Strategjia: zgjedhje jete apo nevoje?

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Me kalimin e kohes, ne fushen e politikes fillon e ze vend sa me shume koncepti i strategjise.
Dihet mire se gjithe njerezit e suksesshem perdorin nje strategji specifike per te arritur suksesin e tyre por jo te gjithe arrijne aty ku duan. Kjo lloj metode fillon e kthehet ne menyre automatike ne nevoje per dale nga situata e veshtire, nga llogarite e gabuara, nga paaftesia per te gjykuar mire cila eshte zgjidhja me e sakte.

Po ju si mendoni ne lidhje me temen?
C'do te thote strategjia per ju?
Sa e nevojshme eshte?
Mundoheni te perdorni nje strategji specifike ne jete apo preferoni te jetoni jeten lehtshem, pa menduar gjate?
Nese perdorni nje strategji, cfare ju shtyn ose motivon me teper ne zgjedhjen e saj?
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Titulli: Strategjia: zgjedhje jete apo nevoje?

Jeta dhe nevojshmeria e nje "strategjie" sa do e thjeshte qofte,shkojne sebashku.
Nese ne me mendjen tone krijojme endrrat e jetes,se si do jetojme apo cfare kordinatash do arrijme ne jete .Qe ti arrijme dhe te dime ftillimin e fazave realizues te objektivave ,duhet patjeter nje fare strategjie.
Strategjit jane me shume ne rrafshe prefesionale.
Apo hobi qe kthehen bashkarisht nje me profesionin.
Personalisht me pelqen qe disa gjera ne jete,te kem nje strategji timen individuale,qe amortizon veshersit dhe ben t emundur krijimin e rruges per ti arritur.
Ama absulutisht nuk jam natyra ,qe dhe frymarrjen e merr me forme strategjie e potente.
Jeta eshte ajr i lire,eshte lirshmeri,buzeqeshje dhe forma me mire qe te ndjesh dritherimen e saj,eshte ta jetosh thjesht,dhe duke ushqyer veten me nje lloj lirshmerie te pa induktuara me rregulla strategjish.
 

Monique

Shine like a Moon!
Staff member
Titulli: Strategjia: zgjedhje jete apo nevoje?

Vetem jeta smund te jete nje strategji... i bie te jetosh nje jete te zhveshur nga emocionet.
Strategjite jane ato qe na ndihmojme per pjeset perberese tonat...karriera, qellimet,profesioni

Te ecesh mbi nje strategji duhet paraprakisht te kesh bere disa plane pune dhe zhvillimi , dhe te kesh paramenduar shume situata qe mund te te kthehen bommerang, por e te perditshmen tone besoj , nuk mund te jemi kaq strateg.
 

ricky_ch

******
Titulli: Strategjia: zgjedhje jete apo nevoje?

Zakonisht kam vetëm Plan A, nëse kam edhe rezervë një Plan B, atëherë ajo është strategji.

Nëse njëriu dëshiron të ketë një rezultat deri diku pakëz më të sigurtë atëherë përdor strategjinë,
përndryshe perdor vetëm planin e hartuar me disa hapa konkret, dhe nëse gjithëçka shkon
pa pengesa, atëherë arrin cakun.

Pra, strategjia më vete përmban edhe ca parashikime gjë që çon në përshtatje
planit në çdo kohë dhe situatë të paraqitur.

Strategjia është sidomos e rëndësishme kur kemi të bëjmë në zgjidhjen e një problemi
me rëndësi të madhe, dhe nuk duam të shkojmë në luajtje të lotos, atëherë i hyjmë
detajeve më thellësisht, dhe mundësisht sa më shumë opsione të zgjidhjes
së problemit.
 

Lauri

Donatorë
Titulli: Strategjia: zgjedhje jete apo nevoje?

Strategjia, ose me mire specialiteti i nje gjenerali ne lufte, aftesia e te cilit udheheq ushtrine ne fitimin e betejs. Duhen te perdoren te gjitha rruget deri tek ata te pa mundshmet qe te arrihet qellimi.
Fatkeqsisht edhe politika-ntet perdorin strategji per te fituar betejat e ideve politike. Perdorin te njejten filozofi strategjike si ata gjeneralet ne lufte te armatosur. Studiojne terrenin, te njohin sa me shume kundershtarin, planet e tij, cilet jane armet qe perdor, pergjigjet gradualisht ne sulm shkalle shkalle sipas situates. e kshu me rradhe..!

ps. gjyshi im i gjore: nqs do te luftosh nje armik, mesoj gjuhen!! E kishte fjalen studioje mire ate....! kjo eshte strategjia me e mire..:)

 

Soulmind

oNcE...
Titulli: Strategjia: zgjedhje jete apo nevoje?

Koncepti I Strategjise nuk eshte i ri, as nuk po ze vend e me shume ditet e sotme, Perkundrazi. Ka qene I pranishem sa vete koha. Personalisht sapo degjoj fjalen strategji nder mendje me vjen, Aleksandri I madh, Muhamedi a.s.,Nelson, Napoleoni, Hanibal, Ata Turku, Mehmet Fatih, Skenderbeu pse jo, e mijera gjenerale boteror. Rrjedhimisht e lidh automatikisht me strateget e luftes, ose dhe politikane. Te gjithe kane nje strategji per te fituar, per te vene ne zbatim planin e tyre, per te dale jasht nje krize le te themi, pasi strategjia ne vetvete eshte nje plan per te fituar qellimin qe ke vendosur, ne rastin e pare;Luften, e pastaj ekonomine, permiresimin e vendit,fitimin etj. Ky concept pastaj futet dhe ne fushat e tjera si ato te biznesit, mendimit, planifikimit,profesionit. Por sipas meje sic dhe eshte prekur me lart, strategjia nuk perben perditshmerine tone. (Nese jeta jone do ish e varur nga strategjia I bie te jemi strateg te lindur sidomos kur cdo gje na shkon sipas asaj qe ne do donim :p)

A eshte e rendesishme apo jo? Sigurisht qe po, por jo ne jeten tone familjare, shoqerore. S'mund ta imagjinoj sa rraskapitese mund te ishte te jetuarit nqs do mendonim 10 here para se te benim nje veprim apo te merrnim nje hap te thjeshte.Per me teper do cungonim veten ndaj cdo deshire, ndjenje. Pasi ndonjeher strategjia permban dhe sakrifica nen vete/ Ndersa ne rritjen profesionale edhe mundet. Por prap, personalisht do i quaja plane. Kam xy plan qe dua ta arrij dhe per ta arritur perdor nje rruge te caktuar, e cila per disa mund te quhet dhe strategji.
 
Last edited:

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Titulli: Strategjia: zgjedhje jete apo nevoje?

Strategjia, ose me mire specialiteti i nje gjenerali ne lufte, aftesia e te cilit udheheq ushtrine ne fitimin e betejs. Duhen te perdoren te gjitha rruget deri tek ata te pa mundshmet qe te arrihet qellimi.
Fatkeqsisht edhe politika-ntet perdorin strategji per te fituar betejat e ideve politike. Perdorin te njejten filozofi strategjike si ata gjeneralet ne lufte te armatosur. Studiojne terrenin, te njohin sa me shume kundershtarin, planet e tij, cilet jane armet qe perdor, pergjigjet gradualisht ne sulm shkalle shkalle sipas situates. e kshu me rradhe..!

ps. gjyshi im i gjore: nqs do te luftosh nje armik, mesoj gjuhen!! E kishte fjalen studioje mire ate....! kjo eshte strategjia me e mire..:)


Gjysherit tane kishin tjeter pjekuri LAURI. Lum kush i degjoi thuaj... :)
 

Eugeneral

Anëtar i Respektuar
Me kalimin e kohes, ne fushen e politikes fillon e ze vend sa me shume koncepti i strategjise.
Dihet mire se gjithe njerezit e suksesshem perdorin nje strategji specifike per te arritur suksesin e tyre por jo te gjithe arrijne aty ku duan. Kjo lloj metode fillon e kthehet ne menyre automatike ne nevoje per dale nga situata e veshtire, nga llogarite e gabuara, nga paaftesia per te gjykuar mire cila eshte zgjidhja me e sakte.

Po ju si mendoni ne lidhje me temen?
C'do te thote strategjia per ju?
Sa e nevojshme eshte?
Mundoheni te perdorni nje strategji specifike ne jete apo preferoni te jetoni jeten lehtshem, pa menduar gjate?
Nese perdorni nje strategji, cfare ju shtyn ose motivon me teper ne zgjedhjen e saj?
Po ju si mendoni ne lidhje me temen?
-E fillove me fushen e politikes dhe e mbarove me jeten personale te cdokujt, me sa duket je munduar t'i krahasosh se bashku keto dy ngjarje por ke theksuar ketu vetem "njerezit e suksesshem"!

C'do te thote strategjia per ju?
-Faja "Strategji" vjen nga kuptimi thurres "Shtrat i gjer" (pra: mendja ndodhet ne trru, trruri ndodhet ne koke, koka ndodhet ne shtrat, po kokat e medha ndodhen ne shtratin e gjere mo se jane te medha).
-Nje fjale e urte Shqiptare thote "Shtriji kembet sa ke jorganin".

Sa e nevojshme eshte?
-A ka njeri qe nuk don te jete me kembe ne toke?!

Mundoheni te perdorni nje strategji specifike ne jete apo preferoni te jetoni jeten lehtshem, pa menduar gjate?
-Vete pyetja eshte si nje pergjigjje mbi pyetjet e mesiperme, atehere pse kjo renditje shperqendruese pyetjesh?!

Nese perdorni nje strategji, cfare ju shtyn ose motivon me teper ne zgjedhjen e saj?
-Do me thene sipas kesaj pyetjeje, do deshironit qe njerezit te ishin "tyryfyu" dhe "kuturu" nese nuk perdorin MEND NE TRRU!
 
Top