Sonder

Soulmind

oNcE...
Titulli: Sonder

Pra ajo që kuptoj është se secili individ është një botë në vete dhe pak a shumë përkundër raporteve njerëzore që krijohen midis këtyre botëve secili në fund kthehet me problemet e tij parimisht botën që ka krijuar.
Pyetja që më lind natyrshëm në këtë temë të paprekur më parë nga ana ime është se nëse këto botë ndeshën njëra me tjetrën, atëherë ju po përjashtoni fërkimet e mundshme? Ose po thoni që përkundrazi në fund secili kthehet në botën e tij?
Atëherë pse ndodhin krimet, keqkuptimet, zënkat dhe problemet në raporte midis njerëzve?
Jo, sonder nuk e perjashton. perkundrazi ferkimet ndodhin pasi secili ka boten e tij individuale te ndryshme nga tjetri. Dhe ne momentin qe ndodhin keqkuptimet njerezit fokusohen me se shumti tek bota e tyre e gjykojne cdo gje sipas kendveshtrimit te tij,(per me teper ketu futet dhe ana emocinale). Ne momente te caktuara nuk gjykojme vetem me mendje por dhe me zemer, nervozohemi, bertasim etj. Ama me vone, nqs jane te interesuar te kuptojne panoramen e gjere mund te fillojne te kuptojne se dhe ai tjetri me te cilin linden ferkimet ka patur nje ane te caktuar pse ka mbajtur ate qendrim. Kjo ben qe me vone te jesh tolerant ndaj x apo y sjelljeje. Dhe ne fund te Thuash: SONDER :D.
 
Aki

misfit

Eee mi ke marr llafet nga goja :p
Me pelqeu interpretimi i Janes dhe Soulmind, ne fakt bukuria e ketyre emocioneve qe jane aq abstrakte qendron aty qe secili mund ta adaptoje ne menyre individuale dhe ti jape nje interpretim subjektiv qe dhe ishte qellimi im per ta bere :D

P.S. Soulmind ne fakt e emndova shume, filozofi apo psikologji, ok mbase dhe mund te quhet pjes e afektit ne baze psikologjike por prapseprap jane shume abstrakte dhe ende jo mjaftueshem te pranuara sa per te qene pjese e psikologjise por nese mendon se do pershtatej atje me mire po ta le zgjidhjen ty :)
 
Vvetoni

Anëtar
Titulli: Sonder

Jo, sonder nuk e perjashton. perkundrazi ferkimet ndodhin pasi secili ka boten e tij individuale te ndryshme nga tjetri. Dhe ne momentin qe ndodhin keqkuptimet njerezit fokusohen me se shumti tek bota e tyre e gjykojne cdo gje sipas kendveshtrimit te tij,(per me teper ketu futet dhe ana emocinale). Ne momente te caktuara nuk gjykojme vetem me mendje por dhe me zemer, nervozohemi, bertasim etj. Ama me vone, nqs jane te interesuar te kuptojne panoramen e gjere mund te fillojne te kuptojne se dhe ai tjetri me te cilin linden ferkimet ka patur nje ane te caktuar pse ka mbajtur ate qendrim. Kjo ben qe me vone te jesh tolerant ndaj x apo y sjelljeje. Dhe ne fund te Thuash: SONDER :D.
Nuk e kuptoj akoma më fal. ثshtë shumë përgjithësuese dhe nuk jep shpjegimet e duhura, pse tolerancën duhet të e quajmë Sonder? Cili është kuptimi gjuhësor i saj apo kuptimi psikologjik dhe kush e shpiki? Nëse dikush të mëshon dhe ti je injorant ndaj tij, konsiderohesh naiv.
 
Ok si fillim eshte John Koenig, ka krijuar nje webfaqe, The Dictionary of Obscure Sorrows ku ka vene rreth me shume se njeqind fjale te reja qe kane tendenca te perfshihen ne fjalore boterore, qe pershkruajne ndjenja abstrakte te pashpjeguara. Sonder eshte momenti kur kupton se nuk je qendra e universit me nje fjale, se aq sa jane te rendesishme deshirat dhe nevojat e tua aq jane dhe te njerezve tjere. Nuk domethene ta ndjeje, ta mendoje ose ta kuptoje cdo njeri, sic jane dhe ndjenjat e tjera, ndonjehere do arsyetosh ndonjehere do vesh veten para varet nga rasti, nuk eshte dogme, thjesht nje ndjenje qe te ben te kuptosh dicka ne moment te caktuar. Kallxom shtahej a e mure vesh :p
 
Nauk mi :p

Pse është ndjenjë e pashpjegueshme? Duhen 24 orë që inati me dikë të zbehet. Nëse dikush kryen një vepër madje edhe vrasje, familja e vrasësit e fal viktimën po sa të kalon kjo kohë.
 
jana80

Super Moderator
Staff member
Titulli: Sonder

Eshte me e pershtatshme ne filozofi per tre motive... kjo fjale nuk merret me shpjegimin e ndjenjave.. me ndjesin apo sjelljen...e dyta nuk eshte nje studim qe verteton qe apo ndikon ne.. dhe e treta nuk eshte nje impuls sjellje apo studimi..
Esht thjesht nje fjal per te then qe x person qe kalon jeton si un ... ka jete.. ka ndjenja.. pra nje mendim filozofik mbi te ballafaquarit me dicka qe ecen ne te njejten korsi qe udhtojme ne. Nje refleks i vetvetes mbi nje qenje tjeter.. te pasqyrosh ate qe ndjen ti ne tjetrin.. dhe ti vesh nje term per te krijuar shume zhurme dhe pytje... pse te jete e rendesisheme kjo fjale? Ne fund ndryshon njerzimin.... filozofia qendron ne faktin qe ja ne ne plan te pare po mundohemi te kuptojme fjalen dhe psene!
 
Aki

misfit
Titulli: Sonder

Nauk mi :p

Pse është ndjenjë e pashpjegueshme? Duhen 24 orë që inati me dikë të zbehet. Nëse dikush kryen një vepër madje edhe vrasje, familja e vrasësit e fal viktimën po sa të kalon kjo kohë.
Ho ene taj mo si bojsh naze :p
E pashpjegueshme domethene ka shume ndjenja mendime qe skane patur emer dhe ky tipi ka vendosur tu jep emer dhe ti shpjegoje, eh ky 24 oreshi per shembull eshte i ndryshem per te gjithe, jo te gjithe e mendojne 'sonder', dikush mund ta coje tere jeten duke menduar veten se eshte qender universi se gjithcka rrotullohet rreth tij se gjithcka ndodh per te, duke anashkaluar ndjenjat e tjereve, ndersa ndonje tjeter perhere arsyeton se pse dikush ka gabuar ka genjyer, vertete ty te ka lenduar, por per veten e tij ka patur arsye pse ta beje qe per te ka qene e rendesishme...
 
Soulmind

oNcE...
Titulli: Sonder

Eshte me e pershtatshme ne filozofi per tre motive... kjo fjale nuk merret me shpjegimin e ndjenjave.. me ndjesin apo sjelljen...e dyta nuk eshte nje studim qe verteton qe apo ndikon ne.. dhe e treta nuk eshte nje impuls sjellje apo studimi..
Esht thjesht nje fjal per te then qe x person qe kalon jeton si un ... ka jete.. ka ndjenja.. pra nje mendim filozofik mbi te ballafaquarit me dicka qe ecen ne te njejten korsi qe udhtojme ne. Nje refleks i vetvetes mbi nje qenje tjeter.. te pasqyrosh ate qe ndjen ti ne tjetrin.. dhe ti vesh nje term per te krijuar shume zhurme dhe pytje... pse te jete e rendesisheme kjo fjale? Ne fund ndryshon njerzimin.... filozofia qendron ne faktin qe ja ne ne plan te pare po mundohemi te kuptojme fjalen dhe psene!
fiks. Une shpesh mendoj se ne mundohemi te filozofojme me shume sec duhet, i vendosim e ca emra o kushedi ca u zbulua. Po hic gje ore nuk esht sonderi.. ja ndjesite e jetes, e njeriut. viji nje emer dhe hajd bejme muhabet.. :p
 
ricky_ch

******
Titulli: Sonder

Mos të them gjithëçka, por shumëçka fillon nga ndjenjat, si për të mirë
ashtu edhe për të keq, andaj është shumë e rëndësishme kjo se si ne ndjejmë
për veten tonë si dhe për të tjerët. Aty shprehet edhe egoja e jonë e tepërt
kur gjithmonë vëjmë në qendër veten tonë, dhe harrojmë se ka edhe
të tjerë në këtë Botë që duhet poashtu të jetojnë, së paku të pyesim
veten athua në këto momente si ndjehen të tjerë, kanë uri, kanë të ftohtë... etj., etj..?

Mos të harrojmë, se ndjenjat janë motori i gjithëçkaje, bile edhe të intelegjencës.

Mos ta zgjas, pra ky realizim e kësaj ndjenjeje është diçka pozitive për njerëzimin,
se me një fjalë të gjithë jemi të rëndësishëm që vetëm si një tren me vagona
mund të shkojmë përpara.
 
Jetmira

Mbyllur
Me fal qe po te fus ne siklet , por jam shume afer , gati gati e kuptova biles , dmth ti Pesri e une secili ne pune te vete dhe ne hasap te vet , pra
nje qender ti , nje une , nje Zana nje jetmira e nje niktjeter dhe secili ne boten e tij , por a ban me i nderthur veç pak , me i perzie botat , apo
s'jejon ky termi ?
lol edhe ne anderr te del emri dhe fytyra ime ty :D
lol sa kam qesh me kte temen,dikur ankoheshin se i bezdisnin postimet e mia,kurse kur moderatoret kalojn me shum se 10 mij postime nuk ankohet askush.
Gjithsesi forumi esht thjesht forum,cdokush shpreh mendimin e tij,edhe pse disa njerez kan deshir te te acarojn,te te bezdisin te bejn inteligjentin esht me mir ti injorosh,nuk ja vlen ti tregosh tjetris/es qe un kam tnjejtin mendim si ty ose ti mbushesh mendjen se un jam si ty.
Forumi esht forum, jeta reale esht jet reale.
 
Milanisti

Larguar
Keni degjuar ose lexuar ndonjehere fjalen sonder? Mbase...Mund te them se deri tani eshte fjala me e perdorur dhe e njohur nga 'Fjalori' i John Koenig. Po cfare nenkupton sonder? Ja ta shtjellojme pak, madje jemi qe jemi tek forumi i filozofise na lejohet edhe te filozofojme pak

Na ndodh shpesh te shohim filma, perhere ka nje personazh kryesor qe do jete fokusi i filmit dhe te gjithe njerezit dhe ngjarjet qe zhvillohen do jene rreth jetes se tij. Keshtu ndodh dhe me ne personalisht, ne jemi personazhi kryesor i jetes sone, te tjeret jane personazhet ndihmese ose thjesht disa ekstra qe paraqiten ne prapavijen e jetes sone, disa qofte edhe vetem njehere...E si na ben kjo te ndjehemi, hidherohemi shpesh kur dikush nuk na e ben qejfin, kur dikush na genjen, zemerohemi nese mendojme se dikush ben thashetheme per ne dhe mendojme se na xhelozojne, pastaj ndonjehere kemi frike te bejme ndonje veprim te caktuar duke menduar se cfare impakti do kete mbi njerezit, cfare do mendojne ata per ne nese bejme keshtu, po nese hidherohen, po nese na gjykojne, po ndonjehere dhe deshirojme te impresionojme dike, deshirojme te na duan...Po valle keta njerez nuk kane jeten e tyre??? Me kujtohet nje fjali nga trailer i filmit Joy qe thote: Bota nuk te detyrohet ty asgje.....Sonder....Te provojme me shembuj hipotetik? Te themi se tani do vije dikush ne forum dhe do thote: 'Aman kjo goca na bezdisi duke komentuar ne cdo teme, e ka bere forumin pershesh'. Te them te drejten me ndodh dhe mua ndonjehere te hy ne forum e te lexoj gjithandej e te them ehh epo u lodha Po ajo goca? Te supozojme se eshte ne nje faze te jetes kur i pelqen shume forumi, eshte e re, ka energji te tepert dhe ka deshire ta shpraze ketu, por ajo shikon 4-5 tema te reja dhe bezdiset, do me shume, gjen e gjurmon tema te vjetra qe i pelqejne lexon gjera te reja dhe komenton dhe ne fund kjo i jep nje ndjesi te mire.....Sonder....Pastaj vjen nje anetar tjeter dhe na ben nervoz se nuk mund ta kuptojme, se hap tema qe nuk ia kemi idene se cfare thone dhe se ankohet per gjithcka, por....Mbase ai s'na kupton ne, mbase ne nuk e kuptojme ate, mbase njerezit dallojne nga sensi humorit dhe jo te gjithe kuptojne njeri tjetrin e ne fund do themi booo sa i trashe ky Po ai? Te supozojme se ne fakt ai s'na kupton ne, mbase menyra e shakave i duket si armiqesi dhe se fundi ai mendon se i gjithe forumi eshte kunder tij, por sipas tij ai do te beje dicka te bukur per forumin dhe per te ndodh qe forumi ka aq rendesi sa ka nevoje per respektin dhe mirekuptimin e anetareve......Sonder....Po te themi nje goce e bukur ketu, ehhh...ajo vjen ne forum lexon nje koment qe ajo e denon si prapambeturi dhe per provokim ve nje fotografi profili me gjoksin e saj dhe mendon he tani le te plasin nga xhelozia keta, e ben nje koment provokues dhe keshtu fillon sherri Po pastaj, perderisa ajo gezohet me superioritetin e saj qe ka bere dike te fiksuar pas saj cfare ndodh? Ata njerez qe per 5, 15 ose gjysme ore grinden me te, bejne log out nga fv dhe heret a vone pavaresisht sa te rremujshme apo te qete e kane jeten bien ne hall te tyre. Nje takim, nje mendim, zgjidhja e nje problemi, nje kujtim mallengjyes nga nje fotografi e vjeter dhe te gjithe zhyten ne jeten e tyre aq shume sa harrojne ekzistencen e goces se bukur...Sonder...

E si perfundim na duhet pergjigja, cfare ne fakt eshte Sonder? -Sonder eshte realizimi se te gjithe njerezit kane nje jete po aq komplekse sa edhe ne, se te gjithe jane personazhe kryesore te jetes se vete dhe ne jemi personazhet e dores se dyte, ose thjesht nje kalimtar ne prapavije. Dhe kur ta lexoni kete se sa do mendoni qe te gjithe jemi shume te rendesishem, apo thjesht pika te vogla te nje oqeani te madh kjo mbetet per ju ta gjykoni

Sonder, sepse cdo njeri ka tregimin e vete...

Ku humbe ti goce? :)

Te gjithe Sonder qenkemi atehere!
 
Top