• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Pe: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

[h=2]Java e 30 e shtatëzanisë[/h][HR][/HR][h=2]Si po rritet fëmija juaj[/h]
Që tani e tutje, fëmija juaj do të shtojë shpejt në peshë. Mushkëritë e tij si dhe aparati i tretjes janë maturuar thuajse plotësisht tashmë, dhe ndoshta ai ka mundur ti hapë e ti mbyllë sytë tani, kështu që ai mund të shohë brenda jush.

[h=2]Zhvillimi i fetusit – java e 30 e shtatëzanisë[/h]

Mushkëritë dhe aparati i tretjes së fëmijës tuaj, tashmë janë pothuajse plotësisht të zhvilluara. Ndërkohë që rritja e gjatësisë së fëmijës tuaj tani mund të ngadalësohet disi gjatesia e tij tani eshte reth 39 cm ,http://www.bebaime.com/advCms/sa-eshte-e-madhe-foshnja-juaj/48 ai do të vazhdojë të shtojë në peshë deri në kohën kur të lindë.

Gjatë kësaj jave fëmija vazhdon të hapë dhe të mbyllë sytë e tij. Ai ndoshta mund të shohë se çfarë është duke ndodhur brenda mitrës, të dallojë dritën nga errësira dhe madje edhe të ndjekë një burim drite. Nëse ju lëshoni një dritë mbi barkun tuaj, fëmija juaj mund të kthejë kokën e tij për të ndjekur dritën ose mund të zgjatet për të prekur këtë ndriçim të lëvizshëm. Disa studiues mendojnë se ekspozimi i barkut tuaj ndaj dritës stimulon zhvillimin vizual. Por mos prisni shikim 20/20 kur fëmija juaj të lindë – të porsalindurit mund të shohin në një distance prej rreth vetëm 20 deri në 30 centimetra. (Fëmijët me shikim normal e arrijnë shikimin 20/20 rreth moshës 7 deri në 9 vjeç.) Për të përfunduar, fëmija tashmë ka vetulla dhe qerpikë të formuar.
Fëmijën tuaj tani e rrethon përafërsisht rreth një litër lëng amniotik, por ky volum zvogëlohet gjatë kohës që fëmija juaj rritet dhe zë më tepër vend në mitër. Ndërkohë që ju dhe fëmija juaj vazhdoni të rriteni, mos u alarmoni nëse ndiheni pa frymë dhe nuk ngopeni sa duhet me ajër; është thjesht mitra juaj që shtyn diafragmën tuaj. Megjithatë, ka një drite në fund të tunelit. Rreth javës së 34 (ose vetëm pak para lindjes, nëse kjo është shtatzania e dytë apo e tretë për ju), koka e fëmijës tuaj do të lëvizë poshtë drejt legenit tuaj, ndërkohë që fëmija vendoset në pozicionin e duhur për të lindur. Kjo do ta bëjë frymëmarrjen dhe të ushqyerit tuaj shumë më të lehtë.

[h=2]Si po ndryshon jeta juaj[/h]

Ju ndoshta keni shtuar disi në peshë këtë muaj – zakonisht 1,4-1,8 kg. Shtimi i rreth 450 g në javë është diçka normale gjatë tre muajve të fundit. Kërkesat e fëmijës tuaj për vlera ushqyese janë në maksimumin e tyre, në vrullin përfundimtar të rritjes para lindjes. Ju mund ti doni ose ti urreni përmasat tuaja të rritura – sidoqoftë, kujtojani vetes 50 arsyet pse është e mrekullueshme të jeni shtatëzënë.
Nuk është asnjëherë vonë per te lene duhanin, pasi fëmija juaj do të përfitojë nga një rritje e furnizimit me oksigjen gjatë ditëve qe ju nuk do te pini duhan. Përpiquni të inkurajoni dhe ata që janë rreth jush për të lënë duhanin – kjo jo vetëm që do t'ju ndihmojë më tepër për të ndaluar pirjen e duhanit, por gjithashtu mund të ndihmojë edhe fëmijën tuaj në një afat më të gjatë. Kërkimet kanë treguar se foshnjat janë në një rrezik me të lartë për sindromën e vdekjes së papritur të foshnjes / SIDS nëse një prind ose kujdestar pi duhan rreth tyre.

Bërja e një gjumi të mirë natën, mund të bëhet sërish e vështirë gjatë tremujorit të tretë të shtatëzanisë. Ndërkohë që barku juaj rritet, gjetja e një pozicioni të rehatshem bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe ju mund të konstatoni presion mbi fishikezen tuaj te urines, që do të thotë udhëtime të shpeshta aspak të këndshme por të nevojshme gjatë natës për në WC. Gjithashtu edhe ëndrrat që duken reale mund të ndikojnë në cilësinë e gjumit tuaj duke ju shqetësuar e çrregulluar! Mos harroni të pyesni edhe partnerin tuaj në lidhje me ëndrrat e tij.


[h=2]Fakte për tu marrë në konsideratë[/h]Mendoni rreth mundësisë së blerjes të një sedilje të vogël makine për fëmijën tuaj – mund t’ju duhet për tu kthyer në shtëpi, në rast se do ta lindni fëmijën tuaj në spital.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Pe: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

[h=2]Java e 31 e shtatëzanisë[/h][HR][/HR][h=2]Si po rritet fëmija juaj[/h]

Lëvizjet e fëmijës tuaj tani ndoshta janë duke ndryshuar disi – ato mund t’ju duken më pak të shpeshta dhe më pak të forta, sepse fëmija nuk ka më aq shumë vend në mitrën tuaj dhe nuk mund të bëjë më aq shumë rrotullime. Fëmija juaj tani mund të lëvizë kokën e tij nga njëra anë në tjetrën, organet e tij po vazhdojnë të zhvillohen dhe një shtresë yndyrë po krijohet nën lëkurën e tij.

[h=2]Zhvillimi i fetusit – java e 31 e shtatëzanisë[/h]

Krahët, këmbët dhe trupi i fëmijës tuaj po vazhdon të mbushet – dhe më në fund ato janë në proporcion me madhësinë e kokës. Ai tashmë peshon rreth 1,5 kilogram dhe duket shumë si një i porsalindur. Gjatesia eshte reth 41 cm.http://www.bebaime.com/advCms/sa-eshte-e-madhe-foshnja-juaj/49

Ju mund të vini re se fëmija nuk është duke lëvizur më aq shumë brenda jush. Mos u shqetësoni. Ai nuk ka me hapësirën e mëparshme në mitrën tuaj. Për aq kohë sa ju mund të ndjeni përpëlitjet e tij, ju duhet të kuptoni se fëmija është fare mirë. Besojeni apo jo, fëmija ende ka mjaft për tu rritur. Ju mund të prisni që fëmija juaj të fitojë mesatarisht edhe 900 gram, deri sa të lindë.
Organet e fëmijës tuaj po vazhdojnë të zhvillohen dhe tashmë në fshikëzën e tij të urinës është duke kaluar ujë: një praktikë e mirë kjo për procesin e urinimit, që fëmija do të ketë pasi të lindë. Shumë shpejt ju mund të filloni të pyesni veten se çfarë dëshiron fëmija juaj – skanet e trurit kanë treguar se fëmijët rreth muajit të tetë kanë periudha gjumi me ëndrra.
Ju ndoshta keni fituar 1,3-1,8 kilogram gjatë këtij muaji. Fitimi i rreth 450 gram në një javë është shumë normal gjatë tremujorit të fundit të shtatëzanisë, pasi fëmija kalon zhvillimin dhe rritjen përfundimtare para lindjes.

[h=2]Si po ndryshon jeta tuaj[/h]

Deri sa fëmija të bjerë poshtë në legenin tuaj (rreth javës së 37-të të shtatëzanisë nëse kjo është shtatëzania juaj e parë dhe deri në lindje nëse ju keni pasur fëmijë të tjerë më parë), ju mund të ndiheni e pangopur me frymë, sikur nuk arrini të thithni ajër sa duhet. Kjo ndodh sepse mitra juaj tashmë është rritur aq shumë duke shtyrë diafragmën tuaj – muskulin e madh të sheshtë që ndihmon frymëmarrjen. Në këto raste shplodhja ndihmon, kështu që përpiquni të pushoni sa më shumë që të jetë e mundur. Pushimi mund të ndihmojë gjithashtu edhe nëse fëmija ka përmasa më të vogla në raport me të dhënat e tij.
A është barku juaj duke ju shkaktuar dhimbje shpine? Filloni te perdorni kepuce me take me te ulet nëse ende nuk e keni bërë diçka të tillë dhe shmangni peshat e rënda, të cilat shkaktojnë tërheqje muskulare mbi ligamentet tuaja të buta. Mamia juaj mund t’ju sigurojë një korse materniteti që ju ndihmon shpinën dhe ju mban në vend – kjo nuk është seksi por e dobishme nëse ju ndiheni e parehatshme. Shumë gra përjetojnë dhimbje të ijeve ndërkohë që shtatëzania përparon, dhe në disa gra, ligamentet që mbështesin legenin lëshohen aq shumë sa nyjet që mbajnë kockat e legenit të lidhura nuk punojnë më si duhet. Kjo gjendje quhet Mosfunksionim i Symphysis Pubis (SPD) dhe është një gjendje shumë e dhimbshme. Oh, harruam kënaqësitë e të qenit shtatëzëne!

Nëse ju dhe partneri juaj po bëheni nervoz në lidhje me ditën e madhe, mund t’ju ndihmojë nëse filloni të rikujtoni edhe një herë atë që e keni mësuar në klasat tuaja të paralindjes dhe nëse praktikoni ushtrimet e frymëmarrjes që keni mësuar më parë. Pse të mos vazhdoni me metodat e qetësimit të dhimbjeve që keni përgatitur sipas rradhës së caktuar. A do të përdorni një epidural apo jeni duke planifikuar të përdorni entonox për aq kohë sa të jetë e mundur. Dhe cilat janë pikëpamjet tuaja mbi pethidinën dhe meptidin?

[h=2]Fakte për tu marrë në konsideratë[/h]Balancimi mes punës dhe shtatëzanisë mund të bëhet një punë e vështirë.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Pe: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

[h=2]Java e 32 e shtatëzanisë[/h][HR][/HR][h=2]Si po rritet fëmija juaj[/h]
Nëse fëmija juaj është djalë, ndoshta testikujt e tij kanë lëvizur tashmë drejt qeskave. Ndonjëherë, njëri prej testikujve ose të dy testikujt nuk shkojnë në vendin e tyre deri pas lindjes, por mos u merakosni për këtë. Testikujt që nuk kanë zbritur ende, shpesh e korrigjojnë veten e tyre para ditëlindjes së parë të fëmijës.

[h=2]Zhvillimi i fetusit – java e 32 e shtatëzanisë[/h]
Femija peshon perafersisht 1.7 kg dhe eshte i gjate reth 42 cm.Edhe pse mushkëritë e tij nuk do të jenë plotësisht të zhvilluara deri pak para lindjes, i vogli juaj është duke thithur lëngun amniotik për të ushtruar mushkëritë e tij dhe praktikuar frymëmarrjen.

Disa fëmijë e kanë kokën me flokë tashmë, ndërkohë që disa të tjerë kanë vetëm disa fije flokësh. Flokët e trashë në lindje nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht flokë të trashë edhe më vonë, por fëmijët me flokë të imët në fëmijëri, zakonisht kanë flokë edhe më të hollë gjatë moshës madhore.
Nëse fëmija juaj është një djalë, testikujt e tij fillojnë të zbresin nga abdomeni drejt qeskave te tij. Megjithatë, ndonjëhere njëri prej testikujve ose të dy, ndodh që të mos vendosen në pozicion deri pas lindjes. Në dy të tretat e rasteve të djemve të cilëve nuk i kanë zbritur testikujt gjatë lindjes, kjo gjë korrigjohet vetvetiu deri në ditëlindjen e parë të tyre.
Juve me siguri jeni duke fituar rreth 450 gram në javë, kryesisht për shkak se fëmija juaj ka të ngjarë të fitojë më shumë se gjysmën e gjithë peshës së tij të lindjes, gjatë shtatë javëve të fundit para lindjes. Sigurohuni qe jeni duke u ushqyher mire edhe gjate ketyre javeve te fundit.


[h=2]Si po ndryshon jeta juaj[/h]

Ju ndoshta jeni duke fituar tani rreth 450g në javë, dhe pothuajse gjysma e kësaj peshe shkon direkt për fëmijën tuaj. Në fakt, fëmija juaj fiton rreth një të tretën e gjysmës së peshës së tij të lindjes gjatë shtatë javëve të ardhshme, duke u shëndoshur për të mbijetuar jashtë barkut. Falë këtyre depozitave yndyrore, lëkura e tij është duke u mbushur dhe duke u dukur më e shëndetshme. Ndiqni këshillat tona për t`u ushqyer mirë gjatë javëve të ardhshme.
ثshtë mjaft e vështirë për të fjetur kur jeni shtatëzëne pa u shqetësuar në lidhje me faktin nëse po pengoni apo jo partnerin tuaj. . Nëse jeni të shqetësuar se seksi ne muajt e fundit të shtatëzanisë mund të dëmtojë foshnjen tuaj, mos u shqetësoni më. Për shumicën e grave, seksi gjate shtatzanise është pozitiv deri sa atyre u plasin ujerat, dhe madje mund të ndihmojë në procesin e fillimit të lindjes, nëqoftëse fëmijës i ka kaluar afati i lindjes. Kështu që, jepini!


[h=2]Fakte për tu marrë në konsideratë[/h]Diabeti i Shtatëzanisë (ose i ashtuquajturi Diabeti Gestacional ku nënat e reja pa qenë të sëmura nga diabeti më parë kanë përqindje tejet të madhe të sheqerit në gjak) – Këshilla për ta kontrolluar çrregullimin .
Sa shpesh do të duhej ti ndjeni lëvizjet e foshnjës në barkun tuaj?
Si ndikoni të qenit 'nënë e moshuar' gjatë shtatëzanisë dhe lindjes. Mësoni me ne.
A mos vallë punoni në shkollë? Mos u merakosni, ditët e maternitetit tuaj nuk do të ndikohen nga pushimet shkollore.
Planifikoni që të ktheheni në punë, pas pushimit tuaj të maternitetit ?
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Pe: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

[h=2]Java e 33 e shtatëzanisë[/h][HR][/HR][h=2]Si po rritet fëmija juaj[/h]
Vrulli i rritjes vazhdon: deri në fund të kësaj jave, fëmija juaj mund të shkojë rreth 43.7 cm i gjatë nga koka deri te maja e këmbës. Tashmë, ka mundësi që fëmija juaj të jetë kthyer me kokë poshtë në mitrën tuaj – shumica e foshnjave janë të kthyera në këtë pikë – megjithëse fëmija mund të vazhdojë të ndryshojë pozicinin e tij. Kockat e kafkës së tij janë ende elastike dhe nuk janë bashkuar tërësisht, duke e bërë më të lehtë procesin e daljes nga kanali i lindjes.

[h=2]Zhvillimi i fetusit – java e 33 e shtatëzanisë[/h]
Peshon reth 2 kg dhe ka reth 40 cm. Fëmija juaj tashmë duhet të bëhet gati për lindje duke u kthyer me kokë poshtë – koka e tij duhet të vendoset poshtë.

Mjeku ose mamia juaj do ti kushtojnë vëmendje të veçantë pozicionit të fëmijës tuaj gjatë javëve të ardhshme – disa fëmijë vendosin që të kthehen me kokë lart sërish.
Kafka e fëmijës tuaj është ende mjaft elastike dhe nuk është bashkuar plotësisht, në mënyrë që të mund të lehtësojë daljen nga kanali relativisht i ngushtë i lindjes. Por kockat në pjesët e tjera të trupit te tij janë duke u forcuar mjaft. Gjithashtu edhe lëkura e fëmijës tuaj është duke u bërë gradualisht më pak e kuqe dhe më pak e rrudhur.
Nëse do të bëheni nënë për herë të parë, koka e fëmijës tuaj mund të jetë duke lëvizur drejt legenit gjatë kësaj jave dhe duke ushtruar presion ndaj zverkut tuaj. (Kjo ndodh për rreth gjysmat e të gjitha grave që bëhen nëna për herë të parë.) Nëqoftëse ju do të bëheni nënë për herë të dytë, kjo gjë mund t’ju ndodhë gati një javë përpara lindjes – madje për disa gra, kjo gjë nuk ndodh deri në momentin e lindjes. Shpresoni të arrini të lindni në mënyre natyrale? Këtu ju do të gjeni gjithçka që duhet të dini mbi qetësimin e dhimbjeve në mënyre natyrale.
Ju mund të vëreni se kyçet dhe këmbët tuaja janë mjaft të fryra në fund të ditës. Grumbullimi i ujit, i njohur gjithashtu edhe si edema (ënjtja), shpesh përkeqësohet në kohë të nxehtë si dhe gjatë fundit të ditës. اuditërisht, hidratimi ndihmon në reduktimin e grumbullimit të ujit. Trupi tuaj – veçanërisht veshkat tuaja – si dhe fëmija juaj, kanë nevojë për shumë lëngje, kështu që pini shume. Megjithatë, nëse ju papritur ndiheni e fryrë apo e ënjtur në duar apo fytyrë, kontaktoni me mjekun tuaj – kjo mund të jetë një shenjë e para-eklampsisë.


[h=2]Si po ndryshon jeta juaj[/h]

Bëjeni jetën tuaj më të lehtë. Pajisuni me gjërat e domosdoshme – gjithçka që ju duhet – para se pazari t’ju bëhet një punë e tepërt. Gatuani racione ekstra të ushqimeve të gatshme apo të ngrira për javët e para kur ju të jeni duke ushqyer me gji. Bëni një listë të numrave të rëndësishëm të telefonit – maminë tuaj, doktorin, dhe mjekun e pavionit të lindjes dhe ruajini ato në telefon. Në rast se e keni të vështirë të kontaktoni me partnerin tuaj, sigurohuni që ai të ketë një telefon celular. Po në lidhje me kafshët shtëpiake dhe fëmijët tuaj më të rritur? Rregullojini gjërat me ta, e kështu do te jeni më të relaksuar kur të vijë koha.
Brengat financiare mund të dëmtojnë kënaqësinë e shtatëzanisë tuaj dhe të lejes së lindjes. Verifikoni nëse keni buxhet të mjaftueshëm për fëmijën tuaj. A keni marrë parasysh se sa mund të kushtojë kujdesi për fëmijën tuaj kur ju të shkoni në punë? Megjithatë mund të ketë përfitime dhe kredi për të cilat ju mund të aplikoni për t’ju ndihmuar – zbuloni më shumë.

[h=2]Fakte për tu marrë në konsideratë[/h]Nëse ndiheni në gjendje të mirë, ju mund ta shtyni marrjen e lejes së lindjes deri tani, ose edhe më vonë. Shumë gra manovrojnë me këtë, në menyrë që të marrin më tepër pushim pasi fëmija të ketë lindur.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Pe: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

[h=2]Java e 34 e shtatëzanisë[/h][HR][/HR][h=2]Si po rritet fëmija juaj[/h]
Nëse ju keni qenë të shqetësuara për faktin se mund të lindnit një fëmijë prematur, ju do të jeni të lumtura të mësoni se shumica dërrmuese e fëmijëve që lindin në javën e 35 të shtatëzanisë, janë të shëndetshëm dhe mbijetojnë pa ndonjë problem të madh. Mushkëritë e fëmijës tuaj, tashmë duhet të jenë zhvilluar plotësisht dhe çdo problem në frymëmarrjen e tyre mund të trajtohet lehtësisht.

[h=2]Zhvillimi i fetusit – java e 34 e shtatëzanisë[/h]
Peshon 2.2 kg dhe ka 45 cm.Fëmija është duke u bërë më i mbushur dhe më i shëndoshë – atij do ti duhen këto shtresa yndyre më vonë për të rregulluar temperaturën e trupit të tij.

Nëse ju nuk flisni ende me fëmijen tuaj, kjo është një kohë e mirë për të filluar – në javën e 35 të dëgjuarit e fëmijës është plotësisht i zhvilluar. Mos u ndjeni qesharak nëse jeni duke folur me fëmijën tuaj. Disa studime tregojnë se të sapolindurit i kushtojnë vëmendje më të madhe toneve të mprehta.
Nëse ju keni qenë të shqetësuara për të lindur një fëmijë prematur, ju do të jeni të lumtura të mësoni se rreth 99 % e foshnjeve të lindura në javën e 35 mund të mbijetojnë jashtë mitrës – dhe shumica e tyre, nuk kanë probleme të mëdha. Edhe pse sistemi nervor qendror është ende duke u zhvilluar, mushkëritë e tij janë pothuajse plotësisht të zhvilluara tashmë.
Shumë gra fillojnë të kenë një ndjesi shpimi apo mpirjeje në zonën e legenit të tyre, si dhe dhimbje kur janë duke ecur. Kjo mund të shkaktohet nga lëshimi i nyjeve të legenit që bëhen gati për lindje. Nëse ndiheni shumë të parehatshme nga kjo, tregojani këtë mamisë apo mjekut tuaj dhe konsultoni këshillat tonë për të ndihmuar veten.

[h=2]Si po ndryshon jeta juaj[/h]

Dita e madhe është vetëm një muaj larg. Nëse ju do ta lindni fëmijën tuaj në spital dhe ende nuk dini asgjë për spitalin, ju mund ti telefononi spitalit për të shkuar atje për ti hedhur një sy. Kjo do ju ndihmojë që të njiheni me spitalin tuaj si dhe procedurat e pranimit për lindje. Gjatë kohës që jeni atje, mundohuni të mësoni më shumë se si fëmija juaj do të monitorohet gjatë lindjes dhe se cilat janë politikat e spitalit për ushqimin dhe pijet.
Përveç tualeteve të ndryshme, dhe disa rrobave për tu ndërruar, partneri juaj mund t’ju sjellë edhe diçka për të lexuar, një kamera, madje dhe rrobat e banjos (nëse jeni duke planifikuar një lindje në ujë). Ju mund të merrni një kopje të listës tonë për të qenë më të sigurtë. A është ai nervoz? Nëse po, ai mund të marrë këshilla nga një baba më i vjetër se si të qëndroje i qetë – dhe të jetë kështu një partner i përkryer gjatë lindjes.


[h=2]Fakte për tu marrë në konsideratë[/h]Ende rruani kordën e foshnjës tuaj - kur qelizat e trungut janë të dobishme.
Rreziku i herpesit gjatë shtatëzanisë.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Pe: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

Java e 35 e shtatëzanisë

[HR][/HR]Si po rritet fëmija juaj


Fëmija juaj po bëhet aq i madh dhe i bollshëm brenda barkut tuaj tani, sa që ju mund të vëreni se ai nuk është duke lëvizur më aq shumë.

Zhvillimi i fetusit – java e 35 e shtatëzanisë


Ka 2.4 kg dhe 46 cm.Bërrylat, këmbët, ose koka e tij, mund të zgjaten nga barku juaj kur ai përdridhet apo kur shtrihet. Shumë shpejt, kur muri i mitrës dhe barku juaj të fillojnë të bëhen më të hollë duke lejuar me tepër dritë të hyjë brenda, fëmija do të fillojë të zhvillojë ciklet e aktivitetit ditor.

Këtë javë, fëmija juaj do të fillojë të ushtrojë gishtat e tij dhe ka një palë veshka plotësisht të zhvilluara. Gjithashtu edhe mëlçia e tij mund të nisë përpunimin e mbeturinave të produkteve.
Në mitrën tuaj ka shumë më pak lëng amniotik sepse fëmija juaj është shumë më i madh, dhe i ka rritur përmasat e tij fillestare disa mijëra herë. Ju ndoshta keni shtuar rreth 11 deri 13,6 kilogram dhe pesha juaj tashmë ka arritur kulmin e saj. Edhe kërthiza juaj është zmadhuar dhe ka dalë jashtë. Ju mund të ndiheni pa frymë sepse mitra juaj tani është ngritur deri nën brinjë. Provoni të uleni mbi këmbët tuaja për të marrë frymë më thellë. Edhe pse presioni ndaj fshikëzës tuaj të urinës do ta bëjë banjon shtëpinë tuaj të dytë, mos pini më pak ujë – fëmija juaj ka nevojë për lëngje. Por ju mund të ndërprisni pijet diuretike si çaji dhe kafeja, të cilat ju bëjnë që të urinoni edhe më shpesh.
Mjeku ose mamia juaj ndoshta do të kërkojnë t’ju shohin çdo javë derisa ju të lindni.

Si po ndryshon jeta juaj


Ju mund të ndiheni sikur nuk keni më vend tashmë – mitra juaj e ka zgjeruar volumin e saj fillestar rreth 1,000 herë dhe ndodhet tani nën brinjët tuaja. Ju ndoshta keni shtuar rreth 11,5 deri 13,5 kg, por që këtej e tutje do të shtoni pak ose aspak në peshën tuaj deri në lindje.
Nëse e keni filluar pushimin tuaj të lindjes, mundohuni të pushoni rregullisht pasditeve. Kjo është gjithashtu një mundësi për të praktikuar teknikat e frymëmarrjes që keni mësuar. Ju mund të bëni një pedikyr meqë keni kohë të lirë, dhe nëse flokët tuaj janë të trashë dhe më të shëndritshëm se zakonisht, ato mund të kenë nevojë për t`u rregulluar më shpesh. Megjithatë, jo të gjitha janë me fat për sa i përket flokëve të tyre, veçanërisht nëqoftëse ata janë të thatë – zbuloni përse.
Nëse ju pëlqen uji, ju mund të tërhiqeni nga ideja e lindjes në një pishine lindjeje. Historia e përdorimit të ujit për qetësimin e dhimbjeve, është një histori e gjatë, dhe studimet sugjerojnë se lindja në ujë për gratë me rrezik të ulët të shtatzanisë, është mjaft e sigurtë. Nëse ende nuk jeni e sigurtë, lexoni se çfarë kanë thënë të tjerë njerëz për lindjen në ujë.
Nëse jeni një baba i ardhshëm,mos prisni te qarat e foshnjes tuaj per te mesuar se si mund te merreni me nje foshnje qe qan. Përkedheljet qetësuese të rekomanduara në udhëzuesin e babait për masazhin, do ju mbledhin bashkë e do ju ndihmojnë të qetësoni fëmijen tuaj. Një tjetër teknikë që mund të mësoni më parë është si të mbeshtillni me pelena fëmijen – kjo do ta ndihmojë foshnjen tuaj të porsalindur të ndihet i sigurtë, njësoj sikur të ishte ende në mitër.


Fakte për tu marrë në konsideratë

Kjo është java e fundit që mund të udhëtoni me avion.
Blini sediljen e vogël të makinës për fëmijen tuaj dhe sigurohuni që të mësoni saktë se si vendoset ajo në makinë.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Pe: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

[h=2]Java e 36 e shtatëzanisë[/h][HR][/HR][h=2]Si po rritet fëmija juaj[/h]
Urime! Në fund të kësaj javë, shtatëzania juaj do të ketë arritur kohën e plotë të pritjes – që do të thotë se fëmija juaj mund të lindë në çdo ditë tani. (Fëmijët që lindin para 37 javëve janë premature, dhe ata që lindin pas 42 javëve janë postmature.) Foshnjat janë të ndryshme por përgjithësisht në javën e 37 ata peshojnë rreth 2.86 kg.

[h=2]Zhvillimi i fetusit – java e 36 e shtatëzanisë[/h]

Fëmija juaj vazhdon të shtojë në peshë rreth 28 gram në ditë. Ai peshon 2.7 kg dhe eshte gati 47 cm.http://www.bebaime.com/advCms/sa-eshte-e-madhe-foshnja-juaj/54

Ju mund të filloni të ndjeni një presion në rritje në pjesën e poshtme të abdomenit dhe të ndjeni se fëmija është duke rënë gradualisht. Kjo quhet angazhim, dhe mushkëritë e stomaku juaj më në fund do të lirohen paksa – frymëmarrja dhe ngrënia do të bëhen më të lehta. Megjithatë, ecja në këmbë mund të bëhet gjithnjë e më e sikletshme – disa gra thonë se ndjehen sikur fëmija do ju dalë jashtë. Gjithashtu, ju mund të vazhdoni të ndjeheni sikur keni nevojë të shpeshtë për të shkuar në WC.

Mjeku ose mamia juaj mund të kontrollojnë për të parë nëse ju keni filluar të zgjeroheni (kur zverku juaj hapet) dhe të shuheni (kur zverku juaj dobësohet). Mamia do të kontrollojë gjithashtu se në çfarë pozicioni është foshnja, në mënyrë që të vlerësojë se sa ka rënë fëmija në legen. Ky informacion do të futet në të dhënat tuaja të lindjes në mënyrë që kur ju të shkoni për të lindur mamia të dijë pozicionin e fëmijës tuaj.


[h=2]Si po ndryshon jeta juaj[/h]

Ju mund të filloni të ndjeni një presion në rritje në pjesën e poshtme të abdomenit tuaj dhe të vëreni se fëmija është duke rënë gradualisht. Kjo gjë quhet angazhim, dhe mushkëritë e stomaku juaj më në fund do të lirohen disi, kështu që frymëmarrja dhe të ushqyerit do të jenë më të lehta. Megjithatë, ecja në këmbë mund të bëhet gjithnjë e më e pakëndshme – disa gra thonë se ato ndihen sikur fëmija do u dalë jashtë. (Mos u shqetësoni, ajo nuk mund të ndodhë.) Ju mund të ndjeheni sikur keni nevojë për të urinuar gjatë gjithë kohës. Praktikimi i ushtrimeve të legenit mund t’ju ndihmojë.
Mund të jetë e vërtetë kjo gjë? Mësoni të dalloni shenjat e verteta te lindjes. Në rast se e keni të vështirë të lidheni me partnerin tuaj, siguroni një telefon celular. Sigurohuni se automjeti juaj ka gjithmonë naftë për t’ju çuar në spital dhe se e dini mirë rrugën dhe vendin ku mund të parkoni. Sigurohuni se keni dikë të gatshëm për t’ju shpënë në spital nëse partneri juaj vonohet. ثshtë gjithashtu një ide e mirë nëse i rishqyrtoni fazat e lindjes me partnerin tuaj në mënyrë që të dy të jeni gati për ditën e madhe. Së fundi, bëjini një prerje flokëve tuaj tani në mënyrë që të dukeni mirë në foto – ju mund të mos keni kohë më vonë!




[h=2]Fakte për tu marrë në konsideratë[/h]Shanset janë që ju të mos ju nevojitet të dini se çfarë të bëni në raste urgjente të lindjes në shtëpi, por gjithsesi kërkoni një informacion rreth kësaj tek mamia juaj.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Pe: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

[h=2]Java e 37 e shtatëzanisë[/h][HR][/HR][h=2]Si po rritet fëmija juaj[/h]
Këtë javë, pjesa më e madhe e shtresës së pushit të quajtur lanugo, fillon të bjerë dhe vernix caseosa – shtresa e bardhë që mbulon fëmijën në barkun tuaj dhe mbron zhvillimin e lëkurës së tij – fillon të zhduket, edhe pse një pjesë e saj mund të mbetet në lindje. Foshnja i gëlltit të dyja këto, së bashku me sekrecionet e tjera, dhe të gjitha këto do të qëndrojnë në zorrët e fëmijës deri në lindje. Kjo përzierje e zezë, e quajtur meconium, do të jetë lëvizja e parë në zorrët e tij.


[h=2]Zhvillimi i fetusit – java e 37 e shtatëzanisë[/h]


http://www.bebaime.com/advCms/sa-eshte-e-madhe-foshnja-juaj/55Koka e fëmijës tuaj tani ndodhet në gropën e legenit tuaj – e rrethuar dhe e mbrojtur nga kockat e legenit tuaj. Ky pozicion krijon nje hapësirë shumë të nevojshme për rritjen e këmbëve dhe vitheve të fëmijës. Peshon reth 2.8 kg dhe ka 48.6 cm.

Shumë foshnje tani e kanë kokën plot me flokë, ndoshta rreth 2,5 centimetra të gjatë. Por mos u habisni nëse flokët e fëmijës tuaj nuk kanë të njejtën ngjyrë me tuajat. اiftet me flokë të zinj ndonjëherë befasohen kur fëmijët e tyre lindin me flokë të shëndritshëm ose të verdhë, dhe në të njejtën mënyrë, çifte me flokë të verdhë mund të lindin foshnje me flokë të errët. Dhe pastaj, sigurisht, disa fëmijë mund të mos kenë flokë fare kur lindin.
Mëqe po flasim për flokët, pjesa më e madhe e pushit të quajtur lanugo që mbulonte fëmijën tuaj që prej javës se 26, është zhdukur, dhe njëkohësisht me të është zhdukur edhe pjesa më e madhe e vernix caseosa, substanca e bardhë që mbulonte fëmijën tuaj. Fëmija juaj do ti gëlltisë të dyja këto, së bashku me sekrecionet e tjera, dhe do ti depozitojë ato në zorrët e tij. Këto do të përbëjnë lëvizjen e parë në zorrët e fëmijës tuaj, një substancë e zezë mbeturinash e quajtur meconium.
Tashmë shumë gra shqetësohen në lidhje me faktin nëse do të mund të kuptojnë se kur është koha e tyre e lindjes.


[h=2]Si po ndryshon jeta juaj[/h]

Javët e ardhshme janë një lojë pritjeje. Mundohuni ta shijoni këtë kohë përpara se të keni fëmijën – ushqehuni mirë dhe pushoni shumë. Nëse keni nevojë për ndihmë për të përballuar gjendjen e dëshpëruar në fund të shtatëzanisë, ju do mund te zbuloni se si tregon me ne fund i porsalinduri.

Nëse do ta lindni fëmijën tuaj në shtëpi, mamia juaj do të sjellë tek ju një paketë të lindjes në shtëpi. Kjo është një ide e mirë në mënyrë që të përcaktoni veshjet që dëshironi ti vishni fëmijës pas lindjes si dhe për udhëtimin në shtëpi. Mos harroni kostumin tuaj për kthimin në shtëpi – ndoshta do ju duhet të qëndroni edhe për pak kohë me rrobat e maternitetit, pasi do të keni ende pak bark të fryrë pas lindjes.

Kjo është edhe mundësia e fundit e partnerit tuaj për të parë se si mund t’ju ndihmojë. Ka mjaft rekomandime në këshillat tona më të mira për trainerët gjatë lindjes, dhe historitë e lindjeve nga baballarët, që ju mund ti lexoni. Përderisa keni ende kohë, mund të blini disa libra për vitin e parë të jetës së fëmijës, ose disa lodra dizajnuar posaçërisht për të sapolindurit. Së fundi, sigurohuni të dini se si të vendosni sediljen për fëmijë në makinë, për kthimin nga spitali.

[h=2]Fakte për tu marrë në konsideratë[/h]Ka shumë mundësi që ju të bëni një takim tek mjeku këtë javë, kështu që tregojini mjekut tuaj apo mamisë për çdo simptome të ri që jeni duke përjetuar.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Pe: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

[h=2]Java e 38 e shtatëzanisë[/h][HR][/HR][h=2]Si po rritet fëmija juaj[/h]
Fëmija juaj është tashmë gati të përshëndesë botën. Në këtë pikë, fëmija është ende duke ndërtuar një shtrese yndyrë për të ndihmuar kontrollin e temperaturës së trupit pas lindjes. Shumica e foshnjave janë rreth 2,7 deri 4.3 kg në lindje, dhe djemtë kanë prirje të jenë pak më të rëndë se vajzat. Të gjitha organet e fëmijës janë të zhvilluara dhe në vendin e tyre, ndërkohë që mushkërite do të jenë të fundit që arrijnë zhvillimin e plotë.

[h=2]Zhvillimi i fetusit – java e 38 e shtatëzanisë[/h]

Mund të thoni, nëse prisni një djalë apo një vajzë? Një tregues te madhësia e fëmijës tuaj – djemtë priren të jenë pak më të rëndë se vajzat. Pesha eshte 3 deri ne 3.2 kg dhe vazhdojnë të ndërtojnë rezervat e yndyrës që do të ndihmojnë në rregullimin temperaturës së trupit pas lindjes. Organet e të voglit tuaj tashmë janë zhvilluar dhe janë në vendet e tyre, ndërkohë që mushkëritë do të jenë të fundit që do të arrijnë zhvillimin e plotë. (Edhe pas lindjes së fëmijës, mund të duhen disa orë deri sa ai të krijojë një model normal të frymëmarrjes.)

Doni të dini se çfarë ngjyre do të kenë sytë e fëmijës tuaj? Shumica e fëmijëve kaukazian lindin me sy ngjyrë blu të errët dhe ngjyra e vërtetë e syve të tyre – qoftë ajo kafe, jeshile apo blu – mund të mos shfaqet për javë apo muaj të tërë. Ngjyra e syve të fëmijës tuaj në çastet e para pas lindjes, nuk do të zgjasë – ekspozimi ndaj dritës e ndryshon ngjyrën fillestare të syve të një fëmije. Shumica e fëmijëve afrikan dhe aziatik zakonisht kanë sy me ngjyrë gri të errët ose kafe kur lindin – kjo ngjyrë bëhet kafe e errët ose e zezë pas gjashtë muajsh apo pas një viti. Fëmijët multiracial shpesh kanë sy me ngjyra nga më të bukurat.

[h=2]Si po ndryshon jeta juaj[/h]

Ju mund të ndiheni e madhe dhe e parehatshme gjatë këtyre javëve të fundit. Mundohuni ta merrni sa më lehtë – kjo mund të jetë mundësia juaj e fundit për ta bërë këtë gjë. Shikoni një film, ose lexoni një libër që nuk ka të bëjë fare me shtatëzaninë apo me foshnjet, merruni me flokët apo me thonjtë tuaj, ose thjesht kaloni kohë me partnerin tuaj. Asnjë nga ju do të ketë më kohë për të gatuar për disa javë pasi fëmija juaj të ketë lindur, por ju mund të përgatisni disa ushqime të ngrira të bëra në shtëpi, në mënyrë që ti keni gati kur të keni nevojë për to. اfarë mund të bëni tjetër? Sigurohuni se e keni mbushur makinën me naftë, dhe lexoni seksionin tonë gazmor mbi shenjat e yjeve për foshnjet.
Edhe partneri juaj duhet të përpiqet për t'u shplodhur, dhe të shijojë disa aktivitete për të cilat pasi fëmija të lindë, nuk do të ketë më kohë. Sugjerojini disa lexime frymëzuese – ai mund të ketë nevojë për to kur ju të shkoni për të lindur. A është ai i shqetësuar për mënyrën se si do të përballet me një foshnje në shtëpi?
Kjo është një kohë e mirë për të bërë një bisedë të thellë me doktorin ose maminë tuaj rreth qetësimit të dhimbjeve të lindjes. Në aspektin praktik, sigurohuni të dini se ku të parkoni dhe cilat hyrje të përdorni për të mbërritur sa më shpejt në sallën e lindjes, dhe njëkohësisht pyesni se çfarë do të ndodhë kur të mbërrini në spital, nëse ende nuk e dini. Sigurohuni që të merrni monedha mjaftueshëm me vete, për makinetat e pijeve dhe thirrjet telefonike (telefonet celulare zakonisht duhet të jenë të fikur në spitale, sepse ata mund të ndërhyjnë me pajisjet mjekësore). Nëse keni fëmijë të tjerë, bëni plane paraprake për kujdesin ndaj tyre kur të shkoni për të lindur.
Nëse planifikoni të lindni në një pishinë lindjeje, kujtohuni se si duhet ta përdorni atë, duke përfshirë lehtësimin e dhimbjeve që mund të përdorni ndërkohë që jeni në ujë. Kontrolloni nëse protokollet e spitalit do ju kufizojnë mbi mënyrën se si të përdorni pishinën – vetëm për qetësimin e dhimbjeve apo edhe për të lindur? Në rast se mësoni se ju nuk do të mund të përdorni pishinën e lindjes, duhet të merrni në konsideratë mënyrat e tjera natyrore të qetësimit të dhimbjes.

[h=2]Fakte për tu marrë në konsideratë[/h]A jeni gati për të ushqyer foshnjën tuaj? Ndiqni këshillat tona për fillimin e te ushqyerit me gji dhe sigurohuni se keni çdo gjë që ju duhet, nëse planifikoni ta ushqeni me shishe.

Në minutën e parë deri të pestë pas lindjes, shëndeti i foshnjes tuaj matet në bazë të shkallës Apgar – zbuloni se çfare do të thotë kjo. Lexoni më tepër në lidhje me testet dhe kontrollet e tjera që do ti bëhen fëmijës tuaj të porsalindur.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Pe: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

[h=2]Java e 39 e shtatëzanisë[/h][HR][/HR][h=2]Si po rritet fëmija juaj[/h]
Dita e madhe pothuajse ka ardhur, dhe shumë shpejt ju do të mund të mbani në krahë foshnjen tuaj. Por mos u shqetësoni nëse në fund të javës jeni ende duke pritur - vetëm 5 % e foshnjave lindin në datën e pritur ndërkohë që mbi 75 % lindin më vonë.

[h=2]Zhvillimi i fetusit – java e 39 e shtatëzanisë[/h]

51 cm, dhe 3.4 kg. Lëngu juaj amniotik, dikur i qartë, tani është i zbehtë dhe i bardhë për shkak të lëngut të quajtur vernix caseosa. Gjithashtu edhe shtresa e jashtme e lëkurës fillon të bjerë, ndërkohë që lëkura e re fillon të formohet nën të.

Në filmat e shfaqur në TV, lindja gjithmonë fillon me plasjen e ujërave – sigurisht në një dhomë të mbushur me njerëz - vetëm pak para fillimit të kontraktimeve. Nëse ju shqetësoheni se e njejta situatë mund të ndodhë me ju, duhet të qetësoheni. Membranat këputen në më pak se 15 % të rasteve të shtatëzanisë dhe kur kjo ndodh, koka e fëmijës ka tendencë të veprojë si një tapë në hapjen e mitrës. (Megjithatë, nëse ju shtriheni, mund të shikoni lëngun që rrjedh.) Ju duhet të qëndroni të qeta – ajo mund të ndodhë disa orë përpara se ju të ndjeni kontraktimin e parë – dhe thërrisni menjëherë mjekun ose maminë tuaj. Trupi juaj do të prodhojë më shumë lëng amniotik deri në lindjen e fëmijës tuaj, kështu që kujdestaret tuaj mund t’ju sugjerojnë të prisni në shtëpi deri sa të nisin kontraktimet ose mund t’ju sugjerojnë një induksion.
Po nëqoftëse java kalon dhe ende nuk e keni lindur fëmijën tuaj? Mos u shqetësoni – vetëm 5 % e foshnjeve lindin në datën e paracaktuar. Shumica e mjekëve presin edhe dy javë të tjera para se të konsiderojnë se shtatëzanisë i ka kaluar afati. Shikoni se si mund të përballeni me kalimin e afatit të pritjes.

[h=2]Si po ndryshon jeta juaj[/h]

A ndiheni sikur që nga fillimi i shtatëzanisë koha ka fluturuar? Atëherë përgatituni: këto pak ditë të fundit me siguri do ju duken më të gjatë se nëntë muajt e fundit. Shumica e mjekëve dhe mamive presin 10 deri në 14 ditë pas datës tuaj, para se të konsiderojnë se fëmijës i ka kaluar afati dhe të induktojnë lindjen. Ndërkohë, ju dhe partneri juaj mund të përpiqeni të lehtësoni tensionet me pak intimitet – seks, që është i njohur për të filluar lindjen. Nëqoftëse kjo nuk ndodh, mamia apo mjeku juaj mund të bëjnë një pastrim të membranës për tu përpjekur që lindja të fillojë në mënyrë të natyrshme. Nëse ky është fëmija juaj i parë, lindja mund të zgjasë dhe të jetë e ngadaltë, por megjithatë ka mënyra për ti përshpejtuar gjërat si natyrale ashtu edhe përmes ndërhyrjes së mjekut ose mamisë tuaj.
Në aspektin praktik, është një ide e mirë për ju që të përpiqeni të instaloni sediljen e fëmijës në makinën tuaj para se të nisni ta përdorni atë. Shumica e spitaleve nuk do t’ju lejojnë ta merrni fëmijën tuaj nëse nuk keni një të tillë dhe ju nuk do të doni të humbisni kohë për të mësuar se si vendoset ajo në makinë kur të jeni të shqetësuar për tu kthyer në shtëpi. Një gjë tjetër e dobishme që mund të bëni është që të rishikoni rolin e partnerit tuaj gjatë lindjes.

Nëse mamaja do të vijë të qëndrojë te ju kur të vijë fëmija, lëreni atë të merret me gjërat e vogla. Dhe lërjani asaj punët e shtëpise (dhe partnerit tuaj). Mysafirët e shumtë në kohën kur ju merreni me të porsalindurin tuaj mund të jenë dërrmues kështu që mundohuni ti shtyni vizitat për një javë apo më shumë, ose sugjerojini atyre të qëndrojnë vetëm për një çaj pasi nuk e përballoni dot ardhjen e tyre! Prioriteti i parë jeni ju dhe fëmija juaj – ju do ju duhet kohë për të pushuar e për tu shplodhur. ثshtë gjithashtu një ide e mirë që të mos lejoni këdo të mbajë fëmijën tuaj veç miqve të ngushtë dhe familjes gjatë javëve të para.
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

Java e 29-të e shtatzënisë



Bebja juaj është duke shtuar në peshë, që e bën atë gjithnjë e më të bukur. Por, situata ndryshon për ju. Fatkeqësisht, derisa i afroheni fundit të shtatzëni, “bukuria” mund të mos jetë termi që ju përshkruan juve.

Foshnja juaj

Sa e madhe është foshnja juaj këtë javë? Ajo peshon rreth 1.4 kilogramë tash dhe është e gjatë rreth 43 centimetër. Edhe pse bebja i afrohet shumë gjatësisë së lindjes, ajo ende ka për t’u rritur. Në të vërtetë gjatë javëve të mbetura (11 javë), foshnja do ta dyfishojë ose trefishojë peshën e saj. Dhe derisa rritet dhe dhoma në mitrën tuaj bëhet më e ngushtë, ju do të ndjeni gjithnjë e më pak ato shkelmime të mëdha dhe më shumë gjasa ka të shpoheni nga bërrylat ose gjunjët.

Trupi juaj

Të pakëndshme por të padëmshme, varikoza venoze thjesht paraqet enët e fryra të gjakut të cilat shpesh dalin në trupin tuaj gjatë shtatzënisë së parë, veçanërisht nëse nëna ose gjyshja juaj i ka pasur ato. Ju mund ët keni varikozë pak të shprehur (dhimbje dhe ënjtje të lehta) ose të jeni mjaft të pafat për të përjetuar dhimbje të vërtetë dhe fryrje të katra të venave, zakonisht nga gjuri drejt kofshës së sipërme. Ka disa mënyra të cilat ndihmojnë lehtësimin e këtyre problemeve me venat, përfshirë kujdesi për peshën tuaj, mbajtja në lëvizje e qarkullimit të gjakut (përmes lëvizjes), dhe shmangia e ngritjes së gjërave të rënda në peshë.

Këshilla: Numërimi i goditjeve të bebes

A i keni numëruar goditjet e foshnjës tuaj sot? Sapo të ketë kaluar java e 28-të, ju duhet t’i numëroni ato çdo ditë. Për ta bërë këtë, dhe për t’u siguruar se gjitha është në rregull në belin tuaj, bëni shprehi për të numëruar goditjet e foshnjës tuaj dy herë në ditë, një në mëngjes dhe një në mbrëmje. Më e mira për t’i numëruar është të qëndroni shtrirë (meqë foshnjat janë më të prira të godasin kur nëna e tyre është shtrirë, që do të vazhdojë edhe pasi ata të lindin). Nëse nuk mund të shtriheni, qëndroni ulur. Numëroni cilëndo prej të gjitha lëvizjeve (edhe dridhjet dhe lëvizjet harkore) derisa të arrini numrin 10. nëse nuk e keni arritur numrin dhjetë brenda një ore (foshnja juaj mund të jetë duke pushuar tash), hani diçka të lehtë dhe provojeni sërish – kjo ngritje e sheqerit ka gjasa ta bëjë foshnjën të lëvizë sërish. Vetëm mbani mend, nëse keni më pak se dhjetë lëvizje brenda dy orëve, është mirë t’ia tregoni këtë mjekut. Kjo mund të mos tregojë asgjë serioze, por gjithmonë është më mirë të jeni të sigurta se të ndjeni keqardhje më pas.

Simptomat e javës së 29-të

Konstipacioni: Hormonet e shtatzënisë vazhdojnë t’i mbajnë muskujt tuaj të relaksuar (përfshirë edhe muskujt e zorrëve), që mund të bëjë që trakti tretës të ngarkohet vazhdimisht. Një mënyrë për ta ndihmuar është të bini jogurt me probiotikë, pasi ato përmbajnë baktere të mira të cilat ndihmojnë tretjen e ushqimit dhe lëvizjen e zorrëve.

Kokëdhimbje të herëpashershme: Kur keni kokëdhimbje (ose disa shtatzëna edhe migrenë), lehtësojeni dhimbjen duke qëndruar në një dhomë të qetë, të errët, me një kompresë të ftohtë në qafë ose në ballin tuaj.

Hemorroidet: Venat tuaja në rektum për tashmë një kohë mund të kenë filluar të fryhen dhe të dalin jashtë (si pasojë e presionit të shtuar në barkun tuaj dhe qarkullimit po ashtu të shtuar gjakut në zonën e legenit). Reduktojeni këtë parehati dhe irritim duke përdorur faculeta të buta ose duke fshirë me letër tualeti me ujë të nxehtë pas zbrazjes së zorrëve. Dhe, sigurisht, pini sa më shumë lëngje ashtu që jashtëqitja të mos jetë e fortë.

Të harruarit: Mos u shqetësoni nëse truri juaj duket pak si i turbullt këto ditë – hormonet bëjnë kërdi edhe në memorien tuaj dhe vëllimi i qelizave të trurit bie gjatë tremujorit të tretë. Gjithë çfarë mund të bëni është të përpiqeni të mos e merrni afër zemrës këtë simptomë të përkohshme të shtatzënisë – nëse stresoheni për këtë, kjo vetëm se do ta bëjë edhe më të mjegullt trurin tuaj.

Të kruara abdominale: Beli juaj i tërhequr nga jashtë mund të bëjë që lëkur juaj të bëhet e thatë dhe të kruhet. Aplikoni zbutës më mënyrë të vazhdueshme dhe mendoni të zhyteni në vaskë të ngrohtë për të lehtësuar të kruarat.

Ndryshimet në lëkurë, flokë dhe thonj: Edhe pse thonjtë tuaj mund të jenë rritur më shpejt se kurdoherë më herë, hormonet e shtatzënisë mund t’i bëjnë ata të thata dhe të thyeshme. Preni dhe rregulloni ato rregullisht.

Vështirësi për të fjetur: Nëse thartira ju mban zgjuar gjithë natën, shmangni ngrënien e tepruar dhe përtypjet gjatë orëve para fjetjes. Po ashtu, shmangni kafeinën dhe çokollatat në mbrëmje, meqë këto energjizues do t’ua vështirësojnë fjetjen.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

Java e 29-të e shtatzënisë



Bebja juaj është duke shtuar në peshë, që e bën atë gjithnjë e më të bukur. Por, situata ndryshon për ju. Fatkeqësisht, derisa i afroheni fundit të shtatzëni, “bukuria” mund të mos jetë termi që ju përshkruan juve.

Foshnja juaj

Sa e madhe është foshnja juaj këtë javë? Ajo peshon rreth 1.4 kilogramë tash dhe është e gjatë rreth 43 centimetër. Edhe pse bebja i afrohet shumë gjatësisë së lindjes, ajo ende ka për t’u rritur. Në të vërtetë gjatë javëve të mbetura (11 javë), foshnja do ta dyfishojë ose trefishojë peshën e saj. Dhe derisa rritet dhe dhoma në mitrën tuaj bëhet më e ngushtë, ju do të ndjeni gjithnjë e më pak ato shkelmime të mëdha dhe më shumë gjasa ka të shpoheni nga bërrylat ose gjunjët.

Trupi juaj

Të pakëndshme por të padëmshme, varikoza venoze thjesht paraqet enët e fryra të gjakut të cilat shpesh dalin në trupin tuaj gjatë shtatzënisë së parë, veçanërisht nëse nëna ose gjyshja juaj i ka pasur ato. Ju mund ët keni varikozë pak të shprehur (dhimbje dhe ënjtje të lehta) ose të jeni mjaft të pafat për të përjetuar dhimbje të vërtetë dhe fryrje të katra të venave, zakonisht nga gjuri drejt kofshës së sipërme. Ka disa mënyra të cilat ndihmojnë lehtësimin e këtyre problemeve me venat, përfshirë kujdesi për peshën tuaj, mbajtja në lëvizje e qarkullimit të gjakut (përmes lëvizjes), dhe shmangia e ngritjes së gjërave të rënda në peshë.

Këshilla: Numërimi i goditjeve të bebes

A i keni numëruar goditjet e foshnjës tuaj sot? Sapo të ketë kaluar java e 28-të, ju duhet t’i numëroni ato çdo ditë. Për ta bërë këtë, dhe për t’u siguruar se gjitha është në rregull në belin tuaj, bëni shprehi për të numëruar goditjet e foshnjës tuaj dy herë në ditë, një në mëngjes dhe një në mbrëmje. Më e mira për t’i numëruar është të qëndroni shtrirë (meqë foshnjat janë më të prira të godasin kur nëna e tyre është shtrirë, që do të vazhdojë edhe pasi ata të lindin). Nëse nuk mund të shtriheni, qëndroni ulur. Numëroni cilëndo prej të gjitha lëvizjeve (edhe dridhjet dhe lëvizjet harkore) derisa të arrini numrin 10. nëse nuk e keni arritur numrin dhjetë brenda një ore (foshnja juaj mund të jetë duke pushuar tash), hani diçka të lehtë dhe provojeni sërish – kjo ngritje e sheqerit ka gjasa ta bëjë foshnjën të lëvizë sërish. Vetëm mbani mend, nëse keni më pak se dhjetë lëvizje brenda dy orëve, është mirë t’ia tregoni këtë mjekut. Kjo mund të mos tregojë asgjë serioze, por gjithmonë është më mirë të jeni të sigurta se të ndjeni keqardhje më pas.

Simptomat e javës së 29-të

Konstipacioni: Hormonet e shtatzënisë vazhdojnë t’i mbajnë muskujt tuaj të relaksuar (përfshirë edhe muskujt e zorrëve), që mund të bëjë që trakti tretës të ngarkohet vazhdimisht. Një mënyrë për ta ndihmuar është të bini jogurt me probiotikë, pasi ato përmbajnë baktere të mira të cilat ndihmojnë tretjen e ushqimit dhe lëvizjen e zorrëve.

Kokëdhimbje të herëpashershme: Kur keni kokëdhimbje (ose disa shtatzëna edhe migrenë), lehtësojeni dhimbjen duke qëndruar në një dhomë të qetë, të errët, me një kompresë të ftohtë në qafë ose në ballin tuaj.

Hemorroidet: Venat tuaja në rektum për tashmë një kohë mund të kenë filluar të fryhen dhe të dalin jashtë (si pasojë e presionit të shtuar në barkun tuaj dhe qarkullimit po ashtu të shtuar gjakut në zonën e legenit). Reduktojeni këtë parehati dhe irritim duke përdorur faculeta të buta ose duke fshirë me letër tualeti me ujë të nxehtë pas zbrazjes së zorrëve. Dhe, sigurisht, pini sa më shumë lëngje ashtu që jashtëqitja të mos jetë e fortë.

Të harruarit: Mos u shqetësoni nëse truri juaj duket pak si i turbullt këto ditë – hormonet bëjnë kërdi edhe në memorien tuaj dhe vëllimi i qelizave të trurit bie gjatë tremujorit të tretë. Gjithë çfarë mund të bëni është të përpiqeni të mos e merrni afër zemrës këtë simptomë të përkohshme të shtatzënisë – nëse stresoheni për këtë, kjo vetëm se do ta bëjë edhe më të mjegullt trurin tuaj.

Të kruara abdominale: Beli juaj i tërhequr nga jashtë mund të bëjë që lëkur juaj të bëhet e thatë dhe të kruhet. Aplikoni zbutës më mënyrë të vazhdueshme dhe mendoni të zhyteni në vaskë të ngrohtë për të lehtësuar të kruarat.

Ndryshimet në lëkurë, flokë dhe thonj: Edhe pse thonjtë tuaj mund të jenë rritur më shpejt se kurdoherë më herë, hormonet e shtatzënisë mund t’i bëjnë ata të thata dhe të thyeshme. Preni dhe rregulloni ato rregullisht.

Vështirësi për të fjetur: Nëse thartira ju mban zgjuar gjithë natën, shmangni ngrënien e tepruar dhe përtypjet gjatë orëve para fjetjes. Po ashtu, shmangni kafeinën dhe çokollatat në mbrëmje, meqë këto energjizues do t’ua vështirësojnë fjetjen.
Ne fakt une i kisha vene ne teme ( me radhe ) te gjitha javet, se di pse u ndalove pikerisht tek 29?
 
Top