të rinisë strëvitjet ai duhet të heqë edhe një shufër metalike që i është vendosur në këmbën e majtë. Në Mynih, para tifozëve të shumtë ai ecte ende me ndihmën e patericës. “Riberi nuk dotë mund të luajë dot në startin e sezonit”, tha Hënes e më tej shtoi: “Por jo në startin e Champions League”. Sipas parashikimeve të mjekëve francezi i Bajernit do t’i rikthehet në shtator stërvitjeve. Lajmi është bërë i ditur madje nga vetë lojtari i përfaqsueses franceze pas rikthimit të tij në Mynih. Pasi përëfundoi pushimet në Marbejë të Spanjës, edhe pse nuk është në gjendje të stërvitet, Riberi u kthye në Mynih. “Jam i kënaqur që ndodhem sërish në Mynih. Këtë javë do të kem një tjetër vizitë mjekësore. Shpresoj që të jem sa më shpejt në formë dhe besoj se ky moment do të vijë në shtator”, është shprehur mesfushori i cili qëndroi në Marbeja deri në fillim të kësaj jave. Për të përshëndetur Riberinë dhe skuadrën e Klinsmanit në seancën e parë stërvitore të Bajernit të Mynihut, në “Allianz Arena” ndodheshin 15 mijë tifozë.
 

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Bajerni mendon që tani për Romën!
24 Korrik Që nga viti 2003, Bajerni i Mynihut ka fituar katër herë titujt kombëtarë duke krijuar kështu një dominim të dukshëm në futbollin gjerman. Ndërsa në arenën ndërkombëtare, bilanci nuk duket aspak i kënaqshëm. Që nga viti 2001, ku Bajerni i Mynihut fitoi Champions League, skuadra nuk ia ka daë mbanë të arrijë dot as në çerekfinalet e këtij kompeticioni. Dhe në Kupën UEFA një sezon më parë, Bajerni dështoi në gjysmëfinale. Por e gjithë kjo situatë do të ndryshojë së shpejti. Me trajnerin e ri, Jurgen Klinsman, Bajerni synon të sulmojë sërish në Champions League. Trajneri së fumdi ka deklaruar publikisht se një ndër qëllimet kryesore për këtë sezon është të arrijë në finalen e 27 majit të vitit të ardhshëm në Romë. “Ne duhet të matemi me më të mirët në arenën ndërkombëtare. Do të bëjmë të pamundurën për të arritur finalen në Romë. Ky është qëllimi ynë”, është shprehur Jurgen Klinsmani, kur Bajerni nisi zyrtarisht sezonin e ri si dhe prezantoi uniformat e reja. Një tjetër detaj me anë të të cilit Klinsman dëshiron t’i afrohet më shumë skuadrave të mëdha angleze, italiane apo spanjolle janë pantallonat e shkurtra. “Jam shumë entuziast për sezonin e ri dhe për Champions League, Ne duam të arrijmë sa më larg”, është shprehur lojtari më i ri i Bajernit të Mynihut, Tim Borovski. Por Klinsmani dhe futbollistët e tij nuk janë të vetmit që i kanë vënë vetes synim finalen e 27 majit në Romë. Edhe klube të tjera mendojnë kështu. “Ne të gjithë kemi të njëjtën ëndërr. Kështu që edhe shumë skuadra të tjera do të përpiqen ta bëjnë atë realitet. Do të jetë tmerrësisht e vështirë”, është shprehur Karl Heinc Rumenige. “Por këtë vit ne kemi bërë gjithçka që të paraqitemi sa më mirë jashtë vendit”, shtoi ai më tej. Edhe ish?kapiteni i Bajernit, Oliver Kahn, i uron shumë fat bavarezëve. “Nuk duhet të marrim për bazë paraqitjen në Kupën UEFA një sezon më parë. Në Champions skuadra do të paraqitet krejt ndryshe. Në Romë? Pse jo, gjithçka është e mundur, edhe finalja gjithashtu”, është shprehur ish?portieri i Bajernit të Mynihut.
 

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Rivalët e Bajernit, të dorëzuar



Trajnerët e skuadrave kryesore gjermane mendojnë se bavarezët janë favoritë për titullin

Kristof Daum i Këlnit është kurioz të shohë edhe Volfsburgun, skuadrën që ka shpenzuar më tepër këtë sezon



Shumica e trajnerëve të skuadrave në Bundesligë janë në një mendje përsa i përket emrit të favorites kryesore për fitoren e kampionatit në sezonin e ri: Bajernit të Mynihut. Edhe vetë trajneri i ri i kësaj skuadre, Jurgen Klinsman pranon fitoren e titullit si qëllim të padiskutueshëm. “Te ne të gjithë presin që të fitojmë titullin”, është shprehur trajneri Klinsman. Në një sondazh të kryer nga agjensia gjermane e lajmeve, të 18 trajnerët e skuadrave të Bundesligës kanë njohur Bajernin e Mynihut si pretendenten kryesore për titullin. Trajneri i ri i Hambrugut, Martin Jol është shprehur: “Bajerni i Mynihut do ta nisë edhe këtë sezon në rolin e favorites kryesore”. Kriteret në arsyetimet e trajnerëve janë mëse të qarta: Bajerni ka formacionin më të mirë, ambjentin më profesional dhe një menaxhim që funksionon perfekt. “Kjo është më e rëndësishmja nga të gjitha”, është shprehur Tomas Shaf i Verder Bremen. “Në Mynih janë gjashtë lojtarë të përfaqësueses në rolin e zëvendësuesëve”, ka konkretizuar trajneri i Arminia Bilefeldit, Mikael Frontcek, duke bërë të ditur një tjetër arsye pse duhet të fitojë Bajerni titullin e 22﷓të. “Ajo skuadër që ka buxhetin më të madh dhe që shpenzon më humë para, është gjithashtu edhe favorite. Kështu ndodh kudo”, është shprehur Armin Veh, i cili për habinë e të gjithëve fitoi titullin me Shtutgartin në vitin 2007. Por, në prag të këtij sezoni, skuadra që ka shpenzuar më shumë para është pikërisht Volfsburgu. Vetëm për italianët Kristian Xakardo dhe Andrea Barxalji, Volfsburgu i Feliks Magatit shpenzoi 20 milionë euro. Sipas mendimit të Kristof Daum, ky është një shans më shumë që në fund të këtij sezoni Gjermania të ketë një kampione të re. “Jam kurioz të di se çfarë do të ndodhë me Volfsburgun në këtë sezon, sepse aty janë shpenzuar shumë para për blerjet e reja”, është shprehur Daum. Megjithatë si pjesa më e madhe e kolegëve të tij, edhe Daum beson se Shalke dhe Verder Bremen janë skuadrat që do të rivalizojnë më shumë Bajernin e Mynihut në garën për titullin.
 

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Berisha, “thes” me gola për tifozët

Lojtari i Bërnlit ka harruar dëmtimin dhe është gati. Madje edhe për përfaqësuesen shqiptare



“ثshtë një nga ato gola që gjithkush i ka ëndërruar t’i shohë në “Turf Moor”, ﷓ shkruan burnleyexpress.net. Një kryevepër e krijuar nga Besart Berisha, protagonist absolut i një goli të jashtëzakonshëm në fitoren 3﷓0 të Bërnlit kundër Accrington Stanley.

Një moment krenarie, i ngjashëm me atë që Besart Berisha kishte shënuar kundër Anglisë B. “Berisha, 23 vjeç sot, e impresionoi shumë Stvi Koteril (trajnerin), ashtu si dhe mijëra fansa të Bërnlit, në majin e kaluar (2007), me atë paraqitje virtuoze kundër të besuarve të Stiv Meklaren (trajnerit të atëhershëm të Anglisë), duke i bindur bosët (e Bërnit) të paguanin 340 mijë sterlina Hanmburgut”, ﷓ shkruan gazetari Kris Boden për gazetën britanike “Burnley Express”.

Një këputje e ligamentit në gju në ndeshjen miqësore të Shqipërisë kundër Maltës nuk i lejoi të luante asnjë ndeshje sezonin e shkuar për të shkëlqyer për Bërnin: “E kam harruar ndeshjen për Shqipërinë, ثshtë një fillim i ri”, ﷓ thotë Besarti për gazetën britanike. “Tifozët e Bërnit nuk duhen te kenë merak për gola tani. Ata dëshirojnë të shohin gola për Bërnlin, dhe ky është për klubin dhe ekipi pasi atë më ndihmuan shumë. ثshtë një ndjenjë shumë argëtuese. Unë jam shumë i lumtur dhe i kënaqur që shënova golin tim të parë për Bërnlin. Vitin e kaluar rezultati ishte 1﷓1 në Accrington dhe realisht nuk ishte një start i mirë për mua, por tani është një fillim i shkëlqyer dhe unë shpresoj se do ta mbaj atë’. Unë ndihem si një lojtar i ri si një futbollist që porsa ka nënshkruar, pasi një vit jashtë fushe është një kohë e gjatë. Duket sikur ka ikur brenda një dite, por është një start i ri për mua dhe unë besoj se do të shkojë shumë mirë”.

Berisha kishte një vit në dispozicion për t’u integruar në kulturën e Anglisë dhe atë Veriperëndimore, por ai ndjen se dëmtimi i ka dhënë atë më shumë fuqi për të kuptuar lojën: “Unë kam punuar me të vërtetë shumë dhe gjatë kësaj kohe që kam qenë pushim unë kam menduar për ndeshjet dhe klubin. Unë mendoj më mirë për ndeshjet tani, dhe jam i lumtur që jam kthyer. Unë do të punoj më shumë për t’u bërë gjithmonë e më i mirë dhe të bëj mirë ashtu siç bëra kundër Accrington. Unë do të bëj gjithçka që të luaj e të shënoj shumë gola për Bërnlin. Unë do të bëj gjithçka që mundem. Unë dua të jem në 100 përqindëshin tim, dhe jo të kthehem me 50%, kështu që kam nevojë të punoj fort. Vetëm në këtë mënyrë kam mundësi të shënoj gola të tillë çdo herë”, ﷓ përfundon Berisha, duke shtuar: “Unë i dua tifozët. Unë jam i lumtur që ata nuk më harruar”.
 

Pogradecari

Anëtar Aktiv
“Në Azi, për ca miliona më shumë”


Uli Hënes pranon se Bundesliga ka mbetur pas kampionateve të tjerë nga ana e imazhit

“Klinsmani trajner nuk ndryshon shumë nga Klinsmani lojtar: edhe atëherë, e dinte mirë çfarë kërkonte”



Në një intervistë për të përditshmen “Tageszeitung”, menaxheri i Bajernit të Mynihut, Uli Hënes, ka folur për gabimin e Bastian Shvainshtaigerit si dhe tregon se transferta e Mario Gomezit ishte e sigurt derisa Shtutgarti vendosi veton.



? Klinsmanin e njihni qëkurse ishte lojtar. اfarë ka ndryshuar te ai tani që është trajner?

? Nuk më duket se ka ndryshuar shumë. Edhe kur ishte lojtar edhe tani që është trajner, ai e dinte dhe e di shumë mirë atë që kërkon. Ai ka pasur gjithnjë ide të qarta në lidhje me profesionin e tij. Të njëjtën gjë mund ta them edhe tani.

? Sa i rëndësishëm është udhëtimi i Bajernit në Azi, për imazhin dhe financiarisht?

? Po, do të përfitojmë disa miliona euro. Por ajo që ka më shumë rëndësi është reklama për futbollin gjerman. Ndryshe nga Premier League, Seria A dhe Primera Division, Bundesliga ka mbetur pas.

? Në Japoni Bastian Shvainshtaiger është një yll, ndërsa në Mynih ai kritikohet vazhdimisht.

? Nëse në të kaluarën do të më kishte dëgjuar më shpesh, tani ai do të kishte kursyer jo vetëm më shumë para por edhe më shumë kritika. Shpeshherë ai nxitohet dhe vendos duke u bazuar te emocionet. Pastaj përjeton një realitet të hidhur. Shpresoj që këtë herë të mos ketë më probleme të tilla.

? اfarë prisni nga ai në këtë sezon?

? Thjesht që të luajë mirë, çfarë tjetër? Kjo është mjaft e vështirë.

? Po për Mario Gomezin çmund të thoni?

? Shumë pak. U përpoqëm ta sillnim atë në Mynih, por Shtutgarti nuk pranoi për këtë vit. Kështu që vitin e ardhshëm do t’ia nisim nga e parë. Me Gomezin kishim rënë dakord, por ishte SHtutgarti që na prishi planet. Më vjen keq, por është një gjë që nuk mund të ndryshojë më.



Miqësorja në Japoni: 4?2 me Uravën

Në miqësoren e luajtur dje në Japoni, Bajerni i Mynihut arriti të fitonte 4?2 ndaj Urava Red Dajmonds, falë dopietës së Podolskit, dhe nga një gol të Shvainshtaigerit dhe Kloses.
 

cent

Banned
Titulli: Te rejat nga Futbolli Gjerman

Bundesligë, suprizon Hamburgu
10/02/2013




Hamburgu është supriza e kësaj fundjave në Bundesligë. Skuadra e Torsten Fink doli jashtë të gjitha parashikimeve dhe mundi 4-1 Borusia Dortmundin që pjesën më të madhe të lojës e luajti me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Levandovskit.

Sulmuesi polak doli disa minuta pasi shënoi golin e avantazhit për Dortmundin. Rudvens dhe Son ishin autorët e 4 golave të Hamburgut.

Humbjen e Dortmundit e shfrytëzoi në favor të saj skuadra e Bajern Mynih që shkatërroi 4-0 Shalken, duke e çuar në 15 pikë diferencën me kampionët në fuqi të Gjermanisë.

Dopjeta e Alabas, goli i Shvajnshtajger dhe ai i Gomes vulosën fitoren e katërt radhazi për skuadrën e Jup Hejnkes./Tch
 

cent

Banned
Titulli: Te rejat nga Futbolli Gjerman

Borusia e Dortmundit e harroi menjëherë humbjen turpëruese ndaj Hamburgut javën e kaluar.

Skuadra kampione e Gjermanisë mundi ne ndeshjen e javës së 22 Eintracht Frankfurtin me rezultatin e pastër 3-0.

Protagonisti i verdhezinjve në këtë ndeshje u bë Marko Reus, i cili është autori i të 3 golave.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 8’. Pas 120 sekondash, Reus merr pasimin nga Hummels dhe i çoi shifrat në 2-0, ndërkohë që golin e tretë sulmuesi i Dortmundit e shënoi në pjesën e dytë.

Për t'u theksuar është se si Dortmundi ashtu dhe Frankfurti e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Schiber e Inui.

Bajer Leverkusen rigjen fitoren në kampionat. Skuadra e “aspirinave” mundi në “BayArena” Augsburgun me rezultatin 2-1, duke u ngjitur në kuotën e 40 pikëve. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me avantazhin 1-0 për Bajer Leverkusen me gol të shënuar nga Kissling në minutën e 26 të saj.

Në pjesën e dytë, Leverkusen kërkoi të cojë shifrat në 2-0, ndërkohë që edhe Augsburgu pati mundësi për të barazuar rezultatain.

Kur kishin mbetur edhe 15 minuta nga fundi i ndeshjes, Bajer Leverkusen shënoi edhe golin e dytë me Bender. /Tch
 

cent

Banned
Titulli: Te rejat nga Futbolli Gjerman

Bundesliga, Dortmund pa mëshirë ndaj Hamburgut
14/09/2013
Borusia e Dortmundit e flak tej mallkimin e Hamburgut, të sezonit të shkuar, teksa mund fqinjët veriorë, me rezultatin tenistik 6-2 duke regjistruar fitoren e pestë në pesë ndeshje, për kreun e vetmuar të renditjes.

Takimi nisi shumë mirë për ekipin e Klop, që shënoi dy herë me blerjet e verës, Aubemeyang dhe Mkhitaryan, por Lahm dhe Westermann rikthyen hijet e humbjes së një viti më parë në Vestfali duke vendosur barazpeshën në fushë. Golat e Hamburgut duket se karikuan më shumë verdhezinjtë, që këtë herë nuk e hoqën më këmbën nga gazi duke shënuar dhe katër herë të tjera, sërish me Aubemeyang, Reus dhe Leëandoëskin dy herë. Ky sukses e mban ne krye ekipin e Klopp me 5 fitore ne po kaq ndeshje ne kampionat.

/S.SPort
 

xhebrail1

INTERIST
Titulli: Te rejat nga Futbolli Gjerman

cent je i papare me ketyo informata kam pas mendim te keq per ty por po e shoh se ne sport je ka informoon mire,mendoj se dortmundi sivjet do ta mund edhe bajernin...
 

cent

Banned
Titulli: Te rejat nga Futbolli Gjerman

Bundesliga, Leverkusen “frenon” Bayernin
05/10/2013
Mund të mos fitosh dhe sërish mund të sigurosh shkëputjen e parë në kampionat ndaj rivalëve të tu. Kështu ndodh me Bajernin që frenohet nga Leverkuseni, në “Bajarena” në një barazim 1-1, ku Pep Guardiola, duhet të ketë shkular dhe ato pak flokë që i kanë mbetur, si pasojë e morisë së rasteve që shpërdoruan të besuarit e tij. Bavarezët bëjnë gjithcka për të mos e fituar sfidën e Leverkusenit, pavarsisht një Ribery të frymëzuar, që jo vetëm gjen asistin perfekt për golin e Kros, por që gjithashtu është si një sinjal alarmi që ndizet sa herë që i afrohet zonës së aspirinave.

Bajerni paguan gjithashtu në këtë barazim dhe një gabim në rreshtimin e mbrojtjes, por dhe të Nojerit, që vetëm 60 sekonda pas avantazhit, me devijimin e tij ja servir në pjatë të artë barazimin, Sidney Sam, i cili se ka problem të shënojë me portën plot, jo më me atë të boshatisur. Dhe në pjesën e dytë, të dyja skuadrat performojnë një festival rastesh, ku mbi të gjitha sulmuesit e Bajernit, duket sikur kanë hedhur në fushë sozitë e tyre. Gjithsesi dhe një barazim 1-1 nuk është për t’u flakur poshtë, aq më tepër që kreu tashmë vishet i tëri me të kuqe. Oktober Fest sapo ka nisur në Bundesligën gjermane.
/S.Sport
 

cent

Banned
Titulli: Te rejat nga Futbolli Gjerman

Dortmundi shkund dhe i prish festën Vengerit
23/10/2013
Ligjvënësi në stadiumin “Emirates” të Londrës e ka emrin Robert Levandovski. Në këtë tempull futbolli, “topçinjtë” nuk kanë mundur të ndalin nënkampionët e Europës, Borusia e Dortmundit. Në një sfidë spektakolare, Borusia fitoi 1-2 falë golave të Mikhitarjan dhe Robert Levandovskit. Për Dortmundin, ky ishte suksesi i parë në tokën angleze që prej 17 vitesh, kur fituan 1-0 ndaj Mançester Junajtid në 1997. Ndeshja – Në stadiumin “Emirates” dukej sikur po zhvillohej një derbi gjerman. Trajneri i Dortmundit, Jurgen Klop, pozicionohet në tribunë mes Vackes dhe presidentit Raubal, për shkak të pezullimit nga UEFA duke ia lënë në besim të plotë pankinën asistentit të tij, boshnjakut Zeljko Buvak, ndërsa Venger ulur në pankinën e tij priste “tortën” nga të tijtë për 64-vjetorin e lindjes. Sfida starton furishëm nga ana e gjermanëve, të cilët integrojnë më së miri kundërsulmet. Të ndikuar nga presioni i gjermanëve, Ramsej ngatërrohet me topin, duke ia dorëzuar Levandovskit. Polaku pason te Mikhitarjan dhe mesfushori armen nga 16 metra gjuan në cepin e portës, duke shënuar golin e avantazhit në minutën e 16-të. Nga ky moment nxehet së tepërmi atmosfera dhe “topçinjtë” i përshtaten taktikës së Dortmundit, duke luajtur me 4-2-3-1 të transferuar në 4-1-4-1. Arsenali nuk po merrte dot frymë, për shkak edhe të formës jo të mirë të Ozilit, i cili u bllokua më së miri nga Bender dhe Humels. Teksa Dortmundi po mbrohej, “topçinjtë” e mbyllin në portë në minutat e fundit të pjesës së parë, ku Roziçki kishte shansin të barazonte, por Humels shpëton portën. Nga hutimi dhe presioni i tepërt i Borusias, në minutën e 41-të vetëndëshkohen. Pas një krosimi të Sanja, portieri Vajdenfeler dhe qendërmbrojtësi Subotiç nuk kuptohen, sulmuesi francez Zhirud përfiton nga gafa e tyre dhe barazon shifrat duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes. Pjesa e dytë – Teksa Napoli kaloi në avantazh të dyfishtë në Marsejë, trajnerin Klop nuk e zinte vendi në tribunë. Të dyja skuadrat startojnë me të njëjtin formacion. Dortmundi dominon më shumë në minutat e para, por më pas Arsenali merr frenat e lojës, duke e spostuar lojën sa nga e majta në të djathtë, me lëvizje vertikale dhe pasime diagonale. Pothuajse gjithçka ishte e barabartë, mirëpo Buvak i sinjalizuar nga Klop bën dy ndryshime: Fut Auabamejangun dhe Hofman, dy fantazistë. Teksa u pozicionuan, Arsenali hidhet në kundërsulm, ku Kazorla gjuan nga 17 metra, por traversa i mohon avantazhin. Me durim të fortë dhe planimetri fikse, Dortmundi nxjerr nga hiçi një kundërsulm në minutën e 81- të. “Raketa” Aubamejang me sprint jep topin në të djathtë te Groskrojc. Mbrojtësi i djathtë sheh Levandovskin dhe kroson topin te polaku. Roberti me shpejtësinë e erës gjuan nga 10 metra dhe çan rrjetën, duke bërë të festojnë mijta tifozë verdhezinj. Me këtë trepikësh Dortmundi merr kreun e grupit dhe bëhet gati për derbin ndaj Shalkes në fundjavë në Bundesligë.
Levandovski: Ja si e befasova Arsenalin me golin e fitores
Robert Levandovski e çoi Dortmundin në finale sezonin e kaluar dhe me të njëjtin hap kërkon të bëjë të njëjtën gjë në vitin e tij të fundit me klubin verdhezi. Në duelin ndaj Arsenalit, sulmuesi polak u dha fitoren historike nënkampionëve të Europës, të cilët pritën 17 vite për të dalë me fitore nga toka angleze. Pas ndeshjes, bomberi polak shprehet i kënaqur dhe i lumtur që goli i tij i dha trepikëshin e rëndësishëm skuadrës. “Donim me patjetër të fitonim. Nuk donim ta vinim aspak në dyshim apo të rrezikonim fatin tonë në këtë grup të fortë. Teksa pashë që Groskrojc po vraponte me topin përpara dhe lojtarët e Arsenalit më lanë të vetëm, vrapova me shpejtësinë maksimale. Ishim në diferencë të barabartë numerike në kundërsulm, por asnjë nuk e pandehu që do të isha unë i vetëm para portës. Ishte një gol i rëndësishëm për ne. Tani duhet të marrim frymë lirisht”, – deklaroi Levandovski, i cili u shpall nga UEFA edhe lojtari më i mirë i ndeshjes.
Përgatiti: ENIAR IBRO
 

cent

Banned
Titulli: Te rejat nga Futbolli Gjerman

Bundesliga, Bayern fiton me vuajtje
27/10/2013
Bayern përmbysi rezultatin dhe mposhti 3-2 Herthan e Berlinit duke përforcuar pozitat e veta në krye të Bundesligës.

Skuadra e Guardiolës vuajti shumë në “Allianz Arena”, madje e filloi ndeshjen në dizavantazh pas golit të Ramos në minutën e ‘4. U desh futja në fushë e Mandzukic dhe Gotze pas dëmtimeve të Kross dhe Robben që Bajerni të gjente golin e barazimit në minutën e ‘29.

Kroati Mandzukic dyfishoi në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa Gotze shënoi golin e tretë në minutën e ‘54. U mendua se sfida do të quhej e mbyllur për bavarezët, por goli i dytë i Herthas i shënuar nga Ben Hatira rihapi ndeshjen.

Përpjekjet e skuadrës mike për të shënuar golin e barazimit dhe për të dalë me 1 pikë nga “Allianz Arena” rezultuan të pasuksesshme.

Ndërkohë, kanë mbajtur ritmin e bavarezëve edhe Dortmundi me Leverkuesen, të cilët kanë fituar ndaj Schalke dhe Augsburg.
/Top Channel
 

cent

Banned
Titulli: Te rejat nga Futbolli Gjerman

Bundesliga, Hamburgu shkarkon Van Marwijk
16.02.2014

Pas eliminimit në Kupën e Gjermanisë, drejtuesit e Hamburgut nuk ia falin humbjen e 7-të radhazi trajnerit Bert Van Marwijk ndaj dhe vendosën shkarkimin e tij.
Ekipi rrezikon seriozisht rënien nga kategoria pasi ndodhet në vendin e parafundit ndaj dhe disfata e thellë 4-2 me Eintracht Braunschweing me një rivale direkte për mbijetesë rezultoi fatale për teknikun holandez që përfundon pas 6 muajsh aventurën me klubin.

/S.Sport
 

cent

Banned
Titulli: Te rejat nga Futbolli Gjerman

Dortmund “ok”, ndalet Schalke 04
05.04.2014

Humbja 3-0 në çerekfinalen e parë të Champions League me Realin e Madridit mesa duket i bëri mirë Borussias së Dortmundit pasi skuadra e Jurgen Klopp mposhti në javën 29-të të Bundesligës 2-1 Wolfsburgun dhe hodhi një hap të sigurt drejt kualifikimit direkt për në Champions League e sezonit të ardhshëm. Në “Signal Iduna Park” ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh. Sulmuesi kroat Ivica Olic ishte në kohën dhe në vendin e duhur për të dërguar në rrjetë një top të pritur nga portieri Langerak që kishte zënë vendin Waidenfeler në këtë takim.

Megjithatë vendasit nuk u demoralizuan aspak nga disavantazhi dhe në ndryshim nga sfida me Realin në këtë ndeshje kishin se me kë ti finalizonin aksionet e tyre. Ishte pikërisht bomberi polak Robert Lewandowski ai që barazoi shifrat. Në të 51-tën sulmuesi që sezonin e ardhshëm do të mbajë veshur fanellën e Bayernit u mori kohën mbrojtësve kundërshtarë dhe portierit Grun për golin e 1-1. Megjithatë verdhezinjtë nuk u kënaqën aspak me barazimin dhe kërkuan me ngulm fitoren. Goli që i dha tre pikwt Borussias erdhi në të 77-tën kur Reus përfitoi në maksimum nga një dalje e gabuar e portierit mik duke realizuar.

Schalke 04 nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertën përballë Werder Bremen. Ishin bardhjeshilët e trajnerit Robin Dutt ata që kaluan të parët në avantazh me sulmuesin e tyre kryesor Fabio Di Santo në minutën e 15-të. Gjithsesi nuk vonoi shumë dhe skuadra Jens Keller barazoi rezultatin falë të riut Goretzka në të 33-tën. Por pas këtij goli rezultati nuk ndryshoi më dhe Schalke tashmë e sheh veten 3 pikë pas Dortmundit të vendit të dytë.

Rezultatet e ditës së shtunë paraqiten në tabelën e mëposhtme:

Augsburg 1 - 0 Bayern Munich

Eintracht Frankfurt 2 - 0 Mainz 05

Nurnberg 0 - 2 Borussia Monchengladbach

VfB Stuttgart 2 - 0 Freiburg

Werder Bremen 1 - 1 Schalke 04

Borussia Dortmund 2 - 1 Wolfsburg
/S.Sport
 
Top