Shtetas të Shqipërisë të përfshirë në aferën e letërnjoftimeve false në Maqedoni

legjenda

Anëtar i Nderuar
Qindra shtetas shqiptarë janë të përfshirë apo protagonistë në aferën e letërnjoftimeve false në Maqedoni. Qindra letërnjoftime janë dhënë për një numër të madh të tyre, për të shfrytëzuar të drejtën e votës në favor të partisë në pushtet VMRO-DPMNE, informon INA.

Akuzat vijnë nga opozita, por edhe nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë. Ministri i ri i këtij dikasteri Oliver Spasovski drejtoi akuza të drejtpërdrejta se banorë të Pustecit të Shqipërisë, vendbanimi që shtrihet në kufirin me Maqedoninë, ku një popullatë minore deklarohet se ka origjinë maqedonase. Ajo është përfshirë në aferën e letërnjoftimeve në Maqedoni, duke u shfrytëzuar si makineri votuese në favor të partisë maqedonase në pushtet. Për t`u pajisur me një letërnjoftim të tillë, është dashur vetëm të deklarohen si maqedonas. Por siç mëson INA, këtyre shtetasve shqiptarë u janë dhënë vetëm letërnjoftime, ndërsa janë refuzuar kërkesat e tyre për t`u pajisur edhe me pasaporta.

Numri më i madh i këtyre letërnjoftimeve janë dhënë në vitin 2013, para zgjedhjeve lokaleë, edhe ate në komunën Qendër të Shkupit, në Resnjë, Prespë dhe komuna të tjera, ku këta shtetas shqiptarë janë përdorur për manipulime zgjedhore. Këto dokumente janë dhënë pa plotësuar kushtet e nevojshme ligjore, siç janë lejeqëndrimi dhe dokumente tjera përcjellëse. Ky skandal shpërtheu edhe me publikimin e aferave të përgjimeve. Por nga ana tjetër, tani u rikthye edhe me skandalin e letërnjoftimeve të zbuluara false dhe të një punëtorie ilegale. (INA)
 
Top