Sonte votohet Qeveria e re në Maqedoni. Ndiqeni LIVE debatin në Parlament

legjenda

Anëtar i Nderuar
Portali TetovaSot ju sjell pamje live nga Parlamenti i Maqedonisë. Sonte do të votohet Qeveria e re me kryeministër Zoran Zaev.

Qeveria e re duhet të votohet sonte para mesnate.
http://www.tetovasot.com
 

legjenda

Anëtar i Nderuar
Unë dua të paralajmëroj opinionin publik se ne po hyjmë në një skenar provokimesh. Aq nga korektësia juaj. Kolegu Talat Xhaferi u drejtohet në gjuhën shqipe vetëm ndaj deputetëve të VMRO-DPMNE, me arsyetimin se shpesh i drejtohemi si deputet, theksoi deputeti i VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski, përcjell TetovaSot.

“Sipas ligjit, ende nuk lejohet përdorimi i gjuhës shqipe. Nëse ju doni që në këtë drejtim ti çoni gjërat, urdhëroni, por do të hapet diskutimi se kush e shkel Kushtetutën, Rregulloren”, tha Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE.

Ai tha se partia e tij nuk hyjë me skenarët për krimimin e provokimeve. Ai premtoi se ana e mirë e tyre do të tregohet vetëm nëse ata nuk përjetojnë provokime të përditshme.

“Përgjegjësia është e juaja, ju keni shumicën”, tha Dimovski.

Për pjesën time, unë nuk e di si të ju drejtohem, kur ju më trajtoni mua si deputet, tha kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi.

“Për sa kohë që unë jam për ju një deputet, nuk ka asgjë të keqe kështu t’ju drejtohem. Si do të silleni ndaj meje, ashtu do sillem edhe unë ndaj jush”, tha Xhaferi./TetovaSot/
 
Top