• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

Nga ana ime je e mirpritur..
Une jam e fashinuar nga cikli embrional i femijes... eshte me te vertet nje mbrekulli si nga 2 qeliza zhvillohet nje jete e re:)
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pe: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

Si po rritet fëmija juaj - Java e 4 e shtatëzanisë

Tani jeni në javën e katërt të shtatëzanisë (ose në të pestën nëse preferoni t’i numëroni ashtu).
Topi me qeliza është i zhytur në mitrën tuaj, tani është një embrion, dhe ka madhësinë e një fare lulëkuqeje. Pesë javët e ardhshme janë veçanërisht kritike për zhvillimin e fëmijës tuaj. Placenta bazë dhe kordoni i kërthizës,i cili e dërgon ushqimin dhe oksigjenin e fëmijës, tashmë janë funksional.

Zhvillimi i fetusit - java e 4 e shtatëzanisë

Topi me qeliza- i quajtur tash embrion - qe po rritet ne mitren tuaj tanj ka madhesine e nje fare lulekuqeje. ثshtë ndarë në tre shtresa, të cilat më vonë krijojnë organe dhe inde. Poshtë në anët e kokës janë dy pjesë të indeve të cilat më vonë do të bëhen veshë.

Tubi neutral - prej të cilit krijohet truri, shtylla kurizore, palca kurrizore dhe nervat - zhvillohet në shtresën e epërme. Zemra dhe sistemi i qarkullimit fillojnë të duken në shtresën e mesme. Shtresa e tretë fillon t’i krijojë veshkët, zorrët, dhe e fillon sistemin urinar. Njëkohësisht, versioni i parë i placentës dhe kordoni i kërthizës, të cilët dergojnë ushqim dhe oksigjen tek fëmija juaj, tashmë janë në funksion.
Nëse deri më tani nuk keni bërë një test shtatezanie në shtëpi, po e bëtë një tani do të konfirmojë shatëzaninë tuaj. Gjithashtu ka edhe disa shenja tjera që do të konfirmojnë që ju jeni shtatëzane. Shikoni kalkulatorin për të parë kur do të vijë fëmija juaj. Pasi të merreni ketë konfirmim, është koha të kontaktoni me gjinekologun tuaj dhe caktoni një takim. Kujdesi i mirë dhe i vazhdueshem i barkut kur aty është foshnja, është një nga mënyrat më të mira për të siguruar që gjatë shtatëzanisë ju dhe fëmiija të jeni të shëndetshëm.

Vërejtje: Ekspertët thonë që çdo fëmijë zhvillohet ndryshe - që nga mitra. Këto zhvillime të fetusit janë të disajnuara të japin një ide të përgjithshme se si një fetus rritet ne mitër.

Si po ndryshon jeta juaj
Nëse fëmija nuk ishte i planifikuar, ky do të jetë moment i parë kur ju mund të keni një ndjenjë jo të mirë që jeni shtatëzane. Mos u brengosni: qendra për burime të hershme të shtatzanisë i ka të gjitha informatat që ju nevojiten për të pasur kontroll mbi shtatëzaninë tuaj. Nëse testi juaj është negative ose jo vendimtar por periudha menstruale nuk ka ardhur ende, mund ta përsërisni prapë. Keni nevojë për lexim të mëtutjeshëm? Shikoni nëse viza e zbehur tek testi i shtatëzanisë, dmth ju jeni shtatëzëne.
Mund të ju duket një kohë e çuditshme por në fakt është një ide e mirë të filloni me një rutinë të ushtrimeve. Ushtrimet fizike ju ndihmojnë që të zhvilloni fuqinë dhe resiztencën e muskujve. Do të ju ndihmojë të kontrolloni peshën që do e fitoni (ose parandalojë fitimin e peshës nese veç jeni mbipeshë), ju bën gati për lindje - dhe e bën më të lehtë rikthimin e figurës suaj pas lindjes. Zgjidheni një menyrë të sigurt, mesatarisht të fuqishme, një aktivitet që ju do të kënaqeni; të ecurit apo noti janë aktivitete të duhura kur jeni shtatëzanë.

Ju mund të bëni edhe disa zgjatje joge të lehta, janë disa ushtrime veçanërisht të përshtatura për shtatëzëna. Sigurohuni që instuktorët e ushtrimeve janë të kualfikuara për ushtrime me shtatëzëna, dhe nëse nuk është një grup i posaçëm për shtatëzëna bëjani me dije instruktorit që jeni shtatëzëne. Dini kufijtë tuaj dhe sigurohuni që të mos e teproni me ushtrime nëse veç jeni e re në ushtrime.


Fakte për tu marrë në konsideratë
Caktojeni një takim me gjinekologun tuaj të diskutoni për shëndetin tuaj gjatë shtatezanisë dhe pyteni për FW8 formën tuaj, për përshkrime të medikamenteve (duke përfshirë acidin folik) dhe trajtimin e dhëmbëve.
A do të jeni në gjendje të punoni gjatë shtatëzanisë? Shikoni rreth sigurisë në punë, veçanërisht nëse punoni me rreze x, kemikate apo keni një punë të fuqishme.
A ju duhet të merrni ushqim të shtuar për barkun tuaj si pjesë e një diete të shëndetshme?
A eshte e sigurte te vraposh apo te ecesh gjate shtatezanise?
A po ndiheni e trullosur? Shikoni se çka mund të bëni rreth marramendjes dhe alivanosjes./Bebaime
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pe: Titulli: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

Si po rritet fëmija juaj - Java e 5 e shtatëzanisë


Tani jeni pesë javë shtatëzënë (ose në javën tuaj të gjashtë nëse preferoni ti numëroni ashtu).
Ndoshta nuk po dukeni shtatëzëne ende ( ndoshta nuk keni simptoma ) por fëmija juaj po rritet shumë shpejt. Këtë javë zemra - jo më e madhe se farët e lulëkuqes - fillon të rrahë edhe pse në ketë kohë embrioni ende duket më shumë si një flutërz se sa një njeri. Shumica e organeve duke përfshirë veshkët dhe zemrën, kanë filluar të zhvillohen dhe kanali neural i cili lidh trurin me palcën e kurrizit, mbyllet.


Zhvillimi i fetusit – java e 5 e shtatëzanisë
Ju mund te mos dukeni shtatezene ne kete moment por zemra e embrionit, seshte me e madhe se nje koker gruri, tashme ka filluar te rrahe dhe pompoje gjak.

Zemra po ndahet nëpër dhoma dhe do të gjejë një rritëm më të rregullt së shpejti. Embrioni është gjysmë centimetri i gjatë dhe duket më shumë si një flutërz se sa si njeri. Do të kalojë një zhvillim të hovshëm gjatë kësaj jave.

Organet kryesore, duke përfshirë veshkët dhe mëlçinë fillojnë të rriten. Kanali neural, i cili lidh trurin me palcën kurrizore, do të mbyllet gjatë kësaj jave. Sethet e gjymtyrëve të poshtme të embrionit fillojnë të dalin - këto do të formojnë duart dhe këmbët e fëmisë suaj. Zorrët po zhvillohen dhe pjesët tjera të organeve janë në vendin tyre.
Poshtë hapjes që më vonë do të formojë gojën e fëmijës suaj, pjesë të vogla ekzistojnë aty ku më vonë do të zhvillohet qafa dhe pjesa e poshtme e nofullës. Sa do herët që të jetë kjo javë, pjesët e fytyrës janë tashmë të formuara. Vrimat e hundës po bëhen të dallueshme dhe versioni i parë i retinës së syve po formhet.

Si po rritet fëmija juaj
Simptomet e shtatezanise do të vazhdojnë ose fillojnë gjatë kësaj jave. Nëse jeni si shumica e femrave, ju do të ndjeni te vjella ( dhe jo vetem ne mengjes), lodhje, jo rehati me gjoksin e tharë, dhe nevojë të urinosh më shpesh. Të gjitha janë normale, të gjitha janë të mërzitshme, por gjëja e mirë është së këto janë thjeshtë pjesë e të qenurit shtatëzënë dhe nuk do të zgjasin përgjithmonë. Disa gra kanë edhe kokëdhembje në tre mujorin e parë të shtatëzanisë, ndiqni instruksionet për vet ndihmë nëse jeni njëra prej tyre. Megjithatë, janë disa simptome të shtatëzanisë të cilat nuk duhen injoruar. Nëse keni ndonjërën nga këto shenja të rrezikut gjatë shtatëzanisë së hershme, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore. Gjinekologu juaj, mamitë apo në një kontrollë në qendrën mjekësore do të ju ndihmonin në të tilla raste.
ثshtë shumë e rëndësishme të hani mirë gjatë çdo faze të shtatëzanisë, kështu që fëmija juaj merr të gjitha lëndët ushqyese që i nevojiten për t’u zhvilluar. Shujta të vogla të rregullta të ushqimit dhe pijeve do të parandalojnë mostretjen si dhe do të veprojnë kundër të vjellurave dhe lodhjes. Ju ndihmon veçanërisht të hani një llojllojshmëri ushqimesh, e sidomos nëse jeni vegjetarian.

Fakte për tu marrë në konsideratë

Merrni vitamin C,veçanërisht tani kur rritja e qelizës embrionale është e shpejtë dhe e hovshme. Burime të shëndetshme përfshijnë: portokajë, speca të kuq, rrush i zi dhe kivi. Nëse mendoni që dieta juaj mund të shkojë më një ngritje, gjeni udhëzuesin për blerje të vitaminave shtesë.

Nëse jeni e punësuar, filloni menjëherë të shikoni për pushimin e lindjes, sa ju takon të merrni.
Nese jeni mbi 35 dhe jeni të brengosur për problem gjenetike, është mirë ti bëni disa analiza diagnostifikuese. Skanimet e zverkut, analizën CVS, që të dyja kontrollojnë abnormalitet dhe duhet të vërehen sa më herët.

Nëse keni pasur një deshtim paraprak , mund të keni vështirësi të kënaqeni me këtë shtatëzani- ndiqni udhëzimet tona që të vazhdoni me një frymë pozitive./Bebaime
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pe: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

Si po rritet fëmija juaj - Java e 6 e shtatëzanisë

Tani jeni gjashtë javë shtatëzënë (ose në javën e shtatë nëse preferoni t’i numëroni ashtu).
Nga fundi i kësaj jave, fëmija juaj e ka madhësinë e një kokërr boroniceje. Nëse do të mund të shihni brenda vetës suaj, ju do të shihni një kokë të madhe dhe disa shenja të zeza ku sytë dhe vrimat e hundëve kanë filluar të formohen. Veshët që po dalin tani vërehen, si dhe krahët dhe këmbët që duken si sythe të sapodalura. Duart dhe shputat kanë formën e lopatave, dhe gishtërinjtë tani kanë filluar të marrin formë. Zemra është ndarë në dhomat e djathta dhe ato të majta dhe po rrahë përafërsisht 150 herë në minutë - afërsisht sa dy herë të rrahurat e zemrës së një të rrituri.

Zhvillimi i fetusit – java e 6 e shtatëzanisë
Embrioni ka madhesine e nje kokerr boroniceje.

Nëse do të mund të shihnit brenda vetës suaj, do të shihni që koka e fetusit është më e madhe në krahasim me pjesën tjetër të trupit. Pjesët e fytyrës së fetusit po formohen me disa hije të zeza që më vonë do të jenë sytë dhe vrimat e hundëve, gjithashtu edhe gropëzat ku do të formohen veshët.

Sythet e sapodalura që do të formojnë krahët dhe këmbët këtë javë janë edhe më të dallueshme. Duart dhe shputat e embrionit duken si lopata. Zhvillimi i mëtutjeshëm përfshinë hipofizën dhe fibrat e muskujve. Ende nuk mund ta dëgjoni por zemra (e cila tashmë është e ndarë në dhomën e djathtë dhe të majtë) po rrahë përafërsisht 150 rrahje në minutë - sa dy herë të rrahurat e juaja.
Nga gjysma e kësaj jave, embrioni do të bëje lëvizjet e para. Fatkeqsisht, juve do të ju duhet të prisni deri nga gjysma e tremujorshit të dytë për të ndjerë kënaqësinë e ushtrimeve të para të fëmijës suaj.

Si po ndryshon jeta juaj
Nga jashtë njerëzit nuk do të arrijnë të shohin ndonjë shenjë të zhvillimit qe po ndodhë brenda jush por lodhja dhe te perzierit mund të ju bëj të ndiheni e dobët, veçanërisht nëse nuk i keni treguar në punë askujt që jeni shtatëzëne. Për të kompensuar lodhjen, ç’lodhuni sa më shumë që të mundeni në shtëpi dhe përfshijeni partnerin tuaj njëkohësisht në shtatëzaninë tuaj. Provoni të bëni prioritet pushimin dhe të vizitoni gjinekologun.

Ndoshta keni menduar që netët e shqetësuara janë pasi që vjen fëmija, por shumë gra kanë gjumë jo të mirë që nga fillimet e shtatëzanisë. Ndonjherë shkaku është fizik - mitra juaj tanimë e rritur shkakton shtypje tek fshikëza duke e bërë më të shpeshtë nevojën për urinim dhe vizitat në WC. Apo ndoshta gjoksi i tharë nuk ju lë të rehatoheni, apo zgjoheni në mes të natës me nevojë për të ngrënë.



Fakte për tu marrë në konsideratë

Deshira per te ngrene! Mundohuni t’i përmbushni këto dëshira duke mos u ngulfatur me ushqim jo të shëndetshëm, por duke zgjdhur ushqim të shëndetshëm sikur selino, karrota, shalqi, dhe mango.
Po kërkoni ndonjë kurs për ushtrime? Pse te mos provoni ushtrime aerobike me ndikim te vogel, ose te provoni seanca per trajtimin e peshes.
Pse shumë gra shtatëzëna kanë kapsllëk gjatë shtatëzanisë, dhe si duhet shmangur.
Ju nevojiten recipeta më të mëdha për të mbajtur gjoksin tuaj që po zgjerohet shumë shpejtë? Shikoni pse është më mirë që të shmangni gjatë shtatëzanisë recipetat që kanë tel në pjesën e fundme.
A është i sigurt përdorimi i ilaçeve kundër insekteve dhe sprejit kundër pleshtave?
Shtatëzania ektopike - çfarë duhet të dimë?/Bebaime
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pe: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

Si po rritet fëmija juaj - Java e 7 e shtatëzanisë

Tani jeni shtatë javëshe shtatëzëne (ose në javën e tetë nëse preferoni t’i numëroni ashtu). Teorikisht, foshnja juaj është ende një embrion, sepse ende ka mbetjen e një bishti të vockël, i cili do të zhduket brenda pak javësh. Dhe kjo është e vetmja gjë që do të zvogëlohet. Zemra dhe truri po bëhen gjithnjë e më të ndërlikuara, po i krijohet qepallat, tani i ka dalë maja e hundës dhe krahët tani i përthyhen tek bërrylat dhe lakohen lehtësisht mbi zemër.

Zhvillimi i fetusit - java e 7 e shtatëzanisë
Embrioni tani eshte rreth 1 cm i gjate, me forme kokrre te fasules te bardhe dhe tek gishtat e duarve dhe te kembece ka dukshem rrjeta te holla. ثshtë si një fasule valltare, që lëviz papritmas dhe me forcë. Mëlçia ka filluar të prodhojë sasi të mëdha të qelizave të kuqe të gjakut deri sa të krijohet palca e kurrizit që ta marrë pastaj përsipër këtë rol.

Java e tetë shënon fillimin e një faze tepër të vrullshme zhvillimore. Duke nisur nga tani e deri në javën e 20-të, bebi yt do të rritet me shpejtësi dhe ato pjesë trupore që janë krijuar në javët e para të jetës (si zemra dhe truri) do të bëhen më të ndërlikuara dhe të specializuara. Tani, po i krijohen dhëmbët dhe qiellza, ndërsa veshët vazhdojnë të zhvillohen. Lëkura e fetusit është e hollë si letër dhe venat i duken fare qartë.
Jeni në kulmin e tremujorit të parë, kohë kur shumë gra ankohen për dhimbje dhe parehati të zakonshme të shtatëzanisë. Ndoshta e keni të pamundur të mos e nxirrni atë që hani, për shkak të mundimeve të mëngjesit, që pjesërisht shkaktohen nga hormonet e shtatëzanisë në trupin tënd. Ndoshta të duhet të urinosh më shpesh se zakonisht – kjo pasi uterusi yt që po rritet ushtron presion mbi fshikëzën e urinës dhe hormonet ndikojnë në balancën e lëngjeve në trup. Të gjitha këto do të vijnë duke u pakësuar gjatë përparimit të shtatzanisë. Te ben mire te ushtrosh. Shiko më shumë në pjesën e ushtrimeve për të gjetur se cilat lloje të tyre janë të sigurta gjatë shtatëzanisë.


Si po ndryshon jeta tuaj
Ndoshta nuk dukesh apo nuk ndjehesh shtatëzënë, mirëpo uterusi yt po zgjerohet për t’i krijuar vend bebes që po rritet. Para shtatëzanisë, uterusi është sa një grusht i shtrënguar; tani është sa një qitro. Mund të ndjesh disa shtrëngime apo prerje të lehta në bark për sa kohë që ai rritet.
Në fillimet e shtatëzanisë, shumë gra ndihen sikur emocionet e tyre kanë marrë kot – janë të lumtura që janë shtatëzane për një çast dhe vetëm një çast më vonë mbushen me lot nga ideja se shumë shpejt do të bëhen mama. Madje edhe gjërat më qesharake mund t’ju acarojnë mirë, ndaj ti dhe partneri yt duhet të qetësoheni kur ta kuptoni se është shumë normale që në këtë fazë të kesh ndryshime të shpeshta të gjendjes emocionale. Kombinimi i hormoneve të shtuara dhe shqetësimeve rreth shtatëzanisë dhe të qenit prind mund të shkaktojë përjetime të thella të ëndrrave apo pagjumesi. Përpiqu të qetësohesh dhe të gjesh kohë për relaksim – kjo do të jetë një praktikë e mirë edhe për muajt e ardhshëm. Këto ndryshime të shpeshta të gjendjes emocionale, edhe pse disi shqetësuese, mund të zgjasin gjatë të gjithë shtatëzanisë tuaj, madje edhe pasi të lindë bebi, kështu që duhet ta pranosh që herë pas herë do të ndjehesh e brishtë.

Gati dy në pesë shtatëzani nuk e kapërcejnë dot këtë fazë, pasi përfundojnë në abort spontan: zakonisht shenja e parë është gjakderdhja. Kjo mund t’ju shkatërrojë emocionalisht nëse je mësuar me idenë se je shtatëzënë. Mjeku mund të merret me aspektin fizik, mirëpo duhet të përpiqesh të flasësh edhe me partnerin, që gjithashtu preket nga kjo gjë, si dhe me gra të tjera – ke për t’u relaksuar kur të mësosh sa shumë prej tyre kanë pasur përvojë të njëjtë. Përpiqu të mësosh se përse ndodhin abortet spontane dhe fol me të tjera që e kanë përjetuar këtë.


Fakte për tu marrë në konsideratëSi thua të bësh një përmbledhje çdo dy muaj? Zbulo dhjetë hapat për një shtatëzani të shëndetshme.
Probleme me lëkurën – si të kujdesesh për lëkurën gjatë shtatëzanisë.
A e demton stressi foshnjen?/ Bebaime
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pe: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

Si po rritet fëmija juaj - Java e 8 e shtatëzanisë

Tani ti je tetë javësh shtatëzënë (ose në javën e nëntë nëse preferoni t’i numëroni ashtu). Bishti i vockël po zhduket dhe kanë ndodhur aq shumë ndryshime saqë bebja jote është shndërruar nga një embrion dhe tani zyrtarisht quhet fetus. Kjo është faza kritike kur formohen organet e bebit.

Zhvillimi i fetusit - java e 8 e shtatëzanisë

Pergezime - tani embrioni yt quhet fetus, qe do te thote FEMIJE. Uterusi yt zmadhohet për t’i bërë vend banorit të ri që tani është afërsisht 1.6 centimetra. Këtë javë do të ndodhin shumë ndryshime – bishti embrionik është zhdukur dhe të gjitha organet, muskujt dhe nervat fillojnë të funksionojnë. Tani, duart përthyhen tek kyçet dhe këmbët nisin ta humbin pamjen si me rrjetë. Qepallat nisin të mbulojnë sytë.
Shtatëzania po ta ndrshon edhe trupin. Ndoshta të gjinjtë të janë rritur aq sa mund të të duhen reçipeta më të mëdha dhe me mbajtëse më të forta se të vjetrat. Mund të vëresh se po të zgjerohet edhe beli, kështu që mund të të duhet t’i ruash diku xhinset e dashura për vitin tjetër. Nëse pi mjaft ujë me fluor – tetë gota apo më shumë në ditë – me siguri që po merr fluor të mjaftueshëm në mënyrë që kalciumi dhe fosfori të lidhen mirë në dhëmbët dhe kockat që po i zhvillohen bebit.
Tani, bebi lëviz dhe ndryshon pozicion vazhdimisht, edhe pse mund të të duhen edhe disa javë për ta ndjerë. Krahët janë rritur dhe duart tani janë përthyer tek kyçet dhe takohen mbi zemër. Këmbët po i zgjaten dhe mund të takohen mbi trup. ثshtë ende herët për të kuptuar nëse do të kesh vajzë apo djalë, edhe pse mund të zbavitesh duke dëgjuar fjalët e plakave që parashikojnë gjininë.

Si po ndryshon jeta juaj
Edhe pse nuk ke shtuar në peshë, disa pjesë të trupit tënd po rriten me siguri, si për shembull gjinjtë. Rritja e sasisë së gjakut nuk shihet me sy, mirëpo nga fundi i shtatëzanisë do të kesh 45 deri në 50 për qind gjak më shumë nëpër damarët e tu që nevojitet për të plotësuar nevojat e bebit. Kjo kërkesë e shtuar për gjak në qarkullim mund të çojë drejt variçeve (venave) dhe krijimit të hemorroideve, kështu që lexoji sugjerimet tona për vetë-ndihmë që të parandalosh krijimin e problemeve.
http://bebaime.com/udhetimi/a-eshte-e-demshme-te-shkohet-per-pushime-ne-lartesi-te-larta-gjate-shtatezanise- Të jesh shtatëzanë mund të ndikojë tek zgjedhja jote. Të duhet të mendosh për sigurim shëndetësor, si do të udhëtosh dhe për vaksinim para se të vendosësh ku t’i kalosh pushimet. Nëse ke mundim ne mengjes, mund të shqetësohesh nga fakti se udhëtimi t’i shton mundimet ose gjendja mund të të keqësohet në lartësi apo temperatura të mëdha. Këtu ke ndihmë – ndiqi këshillat tona për udhëtare shtatëzane që të ndihmojnë të planifikosh një pushim të sigurtë, relaksues dhe të gëzuar.

Fakte për tu marrë në konsideratë
Lajmi i mirë është se mund t’ia lejosh vetes të hash 300 kalori më shumë në ditë për të ndihmuar foshnjen. Lajmi i keq është se ndoshta ende nuk ke aq uri. Mos u shqetëso – mundimi i mëngjesit do të kalojë shpejt. Ndërkohë, përpiqu të marrës pak vitaminë B6 për lehtësim.
Rritja e nivelit të hormonit relaxin mund të nënkuptojë që të duhet të ndryshosh dietën që të përballesh me kapsllëkun.
Përpiqu të rrisësh nivelin e kalciumit. Je mërzitur nga qumështi? Provo lëng portokalli me kalcium të shtuar ose djathë me pak yndyrë.
Nëse shumë e sëmurë ose e lodhur, nuk të vjen të shoqërohesh me njerëz. Përpiqu të caktosh kohë për pushim nëse së shpejti do kesh ndonjë festë me rëndësi./ Bebaime
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pe: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

Si po rritet fëmija juaj - Java e 9 e shtatëzanisë

Ti tani je nëntë javë shtatëzanë (ose në javën e dhjetë nëse të pëlqen ta numërosh kështu). Foshnja juaj peshon nën 10 gramë, por është gati për zhvillim të shpejtë. Tani foshnja i ka të gjitha pjesët e trupit, përfshirë krahët, këmbët, sytë, organet gjenitale dhe organe të tjera, edhe pse nuk i janë formuar ende.

Zhvillimi i fetusit - java e 9 e shtatëzanisë

Nga fundi i javës së dhjetë të shtatëzanisë, mund ta gjeni veten në një turbullire emocionale, një ditë ndjehesh e trishtuar, ditën tjetër plot gëzim, edhe pse kjo mund t’i shqetësojë disa gra që janë krenare për vetëkontrollin e tyre, kjo që po të ndodh është shumë normale dhe me siguri do të zgjasë gjatë të gjithë shtatëzanisë. Emocionet e ndryshueshme shkaktohen pjesërisht nga shpërthimi i hormoneve.
Nga fundi i javës, fetusi yt është gati 2.3 centimetra i gjatë. Si nga forma ashu dhe nga madhesia ai ngjan me nje kokerr rrushi dhe peshon gati 2 grame. Qepallat i ka të ngjitura dhe nuk i hapen deri nga java e 27. Kyçet e duarve i ka më të zhvilluara, i janë krijuar kyçet e këmbëve, gishtat e duarve dhe këmbëve nuk duken mirë. Krahët po i zgjaten dhe po i përthyhen tek bërrylat. Nga fundi i javës, pjesa e brendshme e veshëve është përfunduar. Edhe pse nuk mund ta identifikoni ende gjininë e fetusit me ultrazë, organet gjenitale kanë nisur të krijohen. Tani, placenta është zhvilluar mjaftueshëm për të përballuar shumicën e punës me rëndësi për prodhimin e hormoneve.
Së shpejti do të të duhet të marrësh vendime për kontrolle të para-lindjes. Nëse keni më shumë se 35 vjet ose keni në historinë e familjes sëmundje gjenetike, do të ishte mirë të konsideroni mundësinë e testit chorionic villus (CVS), një test para-lindje që zakonisht bëhet mes javës së dhjetë dhe 12 që konrollon për difekte apo anomali të lindura.

[h=2]Si po ndryshon jeta tuaj[/h]Nga ana fizike mund edhe të mos dukesh shtatëzanë, nëse kjo është shtatëzania e parë, mirëpo mund të ndjehesh shumë e lodhur dhe e sëmurë – jo detyrimisht në mëngjes – ndaj merre veten me të mirë. Hormonet e shtatëzanisë shkaktojnë turbullira edhe në mënyra të tjera. Shumë gra vuajnë nga dhimbje të fworta koke dhe probleme me shpinën, si nervi shiatik dhe për fat të keq, këto hormone ndikojnë për të krijuar mjedisin e përkryer për infeksione vagjinale.http://bebaime.com/shendeti/parandaloni-infeksionet-vaginale اfarëdo mjekimesh të posaçme për shtatëzani të keni, mund të provoni dhe sugjerimet tona për mjekime natyrale.
Të jesh aktive do të thotë shtatëzani më e shëndetshme dhe shërim më i shpejtë pas lindjes. Mirëpo mos e tepro – zgjidh një program me ushtrime te sigurta te rekomaduara per te gjithe shtatezaninehttp://bebaime.com/fitnesi/sporti-ne-shtatezani-behuni-aktive-por-me-mase dhe bëj kujdes të mos nxehesh shumë.
Janë ditët e para, mirëpo mënyra si ulesh dhe aktivitetet që bën gjatë shtatëzanisë mund të ndikojnë shumë për të patur pozitën e mirë për lindje më vonë dhe do të thotë që të kesh forcën fizike për një lindje aktive. ثshtë ide e mirë të fillosh të mendosh për këto gjëra tani që mund të nisësh nga sjelljet e mira.

Fakte për tu marrë në konsideratë
Tani është koha për kontroll për sindromen e Daunit ( SINDROMI DOWN )http://bebaime.com/foshnjat-me-sindromin-daun-/ne-pritje-te-foshneve-me-sindromin-daun-down-syndrome-, mirëpo mund të të duhet të udhëtosh në ndonjë qendër të specializuar ku mund të të duhet të paguash.
Nëse po bëni dhe testing zakonisht ndodh gjatë javës së ardhshme apo tjetrën.
Si të futësh më shumë fruta dhe perime në dietën tënde – edhe nëse nuk të pëlqejnë!
http://bebaime.com/shendeti/gjakderdhja-gjate-shtatezanise-Gjakrrjedhja dhe dhimbjet e barkut mund të jenë shenja të hershme të abortit spontan – si ta përballosh nëse të ndodh.
ثshtë e sigurt të marrësh Prozac gjatë shtatëzanisë?/ Bebaime
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pe: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

Si po rritet fëmija juaj - Java e 10 e shtatëzanisë

Tani je dhjetë javëshe shtatëzënë (ose në javën e njëmbëdhjetë nëse të pëlqen ta llogarisësh kështu). Në tri javët e ardhshme foshnja juaj do e dyfishojë madhësinë. Tani, ai ose ajo gëlltitet dhe gjuam shkelma dhe të gjitha organet kryesore janë zhvilluar plotësisht.
Gjithashtu kanë nisur të duken edhe hollësi më të vogla, si thonjtë apo flokë si push pjeshke. Pjesa e jashtme e organeve seksuale do fillojnë të shfaqen dhe brenda pak javësh do të zhvillohen sa duhet për të treguar nëse pret vajzë apo djalë.

Zhvillimi i fetusit - java e 10 e shtatëzanisë

Fetusi eshte vetem rreth 3.1 cm i gjate nga maja e kokes tek kerbishti dhe peshon me pak se 4 grame. Megjithatë, është i zënë duke u gëlltitur dhe gjuajtur shkelma. اdo ditë kanë filluar të shfaqen hollësi më të imta, si thonjtë dhe flokët si push.
Organet jetike - mëlçia, veshkat, zorrët, truri dhe mushkëritë – janë krijuar plotësisht dhe janë funksionale, ndërsa koka është gati sa gjysma e trupit. Për momentin, balli është i dalë përpara dhe lart në kokë, mirëpo më vonë do ndryshojë në formë më njerëzore.
Nëse mund ta shohësh foshnjen këtë javë do të jesh në gjendje të dallosh vijën e qartë të shtyllës kurrizore. Nervat spinale zgjaten nga shtylla.
Tani, mitra jote është sa një qitro. Me ndihmën e Doppler-it, një stetoskop që përdoret më dorë, mund të dëgjosh rrahjet e shpejta të zemrës – një nënë shtatëzënë e ka krahasuar këtë me zhurmën e trokut të kuajve.

Si po ndryshon jeta tuaj
Po i afrohesh fundit të tre muajve të parë të shtatëzënisë – tremujori yt i parë – dhe mitra jote është sa një qitro, mjaft e madhe për të ta mbushur pjesën e legenit. Mund të jesh madje në gjendje ta ndjesh mitrën sipër kockës pubike. Edhe pse mund të mos kesh nevojë të veshësh rroba më të mëdha edhe për ndonjë javë, mund të shohësh që beli po plotësohet.
Nëse do të ulësh sasine e kafeineshttp://bebaime.com/ushqimi-i-drejte-dhe-pesha/a-eshte-e-demshme-qe-ta-pini-kafen-tuaj-te-mengjesit-gjate-shtatezanise-, mund të fillosh të pish caj bimor.http://bebaime.com/ushqimi-i-drejte-dhe-pesha/caji-i-bimeve-ne-shtatezani Ki kujdes që çajrat që zgjedh të jenë të sigurtë për shtatëzani. Limon dhe mjaltë në ujë të nxehtë mund të jetë një alternativë e mirë. Përpiqu të pish të paktën tetë gota në gota (çaj, kafe dhe koka kola nuk llogariten) mirëpo mos pi shumë para se të flesh në mënyrë që të mos kesh nevojë të shkosh shpesh në tualet gjatë natës.
Nëse bën gjumë të shqetësuar për arsye të tjera mund të tundohesh të pish ndonjë mjekim, mirëpo medikamenti nuk duhet të jetë rruga e parë gjatë shtatëzanisë. Provo vetësugjestionimin për pagjumesihttp://bebaime.com/gjumi/si-ta-mundni-pagjumesine- dhe mos ushtro para se të flesh. ثndrrat e çuditshme janë të shpeshta në shtatëzani dhe mund të ndikojnë në prishjen e gjumit.

Fakte për tu marrë në konsideratë
ثshtë e sigurtë të përdoret rripi i makinës gjatë shtatëzanisë, po makinat me air bags?
Kujtoja vetes pse është mrekulli të jesh shtatëzëne edhe kur ndjehesh e sëmurë, e lodhur ose me dhimbje koke.
Përse shtatëzania bën të të shkojë goja lëng./Bebaime
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pe: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

Si po rritet fëmija juaj - Java e 11 e shtatëzanisë

Ti tani je njëmbëdhjetë javësh shtatëzëne (ose në javën e dymbëdhjetë nëse të pëlqen ta llogarisësh kështu). Foshnja jote tani është formuar plotësisht, nga dhëmbët deri te thonjtë dhe është sa gishti yt i madh. Gishtat e këmbëve dhe duarve janë ndarë dhe kockat kanë nisur të forcohen. Gjatë nëntë muajve të ardhshëm detyra kryesore e foshnjes do të jetë të bëhet më e madhe dhe më e fortë, e gatshme për të mbijetuar jashtë mitrës.

Zhvillimi i fetusit - java e 11 e shtatëzanisë

Po i afrohesh fundit të tremujorit të parë. Shumë nga zhvillimet kyçe do të mbarojnë brenda disa javëve të ardhshme dhe mundësia për abort spontan zvogëlohet dukshëm.
Vetem 4 centimetra nga koka tek kerbishti, fetusi yt i ka te gjitha pjeset nga dhembet deri tek thonjte.
http://bebaime.com/advCms/sa-eshte-e-madhe-foshnja-juaj/147 Foshnja jote ka punë duke duajtur me shkelma dhe duke u zgjatur, lëvizjet i ka aq të shkathta sa duket si balet në ujë. Gishtat e duarve dhe këmbëve janë ndarë plotësisht. Tani detyra kryesore e fetusit gjatë gjashtë muajve të ardhshëm do të jetë të bëhet më e madhe dhe më e vogël që të mbijetojë vetë jashtë mitrës.
Një vijë vertikale me pigment të errët e quajtur linea nigra, mund të shfaqet mbi barkun tuaj. Mitra është ngritur mbi kockat e legenit dhe tani mamia mund ta ndjejë gjatë ekzaminimit të jashtëm.

Si po ndryshon jeta tuaj
Mund të merrni parasysh lindjen në shtëpi. Nëse mjeku juaj i përgjithshëm nuk mund të vijë në shtëpi të kujdeset për lindjen, mund të rregullosh të vijë ndonjë mami përmes mbikëqyrësit të mamive në spitalin e qytetit. Një tjetër alternativë që disa gra e konsiderojnë si lindje në mes të shtëpisë dhe spitalit është të bësh lindjen në një qendër lindjesh.
Një nga pjesët më të bukura të vizitave të para-lindjes është rrhja e zemrës së fëmjës e shumëfishuar nga stetoskopi Sonicaid që e përdorin shumë mami. اasti mund të jetë shumë dramatik dhe prekës kur dhoma mbusht me zhurmën që ngjan me atë të një kali që vrapon. Mos u shqetësoni nëse mamia nuk e gjen dot rrahjen e zemrës në këtë fazë (disa mami as që përpiqen ta gjejnë kaq herët pasi nuk duan të jenë shkak që t’ju mërzisin) – do të jetë më e lehtë në takimin e ardhshëm. Kur mamia juaj nuk e gjen rrahjen e zemrës, ajo mban shënim në kartelën tuaj ZFD (Zemra Fetale Dëgjohet) – ose përdorni udhëzuesin tonë për t’i kuptuar shënimet e maternitetit që të deshifroni shkurtesat.

Fakte për tu marrë në konsideratë
Keni të drejtë për kohë të lirë të paguar nga puna për të gjitha vizitat dhe orët mësimore para-lindjes ndaj duhet ta vini në dijeni punëdhënësin për shtatëzaninë tuaj.
A e keni vendosur ku ta kryeni Testin e Alfa-Fetoproteinës? Si me çdo test tjetër, është mirë të jeni e informuar kur të bëni zgjedhjen, për ta bërë apo jo.
Nga fundi i kësaj jave mund ta ndërprisni marrjen e acidit folik, sepse tubëzat neurale të foshnjes janë formuar plotësisht, por është ende e rëndësishme të hani mirë në javët që vijnë.


Si po rritet fëmija juaj - Java e 12 e shtatëzanisë

Ti tani je 12 javëshe shtatëzëne (ose në javën e 13 nëse të pëlqen ta llogarisësh kështu). Fytyra e foshnjes po ndryshon. Sytë, që në fillim dolën në anë të kokës, tani janë afruar dhe veshët janë pothuajse në pozicionin normal. Në këtë kohë indet dhe organet që janë krijuar tashmë në trupin e tij rriten dhe formësohen shpejt. Zorrët e foshnjes që fillimisht dalin si fryrje të vogla në kordonin umbilikal do fillojnë të lëvizin drejt zbrazëtirës abdominale.

Zhvillimi i fetusit - java e 12 e shtatëzanisë

Fytyra e foshnjes nis te duket me njerezore, edhe pse eshte vetem rreth 5,4 cm e gjate nga maja e kokes tek kerkbishti dhe peshon me pak se 14 grame. Sytë, që në fillim dolën në anë të kokës, tani janë afruar. Veshët janë pothuajse në pozicionin e tyre normal në anë të kokës. Mëlçia prodhon vrer dhe veshkat sekretojnë urinë në fshikëz.
Fetus mblidhet nëse e shtyp barkun, edhe pse ende nuk mund t’ia ndjesh lëvizjet. Qelizat nervore fetale janë shumëfishuar me shpejtësi dhe sinapset (lidhjet neurologjike në trurin tuaj) po krijohen. Fetusi ka më shumë reflekse: kur prek pëllëmbët i mbledh gishtat, kur prek shputat i mbledh gishtat e këmbëve dhe kur prek qepallat i shtrëngohen muskujt.
Mamia tani e ndjen majën e mitrës, që njihet si fundus, në fund të barkut. Kur hyni në tremujorin e dytë mund të shohësh që po vesh rroba më të gjera e më pak shtrënguese. Shpejt nuk do t’i vishni më rrobat e zakonshme.

Si po ndryshon jeta tuaj
Nëse ke fat, mundimet do të largohen dhe shumë shpejt do ndjehesh më energjike. Me siguri që ndjehesh më e lehtësuar pasi rreziku për abort spontant tani është zvogëluar në mënyrë dramatike. Mund të mos e besosh dot që end eke disa mundime në mëngjes, por shumë shpejt do të të kthehet oreksi. Thjesht sigurohu që mishi që ha është i pjekur mirë për të ulur rrezikun nga toksoplasmosis – mos ha biftek të mesëm dhe bëj kujdes me mishin e grillit.
Dhëmbët dhe mishtrat e dhëmbëve janë më të prirur të sëmuren gjatë shtatëzanisë, ndaj planifiko një kontroll dhëmbësh sa je shtatëzanë, mirëpo sigurohu t’i tregosh dentistit gjendjen që mos të të bëjë radiografi. Mund të vëresh që mishi i dhëmbëve gjakos më shumë sa herë që i lan me furçë ose përdor fillin. Nëse merakosesh dhe nuk guxon të përdorësh mjekime që jepen pa recetë, fol me mjekun ose me farmacistin tënd, ose telefonoji për këshillë.
Me siguri që po vesh rroba të gjera, më tepër për shkak të barkut se sa të peshës që po shton. Mund të shohësh që të nevojitet stil i ri për t’iu përshtatur shtatit ose një rutinë tjetër për kozmetikën – hidhi një sy këshillave për bukuri nga Bobby Broën. ثshtë koha e duhur të rimendosh dukjen tënde. Ka shumë linja të veshjeve për shtatëzane ku mund të zgjedhësh, si nëpër shitore, ashtu dhe përmes porosive. Një ose dy gjëra kryesore me cilësi të mirë mjaftojnë për pjesën më të madhe të shtatëzanisë. Për raste të veçanta mund të zgjedhësh dika nga linjat më solemne dhe më të sofistikuara që për fat i kemi tani.

Fakte për tu marrë në konsideratë
Mos u shqetëso nëse kontrollet e para tregojnë se placenta është e ulët - 90 për qind ngrihet lart deri nga java e 28-të.
Përpiqu të rregullosh një takim mes partnerit tënd dhe mamaisë në mënyrë që ta kaloni bashkë shtatëzaninë. Kjo i ndihmon atij ta ndajë këtë përvojë me ty.
Strijat mund të paraqiten që në muajin e tretë ose të katërt, sidomos tek gjinjtë – përdorimi i reçipetave të forta ndihmon parandalimin ose minimizimin e tyre.
E ke grupin e gjakut me rezus negativ? ا’do të thotë kjo për ty dhe foshnjen tënde./Bebaime
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pe: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

Tremujori i 2

Java e 13 e shtatëzanisë
Si po rritet fëmija juaj
Mitra juaj tashmë është mjaftueshëm e madhe për ti treguar botës se ju jeni duke pritur një fëmijë, por fëmija është ende i vogël – afërsisht sa gjysma e madhësisë së një bananeje. Megjithatë, pavarësisht nga raportet e vogla të përmasave të saj, ju mund të shihni një bebe të formuar plotësisht me gjurmët unike të gishtërinjve nëse ju do të mund të shihni brenda barkut tuaj tani.
Zhvillimi i fetusit – java e 13 e shtatëzanisë

Fetusi eshte tashme gati 6.7 cm i gjate nga maja e kokes deri ne fund te vitheve dhe peshon perafersisht 23 grame - sa nje gaforre mesatare.
Gjurmët unike të gishtërinjve të tij janë tashmë në vend. Dhe kur ju e shtypni butësisht stomakun tuaj e fëmija e ndjen këtë, fëmija juaj do të fillojë të lëvizë – që do të thotë se ai do të veprojë njësoj sikur po kërkon për një biberon.
Nëse fëmija që juve jeni duke pritur është vajzë, tashmë ajo ka rreth 2 milion vezë në vezoret e saj; ajo do të ketë vetëm një milion të tilla në kohën që do të lindë. Ajo do të ketë më pak vezë me rritjen e moshës së saj, dhe në moshën 17 vjeçare, numri do të ketë rënë në rreth 200,000 vezë.
Sa për ju, turbullimet mund të shtohen. Për shumë gra, efektet anësore të shtatzanisë së hershme - urinimi i shpeshtë, lodhja intensive, pështjellimet – fillojnë të pakësohen dikur gjatë tremujorit të dytë. Mitra juaj, tashmë është mjaftueshëm e madhe sa për ti treguar kureshtarëve të shumtë se ju jeni vërtet shtatëzënë. Edhe pse lindja juaj është ende me muaj larg, gjinjtë tuaj mund të fillojnë të prodhojnë “colostrum”, lëngun që do të ushqejë fëmijën tuaj gjatë ditëve të para deri sa t’ju vijë qumështi i gjirit.

Si po ndryshon jeta juaj

Ju jeni tashmë, zyrtarisht në tremujorin tuaj të dytë, mes muajit të katërt dhe të gjashtë të shtatëzanisë. Ky është një lajm mjaft i mirë për dy arsye. Së pari, rreziku juaj për një abort të mundshëm ka rënë në mënyrë dramatike, dhe së dyti, shumë gra shohin simptomat e shtatëzanisë së hershme, të tilla si sëmundjet e mëngjesit, këputjet - ju mund të dalloni fare qartë përmirësimet në libidon tuaj, ndërkohë që pështjellimet tuaja ulen ndërsa nivelet e energjisë tuaj rriten. Nëse ju filloni ta konsideroni si qetësuese ndjesinë e të qënit e sëmurë, si një shenjë se jeni në të vërtetë shtatzënë, ju mund të filloni të dyshoni nëse jeni ende shtatëzënë kur kjo simptomë e fuqishme të fillojë të zbehet.
Lindja juaj është ende me muaj larg, por gjintë tuaj mund të kenë nisur tashmë të prodhojnë “colostrum”, qumështi i parë i cili ushqen fëmijën tuaj ditët e para menjëherë pas lindjes, para se qumështi i gjirit të fillojë të rrjedhë. Edhe në qoftë se gjinjtë tuaj janë të vegjël, ju gjithsesi duhet të jeni në gjendje të ushqeni me gji, nëse dëshironi – në këtë rast, përmasat në të vërtetë nuk kanë rëndësi!

Fakte për tu marrë në konsideratë
Nese nuk ndiheni me si e semure, ju mund te filloni te ndiheni e pangopur. Përgatisni një pjatë me sallatë frutash ose një pjatë me perime dhe kështu ju do të keni gjithmonë rreth jush një ushqim të shëndetshëm kurdo që të keni nevojë për të.



Java e 14 e shtatëzanisë
Si po rritet fëmija juaj
Flokët janë lajmi më i madh gjatë kësaj jave! Fëmijës tuaj janë duke i dalë shumë flokë, jo vetëm në kokë dhe në vetulla por në të gjithë trupin e tij. Ai është i mbuluar me një shtresë pushi shumë të hollë, të quajtur lanugo, i cili zakonisht zhduket para lindjes. Disa muskuj gjithashtu kanë filluar të punojnë tashmë. Këtë javë fëmija mund të kapë me dorë, mund të shohë, të rrudhë vetullat, të ngërdheshet dhe madje të thithë edhe gishtin e madh të dorës së tij.

Zhvillimi i fetusit – java e 14 e shtatëzanisë

Nga maja e kokes deri ne fund te vitheve te tij, femija juaj eshte rreth 8 cm i gjate dhe peshon 40 gram. Trupi i tij është tani duke u rritur më shpejt se koka. Këtë javë, lëkura e tij e hollë si pergamenë fillon të mbulohet me lanugo (flokë shumë të hollë si push që zakonisht zhduken para lindjes). Megjithëse vetullat e tij po fillojnë të rriten dhe flokët në majë të kokës kanë filluar të mbijnë, këta flokë mund të ndryshojnë si në cilësi ashtu edhe në ngjyrë pas lindjes.
Tashmë, fetusi mund të shtrëngojë me dorë, mund të shohë, të rrudhë vetullat, dhe të ngërdheshet. Ai madje mund të jetë në gjendje të thithë gishtin e tij të madh të dorës. Studiuesit besojnë se këto lëvizje dhe lëvizje të tjera korrespondojnë me zhvillimin e impulseve të trurit.
Nëse ju ende nuk keni lënë një takim për testin e serumit maternal (i njohur njëkohësisht edhe si testi i trefishtë ose triple test), ju mund ta bëni një gjë të tillë tani. Testi ju jep më shumë informacion për fëmijën tuaj, dhe ekzaminon për sindromën Down apo edhe defekte të tjera të lindjes. Gjithashtu, mjeku juaj obstetër mund tu rekomandojë një amniocentezë midis javës së 15-18 të shtatëzanisë për femrat mbi 35 vjeç, dhe për ato që kanë një historik të lindjes me difekte. Nëse jeni mbi 35 vjeç, hidhini një sy artikullit tonë se si e ndikon mosha shtatëzaninë.

Si po ndryshon jeta juaj

Ndoshta ju tashmë po ndiheni më të kthjellëta e më të gjalla se gjatë tre muajve të parë dhe i keni hedhur pas krahëve simptomat e hershme të shtatëzanisë. Disa gra pa fat mund të konstatojnë se vazhdojnë të kenë pështjellime, kështu që nëse ju vazhdoni të jeni ende shumë sëmurë, kontaktoni me mjekun tuaj ose maminë për këshilla. Shumica e femrave i konsiderojnë tre muajt e dytë si fazën më të lehtë të shtatëzanisë pasi gjumi juaj është i shëndetshëm dhe barku juaj nuk është aq i madh sa të pengojë lëvizjet tuaja. Bëni maksimumin tuaj gjatë këtyre muajve të mesëm për tu kënaqur me veprimtari të tilla si notihttp://bebaime.com/udhetimi/deti-dhe-shtatezena, ecjet në ajër të pastër dhe aerobi me impakt të ulët.
Kjo është gjithashtu një kohë e mirë për të renditur disa mënyra praktike veprimi me partnerin tuaj, duke diskutuar mbi lejen tuaj të lindjes dhe duke menduar mbi kujdesin e nevojshëm për foshnjën tuaj, nëqoftëse keni ndërmend të ktheheni në punë pas lindjes. Zbuloni se ç’do të thotë të qënit një prind i punësuar. Bisedoni me prindër të tjerë në punën tuaj ose mundohuni të kontaktoni me organizata të kësaj fushe për këshilla dhe mbështetje.
Nëse jeni të vetme (pa partner), kjo është gjithashtu një kohë e mirë për të rekrutuar mbështetje. Ju mund ti kërkoni mamisë tuaj seanca të posaçme në lidhje me periudhën para lindjes, nëqoftëse ndiheni të ndrojtura për të ndjekur klasat e çifteve, apo për të kontaktuar me organizata që punojnë me grupe me prindër të vetëm.




Java e 15 e shtatëzanisë
Si po rritet fëmija juaj
Fëmija juaj është ende mjaft i vogël sa juve mund ta mbani atë në pëllëmbë të dorës. E re për fëmijën gjatë kësaj jave – ndjeshmëri të lehta dhe në ndonjë rast të keq lemzë, një shenjë paralajmëruese e frymëmarrjes. Ju nuk mund ta dëgjoni atë, sepse sistemi i foshnjës është i mbushur me lëngje në vend të ajrit, por mos u habisni nëse ju do të mund ta ndjeni atë më vonë.

Zhvillimi i fetusit – Java e 15 e shtatëzanisë

Ju mund të mos e dini se kur ndodh kjo gjë, por shpesh foshnjën tuaj të vogël e zë lemza, të cilën bebet e perfeksionojnë përpara frymëmarrjes. Foshnjet nuk lëshojnë asnjë tingull sepse trakeja e tyre është e mbushur me lëngje në vend të ajrit.
Edhe pse ju ndoshta keni shtuar në peshë nga 2,2 - 4,5 kilogram, embrioni peshon vetëm rreth 70 gram. Permasat e tij jane gati 9.1 cm i gjate, nga maja e kokes deri ne fund te vitheve te tij.Këmbët e tij tashmë janë duke u rritur më shumë se krahët, thonjtë janë plotësisht të formuar dhe të gjitha nyjet dhe gjymtyrët mund të lëvizin. Tashmë, juve jeni në gjendje të dalloni edhe seksin e fëmijës tuaj nëpërmjet ultratingullit, pasi organet gjenitale të jashtme tashmë janë mjaftueshëm të zhvilluara dhe teknika e ultratingullit mund tu tregojë nëse fëmija juaj do të jetë një djalë apo një vajzë.
Nëqoftëse ideja e të pasurit një fëmijë ju duket ende e largët, asgjë nuk e bën këtë ndjenjë më të vërtetë sesa ndjesia e lëvizjes së parë të fëmijës tuaj. Shumica e nënave të ardhshme e dallojnë këtë lëvizje (të quajtur e shpejtë) midis javës së 16 dhe asaj të 20. Nëse ju keni qenë shtatëzënë edhe më parë, ju do ti ndjeni këto gjëra edhe më herët. Atë çka juve mund ta konsideroni fillimisht si një gjëmim në stomak, mund të jetë bebi juaj duke bërë disa rrokullisje për së prapthi. Mbani shënim kohën në të cilën ju për herë të parë keni filluar të ndjeni fëmijën tuaj, dhe tregojini për këtë mamisë tuaj në vizitën tuaj të ardhshme. Kjo fazë e mesme e shtatëzanisë është një kohë mjaft e mirë për të filluar ushtrimet.

Si po ndryshon jeta juaj

Një nga momentet më emocionuese të shtatëzanisë është kur ndjeni lëvizjet e fëmijës tuaj. Shumica e grave e ndjejnë këtë lëvizje “të shpejtë”, siç është quajtur, midis javës së 16 dhe asaj të 20. Ju mund të ndjeni këto tundje të para si një vibrim të ulët në stomakun tuaj. Pasi ta keni kuptuar se në fakt ky është fëmija juaj duke bërë rrokullisje, mbani shënim këtë për t’ja treguar mamisë tuaj gjatë vizitës tuaj të ardhshme. Disa femra i ndjejnë lëvizjet e fëmijëve të tyre më vonë ose më rrallë se të tjerat kështu që nuk ka nevojë për t'u shqetësuar, nëse nuk e keni ndjerë ende fëmijën tuaj duke lëvizur.
Pak a shumë tani juve do t’ju rekomandohet të bëni një test prenatal për të ekzaminuar defektet e lindjes. Testi i ekzaminimit të trefishtë i cili mat nivelin e alpha-fetoproteinave (AFP) midis të tjerash, përgjithësisht kryhet mes javës së 15 dhe asaj të 20. Pyesni maminë tuaj se cilin test do të mund të bëni pasi disa janë më të kufizuar se të tjerët. Amniocenteza nuk është test rutinë, por shpesh rekomandohet të bëhet për femrat mbi 35 vjechttp://bebaime.com/shendeti/shtatezania-gjate-moshes-20-30-40-vjecare#723 si dhe për ato që kanë një histori të lindjes me defekte. Zakonisht ai kryhet mes javës së 15 dhe të 20 të shtatzanisë. Këshilluesit gjenetikë, mund t’ju shpjegojnë në mënyrë të plotë pasojat e këtyre testeve për anomalitë kromozomike.
Sistemi juaj imunitar është disi më i dobët kur ju jeni shtatëzënë kështu që ju mund të keni vënë re se keni pasur më shumë kollë dhe ftohje se sa do të kishit zakonisht. Megjithëse këto janë të lodhshme e të mërzitshme, ato nuk e cënojnë fëmijën tuaj. Infeksione të tjera që ju mund të hasni gjatë kohës që jeni shtatëzënë të tilla si lia e dhenve apo rubeola, mund të shkaktojnë probleme për fëmijën tuaj ende të palindur, në varësi të fazës së shtatëzanisë kur kjo sëmundje ju zë - por mundësitë më të mëdha janë që ju ti keni kaluar këto sëmundje në fëmijërinë tuaj, ose, në rastin e rubeoles, të jeni vaksinuar kundër saj, kështu që ju do të keni gjithsesi imunitet. Herpesi nuk e dëmton fëmijën tuaj, por ju duhet të shmangni gratë e tjera shtatëzëna - zbuloni përse.

Fakte për tu marrë në konsideratëhttp://bebaime.com/ushqimi-i-drejte-dhe-pesha/dehidrimi-gjate-shtatezanise
Ju duhet një pauzë? Pse të mos kaloni një fundjavë në një llixhë.




Java e 16 e shtatëzanisë
Si po rritet fëmija juaj
Fëmija juaj është përafërsisht sa madhësia e një dardhe këtë javë. Disa nga sistemet më të përparuara të trupit janë duke punuar tashmë, duke përfshirë qarkullimin gjakut si dhe të traktit urinar. Fëmija juaj gjithashtu mund të nisë të luajë me kordonin e kërthizës tashmë.

Zhvillimi i fetusit – java e 16 e shtatëzanisë

Femija juaj eshte tani sa madhesia e nje avokadoje, rreth 10 cm i gjate nga maja e kokes deri ne fund te vitheve dhe peshon perafersisht 100 gram. Gjatë tre javëve të ardhshme ai do të ketë një rritje shumë të madhe, duke e dyfishuar peshën e tij dhe duke shtuar centimetra në gjatësinë e tij.
Si brenda ashtu edhe jashtë mitrës, foshnjat janë krijesa lozonjare. Fëmija juaj, mund të ketë zbuluar tashmë lodrën e tij të parë - kordonin e kërthizës – me të cilin ai do të gëzohet duke e kapur apo tërhequr. Ndonjëherë, ai madje mund ta shtrëngojë atë aq fort sa të pakësojë sasinë e oksigjenit që kalon përmes tij, por mos u bëni merak - ai nuk do ta mbajë atë aq gjatë sa për të dëmtuar vetveten. Sistemi i qarkullimit të gjakut dhe trakti urinar, janë duke punuar në mënyrë të plotë, dhe fëmija është duke thithur e duke nxjerrë lëngun amniotik përmes mushkërive të tij.
Ndonjëherë, kur lëvizni papritur, ju mund të ndjeni një dhimbje të lehtë në brinjët tuaja. Ligamentet në çdo anë të mitrës tuaj si dhe muret e legenit shtrihen më tepër me rritjen e fëmijës tuaj. ثshtë normale të ndjeni disa dhimbje, por nëse këto dhimbje vazhdojnë për disa ditë ose shtohen, konsultohuni me maminë tuaj.

Si po ndryshon jeta juaj

Ju me siguri deri tani keni shtuar të paktën 2.2kg madje ndoshta deri në 4/5 kg. Mitra juaj po vazhdon të rritet dhe ju mund të ndjeni brejtje të shkaktuara nga tendosja e ligamenteve në abdomenin tuaj. Këto dhimbje janë zakonisht të përkohshme por mitra juaj e rritur do t’ju shkaktojë shumë dhimbje në shpinë - ndiqni këshillat tona për mbrojtjen e shpinës tuaj në mënyrë që të shmangni dhimbjen e saj.
Shumë çifte shqetësohen se si do të jetë lindja dhe se si ata do të përballen me të qënit prindër të rinj - kjo është e gjitha normale. Provoni të bisedoni me çifte që kanë fëmijë rreth asaj se si ata janë ndjerë në këtë fazë dhe lexoni më tepër se çfarë ndodh gjatë lindjes. Mund t’ju ndihmojë nëse lexoni disa histori lindjesh, në mënyrë që të dini se çfarë të prisni.
Kjo është një kohë e mirë për të përgatitur një fundjavë të shkurtër nëse koha dhe paratë ju premtojnë. Udhëtimi në mes të tremujorit rekomandohet shpesh, sepse ju përgjithësisht i keni kaluar ndjesitë e shtatëzanisë së hershme me pështjellimet dhe lodhjen dhe ende nuk jeni aq të avancuara sa që madhësia apo lindja e parakohshme të përbëjë një problem. Nëse ju tashmë jeni duke rezervuar një udhëtim me avion, gjatë shtatëzanisë sigurohuni se kompania juaj e fluturimit do t’ju lejojë të udhëtoni në atë fazë. Përndryshe ndiqni këshillat tona mbi udhëtimet pa shqetësime gjatë shtatëzanisë dhe kënaquni në udhëtimin tuaj.

Fakte për tu marrë në konsideratë
Hani një ushqim të shëndetshëm çdo ditë. Provoni patatet e pjekura dhe të freskëta, një sandwich të mirë me miell të pasitur, apo fasule – të gjitha llojet e fibrave –dhe mos harroni te pini shume uje.http://bebaime.com/ushqimi-i-drejte-dhe-pesha/konsumimi-ujit-ne-shtatezani
Ende nuk keni patur dëshirë për diçka? Zbuloni se cilat dëshira janë më të zakonshme.
A jeni mërzitur nga mpirjet e këmbëve? Zbuloni se çfarë mund t’ju ndihmojë.
Cilat janë simptomat e shtatzanisë që ju kurrë nuk duhet të neglizhoni?/ Beba ime
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

shum keshilla ta mirpritura dhe mese te dobishem per gjith femrat, thx Swet per matrialin qe paske sjell
 

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
Pe: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

Zizina, nuk e kisha idene per ekzistencen e kesaj faqeje... Me pelqeu shume :)
 

eGo0sTyle

System Engineer
Pe: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

Kom pa dhe lindje live edhe kam ra 8 kile nenpeshe nga ajo qe pashe.... kshu me shkronja eshte teper interesante ta dish...
po sec behet ne fund bo bo bo me mire mos e kujtoj...
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pe: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

Java e 17 e shtatëzanisë

[HR][/HR]Si po rritet fëmija juaj


Gjërat janë me të vërtetë duke lëvizur tashmë. Këtë javë, sytë e fëmijës tuaj shikojnë përpara në vend që të shikojnë anash, veshët e tij janë pothuajse në vendin e tyre përfundimtar, dhe kërci i tij i cili më pas do bëhet dhe skeleti i tij, është duke filluar të forcohet si kockë.

Zhvillimi i fetusit – java e 17 e shtatëzanisë


Femija juaj eshte tashme gati 11 cm, dhe peshon rreth 140 gr. Skeleti i tij është kryesisht kërc, i cili më vonë do të forcohet. Një substancë mbrojtëse që quhet mielin fillon të mbështjellë ngadalë palcën e kurrizit.

Me ndihmën e një stetoskopi të veçantë, tani ju mund të dëgjoni të rrahurat e zemrës së fëmijës tuaj. Nuk ka pothuajse asgjë më inkurajuese dhe emocionuese se dëgjimi i rrahjeve të zemrës së fëmijës tuaj. Në ditët kur jeni të shqetësuar rreth asaj se si është duke përparuar shtatëzania juaj, të dëgjuarit e rrahjeve të zemrës së fëmijës tuaj, ju lë të kuptoni se fëmija juaj është duke u rritur e duke u zhvilluar. Në kohët kur ju kaplon mërzitja dhe ndiheni sikur do të jeni shtatzënë përgjithmonë, ajo mund të jetë një kujtim i këndshëm se çfarë do të vijë në fund të 40 javë pritjeje.
Mitra juaj e rritur, tashmë e ka ndryshuar qendrën e gravitetit të saj dhe ndoshta ju ndiheni jo në ekuilibër të plotë. Kini kujdes dhe vishni këpucë me taka të ulëta. Keni vështirësi për të gjetur rehat kur bini në shtrat? Konsultoni këshillat tona për gjumin në tremujorin e dytë.
Nëse ende nuk e keni bërë një amniocentezë dhe planifikoni ta bëni, kjo javë është një kohë e përshtatshme për ta bërë. Një përfitim: Ju do të mund të shikoni gjatë fëmijën tuaj nëpërmjet skanerit ultrasound që përdoret gjatë kësaj procedure.

Si po ndryshon jeta juaj


Ato që janë nëna për herë të parë, në këtë kohë fillojnë të ndjejnë lëvizjet e fëmijëve të tyre. Shumë gra raportojnë se ndjesitë e para të tyre janë si dridhje ose si fluturat në stomak. Fatkeqësisht, partneri juaj nuk do të jetë në gjendje për të ndarë me ju këto momente emocionuese pasi goditjet e vërteta nuk do të fillojnë edhe për një muaj apo diçka më shumë.
Ndërkohë që trupi juaj vazhdon të zgjerohet, juve mund të ndiheni më pak tërheqëse. Merrni pak kohë për tu mësuar e për tu ndjerë mirë me trupin tuaj që do të ndryshojë edhe në javët në vazhdim. Edhe nëse ju nuk ndjeheni tërheqëse, partneri juaj ndoshta ende ju konsideron joshëse – disa burra e konsiderojnë rrumbullakësinë që shtatëzania ju jep grave si mjaft tërheqëse. Marrëdhëniet seksuale janë ende të sigurta deri sa t’ju plasin ujërat, me kusht që të mos ketë arsye mjekësore që ti ndalojnë ato, të tilla si gjakderdhja. Disa femra raportojnë se libido e tyre rritet gjatë shtatëzanisë, ndërkohë që disa të tjera i largohen të bërit dashuri – është diçka krejt normale në të dyja rastet. Në rast se keni vështirësi në gjetjen e një pozicioni të përshtatshëm, atëherë ndiqni këshillat tona.
Ju gjithashtu mund të vëreni se areola, zona e errët rreth thithkës së gjoksit tuaj, po zgjerohet me zmadhimin e gjinjve tuaj. Ky është një efekt anësor i parrezikshëm i shtatzanisë, por kjo mund të vazhdojë të zgjasë edhe për 12 muaj pas lindjes. Ju mund të vëreni gjithashtu edhe ndryshime të tjera të lëkurës si p.sh maska e shtatëzanisë, të cilat do të zhduken pas lindjes.

Fakte për tu marrë në konsideratë

ثshtë një ide e mirë që të bisedoni me partnerin tuaj rreth financave familjare, para se fëmija të lindë. Ai do të ndihet i çliruar, në rast se ka qënë i shqetësuar në lidhje me këtë fakt. Lexoni më shumë rreth këshillave për një baba që të kursejë.
Mundohuni të hani ushqime sa më të shëndetshme në mënyrë që të furnizoheni me elementët ushqyes që janë të nevojshëm për rritjen e fëmijës tuaj.
اfarë është testi i tolerancës së glukozës dhe pse mund t’ju duhet të bëni një të tillë?
اfarë duhet të bëni në rast se mendoni se puna juaj po ndikon në shëndetin tuaj.
Pse është e zakonshme që gjatë shtatzanisë ti keni shpesh hundët e zëna, dhe çfarë duhet të bëni në rast se ajo zhvillohet deri në sinozit.


Java e 18 e shtatëzanisë

[HR][/HR]Si po rritet fëmija juaj


Këtë javë, ju zyrtarisht filloni muajin e pestë të shtatëzanisë tuaj. Fëmija juaj mund të ketë arritur 15 cm nga maja e kokës deri në fund të vitheve të tij, dhe ai mund të ndjejë e të dëgjojë tashmë. Pa dyshim në këtë moment ai dëgjon vetëm rrahjet e zemrës tuaj dhe rrjedhjen e sistemit tuaj tretës, por së shpejti ai do të jetë në gjendje për të dëgjuar zhurmat jashtë mitrës dhe të identifikojë zërin tuaj.

Zhvillimi i fetusit – java e 18 e shtatëzanisë

Femija juaj eshte afersisht 12 cm dhe peshon reth 190 gr. Kraharori i tij lëviz poshtë e lart si për të imituar procesin e frymëmarrjes, megjithëse ai nuk është duke marrë ajër në këtë kohë, por vetëm lëngun amniotik.

Një skaner ultrasound në mes të shtatëzanisë, shpesh bëhet diku në tremujorin e dytë (zakonisht mes javës së 18 dhe 22) për të vlerësuar rritjen dhe zhvillimin e fetusit, për të ekzaminuar për defekte të mundshme të lindjes, për të kontrolluar placentën dhe kordonin umbelikal, si dhe për të përcaktuar nëse mosha e shtatzanisë është e saktë. Gjatë këtij skani, ju mund të shihni fëmijën tuaj të shkelmojë, të përkulet, të zgjatet, apo të thithë gishtin e madh të dorës së tij. Merreni partnerin tuaj me vete, dhe pavarësisht faktit nëse ai mundet të vijë ose jo me ju, sigurohuni që të keni fotografi të fëmijës në pozicione të ndryshme.
Nëse juve prisni një vajzë, vagina, mitra dhe tubat fallopiane të saj janë tashmë në vend. Nëse po prisni një djalë, organet e tij gjenitale janë të dallueshëm dhe të qartë. Nëse ju jeni duke pritur më shumë se një fëmijë, shikoni seksionin tonë mbi binjakë apo më shumë.

Si po ndryshon jeta juaj


Ju jeni vetëm një javë larg nga gjysma e udhës tuaj. Kujdesi për shtatëzaninë tuaj tashmë është shumë më i qetë se më parë, kështu që juve do të takoheni më rrallë me mjekun apo maminë tuaj, veç ndonjë rasti kur do të keni nevojë për vëmendje të veçantë. Por mos i përtypni gjërat e vetme në rast se ndiheni ankthioze. Kapitulli ynë mbi pyetjet e bëra më shpesh për kujdesin para lindjes, komplikacionet e shtatëzanisë, si dhe procesin e lindjes, mund t’ju qetësojnë disi, por megjithatë mos hezitoni të kontaktoni maminë tuaj nëse jeni ende e shqetësuar.
Megjithatë, në javët e ardhshme ndoshta ju do të bëni një skaner për anomalitë, për të kontrolluar gjithë organet e fëmijës tuaj. Të parit e fëmijës brenda jush, apo duke gjuajtur me shkelm e duke u rrotulluar, është diçka shumë emocionuese, kështu që merreni partnerin tuaj me vete nëse mundeni. Nëse shtatëzania juaj nuk ka probleme, kjo mund të jetë mundësia juaj e fundit për të patur një foto për albumin e fëmijës tuaj. Megjithatë, në një përqindje mjaft të vogël të rasteve, skaneri shfaq probleme të shtatzanisë. Nëse kjo ndodh me ju dhe ju dëshironi të flisni në lidhje me faktin nëse do ta vazhdoni më tej shtatëzaninë tuaj, ju mund të kontaktoni rezultatet dhe zgjedhjet para lindjes në kapitullin Organizatat A – Z.
Veshjet e mëdha dhe komode janë të detyruara tashmë. Merrni një palë këpucë të reja gjithashtu me një numër më të madh, këmbët tuaja do të bymehen bashkë me trupin tuaj, dhe zgjidhini me një takë të ulët për stabilitetin tuaj ndërkohë që barku juaj vazhdon të rritet.

Fakte për tu marrë në konsideratë

Kalcium !Juve ju duhet më shumë nga ky mineral si dhe vitaminë D për të ndihmuar fëmijën tuaj që të zhvillojë dhëmbë dhe kocka të forta.

Ndiqni këshillat tona për burimet e këtyre ushqyesve thelbësor.





Java e 19 e shtatëzanisë

[HR][/HR]Si po rritet fëmija juaj


Urime - ju keni arritur tashmë në gjysmën e udhës tuaj. Kjo është një kohë vendimtare për zhvillimin e fushave ndijore të fëmijës tuaj që do të ndodhë në disa fusha të specializuara të trurit. Nëse fëmija juaj është një vajzë, ajo tashmë ka 6 milion vezë në vezoret e saj...ky numër do të zvogëlohet në 1 milion në kohën kur ajo të lindë.

Zhvillimi i fetusit – java e 19 e shtatëzanisë


Ju jeni në gjysmë të rrugës! Pjesa e sipërme e mitrës tuaj tashmë arrin lartësinë e kërthizës tuaj dhe do të rritet me 1 cm çdo javë. Permasat e fetusit jane reth 14.2 cm dhe reth 240 gr.

Fetusi tashmë ka filluar të gelltisë lëngun amniotik, dhe veshkat e tij vazhdojnë të prodhojnë urinë. Gjithashtu kanë filluar të mbijnë flokët mbi lëkurën e kokës së tij.
Zhvillimi ndijor arrin kulmin e zhvillimit të tij gjatë kësaj jave. Qelizat nervore që i shërbejnë secilës ndjesi - shijimit, nuhatjes, dëgjimit, shikimit, dhe prekjes - tani janë duke u zhvilluar në fushat e tyre të specializuara të trurit. Prodhimi i qelizave nervore ngadalësohet dhe qelizat nervore ekzistuese rriten dhe krijojnë lidhje më komplekse. Nëse jeni duke pritur një vajzë, ajo tashmë ka përafërsisht 6 milion vezë në vezoret e saj. Në kohën kur ajo të lindë, ajo do të ketë rreth një milion të tilla.
Ju mund të keni ndjerë tashmë goditjet dhe rrotullimet e fëmijës tuaj. Ndonjëherë, ju mund të keni vënë re se ai ka qënë kaq i lëvizshëm sa që ju nuk keni mundur të flini. Dhjetë javët e ardhshme, do të jenë më aktivet për fëmijën tuaj, deri në kohën kur mitra juaj të jetë e mbushur. Nga dy, ju së shpejti do të bëheni tre, që do të thotë shumë ndryshime, kështu që hidhini një sy seksionit tonë mbi seksin dhe marrëdhëniet.

Si po ndryshon jeta juaj


Mitra juaj është rritur shumë brenda barkut tuaj – pjesa e sipërme e saj tashmë ndoshta arrin deri në lartësinë e kërthizës tuaj. Tani e tutje ajo do të rritet me rreth një cm në çdo javë. Ju gjithashtu mund të ndjeni disa dhimbje në pjesën e poshtme të barkut tuaj. Nuk ka asgjë për t'u alarmuar rreth kësaj – është thjesht tërheqja e muskujve dhe ligamenteve tuaj që mbajnë mitrën tuaj.
Shumica e grave shtatzëna ndihen të shqetësuara për faktin se ato nuk do të jenë në gjendje të përballojnë dhimbjet e lindjes. Disa femra preferojnë lindjen cezariane ( lindje me operacion) për të shmangur krejtësisht këtë problem, por kjo nuk është domosdoshmërisht një ide e mirë pasi rreziqet e lindjes çezariane janë shumë më të larta se ato të lindjes normale dhe gjithsesi aty do të ketë dhimbje, edhe pse pas lindjes. Ekzistojnë shumë forma efektive për qetësimin e dhimbjeve të lindjes në repartet e maternitetit. Ju mund të provoni fillimisht disa metoda natyrale për lehtësimin e dhimbjeve, siç është për shembull lindja në pishinat e lindjes, të cilat mund të ndihmojnë gratë të përballojnë dhimbjet e lindjes pa përdorur asnjë ilaç. Sa më shumë mënyra të tilla të zbuloni, aq më shumë në kontroll dhe aq më pak të shqetësuara do të ndiheni.

Kur jeni shtatzënë, gjumi i qetë e i mirë mund të jetë i vështirë, veçanërisht nëse keni urth apo dispepsi (mostretje). Nëse ndodh kjo gjë, atëherë ushqimi do të jetë gjëja e fundit në mendjen tuaj, por disa gra shtatzëna zgjohen gjatë natës të uritura dhe duhet të hanë patjetër diçka para se të kthehen për të fjetur. Një tjetër shkak i ndërprerjes së gjumit tuaj gjatë natës, mund të jetë bërryli i partnerit tuaj që ju prek anash, sepse shtatzania mund të shkaktojë kongjestionin (ngjeshjen) e hundës tuaj, gjë që rezulton në gërrhitje. Ndiqni këshillat tona për një gjumë të mirë gjatë natës.

Fakte për tu marrë në konsideratë

Hani banane! Ato janë një burim i shkëlqyer i vitaminës B, mjaft e rëndësishme për sistemin nervor të fëmijës tuaj. Ndiqni këshillat tona për marrjen e sa më shumë frutave dhe perimeve në dietën tuaj.
Lexoni apo këndoni për fëmijën tuaj, tani ai mund t’ju dëgjojë. Kjo është një mënyrë e mirë për babain që edhe ai të përfshihet në shtatëzani.
Përcaktoni detajet e pushimit tuaj të lindjes me shefin tuaj.




Java e 20 e shtatëzanisë

[HR][/HR]Si po rritet fëmija juaj


Fёmija juaj ёshtё duke shtuar nё peshё tani dhe ёshtё kthyer nё njё gjё tё vogёl rrёshqitёse – njё substancё e bardhё rrёshqitёse e quajtur vernix caseosa vesh gjithё trupin e fёmijёs nё mёnyrё qё tё mbrojё lёkurёn e tij gjatё mbytjes sё gjatё nё lёngun amniotik. Disa bebe janё ende tё mbuluara me kёtё substancё kur lindin.

Zhvillimi i fetusit – java e 20 e shtatëzanisë


Femija ka rreth 16.5 cm duke fituar ne peshe ne menyre te qendrueshme.
Njё veshje yndyrore e bardhё, substancё e quajtur vernix caseosa, fillon tё mbulojё fёmijёn tuaj dhe mbron lёkurёn e tij gjatё zhytjes sё gjatё nё lёngun amniotik. Ajo ndihmon gjithashtu pёr tё lehtёsuar lindjen. Fёmija juaj po gёlltit mё shumё gjatё kёsaj jave, dhe kjo ёshtё njё praktikё e mirё pёr sistemin tretёs tё tij. Pasi fёmija merr lёngun amniotik, trupi i tij pёrthith ujin e ndodhur nё kёtё lёng dhe e depoziton pjesёn tjetёr nё zorrёn e trashё.

Ju mund tё ndiqni njё klasё pёr gratё shtatëzёna nёse ende nuk e keni bёrё diҫka tё tillё. Pavarёsisht nёse ju do tё bёheni prind pёr herё tё parё apo nёse doni thjesht tё rifreskoni njohuritё tuaja tё marra mё parё, ju gjithsesi do tё mund tё pёrfitoni nga njё klasё e tillё e strukturuar. Pa marrё parasysh se ҫfarё filozofie ka pas saj, njё klasё e tillё mund t’ju ndihmojё ju tё merrni masat e duhura pёr procesin e lindjes. Ju duhet tё planifikoni qё nё javёn e 37 ta keni pёrfunuar kёtё klasё, pasi koha e pritjes konsiderohet e plotё dhe lindja juaj mund tё ndodhё nё ҫdo kohё.
Jini mjaft vigjilente pёr tё marrё sa mё shumё hekur nё organizёm pёrmes ushqimit. Ndёr tё tjera, ky element i shёrben fёmijёs tuaj pёr prodhimin e qelizave tё kuqe tё gjakut. Nё fakt, ёshtё pothuajse e pamundur qё ju tё merrni shumё hekur nga ushqimi, pa ngrёnё shumё. Ushqimet e pasura me hekur janё, mishi i kuq pa dhjamё, pula, peshku, thjerrёzat, spinaqi, dhe drithёrat e pasura me hekur.


Si po ndryshon jeta juaj


Nuk ngopeni me frymё? Shumica e femrave fillojnё tё kenё vёshtirёsi nё frymёmarrje e tё kenё njё frymёmarrje tё rёnduar. Vёshtirёsi tё vogla nё frymёmarrjen tuaj janё krejt normale dhe ato mund tё pёrkeqёsohen disi nё momentet kur mitra juaj zgjerohet duke shtyrё mushkёritё tuaja. Megjithatё, konsultoni maminё tuaj nёse kjo situatё rёndohet shumё. Githashtu, sigurohuni qё jeni duke marrё mjaftueshёm hekur. Fёmija juaj ka nevojё pёr tё, pёr prodhimin e qelizave tё kuqe tё gjakut, ndёr tё tjera. Ёshtё gati e pamundur pёr tё marrё shumё hekur nga ushqimi, nёse nuk hani shumё. Ushqimet qё janё tё pasura me hekur pёrfshijnё, mishin e kuq pa dhjamё, pulёn, peshkun, thjerrёzat, spinaqin dhe drithёrat e pasura me hekur. Megjithatё mos merrni suplemente (vitamina) shtesё, nёse ato nuk janё tё pёrshkruara nga mjeku juaj.
Edhe pse ndonjeherё shtatëzania mund tё duket si performanca e njё gruaje tё vetme, ajo nuk duht tё jetё e tillё. Nё rast se partneri juaj do tё jetё prezent gjatё lindjes tuaj, atij do ti duhet tё mёsojё se si mund tё ndihmojё dhe se si mund ti komunikojё profesionistёve dёshirat tuaja.

Fakte për tu marrë në konsideratë

Do tё ktheheni nё punё, do tё qёndroni nё shtёpi, apo do tё punoni me kohё të pjesshme pas lindjes. Bёni plane elastike qё ju japin mundёsinё tё ndryshoni mendimin tuaj.





Java e 21 e shtatëzanisë

[HR][/HR]Si po rritet fëmija juaj



Fëmija juaj mund të ketë shkuar tashmë rreth 27cm nga koka deri te thembra. Vetullat dhe qepallat e syve të tij tashmë janë zhvilluar plotësisht, dhe thonjtë e tij tashmë mbulojnë gishtërinjtë e tij. Kini kujdes se çfarë flisni këtej e tutje, sepse ka shumë mundësi që fëmija juaj t’ju dëgjojë. Ju mund të komunikoni me të duke biseduar, duke kënduar (përdorni tekstet e ninullave tona nëse nuk dini të tilla) ose provoni të lexoni me zë të lartë. Disa studime sugjerojnë se një i porsalindur do të thithë më energjikisht kur ju e ushqeni, nëse ju i lexoni një libër të cilin ai e ka dëgjuar gjatë kohës që ka qënë në mitër. Zgjidhni një prej librave klasikë për fëmijë, hidhini një sy seksionit tonë mbi preferencat e prindërve, ose përdorni një prej librave tuaj – çfarëdo që të preferoni.

Zhvillimi i fetusit – java e 21 e shtatëzanisë

Femija peshon afersisht 360gr.Deri më tani gjatësia e fëmijës tuaj është matur nga maja e kokës deri në fund të vitheve, por që këtej e tutje ajo do të matet nga maja e kokës deri në thembër. Dhe prej majës së kokës deri në thembër, fëmija juaj është afërsisht 27 centimetra i gjatë. Vetullat dhe qepallat e syve tashmë janë zhvilluar plotësisht, dhe thonjtë e tij mbulojnë gishtërinjtë e tij.

Fëmija juaj mund të dëgjojë tashmë bisedat që ju beni. Nëqoftëse ju flisni, lexoni, ose këndoni, jini i sigurtë se fëmija ju dëgjon. Disa studime kanë gjetur se të sapolindurit do të thithin me më shumë forcë kur ushqehen, nëse ju i lexoni diçka që ata e kanë dëgjuar gjatë kohës që kanë qënë në mitër. Nëse doni ta provoni këtë, zgjidhni një libër dhe lexojeni atë me zë të lartë. Bëjeni këtë gjë vazhdimisht gjatë kohës që fëmija është në bark. Për një kohë të gjatë pas lindjes, ky libër mund të jetë i preferuari i fëmijës tuaj para se ta zërë gjumi.
Me siguri juve po ndiheni mjaft komode këto ditë. Në fakt, kjo është periudha më e kënaqshme gjatë shtatëzanisë. Ju nuk jeni ende shumë të mëdha, dhe dhimbjet e zakonshme të lidhura me shtatëzaninë si të përzierat, urinimi i shpeshtë, dhe lodhja, në masën më të madhe janë zhdukur. Qetësohuni dhe kënaquni ndërkohë që e keni këtë mundësi. Tremujori i tretë është vetëm një hap larg, dhe bashkë me të do të vinë edhe disa parehati të vogla deri në lindjen e fëmijës që është pothuajse në fund të kohës së tij.

Si po ndryshon jeta juaj


ثshtë e vështirë të jeni e këndshme kur jeni shtatëzënë, kështu që mos u habisni nëse e shikoni veten se jeni bërë pa takt këto ditë. Ju po mbani një peshë më të madhe, qëndra e gravitetit tuaj ka ndryshuar me rritjen e mitrës tuaj, dhe gishtat, shputat, dhe kyçet e tjera janë duke u liruar tashmë, në sajë të efektit të hormoneve të shtatzanisë. Mundohuni të shikoni se ku kaloni, dhe nëse ende nuk e keni bërë diçka të tillë, mos i përdorni më takat e larta. Ato e vështirësojnë mbajtjen e ekuilibrit tuaj dhe mund të shkaktojnë dhimbje shpine.
Juve mund t’ju rrijë në mendje dhe t’ju shqetësojë fakti se sa peshë do të keni shtuar deri në fund të shtatëzanisë tuaj. Mjekët janë shumë më të qetë përsa i përket shtimit në peshë gjatë shtatzanisë tani. Mbani të njëjtin qëndrim dhe qetësohuni. është mirë që të mos shqetësoheni për të humbur peshën menjëherë pas lindjes, pasi trupit tuaj mund ti duhen nga disa muaj deri në një vit për të rifituar vlerat ushqyese të përdorura gjatë shtatëzanisë.
Megjithatë, konsultohuni me maminë tuaj në rast se pesha juaj vazhdon të rritet. Ajo do t’ju kontrollojë për të parë nëse mitra juaj është në përmasat e duhura në raport me të dhënat tuaja. Nëse jeni më e madhe se të dhënat tuaja, ekzaminime të mëtejshme mund të kryhen për të zbuluar shkaqet.

Fakte për tu marrë në konsideratë

Jeni duke pritur një djalë apo nje vajzë? Juve do ta mësoni këtë vetëm nëse do të bëni një test ultrasound ose një test diagnostikimi. Megjithatë rrëfimet tona mitike, mund t’ju japin disa shenja – nëse besoni në to!/Beba ime
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pe: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

Java e 22 e shtatëzanisë

[HR][/HR]Si po rritet fëmija juaj


Fëmija juaj tani duket si një i porsalindur në miniaturë. Buzët e tij janë bërë më të dallueshme dhe sytë e tij janë zhvilluar, edhe pse irisit ende i mungon pigmenti, ndërkohë që vetullat dhe qepallat e tij janë në vend. Pankreasi i tij, i domosdoshëm për prodhimin e hormoneve, është duke u zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme dhe shenjat e para të dhëmbëve janë duke u shfaqur tashmë. Para se ju ta dini një gjë të tillë, fëmija juaj do t’ju buzëqeshë.

Zhvillimi i fetusit – java e 22 e shtatëzanisë

Femija ka tani pothuajse gjysem kile/430 gr dhe eshte i gjate reth 28 cm. Ai ngjan si një i porsalindur edhe pse në një version më të vogël duke qënë se yndyrnat e tij ende nuk kanë nisur të zhvillohen. Edhe pse ai është duke u bërë më i rëndë çdo ditë, lëkura e tij është ende e rrudhur sepse fëmija ka nevojë për të fituar më shumë në peshë. Buzët janë të dallueshme dhe sytë janë te formuar tashmë, edhe pse irisit (pjesa me ngjyrë e syve) ende i mungon pigmenti. Pankreasi, që është thelbësor në prodhimin e hormoneve, është duke u zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme.

Edhe pse kaq herët, shenjat e para të dhëmbëve kanë filluar të shfaqen në formën e sytheve nën mishrat e dhëmbëve. Para se ju ta dini këtë, fëmija juaj do të lindë, dhe shumë shpejt pas kësaj, dhëmbi i parë do të nisë të dalë.
Ju keni fituar ndoshta rreth 5,4 deri 6,8 kilogram. Duke filluar që tani, ju do të filloni të shtoni në peshë në një mënyrë më të qëndrueshme, mesatarisht rreth 225 gram në çdo javë. Ju mund të dëshironi shumë disa ushqime të caktuara dhe mund të vëreni një rritje të shkarkimeve vaginale (por jo të përgjakshme). Të dyja këto janë një pjesë normale e të qënit shtatëzënë.

Si po ndryshon jeta juaj


Në këtë pikë, ju do të konstatoni një shtim në peshë më të qëndrueshëm rreth 225g çdo javë. Ju gjithashtu mund të konstatoni se keni një rritje të oreksit tuaj. Nuk ka problem nëse herë pas here hani ndonjë akullore, por përpiquni të gjeni zëvendësues të shëndetshëm në rast se vazhdimisht dëshironi të hani ushqime pa vlera.
Ndonjëherë është e vështirë, për të parashikuar për një kohë të gjatë pas lindjes, por është e rëndësishme dhe me vlerë nëse mund të mësoni më shumë rreth foshnjave para se të keni tuajin. Për shembull, ju mund të habiteni me faktin se si duket një i porsalindur ose mund t’ju duhet kurs çerdheje për të ndërruar pelenat. Merrni partnerin tuaj dhe bëni testin tonë gazmor.
Ju mund të keni vënë re disa ndryshime në pjesën tuaj të poshtme. ثshtë e zakonshme që gjatë shtatëzanisë të ketë një rritje të shkarkimeve vaginale si rezultat i rritjes së rrjedhjes së gjakut në atë pjesë të trupit. Një tjetër efekt anësor i shtatëzanisë është nevoja e shpeshtë për të shkuar në WC, por mos harroni se në këtë kohë ju jeni edhe më të ndjeshme ndaj infeksioneve të rrugëve të traktit urinar – konsultoni mjekun apo maminë tuaj nëse dyshoni për cistit. Ju gjithashtu mund të përjetoni gjakderdhje nga mbrapa, veçanërisht nëse keni hemorroide.


Fakte për tu marrë në konsideratë

Kjo është një kohë e mirë për të marrë një pushim të shkurtër – jo leje vjetore, por gjithsesi për të pushuar për disa ditë.



Java e 23 e shtatëzanisë

[HR][/HR]Si po rritet fëmija juaj


Gjatësia e fëmijës tuaj tani është përafërsisht 29 cm nga maja e kokës deri te thembra. Enët e gjakut në mushkëritë e tij janë duke u zhvilluar për tu përgatitur për frymëmarrjen dhe fëmija tani gëlltit rregullisht, ndonëse ai nuk do të kapërdijë ende asnjë kafshatë deri pas lindjes.

Zhvillimi i fetusit – java e 23 e shtatëzanisë


Femija eshte rreth 500 gram dhe 29 cm.
Dëgjimi i tij është përforcuar mjaft mirë tashmë dhe ai mund të kuptojë në një version të shtrembëruar zërin tuaj, rrahjen e zemrës tuaj dhe zhurmat në stomakun tuaj. Zhurmat e larta që shpesh dëgjohen në mitër, të tilla si lehjet e një qeni aty afër, apo zhurma e një fshese me korent nuk e mërzisin fëmijën tuaj kur ai i dëgjon ato jashtë mitrës.

Disa studime tregojnë se fëmijët e palindur ende, preferojnë muzikën klasike.
Përveç progresit të dëgjimit të fëmijës tuaj, mushkëritë e tij janë duke u zhvilluar për t'u përgatitur për frymëmarrjen. Ai tashmë ka nisur të gëlltisë megjithëse normalisht ai ende nuk do të kalojë kafshatën e tij të parë (të quajtur meconium) deri pas lindjes.
Nëse fëmija juaj do të lindte tani, ai do të kishte shanse shumë të vogla për të mbijetuar (rreth 16 %) me kujdesin e duhur. اdo ditë në bark përbën një diferencë të madhe në këtë fazë. Nëse fëmija do të lindte në javën e 24, shanset e tij për të mbijetuar do të rriteshin në 44 %.
Për sa ju përket juve, ndoshta mund të ndiheni të plogështa tani që qëndra e gravitetit ka ndryshuar. Mishrat e dhëmbëve tuaj mund të rrjedhin gjak kur ju jeni duke larë dhëmbët tuaj dhe kërthiza juaj, dikur e vogël, tani duket sikur ka dalë jashtë. Mos u shqetësoni. Ajo do të kthehet në pozicionin e mëparshëm, shumë shpejt pas lindjes.
Muajt e mesëm janë një kohë mjaft e mirë për të bërë një pushim të shkurtër.

Si po ndryshon jeta juaj


Ju mund të vëreni gjakderdhje, kur jeni duke larë dhëmbët tuaj me furçë – një ankesë e zakonshme e shtatëzanisë kjo (së bashku me gjakderdhjen nga hundët). Hormonet e shtatëzanisë mund ti enjtin dhe ti irritojnë mishrat e dhëmbëve tuaj, gjë që shpie në gjakderdhje të shpeshta, sidomos kur të lani dhëmbët tuaj. اfarë duhet të bëni? Lajini rregullisht dhëmbët me furçë dhe pe për pastrimin e tyre, por duke i fërkuar butë, dhe njëkohësisht ndiqni sugjerimet tona si mund të ndihmoni veten. Megjithëse ju mund të dëshironi të shmangni shqetësimet për mishrat e dhëmbëve tuaj, është vendimtare që gjatë shtatëzanisë të praktikoni një higjenë të mirë dentare në mënyrë që të shmangni sëmundjet e mishrave.
Shumica e femrave nuk lënë shumë takime para lindjes, kështu që mundohuni të merrni me vete edhe partnerin tuaj kur të keni një të tillë. Ai do të ketë mundësi jo vetëm që të dëgjojë vetë se si janë duke shkuar gjërat, por edhe të marrë përgjigje për pyetje të ndryshme që mund të ketë. Nëse nuk keni një partner ose partneri juaj do të jetë larg jush kur ju të lindni, ju mund të shihni mundësinë që të keni një asistent apo një mami për t’ju ndjekur gjatë lindjes. Asistentët janë me mjaft eksperiencë në mbështetjen e grave gjatë lindjes dhe mund t’ju japin besimin për të cilin keni nevojë gjatë asaj kohe.

Fakte për tu marrë në konsideratë

Diskutoni mbi të drejtën tuaj për lejen e lindjes dhe pagesën që ju takon me punëdhënësin tuaj nëse ende nuk e keni bërë diçka të tillë.
A do të marrë edhe partneri juaj leje nga puna për lindjen? Nëse po, edhe ai duhet të diskutojë për këtë gjatë kësaj jave.
Ju mund të filloni të planifikoni apo të rinovoni dhomën e foshnjes tuaj, edhe pse fëmija do të flerë me ju në fillim. Për të qënë plotësisht të sigurtë, pyesni dikë tjetër për të lyer dhomën, dhe ndiqni këshillat tona mbi dhomat e sigurta të fëmijëve.



Java e 24 e shtatëzanisë

[HR][/HR]Si po rritet fëmija juaj



Fëmija juaj po rritet në mënyrë të qëndrueshme, duke fituar rreth 99g që prej javës së kaluar. Lëkura e tij është e hollë dhe e brishtë, por trupi i tij është duke u mbushur dhe duke marrë gjithnjë e më shumë hapësirë në mitrën tuaj. Ai mund të jetë gjithashtu duke zhvilluar një dobësi për ëmbëlsirat. Sythat e shijimit tani janë formuar, dhe besojeni ose jo, sigurimi i diçkaje të ëmbël është gjithçka për të. Arritja tjetër madhështore e fëmijës tuaj në këtë fazë të shtatëzanisë është fakti se tani ai mund të mbijetojë, me kujdes të posaçëm, në qoftë se ai lind para kohe (prematur) – ndryshe i njohur edhe si te bërit 'i shëndetshëm'.

Zhvillimi i fetusit – java e 24 e shtatëzanisë


Fetusi juaj tani peshon më shumë se 600 gram. Edhe pse ai ka ende pak yndyrë në trupin e tij dhe lëkura është ende e hollë dhe e brishtë, trupi i tij tani është i rregullt. Truri i tij tani po rritet me shpejtësi dhe ai po filon të zërë hapësirat në mitrën tuaj. Gjatesia eshte reth 30 cm nga maja e kokes deri tek thembra. Nëse ju do të lindnit në këtë kohë, obstetërit dhe mamitë do të bënin çdo përpjekje për të ndaluar përparimin e lindjes së parakohshme, për të bërë të mundur që fëmija të vazhdojë të maturohet.

Ju mund të vini re zbehje, vija të kuqe apo kafe të quajtura ndryshe 'striae', ose shenja të tërheqjes së lëkurës tuaj në bark, legen, apo gjoks. Kremërat e përdorur nuk do të mund ti heqin ato, ndërkohë që përdorimi i sytjenave të përshtatshme mund të ndihmojë për të parandaluar ose minimizuar ato në gjinjtë tuaj. Ato janë shumë të zakonshme në këtë fazë të shtatzanisë - rreth 90 % e grave do ti kenë ato. Pasi të keni lindur, pigmentet e kuqe apo kafe në pjesët e tërhequra të lëkurës zhduken gradualisht dhe vijat bëhen me një ngjyrë më të hapur se lëkura përreth.
Gjithashtu, edhe sytë tuaj mund të bëhen të ndjeshëm ndaj dritës dhe ju mund ti ndjeni si me rërë dhe të thatë. Kjo është një simptomë normale e shtatzanisë e njohur si 'syri i thatë'. Për të lehtësuar parehatinë tuaj, përdorni solucion që provokon 'lotë artificial' në mënyrë që të shtoni lagështinë.
Dieta e shëndetshme vazhdon të jetë e rëndësishme në këtë fazë të shtatëzanisë, kështu që vizitoni kapitullin tonë për të ushqyerit e mirë në javët 25 – 28.

Si po ndryshon jeta juaj


Ju mund të keni vija të kuqe të zbehta, të njohura ndryshe edhe si “striae”, ose shenja të tërheqjes së lëkurës tuaj në bark, vithe dhe gjoks. Shumë gra kanë kruarje në lëkurën e tyre pasi hormonet e shtatzanisë mund ta bëjnë lëkurën tuaj më të thatë dhe shtrirjet me një bark të fryrë nuk do ju ndihmojnë. Lyerja me kremëra të ndryshëm mund t’ju bëjë të ndiheni më rehat dhe të ndihmojë në zbutjen e kruajtjes por ajo nuk mund të zhdukë shenjat e tërheqjes së lëkurës tuaj dhe as ti parandalojë ato. Shenjat e tërheqjes së lëkurës janë tipike në këtë fazë të shtatëzanisë dhe do të zbehen në shenja gati të bardha pas lindjes.
Ju gjithashtu mund të konstatoni se sytë tuaj bëhen më të ndjeshëm ndaj dritës dhe ju duken si me rërë e të thatë – kjo është një simptomë normale e shtatëzanisë e njohur edhe si “syri i thatë”. Për të lehtësuar parehatinë tuaj, ju mund të përdorni një solucion që provokon lotë artificial në mënyrë që të shtoni lagështinë, të cilin mund ta gjeni në farmaci. Për probleme të tjera të tilla si dhimbja e kokës, ngërçet, apo dhimbja e shpinës, konsultoni sugjerimet tona për shërime në mënyrë natyrale.

Fakte për tu marrë në konsideratë

Jeni të interesuar për përdorimin e terapive plotësuese të lindjes? Shikoni Institutin e Mjekësisë Plotësuese në Organizatat nga A – Z.
Nëse ende nuk e keni bërë këtë gjë, shkruajini punëdhënësit tuaj për ti deklaruar se jeni shtatëzënë dhe se keni ndërmend të nisni lejen e lindjes. Për këtë do t’ju duhet i bashkangjitur edhe formulari i plotësuar nga mjeku apo mamia juaj. Lodhja që keni ndjerë gjatë tre muajve të parë mund të fillojë të vijë përsëri, kështu që merreni lehtë.



Java e 25 e shtatëzanisë

[HR][/HR]Si po rritet fëmija juaj


Fëmija juaj tani ka filluar të bëjë disa lëvizje të frymëmarrjes edhe pse në mushkëritë e tij nuk ka ende ajër. Por fushat e ndijimit të tij tashmë janë duke u zhvilluar me shpejtësi. Në javën e 26, skanet e trurit të fetusit tregojnë se foshnjet i përgjigjen prekjes, dhe nëse ju lëshoni një dritë mbi barkun tuaj, fëmija juaj do të kthejë kokën, për të cilën studiuesit thonë se tregon që nervat optike janë duke funksionuar.

Zhvillimi i fetusit – java e 25 e shtatëzanisë

Femija peshon rreth 660 gr dhe eshte afersisht 35 cm.
Ai fillon të bëjë lëvizje të frymëmarrjes, edhe pse në mushkërite e tij nuk ka ende ajër. Në javën e 26, skanet e trurit të fetusit tregojnë se ai i përgjigjet prekjes. Nëse ju lëshoni një dritë mbi barkun tuaj, fëmija juaj do të kthejë kokën e tij, gjë që sipas studiuesve tregon se nervat optike të tij tashmë punojnë.

Në çdo vizitë para lindjes, mjeku ose mamia juaj do të masë tensionin tuaj dhe do t’ju bëjë analizat e urinës. Në këtë mënyrë, kushte të caktuara të lidhura me shtatëzaninë të tilla si pre-eklampsia dhe diabeti mund të zbulohen dhe të trajtohen.
Gishtat, kyçet e duarve si dhe duart tuaja mund t’ju dhembin dhe t’ju mpihen. Damarët e kyçit tuaj zgjerohen prej presionit të vazhdueshëm ashtu si dhe shumë inde të tjera të trupit tuaj. Nervat që kalojnë nëpër këto damarë ngushtohen duke krijuar presion i cili shkakton dhimbje ose djegie. Mund t’ju ndihmojë nëse shtrëngoni diçka rreth dorës tuaj apo nëse merrni shumë vitaminë B6. Bisedoni me maminë apo mjekun tuaj rreth mënyrave të tjera për të përballuar këtë dhimbje. Zbuloni më tepër rreth metodave natyrale për kurimin e gishtave që ju dhembin apo ju mpihen.

Si po ndryshon jeta juaj


Gjumi juaj mund të mos jetë shumë i qetë këto kohë, aq më tepër nëse shikoni ëndrra të frikshme. Këto janë normale, sepse kur ju jeni në gjumë, e pandërgjegjshmja juaj së bashku me frikërat dhe shqetësimet tuaja rreth shtatzanisë dhe të qënit nënë, bëhet aktive. Gjithashtu edhe barku juaj i rritur tashmë, mund t’ju krijojë vështirësi në gjetjen e një pozicioni të rehatshëm për të fjetur. Rekomandohet që ju të mësoheni te flini anash dhe jo me shpine– ndiqni këshillat tona për përdorimin e jastëkëve.
Shumica e grave shtatzëna shqetësohen nëse ato do të jenë në gjendje që ta lindin fëmijën e tyre nga vagina – një shqetësim krejtësisht i natyrshëm ky, veçanërisht në qoftë se ky është fëmija juaj i parë. Merrni zemër, ka disa pozicione të shkëlqyera për të lindur që mund ti provoni, të cilat jo vetëm që do të ndihmojnë zverkun tuaj të zgjerohet gjatë kontraktimeve, por në të njëjtën kohë do të nxisin fëmijën tuaj që të levizë poshtë kanalit të lindjes kur të vijë koha. Përdorimi i këtyre pozicioneve së bashku me teknikat e lindjes të tilla si frymëmarrja, masazhi, apo mënyrat natyrale të lehtësimit të dhimbjeve, do të rrisin mjaft mundësitë tuaja për të patur një lindje normale.

Fakte për tu marrë në konsideratë

Cili është dallimi mes një qendre të lindjes dhe një materniteti?/Beba ime
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

[h=2]Java e 26 e shtatëzanisë[/h]Si po rritet fëmija juaj
Fëmija juaj në këtë javë ka një gjatësi prej 36 cm. Nëse do të kishit mundësi ta shihnit këtë javë, do të mund të dallonit një shfaqje të lehtë të ngjyrës së syve të tij (blu, kafe,jeshil, lajthi), të cilët fillojnë ti hapin në këtë periudhë. Ai i përgjigjet tingujve ose zërave në mënyrë gjithmonë e më të vazhdueshme deri në fund të muajit të shtatë, atëherë kur nervat e rrugëve të dëgjimit arrijnë të formohen plotësisht.

[h=2]Zhvillimi i fetusit - java e 26 e shtatëzanisë[/h]

http://www.bebaime.com/advCms/sa-eshte-e-madhe-foshnja-juaj/44Gjatesia eshte reth 36 cm.Ai peshon pak më shumë se 760 gram. Sytë e fëmijës fillojnë të hapen në këtë javë. Përgjigjet ndaj tingujve apo zërave fillojnë të rriten në mënyrë të vazhdueshme deri në fund të muajit të shtatë, atëherë kur nervat e rrugëve të dëgjimit arrijnë të formohen plotësisht. Gjithashtu fëmija do të vazhdojë të marrë frymë pasi frymëmarrja e tij është vetëm në ujë dhe jo në ajër, por gjithsesi është një praktikë e mirë që mëson për momentin pasi lind.

Ushqyerja juaj është shumë e rëndësishme pasi në këtë fazë rritja e fëmijës dhe zhvillimi i trurit ndodhin shumë shpejt. Vazhdoni të ushqeheni me një dietë të balancuar ku përfshihen sasi të mëdha drithërash dhe perimesh. Ushqime të pasura me fibra, ku përfshihen bukët me drithëra dhe drithërat e thata, thjerrëzat dhe orizi i bardhë kanë shumë vitaminën B e cila ndihmon në shmangien e kapsllekut.

Klasat tuaja të paralindjes duhet të fillojnë në javët që vijnë, nëse nuk kanë filluar akoma. Këto klasa do t’ju japin informacione rreth lindjes dhe ditëve të para të të qenit prind. Të qenurit e informuar ndihmon në qetësimin e shumë shqetësimeve apo problemeve që mund të keni rreth procesit të lindjes.

[h=2]Si po ndryshon jeta juaj[/h]

Jeni përafersisht në tremujorin e tretë. Më shpejt se e mendoni do të keni në krahët fëmijën tuaj. Në këtë kohë ju mund të ndjeni një rritje të presionit te gjakut, gjë e cila është normale. Nëse keni një rritje peshe të menjëhershme, ose shikimi ju turbullohet, dhe duart ose këmbët ju bymehen ju mund të keni para-eklampsi. Lajmëroni mjekun tuaj menjëherë nëse dalloni ndonjë nga shenjat e sipërpërmendura. Kontrolloni dhe shenja të tjera të cilat nuk duhet ti lini pas dore asnjëhere.
Nëse kryeni një analizë për infeksionet vaginale gjatë shtatëzanisë si myku, rezultati mund të dalë pozitiv edhe për streptokokun B. Ky është një infeksion i zakonshëm të cilin shumë femra mund ta bartin pa e ditur dhe pa u shkaktuar ndonjë dëmtim, por i cili mund të jetë shumë i rrezikshëm për të porsalindurit.

A e ka zgjidhur partneri juaj lejen nga puna për baballarët? Pyesni mbi rregullat e kompanisë ku punoni.

[h=2]Fakte për tu marrë në konsideratë[/h] Nëse jeni duke ndërtuar një plan lindjeje, mundohuni ta ruani fleksibël. Këshillohuni me partnerin por veëanërisht me maminë tuaj.
Nese jeni duke pritur binjak ose me shume? Mendoni se mund të jeni në gjendje të kryeni një lindje normale – shumë femra munden – por gjithsesi përgatituni për komplikimet gjatë shtatëzanisë së shumëfishtë.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Pe: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

[h=2]Java e 27 e shtatëzanisë[/h][HR][/HR][h=2]Si po rritet fëmija juaj[/h]
Tani jeni në afrimin e fazës finale të shtazanisë suaj – tremujorit të tretë – fëmija juaj ka filluar vërtet të rritet dhe të zërë hapësirën e nevojshme në mitrën tuaj. Tani mundet të hapë dhe të mbyllë sytë, të flejë dhe të zgjohet në intervale të rregullta dhe mund të thithë gishtin e vet. Megjithëse ende të pazhvilluara, mushkëritë e fëmijes tuaj mund të funksionojnë përmes ndihmës së mjekësisë nëse lind i parakohshëm.

[h=2]Zhvillimi i fetusit – java e 27 e shtatzanisë[/h]

Meqenëse mitra juaj është ngritur deri afër brinjës së mushkërisë, ju mund të ndjeni vështirësi në frymëmarrje. Duke filluar nga kjo javë dhe deri në fund të tremujorit të fundit të shtatzanisë do të filloni të shqetësoheni nga ngërcet e këmbës, hemorroidet, varicet e damareve dhe kruajtjet e barkut. A do t’ju shqetësojnë dhe do t’ju demoralizojnë dhimbjet e shtatzanisë? Mundohuni të provoni disa mënyra natyrale për tu ndjerë më mirë.

Nëse gjatë analizave në fillim të shtatzanise suaj keni rezultuar Rh-negative, ju do të testoheni në këtë peridhë për Rh-antitrupa dhe do të bëni një injeksion kundër D për të luftuar papërshtatshmerinë. Ky injeksion do të ripërsëritet në javën e 36.

[h=2]Si po ndryshon jeta juaj[/h]

Trupi juaj është duke ndryshuar në mënyrë të shpejtë në këtë periudhë: mitra është ngritur deri afër diafragmës dhe do të filloni të zbuloni disa shenja si ngercet e këmbës, hemorroidet, varicet e damarëve. (Nëse mund t’ju ngushëllojmë ju themi se këto dhimbje do të zhduken pas lindjes). Procesi i lindjes tanimë nuk është shumë larg keshtu që nëse nuk keni filluar marrjen e disa leksioneve filloni menjëherë.
Ju duhet të keni një takim me mjekun këtë javë dhe duhet të kryheni një analize gjaku për të kontrolluar aneminë e shtatzanisë, një deficit i rruazave të kuqe të gjakut. Si rrjedhojë e ndryshimeve në trup shume gra kalojnë gripëra të lehtë. Nëse grupi i gjakut tuaj është Rh-negativ dhe keni rezultat negativ per Rh-e antitrupave në një takim paraprak, është koha që të ribëni një test të dytë.
Mund ta besoni ose jo, por studimet tregojnë se suksesi i ushqyerjes me gji të femijës ka të bëjë shumë me sjelljen e partnerit. Nese jeni një baba i ri, është koha të filloni me mësimet kryesore mbi ushqyerjen me gji në menyrë që të mund të ofroni mbeshtetje pasi femija të lindë. Partnerit tuaj do ti duhet të kujdeset për ju, per shtëpine dhe ushqimin në javët e para pasi keni lindur, sidomos nëse keni patur një lindje cezariane.

[h=2]Fakte për tu marrë në konsideratë[/h]Nëse doni të udhëtoni me avion këtë javë, ju duhet të merrni leje nga doktori.
Me rritjen e shtatzanisë suaj, ju mund të ndjeni vështirësi për të punuar – pyesni punëdhënësin tuaj për një mënyrë pune të sigurt dhe të shëndetshme.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Pe: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

[h=2]Java e 28 e shtatëzanisë[/h][HR][/HR][h=2]Si po rritet fëmija juaj[/h]
Fëmija juaj tani mund të hapë sytë dhe të lëvizë kokën normalisht drejt ndonjë shenje drite të mundshme. Thonjtë e gishtave kanë filluar të formohen, tuli i faqeve ka filluar të mbushet për tu përgatitur për jetën jashtë. Nëse ju pëlqen ideja e komunikimit me femijen tuaj, këndimi ose leximi është mënyra më e mirë që mund të bëni – por mos u shqetësoni nëse nuk ndjeheni rehat me këtë – nuk është metodë për çdo njeri.


[h=2]Zhvillimi i fetusit – java e 28 e shtatëzanisë[/h]

Ju tashmë jeni në fazën finale. Tremujori i tretë fillon vërtet në javën e 29 dhe zgjat deri në javën e 40 dhe ndonjëhere edhe e kalon. (mos u shqetësoni – 42 jave është maksimumi! Pas kësaj jave gruaja është e prirur ta lindë fëmijën). Pjesa më e madhe e grave gjatë tremujorit të tretë shtojnë në peshë rreth 5 kg. Femija eshte i gjate 38 cm.

http://www.bebaime.com/advCms/sa-eshte-e-madhe-foshnja-juaj/46Në këtë kohe, fëmija mund të hapë dhe mbyllë sytë ose të drejtojë kokën në mënyrë të vazhdueshme drejt ndonjë shenje drite të lehtë që mund të vijë nga ambienti i jashtëm. Pjesa e mishit dhe e faqeve vazhdojnë të formohen dhe shfaqen thonjtë e gishtave.

Ndërkohë ju jeni duke ndjerë lekundje emocionesh midis ndjesisë së të qenit përherë shtazëne dhe nervozizmit për procesin e lindjes. Fillon seleksionimi i emrave te femijes dhe mendimet për jetën pas lindjes.


[h=2]Si po ndryshon jeta juaj[/h]

Ka shumë mundësi që ju të jeni në një dilemë ndjesish si: 'ndoshta kam gjithë jetën që jam shtatzëne' dhe 'Ndihmë, unë nuk jam akoma gati'. Por mos u shqetësoni ju nuk jeni të vetmet në gjithë këtë situatë. Shkëmbimi i eksperiencave me gratë e tjera në klasat e paralindjes mund t’ju ndihmojë shumë. Nëse do ta lindni fëmijën tuaj në spital mundohuni të shkoni ta vizitoni spitalin njëherë në mënyrë që të kuptoni se me çfarë do të përballeni. Gjithashtu ju mund të lexoni dhe histori të ndryshme të lindjes dhe në këtë mënyrë do të jeni më të përgatituar për 'ditën e madhe'.
Nëse jeni një baba, ju mund të filloni të shqetësoheni për partneren tuaj gjatë lindjes duke pyetur veten si mund të ndihmoni ju. Njohja e fazave të ndryshme të shtatzanisë është momenti i parë për të cilin duhet të merrni informacion, më pas lexoni mbi ndihmën që jep partneri gjatë lindjes në mënyrë që të kuptoni çfarë mund të bëni ju. Sigurohuni të jeni i përgatitur për çdo situatë edhe atëherë kur gjërat mund të mos shkojnë në mënyrë shumë të thjeshtë. Fëmija juaj mund të kërkojë ndihmë për të lindur kështu që kërkoni më shumë informacion mbi asistencën gjatë lindjes apo edhe lindjet cezariane.

[h=2]Fakte për tu marrë në konsideratë[/h]Kjo është periudha e parë ku ju mund të merrni lejen e lindjes. Nëse vendosni që të ndërprisni punën në këtë javë, pse jo. Shikoni të frekuentoni grupe të ndryshme diskutimi me nëna dhe të merrni një ide në përgjithësi.
Mund edhe të filloni të bëni gati çantën për në maternitet në rast se mund t’ju nevojitet të shkoni më shpejt, dhe mësoni të njihni shenjat e lindjes.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Pe: Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje

[h=2]Java e 29 e shtatëzanisë[/h][HR][/HR][h=2]Si po rritet fëmija juaj[/h]
Truri i fëmijës tuaj është duke u zhvilluar shumë shpejt, dhe koka ka filluar të zgjatet dhe ka vështirësi të zërë një pozicion të rehatshëm. Nëse jeni duke pritur një djalë, testikujt e tij kanë filluar të lëvizin pranë veshkës dhe ijeve. Nëse jeni duke pritur një vajzë, klitori i saj vazhdon të jetë i dukshëm sepse pjesa e buzëve është shumë e vogël dhe nuk mund ta mbulojë. Kjo do të ndodhi në javët e fundit para lindjes.

[h=2]Zhvillimi i fetusit – java e 29 e shtatëzanisë[/h]

Koka e fëmijës ka filluar të zmadhohet dhe zhvillimi trurit ndodh shumë shpejt. Zakonisht të gjithë fëmijët reagojnë kundrejt tingujve rreth javës së 30.
Ushqyerja e fëmijës është shumë e rëndësishme dhe arrin kulmin gjatë tremujorit të tretë. Ju nevojiten sasi të mëdha proteinash, vitamina C, acid folik, hekur, kalcium (rreth 200 miligram i depozitohen kockave të fëmijës çdo ditë), kështu që ushqehuni me ushqime të pasura. Skeleti fillon të forcohet më shumë dhe truri, muskujt dhe mushkërite po arrijnë pjekurinë e duhur. Kështu që shikoni me vëmendje ushqyerjen dhe sigurohuni të merrni mineralet dhe vitaminat e duhura.


[h=2]Si po ndryshon jeta juaj[/h]

Oreksi juaj vjen duke u shtuar në tremujorin e tretë kështu që mundohuni ti rezistoni ëmbëlsirave, ushqimeve ne fast food – ndiqni këshillat tona mbi ushqyerjen e shëndetshme në këtë fazë të shtazanisë. Sigurohuni që jeni duke marrë mjaftueshëm hekur, i cili ndihmon në qelizat e kuqe të gjakut të fëmijës. Hekuri shtesë mund të ndikojë në gjendje kapsllëku kështu që është një ide e mirë marrja e sasisë së hekurit përmes ushqimeve si mishi, sallatat dhe ushqimet jeshile dhe drithërat.

Nëse nuk jeni përshtatur ende me ushtrime fizike,tashmë është koha e duhur të ndërmerrni disa aktivitete të ndihmoni trupin të zgjatet dhe të hapet përpara lindjes. Pse të mos provoni të gjeni një klase yoga veçanërisht për gratë shtazëna? Kjo nuk do ju ndihmojë vetëm për frymemarrje më të lehtë dhe të thellë, por gjithashtu instruktori mund t’ju ndihmojë për gjetjen e pozicioneve me të rehatshme gjatë lindjes. Madje edhe tërheqje dhe lëvizje të herë pas hershme mund t’ju ndihmojnë në menjanimin e ngërceve të muskujve – kështu që lëvizni dhe bëni ushtrime!


[h=2]Fakte për tu marrë në konsideratë[/h]Kontaktoni me prindërit e vetëm dhe personat e tjerë që janë në të njejtin pozicion si ju. Ju nuk keni pse të përballeni me këtë gjë e vetme.
 
Top