Si t’ia bëni nëse ai ka qenë i martuar, por ka edhe fëmijë?


Keni njohur një mashkull për të cilin mendoni që është i mirë për ju, mirëpo ai ka qenë i martuar,madje ka edhe fëmijë. Nëse megjithatë dëshironi që të argëtoheni me mashkullin i cili ka fëmijë, patjetër duhet të kini kujdes për disa gjëra të rëndësishme.

Duhet ta keni të qartë se ç’kërkoni ju nga jeta, mirëpo jini e sinqertë ndaj vetes. Bisedoni me partnerin dhe për planet e tij dhe pyeteni a dëshiron të ketë edhe fëmijë të tjerë, transmeton Telegrafi.

Kjo është e nevojshme në mënyrë që të dini si të veproni dhe që të mos ju ngjajë që nesër të dëshironi të martoheni dhe të keni edhe fëmijë, ndërkaq ai të mos dëshirojë atë që ju e dëshironi.

Duhet ditur patjetër që për meshkujt fëmijët janë në plan të parë dhe që gjithmonë do të jenë para jush. Prandaj, mendoni se a jeni e gatshme për një hap të këtillë, sepse do të mund të ndodhë që ai të heqë dorë nga takimi me ju për të qenë me fëmijët.

Bisedoni me të se çfarë raportesh ka me ish-gruan, sepse megjithatë duhet patjetër të komunikojë me të për shkak të fëmijëve. Mendoni mirë për këtë se a ju pengon raporti i tij me ish-gruan, në mënyrë që më vonë të mos shkaktoni probleme rreth kësaj çështjeje.

Pasi të keni vendosur që të filloni lidhje serioze me mashkullin e këtillë, me siguri do të vijë koha kur do të njihni edhe me fëmijët e tij. Nevojitet goxha kohë dhe durim deri sa t’ju pranojnë fëmijët e tij, andaj duhet të jeni e gatshme për këtë.

Fëmijëve gjithsesi duhet patjetër t’ua sqaroni që e doni babanë e tyre, mirëpo gjithashtu që dëshironi të jeni miq edhe me ta.

Kurrë para fëmijëve nuk bën të flisni keq për nënën e tyre, përpiquni që momentet të cilat do t’i kaloni me ta të jenë të përmbushura me buzëqeshje. /Telegrafi/
 
Ceshtja eshte statusi Abis jo aq femijet,ne vetem pse ka qene ish i/e martuar/divorcuar dhe pa femije paragjykojme prap se prap....

Per mua femija nuk do perbente problem edhe pse ne raste te tilla eshte teper e veshtire te pranohesh lehte nga ata dhe duhet te japesh beteje,por nese dy persona duhen do ja arrijne gjithsesi te ndertojne nje ure komunikimi...
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staff member
Se kuptoj ku bazohesh ti qe flet ne emer te gjithe shqiptareve per aq kohe sa i fut te gjithe ne thes.
Kupto qe ti perfaqeson veten...abis te tijen ...une timen e me rradhe.
Nuk ka lidhje me mentalitet statusesh apo me ceshtje demografie.
Bile qe ta dish nje burre me femije e ka patur historikisht te lehte te gjente nje vajze beqare dhe me te re se vetja.
Edhe ne komunizem....
E kunderta ka qene per femrat . Ato gjithnje e kane patur veshtire te gjenin nje djale beqar pasi paragjykoheshin per statusin e divorcuar e me femije.
Sot keto nuk perbejne asnje lloj problemi per aq kohe sa ka ndjenja mes personash.
Paragjykimet jane fashitur ndjeshem dhe femrat sidomos ne qytete te medha , nuk e ndjejne me peshen e paragjykimive.

Meshkujt.....kurre se kane patur kete problem
 

Tiku

Fire on Ice...
Staff member
Jepjani e mos beni fjale se edhe nuk ka nderment tjua u marre po thjesht ta perdore pak... lol lol
 

Jetmira

🎧🎵💙
E lexova,pasi jetes nuk i dihet;).
Ndoshta na servir ndonje te divorcuar.
Di te them qe do jem njerk e mire:D:D.
 
Top