Swansea eliminon Man. United nga FA Cup

cent

Banned
Për Manchester United, ndeshja e raundit të tretë të FA Cup duhet të ishte ajo që do të shkrinte akullin mes skuadrës dhe tifozerisë, sic pati deklaruar David Moyes, por disfata 1-2 në shtëpi me Swansea dhe eliminimi nga kompeticioni duket se kanë ngritur tashmë një “ajsberg” mes “Djajve të Kuq” dhe fansave. Për herë të tretë në historinë e tij klubi nga “Old Trafford” nuk arrin dot të kalojë përtej raundit të tretë të FA Cup, pasojë e një humbje që pritet të rëndojë jo pak në sezonin e formacionit të David Moyes. Takimi në “Old Trafford” nisi me një minutë heshtje në nder të Eusebios ndërsa Manchester u kuptua që në fillim që do të kishte një ndeshje të vështirë, teksa në minutën e 12-të Routledge përfitoi nga një top pas shpine për të realizuar një parabël ndaj Lindergard.

Gjithsesi avantazhit Swansea nuk zgjati shumë pasi Chicarito Hernandez riktheu barazpeshën në minutën e 16-të. United madje iu afrua disa herë golit të avantazhit në pjesën e parë, ndërsa në të dytën, loja e vendasve u bë konfuze. Adnan Januzaj u aktivizua 25 minuta nga ana e Moyes, por këtë herë shqiptari thjesht shëtiti fanellën në fushë. Paradë bëri dhe braziliani, Fabio, i cili sapo hyri në fushë si zëvëndësues i Ferdinand u largua menjëherë me karton të kuq. Në superioritet numerik, Swansea besoi dhe gjeti dhe golin e fitores historike me anë të Bonyt, që i dha kualifikimin të tijve. Moyes këtë herë nuk mund të fshihet pas mungesave, pasi në fakt dhe Swansea luajti pa disa futbollistë të rëndësishëm në formacion, por me ndryshimin e vetëm se rezervat e uellsianëve e dëshironin më shumë suksesin sesa ata të United.
/S.Sport
 
Top