Shuhet në moshën 65-vjeçare arkitektja e famshme Hadid

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member


Arkitektja me famë botërore, Zaha Hadid, fituese e shumë çmimeve dhe dizenjuesja e Qendrës Ujore të Londrës, ndërroi jetë të enjten në moshën 65-vjeçare.

Në një komunikatë për shtyp, kompania e saj “Zaha Hadid Architects” shkruan se, Hadid po kurohej për bronkit në një spital në Majemi, ku edhe pësoi një infarkt.

Zaha Hadid lindi në Bagdad në vitin 1950. Ajo studioi për matematike në Universitetin amerikan të Bejrutit, para se t’i bashkohej Shoqatës Arkitekturore të Londrës në vitin 1972. Në vitin 1979, ajo krijoi studion e saj në Londër.

Në vitin 2004, Hadid u bë femra e parë që fitoi çmimin “Pritzker” për Akitekturën. Ajo është gjithashtu dy herë fituese e çmimit prestigjioz britanik “Riba Stirling”, në 2010-n për projektimin e muzeut “Maxi” në Romë dhe në 2011-n për Akademinë “Evelyn Grace” në Londër.

Në vitin 2016, ajo mori medaljen e artë të “Ribas” për punë e saj. Ajo pati gjithashtu disa poste akademike në karrierën e saj, në shkolla nga më të njohurat, si Universiteti i Harvardit, Universiteti i Ilinoisit, Universiteti Kolumbia dhe Universiteti i Yale.

Ndërtesa e saj e parë e rëndësishme ishte Rajoni i Zjarrfikësve në “Weil am Reihn” në Gjermani, në vitin 1993. Më pas ajo kreu projekte të tjera të rëndësishme, si Qendra “Heydar Aliyev” në Baku në 2013-n, si dhe “Galaxy Soho” në Pekin në vitin 2012.

Ngushëllimet për vdekjen e Zaha Hadid i kanë shkuar familjes së saj nga e gjithë bota e Arkitekturës, ku ajo konsiderohej si një prej njerëzve më të zotë.

/ Top Channel
 

Soulmind

oNcE...
Titulli: Shuhet në moshën 65-vjeçare arkitektja e famshme Hadid

Sa u merzita sot!
C'eshte njeriu!
Per mua ishte DIVA e ARKITEKTURES!
Zoti e meshirofte!
 
Top