Studimi alarmant / Toka ka shpenzuar rezervat, jetohet me kredi

Frank

No Love Lost, No Love Found!
bota1.jpg
Më 29 korrik njerëzimi hedh hapin tej një pragu alarmues. Kjo datë shënon ditën e shterimit të resurseve të Tokës, pikë-kthesën kur për çdo vit fillojmë t’i konsumojë burimet natyrore në raport të zhdrejtë me aftësinë e tyre për t’u ripërtërirë.

Bëni llogaritë: vetëm për 209 ditë të vitit kemi konsumuar burimet e një viti të plotë, duke variuar nga ushqimi e deri tek lënda drusore. Ne po e përdorim natyrën 1,75 herë më shpejt sesa ajo është në gjendje të ripërmbushet. Këto shifra vijnë nga “Global Footprint Network”, një organizatë jofitimprurëse ndërkombëtare që llogarit buxhetin tonë vjetor ekologjik dhe datën në të cilën ne e tejkalojmë atë. Me të superuar këtë buxhet, ne fillojmë të “gllabërojmë” burime me një normë të paqëndrueshme.

“Është një skemë piramidale. Kjo varet nga përdorimi, gjithnjë e më shumë nga e ardhmja që do t’i duhet të paguajë për të tashmen”, thotë Mathis Wackernagel, themelues i organizatës. Ngjashëm me borxhin financiar, por ca më keq. “Nuk ka asgjë për të rritur ekonominë nëse i shfrytëzojmë burimet tona”, shton ai, “sepse çdo aktivitet ekonomik varet nga kapitali natyror dhe pa atë nuk mund të mëkëmbet.”
Barra e këtij borxhi ekologjik po bëhet gjithnjë e më e rëndë. Ne filluam të mbi-konsumojmë burimet natyrore që në vitet ‘70, dhe që prej atëherë trendi ka vijuar me progresion aritmetik, Gjatë 20 vjetëve të fundit, “Dita e Mbishfrytëzimit të Tokës”, është afruar 2 muaj në kohë. Dhe këtë vit, përkon me datën më të afërt në histori.
Pyjet janë prerë në një shkallë alarmante për të siguruar dru dhe tokë të pastër për bujqësinë. Ne jemi duke mbi-shfrytëzuar burimet ujore në shërbim të industrisë dhe të bujqësisë, dhe për të siguruar ujë të pijshëm për qytetet gjithnjë në zgjerim. Për më tepër, varësia jonë ndaj lëndëve djegëse do të thotë që po prodhojmë emisione të karbonit në nivele që do të na shtyjnë më tej në rritjen e rrezikshme të temperaturës.
Ashtu sikurse me borxhin financiar, ne na mbetet veçse t’i shmangim pasojat. Ndikimi tashmë po bëhet i frikshëm. Zjarret janë më të shpeshta dhe më shkatërruese. Qytetet anembanë botës, nga Cape Town deri në Chennai, po arrijnë fundin e furnizimeve me ujë dhe një raport i rëndësishëm i Kombeve të Bashkuara për bio-diversitetin i publikuar në maj, paralajmëronte se deri në 1 milion specie, mund të zhduken për rrjedhojë e dërrmës me autorësinë e racës njerëzorë.
Sërish sipas “Global Footprint Network”, ndërsa pasojat kanë gjasa të ndikojnë më shumë në vendet më të varfëra, janë popullatat e vendeve më të pasura që jetojnë përtej mundësive të tyre. Nëse të gjithë do të jetonin si njerëzit në Shtetet e Bashkuara, përllogaritet se do të kishim nevojë për pesë toka. Nga ana tjetër, nëse ne të gjithë konsumonim burime me të njëjtin ritëm si njerëzit në Indi, do të duheshin vetëm 7/10 e një planeti për të përmbushur kërkesat tona.

Është një situatë e dalë jashtë kontrollit dhe që nuk do të vazhdojë pafundësisht, vëren me shqetësim Wackernagel. Sido që të ndalet, me fatkeqësi ose me një mirë-menaxhim, është në dorën tonë.
foto galeri foto galeri
Wackernagel fajëson mosveprimin aktual dhe dështimin e politikanëve dhe ekonomistëve për të kuptuar se ekonomia varet dhe është e lidhur pazgjidhshmërisht me burimet natyrore. Në vend të kësaj, tendenca është trajtimi i konsideratave mjedisore si sekondare, pavarësisht se sa thelbësore janë për aftësinë e ekonomisë për të mbijetuar. Por, kostot e injorimit të tyre do të jenë të mëdha, parashikon Wackernagel.
“Për sa kohë që, për shembull, në Shtetet e Bashkuara, qeveria e Trump nuk mendon se aksioni për klimën është një investim i madh, ata do të bëjnë gjithçka që munden për të shmangur temën”, thotë ai.
“Global Footprint Network” ka nisur një fushatë për t’i dhënë fund Ditës së Mbishfrytëzimit të Tokës, duke synuar ruajtjen e burimeve të mjaftueshme për të zhvendosur këtë “datë përkujtimore” me 5 ditë për çdo vit – kështu që deri në vitin 2050 mund të jetojmë duke u mjaftuar me burimet e planetit tonë. Organizata ka identifikuar disa fusha në të cilat ne mund të zvogëlojmë konsumin: dizajn më efikas dhe me nivel të ulët të karbonit; duke u larguar nga lëndët djegëse, të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të gjurmës sonë zor të riparueshme dhe mbrojtjen e natyrës përmes bujqësisë rigjeneruese.
Mbipopullimi është gjithashtu një pike kyçe disavantazhi, thekson Wackernagel, duke shtuar se një nga zgjidhjet më të mira është ofrimi i të njëjtave mundësive ekonomike dhe për t’u arsimuar grave dhe vajzave, barabar me meshkujt.
“Nuk është për sakrificë,” sqaron Wackernagel. “Gjithçka ka të bëjë me investimin në një të ardhme ku brezi ynë i ardhshëm, fëmijët tanë, mund të lulëzojnë. Ka shumë zgjidhje të mundshme me ndikim shumë të lartë. Përsëri, pyetja është, a duam ne?”

Balkanweb.com
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Duket interesant si artikuil,kur tjem ne pc do ta lexoj.
Por po ngelem kureshtare ku ka hyre toka jone borgj , ne cilin planet apo pjese universi!? :p
 
Tiku

🏃 🏃 🏃
Staff member
Ne kemi kohe qe jena mbyt ne kredi, se hyri toka ne kredi per 106 dite nuk u bo qameti. :p :p
 
Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
Sa te kemi guret e Georgia ( guidestone),do kemi shprese.

E dini ju qe ka rregua te shkruara aty ne rast te nje apokalisi?
Shkruar ne 8 gjuhe. Dhe 4 gjuhe te vjetra per gjera te tjera.
Praktikisht aty thuhet se duhet te mbajme vetem 500.000.000 njerez mbi toke.
 
dmth vetem 14% e ketyre qe jane aktualisht. :D :D e thjeshte fare minus kina dhe india dalin llogarite. :D :D
 
Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
dmth vetem 14% e ketyre qe jane aktualisht. :D :D e thjeshte fare minus kina dhe india dalin llogarite. :D :D
Nese ke lexuar per kete eshte vertete interesante. Per faktin qe ka nje vrime ku gjate gjithe vitit hy dielli neper te,nje tjeter qe shihet ariu polar. Nuk dihet se kush i ka ndertuar dhe kujt i takojne ( ne ctoke dmth)
Ndersa per nr..mendova kete,do i vrasin atehere? Do kete ligje sj ne kine qe te shumohen njerezit? Ta marrim hipotetikisht te mireqene..
 
Po ti hyme kesaj teme ka aq shume materiale sa nuk shkruajme dot sa te kemi jete.. Une e kam me te thjeshte konkluzionin.. ;)
Ne jemi te vetmet qenie ne kete planet qe na digjet lekura kur rrime ne diell... arsyen pse rri e mendoje pak vete.:D
 
Me kujtove nje antar ,Kaonin e thosh dicka te tille pak a shume
Qe ne ne toke jemi te ftuar,ne shume ambjente ne skemi te njejtet reagime si qeniet e tjera. Dhe eshte interesante si fakt.
E kam menduar dhe une..qe natyra rigjenerohet vete..dmth ka nje cikel.

Por se di :)
 
Ka shume teori konspirative dhe nje nder to eshte edhe shartimi gjenetik mes specieve te planetit X me speciet e tokes. Me interesanti gjendet edhe ne Kuran kur flitet per Hadin dhe gjigandet. ;)
 
Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
Ka shume teori konspirative dhe nje nder to eshte edhe shartimi gjenetik mes specieve te planetit X me speciet e tokes. Me interesanti gjendet edhe ne Kuran kur flitet per Hadin dhe gjigandet. ;)
Ama ka dicka qe nuk iken dot drejtoro.
Ajo ndjesia kur je ne kontakt me natyren e sikur rigjenerohesh :)
Ajo lidhja e njeriut me natyren qe gjindet ne menyre te pavetedijshme eshte ndjesi e mire.
 
Njeriu si qenie lidhet me cdo gje qe e ben pervete. me natyren, me kafshen, me njeriun, me sendet edhe me abstrakten... edhe kjo eshte pjese e mistikes sone.
 
Top