Si ta freskoni erën e gojës pas konsumimit të disa ushqimeve

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Heqja nga përdorimi i ushqimit që lë aromë jo të këndshme pasi që e konsumojmë është e gabuar, pasi që me disa produkte ushqimore tjera mund të kënaqeni me çdo ushqim që e pëlqeni.

Në vend se t’i shmangeni qepës, hudhrës apo ndonjë djathi të caktuar, erës së keqe kundërvihuni me ushqim. Shpesh e mjaftueshme është një kafshatë, apo edhe vetëm një gotë lëngë.



1. Limoni
Me pjata të peshkut, shpesh si dekorim vijnë copa të limonit. Nëse e konsumoni atë copë limoni, era e hudhrës do të zbutet shumë. Me atë copë limoni mund ta pini një gotë uji mineral, ose të konsumoni bonbone me shije të limonit. Acidi i limonit i neutralizon menjëherë disa baktere të pakëndshme.

2. Majdanozi dh mëlmesa tjera bimore
Disa gjethe majdanoz në brumëra me sos të parezistueshëm nga i cili kundërmon aroma unike e hudhrës, nuk janë aty rastësisht. Me përtypjen e fletëve të majdanozit lirohen disa yndyra të cilat e freskojnë aromën. Ngjashëm veprojnë gjethet e borzilokut dhe rozmarinës.

3. Molla
Si pastruese e dhëmbëve dhe freskuese të erës së gojës, mollët me të vërtetë janë miket më të mira të vrimës së gojës. Dardhat e njoma dhe karotat gjithashtu e kanë këtë rol. Kanë përqindje të madhe të fibrave, të cilat në kombinim me pështymën i largojnë grimcat jo aq të këndshme.

4. Jogurti,..PS.(SE KUPTOJ PERSE NE SHQIPE PERDORET FJALA JAGURTI,.KUR AJO FJALE DUHET TE JETE "KOSI".
Disa lloje të pemëve në kombinim me jogurtin jo vetëm që janë efikase në largimin e erës së keqe por mund edhe ta parandalojnë paraqitjen e saj. Gjysmë gote jogurt e ulin nivelin e sulfitit të hidrogjenit (burimi i aromës së keqe) në gojë. Prandaj, fillojeni dhe përfundoni ditën me jogurt dhe pemë, e ndoshta nuk do të keni nevojë të brengoseni më që të mbani bonbone mentol në çantën tuaj. /Telegrafi/
 

Indola

Adiafori otan prepei
Pe: Si ta freskoni erën e gojës pas konsumimit të disa ushqimeve

Era e keqe e gojes eshte nje problem që haset shpesh, si te femrat, edhe te meshkujt, pasi vjen si rrjedhojë ushqimit, apo e higjienës së dhëmbëve. Bëhet fjalë për diçka që mund të eliminohet dhe jo vetëm të mbulohet nga çëmçakëzat e karamelet. Ja sesi mund t’ia dilet:

1.Nëse mendon se problemi yt është i lidhur me tretjen e ushqimit, mund të konsumosh pas vakteve karbon vegjetal. Ndërsa për të pastruar gojën këshillohen katër receta. Së pari shpëlaj gojën me 250 ml ujë të ngrohtë për një gjysmë dite, shoqëruar me një lugë gjelle pluhur likuori dhe dy me mente (nenexhik). Duhet ta përdorni këtë përzierje pa e gëlltitur.

2.Një tjetër recetë është të ziesh për 5 minuta në 250 ml ujë pak rozmarinë, pak kamomil dhe pak balsam limoni të copëtuar. Këshillohet të pihet kjo komposto një ose dy herë në ditë, pas vakteve.

3.Së treti mund të shfrytëzohet veprimi i thellë i vajrave esencialë, që përbëjnë bazën e
aromaterapisë: para ose pas larjes së dhëmbëve me një pastë dhëmbësh të mirë, hidhni në ujin tuaj për shpëlarje disa pika të vajit të karafilit, kanellës, nenexhikut (mente), kamomil dhe limonit.


4.Receta e katërt konsiston në përzierjen e dy lugëve vodka me 5 pika vaji esencial me mente, karafil e koper. Hidhe të gjithën në një shishe me gjysmë litër ujë të distiluar, të tundur përpara përdorimit dhe përdore këtë përzierje si shplarëse pas vakteve. Duke përdorur një nga këto metoda të përmendura, ose më shumë, mund të mos shqetësohesh më për erën tënde të gojës!
 
Top