Superliga/ Me laps e letër në dorë, ja si del kampion Partizani

Frank

No Love Lost, No Love Found!
partizani-686x450.jpg

10 pikë larg Kukësit të dytë me 4 javë të mbetura, që bëjnë në total 12 pikë në lojë. Për verilindorët nevojitet vec 4 fitore, dhe dështimet radhazi të Partizanit, që në këtë kampionat ku të kuqtë kanë dominuar nga java e parë, duket e pamundur të ndodhë.
Nga ana tjetër është Partizani, që shqyrton mundësitë për t’u kurorëzuar kampion dhe për t’i dhënë fund pritjes mëse çerekshekullore, pasi titulli i fundit i kryeqyteasve është fituar në vitin e largët 1993.

Partizanit i duhet një fitore për t’u shpallur matematikisht kampion, pasi një sukses në 4 javët e mbetura, do të bënte që në rastin më të keq, Kukësi të afrohej në vetëm 1 pikë edhe sikur të marrë 12 pikë të plota. Titulli mund të vijë që në këtë fundjavë në derbi, që për tifozët e Partizanit do të ishte maksimumi, por në rastin më të keq, do të kishin në dispozicion edhe 3 “match-point” të tjerë, ndaj Teutës, Kukësit dhe Luftëtarit.
Partizanit i duhen dy barazime për t’u shpallur kampion dhe, sikur të humbasë një tjetër nga sfidat, i mjafton të mos mundet në sfidën direkte me Kukësin më shumë sesa 2-0. Natyrisht që këto janë llogaritë më të thjeshta, pasi në rast dështimi të verilindorëve fundjavën tjetër në Gjirokastër, Partizani shpallet automatikisht kampion, pavarësisht rezultatit të derbit dhe të sfidave që vijnë më pas.

Balkanweb.com
 
Top