Strazburg, emigranti shqiptar fiton çështjen ndaj shtetit grek

Love

βeℓℓe â๓e
Emigranti shqiptar ka fituar betejën ndaj shtetit grek në Strazburg, në lidhje me dëbimin e padrejtë që iu bë nga ky vend.
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut i dha të drejtë shtetasit shqiptar, Arben Lisa, dhe vendosi gjobitjen për shtetin Helen ne 12 mijë euro. Shteti grek duhet të paguajë këtë shumë tek emigrant shqiptar si dëmshpërblim për shkeljen e të drejtave të njeriut si dhe 1.500 euro për shpenzime .



Emigranti kishte jetuar ligjërisht për disa vite në Greqi me leje të rregullt qëndrimi, që i kishte rinovuar radhazi midis viteve 2003 dhe 2010.

Ndërsa, në 20 prill 2010 kishte bërë kërkesë për rinovim të lejes, gjë që nuk iu mundësua.
Emigranti shqiptar u arrestua nga autoritetet greke me pretendimin se kishte një leje qëndrimi të skaduar dhe pastaj u dërgua në Shqipëri.
I ndodhur në këtë situatë, emigranti shqiptar ka ngritur një padi në Gjykatën e Strazburgut, ndaj shtetit grek. Pasi janë marrë në shqyrtim të gjitha dokumentacionet dhe provat që dispononte Arben Lisa, ka rezultuar se ai ka pasur të drejtë dhe shteti helen kishte shkelur të drejtat e tij.

Ditë më parë një raport të organizatës Human Rights Wahtch theksohej se sulmet ksenofobie ndaj emigrantëve dhe refugjatëve po kthehen në një fenomen shqetësues në Greqi, ndërsa theksohej se gjykatat greke dhe policia nuk kanë marrë asnjë masë ndëshkimi.

Burimi: shekulli
 

jana80

Super Moderator
Staff member
aq pak pasja kerkuar i gjori
 
Top