Si ndikon vonesa e paraqitjes së ciklit menstrual në jetëgjatësi?


Periudha e vonshme e pubertetit është paksa e sikletshme për femrat kur në të njejtën kohë shohin moshataret e tyre duke filluar blerjet për sytjena si dhe tregimin e përvojave për ciklin e tyre menstrual… Nsërsa ju jeni thjeshtë qëndroni nga anash pa pasur njohurinë se si duhet ta trajtoni vetë gjatë kësaj periudhe. Por, sipas një studimi të ri, ka një përparësi shumë të madhe për ciklin e vonshëm – veçanërisht pas moshës 12 vjeçare ose më vonë.

Një studim i ri nga hulumtuesit e Universitetit të Kalifornisë, në shkollën e mjekësisë në San Diego, ka përcjellur 16,000 femra mbi moshën 21 vjeçe dhe ka gjetur se femrat që kanë cikël të vonuar menstrual pas moshës 12 vjeçare ose më vonë dhe ballafaqohesn me menopauzën në të pesëdhjetat ose edhe më vonë, kanë më shumë gjasa për të jetuar më gjatë, supozohet deri në të nëntëdhjetat.

Për më tepër: femrat që kanë pjekuri të vonshme, gjithashtu kanë gjasa më të vogla të preken nga çështje të caktuara shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet koronare të zemrës dhe diabetit. Këto kanë më pak gajsa të jenë edhe duhanpirëse.Hulumtuesit janë ende në kërkim për enigmën e ciklit të vonuar i cili bën ndryshim në shëndetin tuaj.

Sigurisht, menstruacionet e juaja nuk janë i vetmi faktor që mund të përcaktojë jetëgjatësinë tuaj, kështuqë edhepse mund të keni cikël të hershëm, mos u shqetësoni. Nëse jeni të shëndetshëm, poashtu edhe ju mund t’i arrini vitet e nëntëdhjeta! navigo.al
 
Top