Supa me efekte mbresëlënëse kundër gripit

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Supa me efekte mbresëlënëse kundër gripit




Kjo supë funksionon si një medikament i blerë në farmaci në trupin tuaj pasi dy përbërësit e saj kryesorë janë mishi i pulës dhe qumështi.

Në dallim nga ilaçet që blejmë kjo supë nuk ka efekte anësore dhe organizmi ynë siguron mbrojtjen e duhur nga gripi dhe virosat e stinës.

Përbërësit:


2 lugë margarinë

2 thelpinj hudhër

2 gjethe dafine

100 gr mish i bardhë pule

Pak kripë

200 ml qumësht

400 ml ujë

1 lugë çaj piper i zi

1 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja:


Në një tigan hedhim margarinë dhe thelpinjtë e hudhrës dhe i fërgojmë pak sa të lëshojnë aromën (të sigurohemi të mos digjen sepse jep shije të hidhet dhe aromë jo të këndshme), pastaj shtojmë qumështin,gjethet e dafinës dhe kriposen.

Kjo masë zihet për 10 minuta, pastaj shtohet mishi i grirë imët i pulës dhe 400 m ujë dhe zihet derisa të zbutet mirë mishi. Pastaj mund ta miksojmë në mënyrë që të bëhet një masë kremoze dhe nëse trashësia e supës është e dendur mund të shtojmë akoma ujë, piper të zi dhe vajin e ullirit.

b;thealbanian
 

Aver

VIP
Titulli: Supa me efekte mbresëlënëse kundër gripit

Me gjithe keta perberes ja shton edhe nje cope mish dhe bohet gjelle.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Titulli: Supa me efekte mbresëlënëse kundër gripit

Me gjithe keta perberes ja shton edhe nje cope mish dhe bohet gjelle.
Ne kete ftohte duhen berxolla me patate ne furre :p
 

Aver

VIP
Titulli: Supa me efekte mbresëlënëse kundër gripit

Bera mbreme e ka mbet e per sot,meqe ra fjala per supe e thash se une e preferoj ..sidomos ne kete kohe me bore :)

Foto ne fjale s'eshte e imja!
Te befte mire. :)

Meqe jemi te supat koheve te fundit e preferoj me kerpudha.
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Supa me efekte mbresëlënëse kundër gripit

Me gjithe keta perberes ja shton edhe nje cope mish dhe bohet gjelle.
hahahaha e pra edhe un desha te them ni gje tilll..perndryshe supa nuk don shum perbers.. prandaj servohet si paragjell.
 

Aver

VIP
Titulli: Supa me efekte mbresëlënëse kundër gripit

hahahaha e pra edhe un desha te them ni gje tilll..perndryshe supa nuk don shum perbers.. prandaj servohet si paragjell.
Epo kjo eshte supe speciale Arfe :p
 

Legally_Sweet

Gjelbërimi i mamit dhe i babit
Staff member
Titulli: Supa me efekte mbresëlënëse kundër gripit

Jo flm...s'ha supe me qumesht! :habit:
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Supa me efekte mbresëlënëse kundër gripit

Epo kjo eshte supe speciale Arfe :p
sigurisht perderisa ka ka 100 gr mish . ku mund te han 2 prsona (garnitur kur behet kuptohet)

p.s vetem nje gje nuk e kuptoj un kurr,kur eshte ne pyetje ne cfar koha duhet servu supa .. drek mengjes apo dark! un per vete ne mengjes me duket per se mbari ...
 

Aver

VIP
Titulli: Supa me efekte mbresëlënëse kundër gripit

sigurisht perderisa ka ka 100 gr mish . ku mund te han 2 prsona (garnitur kur behet kuptohet)

p.s vetem nje gje nuk e kuptoj un kurr,kur eshte ne pyetje ne cfar koha duhet servu supa .. drek mengjes apo dark! un per vete ne mengjes me duket per se mbari ...
Nuk mendoj se ka ndonje orar te caktuar por mua ne dreke me shkon me shume, para ushqimit kryesor. Preferoj supa te lehta, pa shume perberes.
 
Top