Si sot e nje kohe...

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Si sot e nje kohe...

22 Nëntor - Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe





"Sot është dita shqipëtarë të përpiqemi, alfabetin tonë të mbrojmë, shpejt o burrani, shkronjat tona janë të arta ato duamë..."

Himni qe Parashqevi Qiriazi shkruajti nderkohe qe shume kolege te tjere pergatisnin ABC e gjuhes shqipe. Me 22 nentor te vitit 1908 me qindra studente ishin mbledhur perpara Manastirit ,duke mposhtur te ftohtin dhe duke pritur me padurim Abc.

Mitat Frashëri – kryetar i kongresit, kurse më vonë edhe i Ballit Kombëtar, Gjergj Fishta – “Homeri shqiptar”, Luigj Gurakuqi, Shain Kolonja – dhëndër i Naim Frashërit, etj.

Përqafimet dhe lotët nga gëzimi nuk kishin fund. Pas nje epilogu anetaret e kongresit aprovuan alfabetin shqip. Ne kete dite te vecante nuk njiheshin diferencime, te gjithe ishin te bashkuar per te festuar, myslimanë, të krishterë, synitë, bektashinj, ortodoksë, katolikë, prtotestantë, toskë, gegë, çamër, labër, etj.

Lashtesia e gjuhes shqipe tregon vete lashtesine e popullit shqiptar, qe e ka krijuar, e ka folur dhe e ka zhvilluar kete gjuhe.

Lëvizja për ABC-në dhe shkrimin shqip ka qenë pjesë përbërëse e përpjekjeve mbarëshekullore të kombit tonë, ka hasur në kundërshtime dhe qëndrime negative të armiqve tanë kombëtarë dhe ka çarë përpara duke pasur pishtarët e vet. Lufta për ABC-në dhe shkrimin shqip u ashpërsua sidomos gjatë Rilindjes Kombëtare dhe pas saj. Pas daljes në dritë të "Abetares" së Naum Bredhit, lëvizja për ABC-në dhe shkrimin shqip u sulmuan përherë e më rreptë nga oborri osman dhe athino-fanaritët jo më si një dukuri gjuhësore, por si një dukuri politike. Konstandin Kristoforidhi, gjuhëtari ynë i njohur, do të lëshonte alarmin: "Ndë mos u shkroftë gjuha shqipe nuk do të shkojnë shumë vjet dhe nuk do të ketë Shqipëri ndë faqe të dheut, as nuk do të shënohet më emri shqiptar ndë kartë të botës"

Shkenca gjuhësore shqiptare ka pranuar faktin historik se gjuha shqipe është shkruar qysh herët dhe se janë përdorur disa lloje ABC-sh. Marin Barleti, në librin "Rrethimi i Shkodrës" (1504), thotë se kishte përdorur burime historike që flisnin për krijimin e Shkodrës të shkruara "në gjuhën e popullit", pa përmendur se me ç‘lloj ABC-je ishin shkruar. Po të merret me mend se në ato burime ka qenë përdorur alfabeti latin, atëherë pohimi i dëshmitarit më të hershëm që njihet gjer sot për këtë çështje, francezit Gulielm Adae, i njohur me emrin Brokard Monaku, është një provë e fortë e shkrimit të shqipes me shkronja latine qysh në lashtësi. Gulielm Adae, në një kumtim latinisht të vitit 1332, shkruante se shqiptarët, sado që kishin "një gjuhë krejt të ndryshme nga ajo e latinëve, në librat e tyre përdorin shkronjat latine". Por nuk thotë në cilën mënyrë përdoreshin dhe prej sa kohe ishin në përdorim ato shkronja. Gjurma e parë që haset mbi përdorimin e alfabetit latin në Shqipëri është e vitit 1462. Në këtë alfabet ka qenë shkruar e ashtuquajtura "Formulë e Pagëzimit".

ABC përbëhej pra nga 36 shkronja; nga këto 7 zanore dhe 29 bashkëtingëllore. Në gjysmën e dytë të vitit 1879, ajo ABC u përmblodh brenda një abetareje prej 136 faqesh, e cila u quajt "ALFABETARE E GJUHثS SHQIP".


 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Si sot e nje kohe...

1940 - Lufta e Dytë Botërore: Pas pushtimit italian, trupat greke kundërsulmuan italianet për të pushtuar Shqipërinë dhe Korçën.
1943 - Lebanoni u pavarësua nga Franca.
1963 - U vra presidenti amerikan John F. Kennedy dhe guvernatori i Teksasit John Connally u lëndua rënd nga një vrasës i njohur si Lee Harvey Oswald.
1975 - Juan Carlos u shpall Mbreti i Spanjës pas vdekjes së mbretit Francisco Franco.
1986 - Mike Tyson nokauton Trevor Berbick në rundin e dytë dhe bëhet kampioni më i ri botërorë në kategorinëe rëndë me 20 vite e 4 muaj.
1990 - Margaret Thatcher rizgjedhet Kryeministre e Britanisë së Madhe.
1995 - Toy Story paraqiti filmin e parë me metrazh të gjatë të krijuar komplet përmes animimeve kompjuterike.
2005 - Angela Merkel u bë gruaja e parë kncelare e Gjermanisë.
2011 - Përurohet në Rexhin busti i Sali Nivicës, patriot, publicist, Nderi i Kombit, dhe Shuko Dalipit.
 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Si sot e nje kohe...




25 Nëntor: Dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave!

Sot është Dita Ndërkombëtare e vendosur nga OKB-ja kundër dhunës ndaj gruas. Sipas raportimeve të mediave botërore iniciativat e ndërmarra me këtë rast do të jenë të shumta. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon, ka kujtuar dhe ka sjellë edhe një herë në vëmendje se më shumë se 70 për qind e grave në botë është dhunuar të paktën një herë në jetë. Data e zgjedhur si ditë ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas, është vendosur 25 nëntori në nderim të tre motrave Mirabel, heroina të luftës së çlirimit të Republikës Dominikane. Tre motrat Mirabel, u torturuan dhe u vranë në vitin 1960 nga agjentët e diktatorit Rafael Trujillo.
 

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Si sot e nje kohe...

27 Nëntor


1095 - Në Këshillin e Klermontit, Papa Urban II shpalli kryqëzatën e pare (1096-1099), e cila filloi si një pelegrinazh i përhapur në Francë dhe Gjermani dhe përfundoi si një fushatë ushtarake nga Evropa katolike romake për të rimarrë tokat e Shenjta nën kontrollin musliman. Kjo kryqëzatë përfundoi me rimarrjen e Jeruzalemit më 1099. Gjatë kryqëzatës, kalorës, fshatarët nga shumë vende të Evropës udhëtuan nga toka dhe deti , së pari në Konstandinopojë dhe pastaj drejt Jeruzalemit. Kryqëzatat (gjithësej 9) zgjatën rreth 200 vjet dhe natyra e tyre mbrojtëse ose agresive mbetet e debatueshme.

1895 - Në Klubin suedez - norvegjez në Paris, Alfred Nobel nënshkruan testamentin e tij, duke ndarë mënjëanë një fond për اmimet Nobel, që do të themeloheshin pas vdekjes së tij.

1895 - Vdes letrari francez Alexandre Dumas

1912 - Në Durrës, shqiptarët ulin flamujt e perandorisë osmane dhe ngrenë në ndërtesat qeveritare flamurin e Skënderbeut me fushë të kuqe me shqiponjën e zezë dy krerëshe. Funksionarët osmanë që refuzuan të njohin këtë ndryshim u përjashtuan nga zyrat e tyre.

1991 - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miraton rezolutën 721 të Këshillit të Sigurimit, që hap rrugën për fillimin e operacioneve paqeruajtëse në Jugosllavi

2004 - Papa Gjon Pali II i kthen Kishës Ortodokse Lindore reliket e Shën Joan Gojartit dhe Shën Gregor the Theologut . Reliket ishin plaçkitur në Kostandinopojë gjatë Kryqëzatës së Katërt më 1204, duke hapur një plagë të thellë në marrëdhëniet midis dy kishave, Ortodokse dhe Katolike. Reliket ishin ruajtur në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, dhe në manastirin Shën Maria në Campo Santo.

2005 - Kryhet transplantimi i parë i pjesshëm i fytyrës njerëzore në një spital në Amiens të Francë. Pacientja Isabelle Dinoire iu nënshtrua operacionit për të zëvendësuar fytyrën, e cila ishte dëmtuar rëndë nga një qen. Një pjesë e indeve të fytyrës nga hunda dhe goja e një gruaje të vdekur u transplantua në fytyrën e pacientes. Më 13 dhjetor 2007, raporti i parë i detajuar i progresit të këtij transplantimi botuar në revistën New England Journal e Medicine tregoi se pacientja ishte e kënaqur me operaimin dhe me fytyrën esaj të re, megjithëse procesi kishte qenë i vështirë e i dhimbshëm. Më 20 mars 2010, një ekip prej 30 mjekësh spanjollë kryen transplantin e parë të plotë të fytyrës së një personi që ishte plagosur në një aksident me të shtëna.
 

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Si sot e nje kohe...

28 Nëntor

1443 - Skënderbeu dhe forcat e tij çlirojnë Krujën dhe ngrenë flamurin kuq e zi. Pasi kishte braktisur osmanët në betejën e Nishit (3 nëntor), Skënderbeu, në krye të 300 kalorësve, u kthye në trojet e tij dhe u bë sundimtar i Krujës, duke ringjallur Principatën e Kastriotëve. Shembulli I tij nxiti thuajse të gjithë princat shqiptarë të ngriheshin kundër sundimit Osman.; në përpjekje për bashkim forcash, më 2 mars 1444, Skënderbeu i thirri ata në Lezhë për një kuvend ku pavarësisht nga grindjet mes tyre, themeluan një bashkim, i njohur në histori si Lidhja shqiptare e Lezhës. Fitorja e parë e Skënderbeut në krye të ushtrisë së Lidhjes ishte beteja e Torviollit më 1444, e cila shënoi fillimin e më shumë se 20 vjet luftë me perandorinë osmane. Forca e Skënderbeut arritën më shumë se 20 fitore në fushë-betejë dhe përballuan 3 rrethime të kështjellës së Krujës, që u udhëheqën nga vetë sulltanët. Në vitin 1451, Skënderbeu pranon de jure sovranitetin e Mbretërisë së Napolit, duke nënshkruar Traktatin e Gaetas, për të siguruar një aleancë mbrojtëse ndaj osmanëve, megjithëse de facto ai mbeti sundimtar i pavarur. Në vitin 1460-1461, Skënderbeu mori pjesë në luftërat civile të Italisë në përkrahje të Ferdinandit të Napolit. Më 1463, ai u caktua komandant i përgjithshëm i forcave të kryqëzatës së shpallur nga Papa Pius II, por Papa vdiq ndërsa trupat ishin ende në procesin e grumbullimit, kështu që sipërmarrja u ndërpre. Së bashku me venedikasit, Skënderbeu luftoi në Luftën osmane - veneciane (1463-1479), deri në vdekjen e tij më 17 janar 1468.

Histori e Shqipërisë
(Naim Frashëri, 1889)

Kruj', o qytet i bekuar!
Prite, prite Skënderbenë,
Po vjen si pëllump i shkruar,
Të shpëtonjë mëmëdhenë
Shqipëtarët t'i shpëtonjë
Nga xgjedh' e keq'e Tyrqisë,
Edhe ty të të nderonjë,
Që je krej'i Shqipërisë,
...
O Shqipërizë! gëzohu,
Se të erdhi prapë dita,
Lulëzohu, zbukurohu,
Të zbriti nga Zoti drita!



1520 - Pas lundrimit nëpërmjet një ngushtice në skajin më jugor të Amerikës së Jugut, tre anije nën komandën e portugezit Ferdinand Magellan arritën në Oqeanin Paqësor, duke u bërë evropianët e parë që kalojnë nga Oqeani Atlantik në Paqësor.

1582 - Në Stratford, Angli, William Shakespeare dhe Anne Hathaway paguajnë 40 stërlina për çertifikatën e martesës. Ata patën 3 fëmijë, vajza. Anne jetoi edhe 7 vjet pas vdekjes së Shekspirit më 1616 (52 vjeç). Rreth saj dihet fare pak, përtej disa referencave në dokumentet ligjore, që bëjnë fjalë për marrëdhëniet me Shekspirin.

1912 - Shqipëria shpall pavarësinë nga Perandoria Osmane. Suksesi i kryengritjes shqiptare të atij viti, u pa si sinjal i fortë për vendet fqinje se Perandoria Osmane ishte e dobët. Mbretëria e Serbisë ishte kundër planit për një vilajet gjithë-shqiptar, duke preferuar një ndarje të territorit evropian të Perandorisë Osmane mes 4 vendeve ballkanike në aleancë, ndërsa territorret e pushtuara gjatë luftës së parë ballkanike të viheshin nën kontroll ndërkombëtar. Kjo ishte arsyeja që Ismail Qemali thirri në Vlorë Kuvendin mbarë shqiptar dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Pavarësia ishte më tepër fiktive për shkak se Vlora ishte qyteti i vetëm në të gjithë vendin që kontrollohej nga delegatët - por vendimi u provuar efektiv në mungesë të një pushteti. Edhe pse pavarësia e Shqipërisë u njoh de facto më 17 dhjetor 1912 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, ajo nuk ishte e efektshme deri në 29 korrik 1913, me përfundimin e Luftës së Dytë Ballkanike, dhe me zgjidhjen e problemit delikat të Shkodrës, kur komuniteti ndërkombëtar ra dakord për të njohur Shqipërinë si shet sovran.

1989 - Lufta e Ftohtë: Revolutioni Kadife - Përballë protestave, Partia Komuniste e اekosllovakisë njofton se do të heqë dorë nga monopoli mbi pushtetin politik.
 

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Si sot e nje kohe...

29 Nëntor

1777 - Themelohet San Jose de Guadalupe, vendbanimi i parë civil, apo Pueblo, në Kaliforninë e sipërme. San Jose shërbeu si komunitet bujqësor në mbështetje të instalimeve ushtarake spanjolle në San Francisko dhe Monterey, kur territori ishte koloni spanjolle. Kur Kalifornia fitoi shtetësinë në vitin 1850, San Jose u bë kryeqyteti i parë i këtij shteti. San Jose është sot qyteti më i madh në luginën Silikon.

1944 - Shqipëria çlirohet nga partizanët. Pas çlirimit nga pushtimi nazist, vendi u bë shtet komunist; Republikë Popullore më 1946; Republikë Popullore Socialiste në vitin 1976; udhëhequr nga Enver Hoxha, Partia e Punës dhe Diktatura e Proletariatit. Sot, Shqipëria është demokraci parlamentare me ekonomi në tranzicion (disa thonë se tranzicioni ka përfunduar). Kryeqyteti, Tirana, ka mbi 600-mijë banorë nga rreth 2.9 milionë e gjithë Shqipëria. Tirana është gjithashtu kryeqyteti financiar i vendit. Reformat e tregut të lirë e kanë hapur vendin për investime të huaja, veçanërisht në zhvillimin e energjisë dhe infrastrukturën e transportit. Në vitin 2011, Shqipëria u zgjodh si destinacion Nr.1 në listën e 10 vendeve për të vizituar, nga Lonely Planet.

1945 - Shpallet Republika Federative Popullore e Jugosllavisë. Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë (apo RSFJ), e cila hodhi bazat gjatë Luftës së Dytë Botërore pati një ekzistencë deri në vitin 1992 kur u shpërbë mes luftërave jugosllave. Federata e Jugosllavisë përbëhej nga gjashtë republikat socialiste: Bosnje-Herzegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, dhe Sllovenia - dhe dy krahina autonome, Vojvodina e Kosova.

1947 - Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara rekomandon ndarjen e Palestinës. Plani i hartuar pas mbarimit të mandatit të kontrollit britanik, do të çojë në krijimin e shteteve të pavarura arabe dhe hebraike dhe status të posaçëm ndërkombëtar për qytetin e Jeruzalemit.
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Si sot e nje kohe...

29 Nëntori është dita e 333-të e kalendarit gregorian (dita e 334-t në vitin e brishtë) - kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 32 ditë.


Ngjarje:

1877 - Thomas Edison demonstron fonografin për herë të parë.
1899 - U themelua klubi futbollistik spanjoll FC Barcelona.
1910 - Patenta e parë për zbulimin e semaforit në Shtetet e Bashkuara iu nda zbuluesit amerikan Ernest Sirrine.
1944 - Msakra në Iseukaj, Caravajkë.
1944 - U çlirua Shqipëria nga Gjermania naziste.
1945 - U shpall Republika Federale Popullore e Jugosllavisë.
1972 - Nolan Bushnell (bashkë themelues i kompanisë Atari) paraqiti lojën Pong në Andy Capp’s Tavern ë Sunnyvale, Calif.
1975 - Emri "Micro-soft" (për "microcomputer software") për herë të parë u përdor nga Bill Gates në letren drejtuar tek Paul Allen.
2005 - Partia e RE Komuniste Kroate (KPH) u themelua nëVukovar.

Lindje

1797 - Gaetano Donizetti, kompozitor italian
1803 - Gottfried Semper, ndërtimtar gjerman
1803 - Christian Doppler, fizikant austriak
1898 - C. S. Lewis, shkrimtar irlandez
1932 - Jacques Chirac, politikan francez


Vdekje

1643 - Claudio Monteverdi, kompozitor italian
1852 - Ada King Lovelace, matematiciente britaneze dhe programeri i parë
1924 - Giacomo Puccini, kompozitor italian
1954 - Enrico Fermi, fizikant italian
1975 - Graham Hill, kampion i Formula 1
 

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Si sot e nje kohe...

9 Dhjetor - Dita botërore kundër korrupsionit





 

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Si sot e nje kohe...

10 Dhjetori, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut

Në mbarë botën sot shënohet Dita për të Drejtat e Njeriut, si një përkujtim i përvitshëm i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila u miratua në 10 dhjetor të vitit 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.



DEKLARATA E PERGJITHSHME MBI TE DREJTAT E NJERIUT

Mbasi njohja e dinjitetit të lindur të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është themeli i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë;

mbasi mosrespektimi dhe përbuzja e të drejtave të njeriut ka çuar drejt akteve barbare, të cilat kanë ofenduar ndërgjegjen e njerëzimit, dhe mbasi krijimi i botës në të cilën njerëzit do të gëzojnë lirinë e fjalës, të besimit dhe lirinë nga frika e skamja është proklamuar si dëshira më e lartë e çdo njeriu;

mbasi është e nevojshme që të drejtat e njeriut të mbrohen me dispozita juridike, kështu që njeriu të mos jetë i shtrënguar që në pikën e fundit t'i përvishet kryengritjes kundër tiranisë dhe shtypjes;

mbasi është e nevojshme që të nxitet zhvillimi i marrëdhënieve miqësore midis kombeve;

mbasi popujt e Kombeve të Bashkuara vërtetuan përsëri në Kartë besimin e tyre në të drejtat themelore të njeriut, në dinjitetin dhe vlerën e personit të njeriut dhe barazinë midis burrave dhe grave dhe mbasi vendosën që të nxitin përparimin shoqëror dhe të përmirësojnë nivelin e jetës në liri të plotë;

mbasi shtetet anëtare u detyruan që, në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara, të sigurojnë respektimin e përgjithshëm dhe zbatimin e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore;

mbasi kuptimi i përbashkët i këtyre të drejtave dhe lirive është më i rëndësishëm për realizimin e plotë të këtij detyrimi;


ASAMBLEJA E PERGJITHSHME shpall Këtë DEKLARATE TE PERGJITHSHME MBI TE DREJTAT E NJERIUT si ideal të përgjithshëm të cilin duhet ta arrijnë të gjithë popujt dhe të gjitha kombet, në mënyrë që çdo njeri dhe çdo organizëm shoqëror, duke pasur parasysh gjithmonë këtë Deklaratë, të përpiqet që, me anë të mësimit dhe edukimit, të ndihmonte në respektimin e këtyre të drejtave dhe lirive dhe që, me anë të masave progresive kombëtare dhe ndërkombëtare, të sigurohej njohja dhe zbatimi i tyre i përgjithshëm dhe i vërtetë, si midis popujve të vetë shteteve anëtare , ashtu edhe midis popujve të atyre territoreve që janë nën administrimin e tyre.


Për Deklaratën e plotë klikoni këtu
 

cent

Banned
Titulli: Si sot e nje kohe...

Në 10 dhjetor, Nënë Tereza mori çmimin Nobel per Paqen ne aksionin në ndihmë ndaj të varfërve në Indi ne 1979.
Referuar Faqe 6, Gazeta 24h, Montreal (10/12/2013)

 

Yellow Redhead

angels walk among us
Titulli: Si sot e nje kohe...

17/12/1770 lind gjeniu, influencuesi me i madh i te gjitha koherave, kompozitori dhe pianisti Ludwig van Beethoven,


 

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Si sot e nje kohe...

68 vjet nga fundi i monarkisë në Shqipëri

68 vjet më parë, konkretisht më 02 janar 1946, qeveria komuniste në Shqipëri shpalli jasht-ligjësimin e monarkisë. Kështu, mbreti Zog u shkarkua zyrtarisht.
Një muaj pasi Fronti Demokratik mori kontrollin e Asamblesë së re Kombëtare, qeveria komuniste shpalli jasht-ligjësimin e monarkisë. Kështu, mbreti Zog u shkarkua zyrtarisht de-jure, atij dhe trashëgimtarëve iu hoqën të gjitha të drejtat dhe pronat, dhe u ndalohej “përgjithmonë” kthimi në territorin e Shqipërisë.

Ngjarje tjera që kanë ndodhur më 2 janar është ajo e vitit 1492. Ripushtimi i Emiratit të Granadës: Fortesa e fundit e mbajtur nga Morët në Spanjë, dorëzohet. Një ndihmë e vetme dhe e kufizuar erdhi nga osmanët në Afrikën e Veriut, por pa efekt. Nëpërmjet Traktatit të Granadës, popullsive myslimane dhe hebraike u jepeshin garanci për mbrojtje dhe të drejta, por këto nuk u respektuan. Kjo çoi në kryengritje në vitin 1500 e cila u shtyp shpejt; një konflikt shumë më i përhapur 1568 - 1571 çoi në dëbimin e pothuajse të gjithë Morëve nga ish-emirati dhe nga rajone e tjera të Spanjës. Rënia e Granadës së shpejti do të pasohej nga një valë zgjerimi spanjoll në Afrikën e Veriut, duke filluar me pushtimin e Melillas në bregun e Marokut më 1497. Granada ende e feston 2 janarin si ditën e çlirimit.

1788 – SHBA: Xhorxhia bëhet shteti i katërt që ratifikon Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Provinca e Xhorxhias ishte një nga trembëdhjetë kolonitë që ngriti krye kundër sundimit britanik në Revolucionin Amerikan duke nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë 1776. Në fillim të vitit 1861, Xhorxhia iu bashkëngjit Konfederatës dhe u bë fushë-betejë kryesore e Luftës Civile. Një nga betejat u zhvillua në Atlanta në vitin 1864, e cila rezultoi me djegie vrasje dhe shkatërrime ndërsa forcat e Unionit nën komandën e gjeneralit Sherman vërshuan nga Atlanta në Savanah. Mbi 18 mijë ushtarë të Xhorxhias u vranë. Në vitin 1870, pas rindërtimit, Xhorxhia u bë shteti i fundit i rikthyer në Bashkim. Filmi "Shkoi bashkë me erën" përshkruan këto ngjarje në Xhorxhia gjatë luftës civile.

1839 - Louis Daguerre, pioner francez i fotografisë, është I pari që realizon fotografimin e Hënës. Da Guerre ( 1787 - 1851) ishte piktor dhe fizikan i njohur për shpikjen e procesit të fotografimit të portretit. Ai u bë i njohur si një nga etërit e fotografisë. Edhe pse i famshëm për kontributet e tij në fotografi, Da Guerre ishte gjithashtu një piktor i arrirë dhe zhvillues i teatrit Diorama.
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
اfarë ka ndodhur më 6 janar?




1322 - Stefan Urosh III bëhet mbret i Serbisë. Ai ishte i biri i mbretit Stefan Millutin. Uroshi mundi disa nga anëtarët e familjes të cilët pretendonin fronin që e mbajti deri në shtator 1331. Ai njihej zakonisht edhe si Stefan Deçani, nga manastiri i madh që thuhet se u ndërtuar prej tij në Deçan, Kosovë.
1759 - George Washington u martua me Martha Custis, një nga gratë më të pasura në Virxhinia. Ata nuk patën fëmijë, por adoptuan dy vajza; njëra prej të cilave, Eleanor, u martua me Robert E. Lee, i cili në pas do të bëhej komandant i ushtrisë së konfederatës gjatë Luftës Civile Amerikane.
1882 - Në fshatin shqiptar Qytezë (Ibriktepe) të Trakisë, lindi Theofan Stilian Noli, i njohur më mirë si Fan Noli - shkrimtar, studiues, diplomat, politikan, historian, orator, dhe themeluesi i Kishës Ortodokse Shqiptare; ai shërbeu si kryeministër dhe regjent i Shqipërisë në vitin 1924 gjatë Revolucionit të qershorit.
Fan Noli nderohet mes shqiptarëve si kampion i letërsisë, historisë, teologjisë, diplomacisë, gazetarisë, muzikës dhe atdhetarizmit. Ai ka luajtur rol të rëndësishëm në konsolidimin e shqipes si gjuhë kombëtare me përkthime të shumta të kryeveprave të letërsisë botërore. Kontributi i tij në anglisht është, gjithashtu, i shumëfishtë: si studiues dhe autor i një sërë publikimesh për Skënderbeun, Shekspirin, Bethovenin, tekste fetare dhe përkthime.
Noli u diplomua në Harvard dhe u shugurua prift në vitin 1908, duke krijuar në këtë mënyrë Kishën Shqiptare dhe ngritjen e gjuhës shqipe në përdorimin kishtar. Theofani banoi për pak kohë në Shqipëri pas shpalljes së pavarësisë më 1912. Pas Luftës së Parë Botërore, Noli udhëhoqi përpjekjet diplomatike për të marrë mbështetjen e presidentit amerikan Wilson. Më vonë ndoqi karrierë politike e diplomatike, duke çuar me sukses kërkesën shqiptare për anëtarësim në Lidhjen e Kombeve.
Figurë e respektuar, Fan Nolit iu kërkua për të udhëhequr revolucionin e qershorit 1924. Më pas, ai shërbeu si kryeministër deri sa qeveria e tij u rrëzua nga Ahmet Zogut. Në dhjetor 1924, Fan Stilian Noli ikën në Itali, vendoset përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara në vitin 1930, dhe mori shtetësisë amerikane duke rënë dakord për t'i dhënë fund përfshirjes në politikë. Noli e kaloi pjesën tjetër të jetës si studiues, fetar, shkrimtar; vdiq më 13 mars 1965 në Florida. "Pse kaqë gjatë, Zot, m'arratise/Pse më përplase, më përpëlise" Dhe jeta e tij i ngjau asaj që vetë shkroi:
“Moisiu në Mal”
Ngjitet përpjetë Malit të shkretë
Krye-Profeti trimi me fletë,
Të bisedonjë me Perëndinë
Për Palestinë.
Arrin në majë lart i kapitur,
Qëndron me frikë, pret i tronditur,
Dhe Jehovaj i flet prej një reje
Me zë rrufeje:
"Ti dhe të tjerët pleq do të ngelni,
Tokën e Shenjtë kurrë s'e shkelni
Skllevër, bij-skllevësh, s'e meritoni
Se liri s'doni!"
Krye-Profetit dita i ngryset
Dhe shpirt-këputur përdhe përmbyset
Me lot në sy, me zemër të ngrirë
I lyp mëshirë.
Pse kaqë gjatë, Zot, m'arratise,
Pse më përplase, më përpëlise,
Pse shpresën dyzet vjet ma ushqeve,
Dhe sot ma preve?
"Nëm Dhen' e Lirë! Zot ku ma ke?"
"Shiko, i tha, dhe ja ku e pe."
Së largu Zoti ia pasqyron,
Dhe e shikon.
Ja Nazareti, ja Bethlehemi,
Lum' i Jordanit, Jerusalemi,
Mal' i Sionës, Bethsaidaja,
Dhe Golgothaja,
Sheh gasn' e pritmë për djalërinë
Dhe shkretëtirën për pleqërinë,
Atje sa bukur, këtu sa zi,
O Moisi.
Këtej ka dimrin, andej prënverën,
Kërkon parajsën, vdes në Skëterrën;
Ajme, sa vrer, sa keq e sa zor,
Liberator!
1912 - Nju Meksiko u bë shteti i 47-të në Shtetet e Bashkuara. SHBA-ja e fitoi shumicën e territorit të Nju Meksikos në vitin 1848, si rezultat i Luftës meksikane, dhe pjesën tjetër e bleu nga Meksika në vitin 1853 për të ndërtuar një hekurudhë. Që nga viti 1945, Shteti Nju Meksiko ka qenë shtet kryesues në kërkimet shkencore në fushën e energjisë - në këtë shtet ndodhen laboratorët e njohur Los Alamos dhe Sandia - qendrat studimore e kërkimore më të rëndësishme në fushën bërthamore, gjeotermike dhe diellore.
1929 - Tereza, vajzë e re shqiptare, murgeshë e përkushtur, mbërrin në Kalkuta për të filluar punën mes njerëzve më të varfër e më të sëmurë në Indi. Sot, pas vdekjes, ajo mban titullin kishtar “Tereza e Bekuar e Kalkutës”, por njihet si Nënë Tereza.

Kjo shqiptare e lindur 26 gusht 1910, themeloi urdhërin Misionaret e Bamirësisë, sot aktiv në 133 vende, me shtëpi për personat me HIV / AIDS, lebra dhe tuberkuloz, me kuzhina për ushqim falas, jetimore, shkolla e etj. Anëtaret e misionit te saj quhen Motra; ato duhet t'i përmbahen zotimit për "dëlirësi, varfëri dhe bindje, shërbime të përzemërta dhe falas për më të varfërit e të varfërve".
Nënë Tereza ka marrë nderime të shumta nga bota, përfshi اmimin Nobel të Paqes (1979). Ajo vdiq me 5 shtator 1997. Në fund të vitit 2003, Nënë Tereza u lumturua nga Vatikani; një mrekulli e dytë e kryer me ndërmjetësimin e saj është e nevojshme të vërtetohet, para se ajo të mund të njihet si shenjtore nga Kisha Katolike. Nënë Tereza, e adhuruar dhe respektuar nga shumë njerëz, ka edhe kritikët e saj, që thonë se ajo nuk siguroi kujdes mjekësor për njerëzit e sëmurë, ose se ka patur marrëdhënie të mira me diktatorë.
Duke analizuar veprat e saj, Papa Gjon Pali II pyeti: "Ku e gjeti forcën dhe këmbënguljen Nënë Tereza, për të vendosur veten tërësisht në shërbim të të tjerëve? Ajo e gjeti atë në lutje?”
Privatisht, Nënë Tereza pati një përvojë mundimesh mbi bindjet e saj fetare, të cilat zgjatën gati 50 vjet deri në fund të jetës së saj. Duke parë gjithë ato vuajtje për rreth, njerëzit shpesh bëjnë pyetjen - Pse Zoti i lejon? – dhe në ditarin e saj, Nënë Tereza shkruante: "Ku është besimi im?... Në se ka Perëndi - ju lutem më falni.... Sa e dhimbshme është kjo dhimbje e panjohur - Unë nuk kam Besim..Nëse nuk ka Zot, nuk mund të ketë shpirt. Në se nuk ka shpirt atëherë, Jezus, Ti gjithashtu nuk je i vërtetë."
1938 - Në Milano, lindi Adriano اelentano këngëtar kompozitor, komedian, aktor, drejtor filmi e personalitet televiziv italian. Këngët e tij janë më të shiturat në Itali. Ndikuar shumë nga idhujt e tij Elvis Presley dhe aktori komik Jerry Lewis, Adriano اelentano e ka ruajtur popullaritetin e tij në Itali për më shumë se 50 vjet si artist i shumëanshëm. Në vitet 1970 - 80, ai ishte "mbreti i arkës italiane" të filmave me buxhet të ulët. "Serafino" (1968), cilësohet roli i tij më i mirë kinematografik. Si drejtor filmi, اelentano shpesh i jepte role edhe gruas së tij, Claudia Mori. Ata kanë tre fëmijë; një prej tyre, aktorja Rosalinda Celentano, njihet për rolin e Satanit në filmin e Mel Gibsonit. Pasioni i Krishtit. Adriano اelentano ka lëshuar 40 albume me këngë. Këngët e tij më të famshme janë " La coppia piu ' bella del mondo" që është shitur mbi një milion kopje, dhe për këtë iu dha një disk i artë; këngë të tjera janë "Azzurro" (1968); dhe "Prisencolinensinainciusol" (1972 ), këngë me të cilën, اelentano imiton mënyrën se si tingëllon anglishtja për jo-anglisht-folësit. Si aktivist, Adriano اelentano është mbrojtës i të drejtave të kafshëve, dhe që nga viti 2005 është kthyer në vegjetarian. Ai është tifoz i Interit të Milanos. Kohët e fundit, اelentano dha koncertin e tij të parë drejtpërdrejt në 18 vjet, i cili u ndoq nga mbi 9 milionë shikues e teleshikues nga mbarë bota.

1941 - Një muaj pasi Shtetet e Bashkuara kishin hyrë në luftë, presidenti Franklin D. Roosevelt mban fjalimin e tij mbi "katër liritë: Liria e fjalës, Liria e besimit, Liria për nevojat minimale njerëzore, Liria nga frika. Pas Luftës se dyte Botërore, "Katër Liritë" shërbyen si frymëzim për formulimin e Kartës se Kombeve e Bashkuara.
1987 - Astronomët nga Universiteti i Kalifornisë dëshmojnë për herë të parë lindjen e një galaktike që përmban rreth 1 miliard yje.
Mendim i ditës

“Perëndia kurrë nuk të jep diçka që s’mund t’a përballosh, prandaj mos u streso.”


Kelly Clarkson
 

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Re: Si sot e nje kohe...


Dita e Gënjeshtrave, dikur dita e vitit të ri. Me ndryshimin e kalendarit nga Julian në Gregorian, disa njerëz ende vazhduan ta festonin 1 prillin si ditën e parë të vitit, duke gënjyer veten, ndërsa të tjerët, që kishin pranuar ndryshimin e kalendarit, filluan të talleshin me ta. Një tjetër legjendë thotë se kjo praktikë filloi gjatë sundimit të Kostandinit, kur një i hokatar i tha perandorit romak se ai mund të bënte punë më të mirë për drejtimin e perandorisë. Konstantini qeshi dhe e lejoi shakaxhiun e quajtur Kugel të bëhej perandor për një ditë, më 1 prill. Dhe Kugeli e shpalli atë Ditën kur njerëzit mund të bënin çdo shaka e të thonin çdo gjë të vërtetë ose jo. Ky shpjegim nga Joseph Boskin, profesor i historisë në Universitetin e Bostonit, u botua nga Associated Press dhe u shtyp nga shumë gazeta më 1 prill të vitin 1983. Më pas, profesor Boskin telefonoi redaktorin dhe i tha se e kishte sajuar ngjarjen me rastin e Ditës së Gënjeshtrave. U deshën disa javë që agjencia e njohur e lajmeve AP të kuptonte se ajo vetë kishte qenë viktima e një gënjeshtre të 1 Prillit, dhe u kërkoi ndjesë lexuesve.


1778 - Oliver Pollock, biznesmen nga New Orleans, krijon simbolin $ për dollarin amerikan. Oliver Pollock lindi më 1737, në Koleraine, Irlandë, emigroi në Amerikë kur ishte adoleshent dhe vdiq më 17 dhjetor 1823, Misisipi. Pollok ishte tregtar i sukseshëm dhe financues i Luftës Revolucionare Amerikane.

1889 – Përurohet Kulla Eifel, monumenti më i njohur dhe më i fotografuar në botë. Dhe të mendosh pastaj se shkrimtarët Guy de Maupassant dhe Alexandre Dumas e kritikuan atë duke e cilësuar një "makth të tmerrshëm" në zemër të Parisit. Kulla mori emrin e projektuesit dhe arkitektit të saj, Alexandre Gustave Eiffel, i cili e ndërtoi strukturën për ekspozitën ndërkombëtare të Parisit, 1889.

1976 - Apple Inc formohet nga Steve Jobs, Steve Wozniak dhe Ronald Wayne.
1) Steve Jobs vdiq më 2011, në moshën 55 vjeçare. Ai la pas një pasuri neto prej 8, 3 miliardë dollarësh.
2) Stephen Gary Wozniak (datëlindja 1950), i njohur si "Woz", është shpikës, inxhinier elektronik, dhe programues kompjuteri. Ai projektoi kompjuterat Apple I dhe II në fund të viteve 1970.
3) Ronald Gerald Wayne (datëlindja 1934) është punëtor në pension i industrisë elektronike. Ai ishte përgjegjës për mbikëqyrjen administrative të Apple Inc, por shpejt hoqi dorë, duke e shitur pjesën e tij të kompanisë për 2300 dollarë. Sot, kjo 1/3 që Wayne shiti, ka një vlerë prej 20 miliardë dollarësh.

2009 - Kroacia dhe Shqipëria bëhen anëtare të NATO-s.
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Si sot e nje kohe...

1776 - George Uashingtoni merr diplomën e nderit si doktor në jurisprudencë nga Kolegji i Harvardit

1917 – Vladimir Iliç Lenini arrin në Petrograd nga Zvicra. Me të mbërritur, Lenini botoi në gazetën bolshevike Pravda "Tezat e Prillit" dhe filloi t'i lexonte ato me zë të lartë në takimet me punëtorët. Brenda një viti, Lenini do të përmbyste qeverinë dhe do të merrte kontrollin e vendit.

1922 - BRSS, Stalini emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste.

1941 - Kryeministri britanik Winston Churchill paralajmëron Stalinin mbi pushtimin gjerman të Rusië. Por disa historianë tani thonë se Stalini ishte në dijeni të planeve të Hitlerit. Mosveprimi i Stalinit, pavarësisht dijenisë rreth "Operacionit Barbarosa " për pushtimin e Rusisë, vazhdon të jetë një nga misteret më të mëdha të Luftës së Dytë Botërore. Stalini kishte të dhëna të sakta lidhur me operacionin nazist, por nuk reagoi. Gjermania do të fillonte zbatimin e operacionit Barbarossa kundër BRSS-së në mes të qershorit 1941. Më 5 maj 1941, agjenti sovjetik në Japoni, Riçard Sorge i dërgoi Moskës mikrofilmin e një telegrami nga ministri i Jashtëm nazist Ribentrop ku konfirmohej përgatitja e sulmit; 10 ditë më vonë, Sorge njoftoi datën e saktë të sulmit, më 22 qershor. Dhe si shpërblim? Stalini u shfryu ndaj Sorges, duke e share me fjalë të ulta. Dhe jo vetëm kaq. Pas arrestimit të Sorges nga japonezët, Tokio propozoi shkëmbim robërish (përfshi Sorgen), por Stalini nuk pranoi dhe e la agjentin e talentuar të vdiste në burg. (The Enigma of Barbarossa, David Murphy, 2005)

1949 – Uashington D.C.: SHBA-ja, Britania, Franca dhe Kanadaja nënshkruajnë paktin e Traktatit të Atlantikut të Veriut, NATO; të nesërmen ky pakt do të nënshkruhej edhe nga 8 vende të tjera evropiane;, Belgjika, Danimarka, Islanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugalia.


1958 - Revolucioni kuban: Rebelët e Fidel Kastros sulmojnë Havanën. Fidel Alejandro Castro Ruz, djali i paligjshëm i një fermeri të pasur, përqafoi ide anti - imperialiste të majta ndërsa ishte student juridiku në Universitetin e Havanë. Pas pjesëmarrjes në rebelime kundër qeverive të krahut të djathtë në Republikën Domenikane dhe Kolumbi, Kastro planifikoi përmbysjen e juntës ushtarake pro-amerikane kubane të Fulgencio Batistës. Në vitin 1953, Kastru u burgos për një vit, pas një sulmi të dështuar mbi kazermat Monkada. Pas lirimit, Fideli shkoi në Meksikë, ku formoi një grup revolucionar me vëllain e tij Raul dhe mikun اe Guevara. Pas kthimit në Kubë, Kastro udhëhoqi Revolucionin Kuban, i cili rrëzoi Batistan në vitin 1959; të alarmuar nga kredencialet e tij dhe nga marrëdhënie miqësore me Bashkimin Sovjetik, administratat amerikane Eisenhower dhe Kennedi, u përpoqën, por pa sukses, për ta rrëzuar Kastron me anë të bllokadave ekonomike, përpjekjeve për vrasje dhe kundër- revolucion, duke përfshirë edhe pushtimin e Gjirit të Derrave më 1961. Për t'i bërë ballë kërcënimeve të tilla, Kastro formoi aleancë ekonomike dhe ushtarake me sovjetikët, dhe i lejoi ata për të vendosur armë bërthamore në ishull, duke shkaktuar krizën e raketave kubane në vitin 1962.

1996 - Sekretari amerikan i Tregtisë, Ronald Brown vdiq në aksident ajror mbi Kroaci.

1973 - Në Nju Jork realizohet thirrja e parë me telefon celular.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Pe: Si sot e nje kohe...

Histori: اfarë ka ndodhur më 19 prill?
Astrit Lulushi
1496 – Pranverë - Gjatë shtegtimit për në Jeruzalem, udhëtari gjerman nga Këlni, Arnold Ritter von Harff bën një ndalesë disa orëshe në portin e Durrësit. “Shqiptarët kanë gjuhën e tyre e cila është vështirë të shkruhet pasi ata përdorin gërmat e tyre” (Pelegrinage of Arnold Ritter von Harff, 1946). Pastaj, Harfi transkriptoi disa fjalë shqipe, dhe shkroi krahas tyre përkthimin gjermanisht - gjithësej 26 fjalë, 8 shprehje dhe 12 numra; nga Një deri në Dhjetë, dhe Njëqind, dhe Njëmijë. Kështu, von Harff, një i huaj nisur në udhë për qëllime a interesa të tjera, sjell krejt rastësisht një nga dëshmitë e para të gjuhës së shkruar shqipe.

1824 - Lord Bajroni vdes në atë që është tani Greqi, ku kishte shkuar për të mbështetur luftën greke për pavarësi nga perandoria osmane. Edhe sot, ai konsiderohet si hero kombëtar grek.
Historia e Bajronit ështe plot skandale, udhëtimet ekzotike; jeta e tij pompoze la përshtypje të thella, dhe emri i tij filloi të nënkuptojë njeriun e ndërlikuar; romantik, arrogant, të errët, cinik; shperthim krijues, shije intrigues në veshje, muzikë, dhe seksualitet, dinak i pabesë, i poshtër (të gjitha përmblidhen në fjalorin urban nën “byronic”. George Gordon Byron lindi në Aberdeen, Skoci, në vitin 1788.
Këmba e çalë dhe mjedisi i varfër ia bënë të vështirë fëmijërinë, por në moshën 10 vjeçare Bajroni trashëgoi titullin Lord nga ungji i tij. Kjo i dha mundësi të dilte nga skamja, të shkonte në shkollë pastaj në Kolegjin Trinity, Kambrixh, ku u zhyt thellë në borxhe, në jetë të shthurur dhe marrëdhënie të pasionuar me gra e burra. Vëllimi i tij i parë i botuar me poezi, Orët e përtacisë (1807), u hodh poshtë nga kritika, sidomos në Skoci; dhe ne librin e tij të dytë, “English Bards and Scotch Reviewers” (1809), Bajroni sulmoi krijimtarinë dhe kritikën letrare angleze.
Po atë vit, ai udhëtoi për në Portugali, Spanjë, dhe në Lindjen e Afërme për dy vjet. Përvojat e tij përfshihen në veprat e mëvonshme, si në “Childe Harold's Pilgrimage” (1812 ), që i solli sukses të menjëhershëm në Angli; "u zgjova një mëngjes dhe e gjeta veten të famshëm", do të shprehej Bajroni; dhe poezia, sjellja, moda, shijet e tij filluan të imitohehin gjerësisht. Më 1815, Bajron u martua me Anne Isabella Milbanke, dhe më 1816, çifti u bë me vajzë, Ada, e cila kur të rritej do të shquhej në fushën e matematikës, dhe sot konsiderohet nga disa si programuesja e parë e kompjuterit. Martesa nuk zgjati shumë dhe çifti Bajron u nda ligjërisht.
Në këtë kohë, shpërthen skandali mbi incestin e dyshuar të Bajronit me gjysmë-motrën e tij, Augusta Leigh, dhe i përçmuar nga shoqëria, detyrohet për të largohet nga Anglia. Fillimisht u vendos në Zvicër, Gjenevë, afër poetit Percy Bysshe Shelley dhe gruas së tij, Mary Wollstonecraft Shelley. Atje, Bajroni përfshihet në marrëdhënie intime me motrën e gruas së Shellit, Claire Clairmont; nga kjo lidhje më janar 1817 lindi vajza tjetër e Bajronit, Allegra. Pas kësaj, Bajroni ikën në Venecia ku marrëdhënie të ngjashme nuk iu ndanë.
“Në fshehtësi u takuam -
Në heshtje u pikëllova,
Se një ditë do t’më harrosh,
Shpirti yt mund të mashtrohet.
Kur unë të dalë përpara
Pas viteve të gjata ,
Si duhet të përshëndes ty? -
Me heshtje dhe lot"
Në vitin 1819, ai u lidh me konteshën Tereza Guiccioli, gruaja e re e një konti të moshuar. Lord Bajron gjithashtu mbeti gjithmonë një mbështetës i zjarrtë i çështjeve të lirisë dhe pavarësisë kombëtare, duke mbështetur luftën greke për pavarësi. Ai u bashkua me kauzën e lirisë, udhëtoi e vizitoi Shqipërinë jugore, oborrin e Ali pashë Tepelenës, u takua me shqiptarë, arvanitas, qëndroi me suliotë, adhuroi zakonet, sjelljet, gjuhën, armët e veshjet, udhëhoqi stërvitjen e tyre në Missolongi, ku vdiq nga ethet, pak pas ditëlindjes së tij të 36-të. Bajroni jetoi ashtu siç shkroi ose anasjelltas: “Në jetë zemra e njeriut thyhet, por edhe me zemër të thyer jetohet"

1882 - Vdiq Charles Darwin, zhvilluesi i teorisë së evolucionit. Darvini punoi mbi teorinë e tij për 20 vjet. Pasi kishte mësuar se një tjetër natyralist, Alfred Russel Wallace, kishte zhvilluar ide të ngjashme, të dy bënë një njoftim të përbashkët të zbulimit të tyre në vitin 1858. Në vitin 1859 Darvini botoi "Mbi Origjinën e llojeve nëpërmjet selektimit natyror" .
Libri ngjalli debate të ashpra, sepse zgjerimi logjik i teorisë së Darvinit nxiste idenë se homo sapiens ishte thjesht një formë tjetër kafshe – dhe njerëzit mund kenë evoluar nga majmunët – duke shkatërruar idenë konvencionle të kohës së tij se si u krijua bota. Darvini u sulmua ashpër, veçanërisht nga Kisha. Megjithatë, idetë e tij fituan shpejt terren dhe sot janë po aq konvencionale. Darvini vdiq më 19 prill 1882 dhe u varros në Westminster Abbey.

1897 – Zhvillohet maratona e parë e Bostonit, frymëzuar dhe organizuar nga atletët amerikane të sapo kthyer nga Lojrat e para Olimpike modern në Athinë, 1896. Maratona ishte garë vetëm për meshkuj. Gratë nuk u lejuan të hyjnë në garën e Bostonit zyrtarisht deri në vitin 1972. Por Roberta "Bobbi Gibb” nuk mund të priste: Në vitin 1966 , ajo qëndroi e fshehur në shkurre pranë vijës së Nisjes, derisa gara filloi, duke u bërë femra e parë maratoniste. Në vitin 1967, Kathrine Switzer, u regjistrua në listen e pjesmarrësve me emrin " KV Switzer ", pa treguar se ishte femër. Ndërsa, Nina Kuscsik u bë pjesëmarrësja e parë zyrtare femër në maratonën e Bostonit në vitin 1972, dhe fituesja e parë.

1943 –Në geton e Varshavës filloi kryengritja, një nga kryengritjet e para masive para kundër nazistëve.

1993 - Rrethimi në Waco, Texas, përfundoi kur forca të FBI-së u zhvendosën në kompleksin e Degës Davidiane duke hedhur gaz lotsjellës; anëtarët e kultit i vunë zjarrin ndërtesës duke shkaktuar vdekjen e 80 personave.

1995 – Ndërtesa Federale Alfred P. Murrah në Oklahoma u shkatërrua nga një makinë bombë; 168 vetë, duke përfshirë 19 fëmijë u vranë në sulmin më të rëndë terrorist në historinë e SHBA deri në atë kohë. Timothy Mcveigh u kap, u gjykua dhe u dënua me vdekje për këtë sulm.

2005 - Kardinali Jozef Ratzinger i Gjermanisë zgjidhet papë dhe merr emrin Papa Benedikti i 16-të. Ai befasoi botën kur më 28 shkurt 2013 dha dorëheqjen; vendosi të mbajë emrin Benedikt dhe tani quhet Papë i merituar. Benedikt është i vetmi papë me patentë piloti; ai asnjëherë nuk ka ngarë automobil, pasi kurrë nuk e ka marrë patentën e shoferit.
Mendim i ditës
"Atdhetari duhet të jetë gjithmonë i gatshëm për të mbrojtur vendin e tij kundër qeverisë së tij."
Edward Abbey
Z.Amerikes
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Pe: Si sot e nje kohe...

Histori: اfarë ka ndodhur më 28 prill?
Astrit Lulushi


1192 - Vritet në Tyre (Liban), Conrad i parë, mbreti i Jeruzalemit, dy ditë pasi ishte zgjedhur në këtë post. Vrasja u krye nga hashashinët, sekt i formuar në fund të shekullit të 11-të. "Assassin" "Vrasës', nga arabishtja Hashishin "përdorues hashashi" (Lewis, Bernard (1967), The Assassins: Sektet Radikale të Islamit, fq 30-31, Oxford University Press.)

1686 - Isak Njutoni boton vëllimin e parë të librit të tij "Principia", më pas do të botonte edhe 2 vëllime të tjera (Parimet Natyrore të Matematikës), ku ai shjegon ligjet e lëvizjes.
Asnjë vepër shkencore nuk ka tërhequr më shumë vëmendjen e filozofëve sesa Principia.
Gjatë shekullit të 20-të filozofët e kanë parë këtë libër në kontekst të teorive të Ajnshtajnit mbi gravitacionin dhe relativitetin.
Historianët thonë se teoria e gravitetit të Njutonit u krijua në shekullin e 18-të, periudhë kur zhvillimet teknologjike mungonin - mungonte veçanërisht një mekanizëm i duhur për prodhimin forcës gravitacionale.

1908 – Në Moravi lindi Oskar Schindler, biznesmen austriak - subjekt i romanit Arka e Shindlerit (1974) dhe më pas i filmit Lista e Shindlerit. Pas luftës së dytë botërore, Schindler dhe gruaja e tij, Emilie, u vendosën in Regensburg, Gjermani, deri në vitin 1949, kur emigruan në Argjentinë. Në vitin 1962, Yad Vashem i dha Schindlerit titullin "Të ndershmit mes Kombeve " në njohje të përpjekjeve të tij për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit nazist.
Emilie u nderua në mënyrë të ngjashme në vitin 1993. Schindler vdiq në Gjermani më 1974 - kishte mbetur i varfër dhe i vetmuar. Disa nga hebrenjtë që Shindleri kishte ndihmuar të mbijetonin mblodhën ndihma financiare për transferimin e trupit të tij për t'u varrosur në Izrael. Në vitin 1993, Muzeu Përkujtimor i Viktimave të Holokaustit në kryeqytetin amerikan Uashington, e nderoi Shindlerin pas vdekjes me medaljen e veçantë të kujtimit. Historia e Shindlerit tërhoqi shumë vëmendje në sajë të filmit Lista e Shindlerit me regji të Stiven Spielbergut (1993), bazuar në një roman të vitit 1983 nga Thomas Keneally.

1912 - Vatra u themelua zyrtarisht. Takimi i parë për të sjellë së bashku të gjitha organizatat shqiptare amerikane në një federatë ishte zhvilluar më 24 dhjetor 1911 në Boston me nismën e shoqatës "Besa - Besë". Në këto takime ishin të pranishëm: Faik Konica, Fan Noli, Kristo Floqi, Marko Adams, dhe Paskal Aleksi.
Të dhënat zyrtare të komisionit të bashkimit citojnë: "Ne bëjmë thirrje për të formuar Federatën Pan Shqiptare të Amerikës nga bashkimi i shoqatave të mëposhtme: "Besa - Besë", "Flamuri i Krujës", "Shoqëria Kombëtare". dhe "Dallandyshja". Vatra u regjistrua si shoqatë në shtetin Masaçusets dhe morr çertifikatën e njohjes më 13 qershor 1912. اertifikata tregon këto emra, citim: Faik Konica, Lambi Chikozi, Fan S. Noli, Kristo Floqi, Elia Tromara, Naum Cere, Kosta Kotta.

1916 – Ne Ashton, Angli, lindi Bill Bland, marksist-leninist britanik. Para se të bëhej udhëheqës i lëvizjes anti – revizioniste, Bland ishte anëtar i Partisë Komuniste të Zelandës së Re dhe Partisë Komuniste të Britanisë. Mao Ce dunin e konsideronte - deviacionist, ndërsa komunizmin e Enver Hoxhës e quante të vërtetë në traditën e Marksit, Leninit dhe Stalinit. Bland e vizitoi Shpiqërinë për here të pare në vitin 1962 me ftesë të PPSH-së. Nga viti 1968 – 1978, lidhjet e tij me Shqipërinë u ndërprenë për shkak të qëndrimit pro kinez të Enver Hoxhes, por marrëdhëniet e ngushta u rivendosën pas prishjes së aleancës kino – shqiptare.
Bland ishte një nga themeluesit e shoqatës shqiptare - britanike, dhe më pas sekretar i saj për gati 30 vjet deri në rënien e regjimit komunist në Shqipëri. Bland vdiq më 13 mars 2001.

1925 – Poeti amerikan T. S. Eliot, pranon vendin e punës si redaktor në shtëpinë botuese Faber, pozitë, e cila i lejoi atij të shkëputej nga puna si nëpunës banke që bënte deri atëhere.
FOR EZRA POUND, nga T.S. Eliot

(shqipërim)
"Jam me nerva sonte. Po, të këqia.
Rri me mua.
"Flit me mua. Pse nuk flet?. Fol.
"Për çfarë je duke menduar?
- اfarë të mendoj?
- اfarë?
"Nuk e di. Mendo."
Mendoj se ndodhemi në rrugicë plot me minj'
Ku njerëz vdekur kanë humbur eshtrat e tyre.
"ا’është kjo zhurmë?"
Erë nën derë.
"ا’është era duke bërë?"
Asgjë përsëri Asgjë.
Bën.
"Ti nuk kupton asgjë? A mund të shihet Asgjë? A mund të kujtohet Asgjë?"
Më kujtohet
Ato janë perla që ishin sytë e tij.
"A je gjallë, apo jo? A ka mbetur gjë në kokën tënde?"


1939 – Berlin; Hitleri mban një fjalim në parlament ku njeh dhe miraton pushtimin e Shqipërisë nga Italia, duke përgëzuar Musolinin për sigurimin e “hapësirës jetike” për fashizmin, ashtu si Gjermania po përpiqej për nacional-socializmin.
Mendim i ditës
"Kritiku i përhershëm është si njeriu pa këmbë që u mëson të tjerëve sesi të vrapojnë."
Channing Pollock
Z.Amrikes.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Titulli: Si sot e nje kohe...

Histori: اfarë ka ndodhur më 20 maj?
Astrit Lulushi

325 - Mblidhet Këshilli ikumenik i krishterë, në Nikea (Azi e vogël). Historiani Eusebius, i pranishëm në këtë takim, e quajti atë 'ikumenik' që do të thotë 'mbarë-botëror' dhe në atë kohë nënkuptonte Perandorinë Romake.
Takimi u zhvillua nën kujdesin e perandorit Konstandin.
Ai ftoi 1800 peshkopët e kishës së krishterë (rreth 1000 në lindje dhe 800 në perëndim), por vetëm një numër i vogël, rreth 300 u paraqitën, 5 prej tyre ishin nga Iliria.
Sipas Eusebius, në librin 'Historia e Kishës…”, Konstandini (me prejardhje ilire) u siguroi peshkopëve një sallë të madhe e dinjitoze për mbajtjen e kuvendit; dhe vetë bëri një hyrje ceremoniale, nga fillimi qershorit, duke u ulur diku nga fundi i sallës; roli i tij ishte mbarëvajtja e kuvendit, dhe u zotua të përdorte autoritetin e tij për zbatimin e çdo vendimi që do të merrnin peshkopët.
Në Këshillin e Nikeas u diskutuan shumë gjëra, që nga natyra e Jezu Krishtit e deri tek njësimi i rregullave kishtare, përfshi caktimin e ditës së pashkëve, duke e shkëputur atë nga pashkët hebraike, si dhe vendimi që lutjet e së dielës që të bëheshin në këmbë dhe jo në gjunjë si deri atëherë. Në përfundim, Këshilli i Nikesë miratoi kanunoren e kishës.
Disa peshkopë të lindjes nuk ranë dakord dhe Këshilli i përjashtoi, ndërsa perandori Konstandin i dëboi duke i dërguar në rajone të thella të Ilirisë.
Konstandi i madh vdiq më 337; krishtërimi do të bëhej fe zyrtare e perandorisë romake në vitin 380, ndërsa Konstandini do të shpallej Shën Konstandin, Mbrojtësi i Krishtërimit.

1310 - Prodhohen këpucët e para për të dy këmbët, veças, të djathtë dhe të majtë.
Deri atëherë, këpucët ishin njësoj dhe njerëzit i vishnin ato një ditë në këmbën e majtë e ditën tjetër në këmbën e djathte, që të konsumoheshin të dyja njëherësh. Mendohet se këpucët e para janë ato me lëkurë kafshe, që nga koha e akullnajave kur njerëzit thjesht mbështilnin këmbët për t’I mbrojtur nga të ftohtit.
Sandalet e para mendohet të jenë përdorur në Lindjen e Mesme për mbrojtjen e tabanit të këmbëve nga rëra e nxehtë.
Arkeologët kanë zbuluar këpucë që datojnë nga vitet 8000 pes, në atë që tani quhet shteti Mizuri (SHBA). Në Evropë, këpucë të ngjashme me këpucët e sotme ishin në modë nga shekulli XI deri XV.
Në shekullin 17-të këpucët prodhoheshin vetëm me ngjyrë të kuqe dhe lartësia e takave ishte e ndryshme, shpesh në varësi të shkallës shoqërore.
Atletet e para janë prodhuar për herë të parë në Amerikë në vitin 1916. Ndërsa çizmet e para për femra ishin ato të projektuara për mbretëreshën britanike Viktoria në vitin 1840. Në kohët biblike një sandale dhurohej në shenjë zotimi.
Në mesjetë një prind ia kalonte autoritetin e tij mbi vajzën burrit të saj në një ceremoni të dhënies së këpucës - ati i nuses ia jepte dhëndrit këpucën dhe dhëndri ia dorëzonte nuses e cila e mbante për të treguar se tani e tutje ajo i përkiste burrit.
Sot në SHBA këpucë miniature ose reale lidhet në parakolpin e makinës së çiftit të sapomartuar, si kujtesë e ditëve kur një prind i dha dhëndrit një nga këpucët e vajzës së tij si simbol i ndërrimit të kujdestarit. Në Kinë, një nga këpucë e nuses hidhet mbi çati për të siguruar lumturi për çiftin e sapomartuar. Në Hungari dhëndëri ngre një dolli për nusen e tij duke përdorur këpucën e saj në vend të gotës. Edhe shqiptarët e kanë një thënie të lashtë ‘e pi rakinë me opingë’, për njeriun që pi shumë. Një muze këpucësh ekziston në Toronto, Kanada, i vetmi muze i këpucëve në Amerikën e Veriut, ndoshta edhe në botë. Muzeu përmban këpucë dhe sandale që përshkojnë një periudhë prej 4.500 vjetësh.

1498 - Exploreruesi portuguez Vasko da Gama arrin në Kalkutë, Indi.

1506 – Në Spanjë vdiq Kristofor Kolombi, 55 vjeç, nismëtari i kolonizimit të Hemisferës Perëndimore, pa e ditur se kishte zbuluar një Botë të re.

1521 - Ignatius Loyola (1491 – 1556) plagoset rëndë nga një predhë topi në betejën e Pamplonas. Gjatë javëve të shërimit nga plagët, Layola, luftëtar spanjoll, i mërzitur nga qëndrimi shtrirë, kërkoi disa romane për të kaluar kohën. Në kështjellë, nuk kishte asnjë libër, përveç një kopje e Jetës së Krishtit dhe një libër mbi shenjtorët. Injaci filloi t’i lexonte, dhe më shumë lexoi, aq më shumë filloi të imitonte shenjtorët dhe vlerat e tyre. Pas kësaj Layola u dorëzua prift, murg dhe themeloi Shoqerinë Jezuite. Në vitin 1622 ai u kanonizua duke marre emrin Shën Injatus.

1609 - Sonetet e Shekspirit botohen për herë të parë në Londër nga Thomas Thorpe. Sonetet hapen me një përkushtim për " WH". Identiteti i këtij personi mbetet mister dhe, që nga shekulli i 19-të, ka nxitur shumë spekulime.
Një gabim i thjeshtë për inicialet e Shekspirit, "WS” ose 'WSH", kjo është sugjeruar nga filozofi Bertrand Russell në kujtimet e tij.
Sonetet (gjithësej 154) njihen edhe për ndikimin; nuk ka gjuhë të përhapura ose jo, që këto sonete nuk janë përkthyer, duke përfshirë gjuhët gjermanisht, frëngjisht, shqip, arabisht, hebraisht, esperanto, madje edhe në gjuhën e sotme angleze.

Sonet # 30 nga W.SH.
(shqipërim)

“Kur në heshtje rri
mendoj të kaluarën,
që rëndësi s’i dhashë,
mërzitem për gjërat
që nuk i kam por, doja...
Brengave të vjetra lot të rinj u shtoj,
sytë nga të qarët rrallë i pata njomur.
Por, tani përmbyten për miqtë
e çmuar humbur a vdekur.
Qaj, vuaj, ankohem edhe për të tjera
si të mos mjaftonte dhembja që provova,
atëhere, kur i humba shumë nga këto gjëra.
Janë plagë të kohës që prapa s’kthehet,
si për t’më dënuar me dhembje pa fund.”


1799 – Në Paris, lindi Honore de Balzak - romancier francez dhe dramaturg. Opusi i tij letrar ishte një sekuencë tregimesh dhe romanesh të njohur me titulin e përgjithshëm Komedia Njerezor, panoramë e jetës franceze në vitet pas rënies së Napoleon Bonopartit, më 1815.
Balzak ishte monarkist shumë konservator; në shumë mënyra, ai është antipod i republikanizmit demokratik të shkrimtarit Viktor Hugo. Megjithatë, trajtimi i mprehtë i realitetit dhe çështjeve të kohës fitoi respektin e shumë socialistëve dhe marksistëve.
Engelsi thoshte se Balzaku ishte shkrimtari i tij e preferuar, ndërsa Marksi u referohej vazhdimisht romaneve të tij.

1835 - Otto shpallet mbreti i parë i Greqisë moderne. Pas vrasjes së Ioan Kapodistrias (presidenti i parë i Greqisë), tre Fuqitë Mbrojtëse; Britania, Franca dhe Rusia, zgjodhën 17 - vjeçarin princ Otto, djalin e dytë të Mbretit Ludvig të Bavarisë, si mbret të Greqisë. Kjo ishte zgjedhja e tyre e dytë, i pari, Leopold i Sakse-Koburg, e kishte refuzuar fronin.

1867 - Parlamenti britanik hedh poshtë projekt-ligjin e John Stuart Mills mbi të drejtën e grave për të votuar. Mills njihet si filozofi më me ndikim i shekullin XIX. Ai krijoi konceptit se liria e individit është më e rëndësishme se liria shtetit për ta kufzuar atë.

1873 - Levi Strauss dhe Jacob Davis regjistrojnë patentën për pantallonet blu xhins.

1900 - Lojrat e dyta Olimpike moderne hapen në Paris (zgjasin 5 muaj).

1926 - Thomas Edison thotë se amerikanët preferojnë më shumë filmat e heshtur sesa filmat me zë.

1927 - Arabia Saudite shpallet e pavarur nga Britania e Madhe (Traktati i Jeddas).

1944 - Partia Komuniste e SHBA-së shpërbëhet, duke u bërë thirrje anëtarëve të saj të përkushtohen që Amerika të dale fituese në luftën e dytë botërore.

1985 - Izraeli shkëmben 1100 të burgosur arabe për tre ushtarë izraelitë.

1985 - Shtetet e Bashkuara fillojnë transmetimet në Kubë nëpërmjet stacionit Radio Marti, në gjuhën spanjolle.

1989 - Demonstrata për demokraci; Kina shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Pekin.

1991 - Moskë; Sovjeti Suprem miraton ligjin që lejon shtetasit sovjetikë të udhëtojnë jashtë vendit.

2002 - Pavarësia e Timorit Lindor njihet nga Portugalia, duke i dhënë fund zyrtarisht 23 vjetëve të sundimit indonezian dhe 3 vjetëve të administratës së përkohshme të OKB-së.

Mendim i ditës
''Kur ligji bëhet despotik, morali dobësohet, dhe anasjelltas.''
Honore de Balzak

B.Zeri i amerikes
 

Soulmind

oNcE...
Titulli: Si sot e nje kohe...

18 Korrik 1918 ka lindur Nelson Mandela, i cili arriti te behej presidenti i pare me ngjyre i Afrikes Jugore.



Disa nga shprehjet me te spikatura te Mandeles:

'' Mirësia tek njerëzit është si flaka. Ajo mund te fshihet, por asnjëherë nuk shuhet.''

" Edukimi është arma më e fortë që mund ta përdorësh për të e ndryshuar botën."

" Kam mësuar se guximi nuk është mungesë e frikës, por triumfi mbi të. Njeri i guximshëm nuk është ai që nuk ndihet i frikësuar, por ai që e pushton frikën."

" Gjithmonë (diçka) duket e pamundur deri sa të bëhet."

" Mos më gjyko nga sukseset e mia, më gjyko nga ajo se sa herë kam rënë dhe pastaj jam ngritur përsëri."

" Unë jam kapiten i shpirtit tim."

" Derisa e lejojmë dritën tonë të shkëlqejë, ne pa vetëdije i japim leje edhe njerëzëve të tjerë që të bëjnë të njejtën gjë."

" Fitues është ai që ëndërron dhe nuk dorëzohet kurrë."

" Nuk mund të pregaditesh për diçka përderisa thellë brenda vetes nuk e beson se do të ndodhë."

" Mbaji shokët afër, rivalët edhe më afër."

" Jeto jetën sikur askush nuk po shikon, dhe shprehu sikur të gjithë po dëgjojnë."

" Kur një njeri të e bëjë atë që ai e konsideron si detyrë për njerëzit dhe vendin e tij, ai mund të prehet në paqe.''

p.s. duhet ta kisha postuar dje :p
 
Last edited:

princesha

Warrior Princess
Titulli: Si sot e nje kohe...

22 Korrik

1718 - U shfaq për herë të parë në Firence opera "Skënderbeu" e kompozitorit italian Antonio Vivaldi.
1793 - Alexander Mackenzie arrin në Oqeanin Paqësorë duke u bërë Evro-Amerikani i parë që bën kalim transkontinental në veri të Meksikës.
1933 - Wiley Post bëhet njeriu i parë që fluturon botën i vetëm duke bërë 25100 km për 7 ditë 18 orë dhe 45 minuta.
1934 - Vjedhësi i madh i bankave John Dillinger vritet nga FBI.
1942 - Fillon deportimi sistematik i Judëve nga Warsaw Ghetto.
1943 - Lufta e Dytë Botërore: Aleatët marrin qytetin italian Palermo.
1977 - Udhëheqësi kinez Deng Xiaoping rikthehet në fuqi.
1991 - Vrasësi serik Jeffrey Dahmer arrestohet pas vrasjes së 11 meshkujve të cilët janë gjetur në aprtmanin e tij në Milwaukee.
1999 - U paraqit verzioni i parë i MSN Messenger nga Microsoft.
2005 - Jean Charles de Menezes vritet nga policia pasi kërkohej për bombat në Londër.
2010 - Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit deklarata e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, meqë e drejta ndërkombëtare nuk ndalon deklaratat e tilla, ka thënë sot kryetari i gjykatës, Hisashi Owada.
2011 - Ekstremisti katolik Anders Behring Breivik shkoi në ishullin Utoya në Norvegji ku kreu nje sulm me arrmë zjarri ku vrau 77 njerëz dhe plagosi 15 presona me pas Breiviku u arresteua po ashtu Breiviku kishte montuar nje bomb ne nje vetur ku pagosi 13 njerez.


Lindje
1478 - Filip I Kastiljski,Mbret i Kastiles dhe Leones
1751 - Caroline Mathilde, mbretëreshë daneze
1887 - Gustav Ludwig Hertz, fizikant gjerman dhe fitues i çmimit Nobel 1921.
1890 - Rose Kennedy, e ema e John F. Kennedy
1892 - Arthur Seyss-Inquart, politikan nacist gjemano-austriak
1894 - Oskar Maria Graf, letrar gjerman
1923 - Bob Dole, senator amerikan, mik i shqiptarëve
1946 - Mireille Mathieu, këngëtare franceze
1954 - Al di Meola, jazz-gitarist italo-amerikan
1971 - Charlotte Gainsbourg, aktore franceze
1974 - Franka Potente, aktore gjermane
1980 - Kate Ryan, kengetare belge

Vdekje
1944 - U vra në Qafshkallë të Klosit (Mat) e reja nga Tragjasi i Vlorës, 24-vjeçarja Zonja اurre, Heroinë e Popullit
2003 - Dhimitër Shuteriqi, shkrimtar shqiptarë (l. 1915)
 
Top