Shtetet më të sigurta në botë

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Shtetet më të sigurta në botë




Indeksi Global i Paqes për vitin 2016 së fundmi është publikuar nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe, dhe ka zbuluar shtetet më të sigurta në botë. Edicioni i dhjetë i këtij raporti, i cili është publikuar me 8 qershor, ka vlerësuar 163 shtete në bazë të niveleve të paqes dhe kësisoj ka përpiluar një listë me shtetet më të sigurta në botë.

اdo shtet është vlerësuar me një notë deri në 5 sa i përket paqes (aq më e vogël nota, aq më i lartë niveli i paqes), dhe ka matur nivelin e sigurisë në shoqëri, konfliktet e dhunshme dhe ndërkombëtare, militarizimin, etj. Siç duket, Islanda ka marrë titullin e shtetit më të sigurt në botë. Me një rezultat prej 1.192, ky shtet evropian është renditur i pari sepse ka mungesë të dhunës dhe konflikteve ndërkombëtare, e gjithashtu në shoqëri mbizotëron paqja. Danimarka është renditur e dyta me një rezultat prej 1.246, përderisa Austria ka zënë vendin e tretë sa i përket shteteve me sigurinë më të madhe në botë, me një rezultat prej 1.278.


Kjo është lista me dhjetë shtetet më të sigurta në botë:

– Islanda: 1.192
– Danimarka: 1.246
– Austria: 1.278
– Zelanda e Re: 1.287
– Portugalia: 1.356
– Republika اeke: 1.36
– Zvicra: 1.37
– Kanada: 1.388
– Japonia: 1.395
– Sllovenia: 1.408.



/burimi: telegrafi/
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Sllovenia besoj se vertet eshte...duke marr parasyshe cfare populli jan sllovent.
 
Top