Shqiptare te famshem neper bote!

Marla

VIP
Te kjo teme mund te sjellim mbi sukseset ne fusha te ndryshme te shqiptarve neper bote!
 

Marla

VIP
Titulli: Shqiptare te famshem neper bote!

Helidon Haliti ‘pushton’ fasadat e muzeve të famshme të Kinës

Një prej veprave të piktorit të njohur shqiptar, Helidon Haliti, është përdorur si imazh i bienales më të madhe të Kinës “Shenzhen Watercolor Bienal 2015”. Kjo është ndalesa e dytë e kësaj ekspozite shëtitëse e cila do të udhëtojë në gjashtë qytete të mëdha të Kinës.

Në të gjitha këto ekspozita, posteri kryesor i bienales që do të veshë dhe lajmërojë artdashësit kinezë për ndalesën e radhës së këtij evenimenti të rëndësishëm ndërkombëtar, do të jetë me akuarelin e piktorit Haliti, shkruan shekulli.

Vetë piktori Haliti në një postim në “Facebook”, tregon fotot e pikturës së tij në posterin kryesor të bienales së akuarelit në Kinë. Kjo është një pikturë e bërë nga artisti i njohur shqiptar në qytetin e Pogradecit. Aktualisht ekspozita është e hapur në Wuhan Art Museum, provinca Hubei në Kinë nga data 12-29 maj 2016.
 

Marla

VIP
Titulli: Shqiptare te famshem neper bote!

Ermonela Jaho: Në fillimet e karrierës isha e paragjykuar ngaqë isha shqiptare

Në këtë intervistë do të flasim për Shqipërinë, karrierën tuaj, eksperiencën por dhe shumë qytete të botës që për një kohë të caktuar dhe jo shumë të shkurtër bëhen qytetet tuaja si Vjena, Londra, Marseja, Lioni, etj. Kam parë që kalendari juaj është shumë i ngjeshur i përballoni dot të gjitha?

Po kur e bën një zanat me një dëshirë kaq të madhe dhe me një pasion të madh vështirësinë e ndjen më pak.

Vazhdoni pas 20 vitesh të keni të njëjtin pasion që të bëheshit një këngëtare?

Absolutisht po. Ai pasion dhe ai zjarr që të mban atë ambicien e mirë që të ketë një artist. اdo fushë të mban në kërkim të një diçkaje të re sidomos në art. Nuk duhet të përsëritësh pasi përsëritja është vdekja e artit.

Nuk ka pasur ndonjë moment ku përball një valixheje të mbushur plot ke thënë u lodha, nuk dua të nisem sot?

Në fakt e them gjithmonë dhe përsëri nisem sërish. Nisem sërish pasi kur e mendoj se po bëj diçka që më pëlqen dhe kam një pasion që bashkë me mua është rritur vazhdimisht. Kjo është një ëndërr që rrite bashkë me Ermonelën.

Në fakt një nga të dhënat që stafi im po përgatiste për intervistën tuaj nënvizonte një fakt që, në moshën 14-vjeçare ju kishit shkuar për herë të parë në operën e Tiranës, dhe kishte qëlluar që opera e asaj dite të ishte “Traviata” dhe sipas asaj që kishit thënë vetë kishit qarë. ا’deshët në opera në moshën 14-vjeçare dhe si u gjendët realisht?

ثshtë shumë e vërtetë, dua ta nis pak më përpara. Njohja ime me muzikën ka qenë si për çdo shqiptar pasi shpirti i shqiptarëve njihet përmes muzikës popullore, në rastin tim nëpërmjet muzikës polifonike të Shqipërisë së Jugut pasi prindërit i kam nga jugu dhe kisha dëshirën të dëgjoja kushërinjtë e mi që këndonin. Ata kanë marrë pjesë dhe në grupet polifonike të Gjirokastrës si amator. Unë nuk vij nga një familje muzikantësh pasi babai im është ushtarak ndërsa nëna filloi si arsimtare pastaj me punë të ndryshme për të mbijetuar. Kjo ka qenë njohja ime e parë me muzikën popullore. Shpesh herë kam provuar të mbaj iso po stonoja dhe tani më vjen zor ta them. Hapi tjetër ishte kur dëgjoja këngët në RTSH do të doja të isha pjesë e atij festivali, ishin dëshirat fëminore në atë kohë.

Kush ishte këngëtarja që ju impresiononte?

Parashqevi Maku, ishte këngëtarja që më pëlqente si shumica e fëmijëve të asaj kohe. Doja të isha si ajo. Ndërkohë në moshën 5 vjeçare babai më regjistroi në Pallatin e Pionierëve ku ka qenë dhe një lloj institucioni shumë edukativ për fëmijët. Pasi aty nisnin hapat e para drejt teatrit, drejt skenës.

Por, nuk kishit asnjë lidhje me muzikën klasike?

Absolutisht. Doja të vazhdoja më tutje dhe bashkë me mua u rrit ajo ambicia ime për të qenë pjesë e festivalit. Por për të realizuar këtë duhej të regjistrohesha në Lice në moshën 14-vjeçare. Në atë periudhë për tu bërë pjesë e Liceut duhej të përgatisje një pjesë nga muzika klasike dhe kjo gjë më detyroi në një farë mënyre të interesohesha pak më tepër dhe të merrja një lloj kulture në këtë zhanër të muzikës klasike. Përgatitja e kësaj pjesë ishte në embrionin e këtij zhanri nuk njihja më shumë se aq. Por, për të bërë gjërat më të sakta vendosa të shkoja dhe të shikoja një opera në Teatrin e Operës dhe Baletit gjithmonë në kuadër të përgatitjes për të shkuar në Lice. Nuk e kisha idenë se çfarë ishte “Traviata”, nuk e kisha idenë se çfarë ishte muzika klasike, pakëz dëgjoja muzikë simfonike në radio. Opera “Traviata” ishte botë tjetër, ishte fjalor tjetër. Pa e ditur fare se ku po futesha fillon Preludi, që kur filloi preludi dhe tani që e kujtoj duart i kam të ftohta ndjej një emocion që nuk e prisja sepse gjithmonë kisha shprehur dëshirë të shkoja drejt muzikës së lehtë. Për një fëmijë të ndrojtur si unë pashë që diçka lëvizi, si një lloj dashurie në zgjimin e parë. Akti i parë më futi në një botë që nuk e kuptoja dhe deri sa arriti në aktin e fundit ku ndodhi vdekja e Violetës, aty kam qarë dhe u preka jashtë mase dhe i thashë vëllait: Nuk do të vdes pa kënduar njëherë “Traviatën”.

Ju e fituat konkursin e Liceut përfshirë dhe pjesë klasike. E mbani mend çfarë pjese ka qenë?

Ka qenë një pjesë nga opera e Verdit, “Aria e Oskarit”.

Si ishte koha e studimeve në Tiranë?

Mund të them se kam qenë shumë me fat që kam qenë pjesë e asaj lloj disipline, gjë që do ti vijë për të qeshur brezit të sotshëm. Nuk kishim asnjë lloj komoditeti, kishim vetëm një piano që të jepte mundësinë të ushtroheshe deri më 30 min. Por për të gjithë brezin tonë që donim të studionim pasioni i mbyste pamundësitë. Ngrihesha në 5 të mëngjesit për të shkuar dhe për të parë se kush ishte i pari që i binte pianos, madje ndonjëherë hynim dhe nga dritarja.

Ju keni thënë se pasi u transferuat në Itali, në Santa Sicilia, mësimdhënia ndryshonte krejtësisht nga ajo ne Tiranës. Në ç’kuptim ndryshonte?

Ndryshonte sepse nëqoftëse në Tiranë hyrja në një shkollë ishte një pasion që do më shoqëronte gjatë gjithë jetës dhe këtë e dija, në Itali ishte si një hob. Unë kisha hyrë në një rrugë që nuk kishte rrugë pas.

ثshtë e vërtetë që e keni kënduar “Traviatën” për herë të parë në moshën 17-vjeçare?

Kjo është e vërtetë. Në rastin tonë studimi i kantos është rezistenca vokale sepse nuk është një instrument violinë apo violonçel. Në rastin e këndimit duhet një përgatitje e fortë dhe kordat e këndimit duan një teknikë të fortë që të bëjnë ty që të kesh një rezistencë që të këndosh një opera për tre orë.

Cili ka qenë fati i shokëve dhe shoqeve të klasës tuaj ata që studiuan bashkë me ju, patën një karrierë apo e braktisën siç ndodhi me shumë artistë pas viteve ‘90?

Fatkeqësisht disa prej tyre e braktisën nga ndryshimet radikale që ndodhën në atë periudhë në Shqipëri. Këto ndryshime zgjuan tek ne atë ndjenjën e lirisë dhe ndoshta pasioni për muzikën që kishim, u vu në provë. Një pjesë e mirë e tyre ikën pasi panë që nuk ishte aq e lehtë që të çash me muzikën, ndërsa një pjesë prej atyre që mbaj kontakte kanë ndryshuar karrierën për të mbijetuar.

Keni pasur rastin të takoni ndonjë nga shokët tuaj nëpër turnet që keni bërë?

Ka ndodhur por jo nga shokët dhe shoqet e mija, por nga studentët që kanë qenë pas meje. Rasti i fundit ishte kur dhashë premierën në Vjen ishte Saimir Pirgun që erdhi të më ndiqte.

Ju keni së bashku me Saimirin dhe në Londër, dhe sipas shtypit britanik ishte hera e parë që dy shqiptarë luanin rolet kryesore në “Traviatës”?

ثshtë e vërtetë dhe ka qenë një arritje jashtëzakonisht e madhe. E para ishte një arritje profesionale pasi ka qenë tempulli muzikës klasike ku kanë kënduar idhujt tanë të kaluarës dhe jo kushdo mund të ngjitet në atë skenë. Nga ana tjetër dy rolet kryesore diva dhe partneri, gjë që nuk u përtyp dhe shumë mirë pasi në atë periudhë në Londër lakoheshin shembujt negativ për shqiptarët por në fund të fundit kritikat kanë qenë shumë pozitive dhe u prit mjaftë mirë.

Përpara se të shkonit në operën e Londrës apo të Vjenës ku jeni sot, përpara se të bënit këtë karrierë ju duhet të bënit një kapërcim, atë kapërcim që duhej të ngriheshit që në 5 të mëngjesit për tu ushtruar në piano dhe të shkonit drejt këtij tregu ndërkombëtar. Kjo gjë ndodhi në ’93 ku Ricereli organizoi një audicion në Shqipëri. Si ndodhi?

Kjo gjë ndodhi rastësisht pasi Ricereli ishte hera e dytë që bënte një konkurs dhe përzgjidhte studentë nga e gjithë bota. Rastësisht vajta dhe mora pjesë dhe nuk kisha shumë shpresë se do të fitoja pasi merrnin pjesë dhe këngëtar të TOB-it ndërsa unë isha studente e viti të parë. Fati, rastësia ishte që Ricareli më mori në grupin e saj, dhe ironia e fatit ishte se më mori si mexosoprano dhe ky ishte një gabim i vogël.

Cati Ricareli bëri të mundur që ju të transferoheshit nga Tirana në Mandova të Italisë. Sa kohë qëndruat atje?

Qëndrova dy muaj, por ai largim nga Shqipëria nuk ishte një gëzim shumë i madh. Ishte rritur tek unë ai pasioni dhe ambicia për të qenë sa më afër skenës. Kjo ishte dhe fitorja ime e parë.

ثshtë e vërtetë që kur do dilnit për herë të parë në skenë në Mandova nuk kishit as veshje dhe as këpucët?

Kanë qenë kujtime shumë të bukura dhe me nostalgji. ثshtë e vërtetë që unë ika me pasionin për të kënduar por ai pasion do dhe një makinë mbrapa për ta mbështetur dhe në fakt ika pak si në ajër. Një natë para se të këndoja Ricareli donte të na shikonte si jemi veshur pasi ne përfaqësonim Shqipërinë. Në atë moment nuk thoja që nuk kam fustan por vetëm ulja kokën dhe mendoja se do më ikte kjo mundësi se nuk kisha veshjen e duhur. Por pasi u kompletova me të thirr emrin tim u nisa dhe me të dal në skenë më ngeci taka e këpucëve. Mu krijua një panik për të mos thënë që të gjithë ngjyrat e ylberit kalonin në fytyrën time por u kapërcye me sukses.

Ishte e vështirë të bëje karrierë në fillim të viteve ’90 në Itali?

Ka qenë jashtëzakonisht e vështirë. Unë aty e kuptova vështirësinë dhe pasigurinë drejt kësaj karriere. Kam pasur shumë momente të vështira pasi duhej të mbaja dhe veten time dhe të shkoja në shkollë. Për të mbajt veten kam punuar me të moshuar, në restorante dhe duhej të shkoja dhe në shkollë pasi e fitova atë dhe u transferova në Romë. Kam pasur shumë vështirësi pasi ishte ai mentaliteti edhe pse ishte evidentet përgatitja ime prapë nuk e përtypnim dot italianët.

Ju paragjykonin italianët?

Filozofia ime ka qenë që ndoshta kjo sakrificë do t’ia vlente një ditë. Kishte diferencime pasi pedagogët nuk jepnin maksimumin e tyre me ne. Të shikonin sikur vjen nga një planet tjetër dhe sikur kërkoje një gjë që nuk të takonte. Të gjitha këto vështirësi më bënë që të hyja në një tunel depresioni ku mësova të mbijetoj e vetme ashtu si shumë shqiptarë të tjerë.

Kur jeni ngjitur për herë të parë në skenë me muzikë klasike?

Në Shqipëri jam ngjitur në moshën 5-vjeçare në festivalin e fëmijëve në dekadat e majit, në kongrese me këngë të muzikës së lehtë. Për herë të parë kam qenë në Milano në moshën 19-20 vjeçare.

Në moshën 23 vjeçare ju fituat çmimin “Puçini” në Milano e cila është një ndër çmimet prestigjioze italiane. Përpara se t’ju pyes se si i ngjitët shkallët e karrierës doja të më thonit a ju ka rënë rast të takoni profesorët tuaj të Santa Sicilias pasi ju u bëtë pjesë e operave më të famshme të globit?

Gjithmonë. Më tepër se sa me profesorin me sekretarin e Santa Sicilias sepse në atë periudhë fitova shkollën më duhej një dokument që unë isha qytetare e Republikës së Shqipërisë dhe kjo do më ndihmonte që të vazhdoja studimet e ligjshme. Kjo gjë nuk mu dha dhe u përcolla në një mënyrë jo shumë të këndshme nga ambasada. Pasi shkoj në shkollë i them Sekretarit më vjen keq po unë nuk e marrë dot dokumentin dhe më duket se po humbas shkollën. Në ato momente kam qarë dhe ai e mbylli derën dhe më tha, -Do doja që fëmija ime të donte shkollën kështu si ju dhe më premtoi se do më ndihmonte dhe do të firmoste. Unë atë person nuk e kam harruar dhe është i vetmi kontakt që vazhdoj dhe sot ta kem.

Kur ishin njohjet e para që u evidentuat si një këngëtare?

Unë kam filluar shumë shpejt të evidentohem, të jem e sinqertë. Pas konkursit të Pucinit, kam bërë konkursin Ankona dhe konkursin Xandonai një konkurs që kisha mundësia të paguaja dhe biletën e trenit. Ishte shumë e vështirë pasi ato lek që kisha i shpenzoja për libra dhe nuk të jepej mundësia të shkoje nga një qytet në tjetrin për të marrë pjesë në konkurse. Pasi bëra të tre këto konkurse fitova, dhe që nga ai moment kam prekur gjithë Italinë, dhe gjithë Evropën për një periudhë shumë të shkurt.

Në çfarë moshe u ngjitët në një skenë prestigjioze dhe përse u transferuat nga Italia?

Jam ngjitur në moshën 23-24 vjeçe. U transferova nga Italia sepse kisha një arsye familjare pasi shkova në Nju Jork bashkë me shokun tim të jetës, por në fund të fundit shtëpia e këngëtarit në çdo qytet që shkon. Nuk mund të kesh një vend kur karriera merr një përmasë të atillë.

Kur filloi njohja juaj ndërkombëtare?

Duke lënë modestinë mënjan, çdo dalje e imja ishte një sukses për mua. Por vështirësitë që kishte marketingu ishin të shumta pasi ajo është mbështetja kryesore e njohjes ndërkombëtare. Ndërsa në Shqipëri nuk e dinin fare se çfarë njohje kisha fituar unë si soprano në operat ndërkombëtare, madje as familja ime nuk e dinte edhe pse unë ia shpjegoja por nuk e kuptonin dot. Megjithatë kanë qenë tepër pozitiv, gjithmonë më thonin nëse je e lumtur ti vetëm vazhdo.

A patën rast të ishin në një nga sallat ku ju keni kënduar?

Vetëm babi ka pasur mundësin kur kam qenë në Filadelfia me operën “Butterfly”. Ishte një kurorëzim i një ëndrre të prindërve të mijë. Dhe mami gjithmonë më thoshte nëse një ditë do bëhesh këngëtare duhet të këndosh “Madam Butterfly”. Fati donte që ima atë arriti të më shikoj duke kënduar këtë opera që ata shumë e donin në Filadelfia.

Ju në këtë koncert keni bërë dhe takime me shqiptar. Kishte shumë shqiptarë në sallë?

ثshtë e vërtetët ka qenë një moment shumë i veçantë për mua pasi në atë sallë më duartrokitën 3 mijë vetë ku mes tyre kishte shumë shqiptarë. Sapo mbaroi koncerti shikoj nga ballkoni i katit të dytë në mes të sallës një flamur shqiptar. Kur kam parë flamurin jam përulur, jam prekur dhe kam qarë me ngashërim sa nuk ngrija dot kokën. Ka qenë një emocion i jashtëzakonshëm.

Tre ditë më parë kur unë po ndiqja komentet e shtypit botëror për ju u befasova se sa me shumë gjuhë u përmendte fjala shqiptare dhe sa deformonin spikeret sipas tyre mbiemrin Jaho. Një rastësi e çuditshme ju çoi në Rohal Opera të Londrës. Në 17 janar të vitit 2008 ju kënduat në vend të Ana Neptrekës në operën e Londrës e cila ishte sëmur, por njoftimin e morët vetëm një ditë më parë. Mbaj mend që Ismail Kadare disa ditë pas shfaqjes në një takim më foli me superlativa për reagimin që britanikët patën ndaj zërit tuaj?

Ka qenë një moment shumë i bukur. Aty ku është vështirësia më e madhe aty është dhe oportuniteti më i madh. Në atë kohë isha në Nju Jork dhe isha duke studiuar opera tjetër për “Traviatën” në këtë rast. Një natë përpara më merr menaxheri dhe më thotë që Ermonela kështu është puna por duhet të kesh shumë kurajë për të bërë një hap të tillë. Ishte hera e parë që do të këndoja në operën e Londrës, ndajë duhej të bëje një audicion për tu kënduar atje. Në atë kohë nuk kisha vizën, dhe ata më morën duke shkelur ligjet. Pasi arrij në aeroport hap celularin të shikoj nëse do të më njoftonin për provat por asgjë. Sapo shkoj në hotel të hap valixhen më bie telefoni dhe më njoftojnë që duhej të ikja pasi kisha vetëm katër orë para premierës. Nuk u prezantova si një divë por si një zëvendësuese dhe kjo dalje ishte si një thikë me dy presa. Në fillim nisëm provat para se të hyja në skenë por për një orë vetëm mësova kush ishte dera që do të hyja dhe cila ishte dera që dal asgjë tjetër. Para se të fillonte shfaqja del drejtori i Teatrit dhe thotë se për arsye shëndetësore sonte nuk do të dëgjoni Ana Neptrekën por Ermonela Jahon. Në këtë çast publiku reagoi dhe nisën zhurmat dhe këtë herë thashë fati dhe shansi janë në anën e publikut. Isha e panjohur për teatrin dhe drejtuesit e saj, çdo gjë në atë moment ja lash fatit. Fillimi ishte i vështirë por aktin e fundit të operës e mbylla me lot në sy dhe me sukses.

Në 2010 pas këtij suksesi u rikthyer sërish në Londër me Saimir Pirgun?

Ajo ka qenë një fitore dopio. Ka qenë një fitore dopio pasi nuk donin të paguanin një biletë kaq të shtrenjtë për të dëgjuar për 3 orë dy shqiptarë. Për artistët është ligj reagimi i publikut dhe ai për ne ishte mjaftë pozitiv.

Sa kushton një biletë opera në Londër?

Për një premierë shkon deri në 700- 800 paund dhe kjo ishte për dy shqiptarë.

اfarë marrëdhënie keni me Saimir Pirgun?

Marrëdhënie shumë të mira. ثshtë e vështirë të gjesh dy shqiptarë në opera dhe u lidhëm shumë në Angli për arsye që treguam se kush ishim, na lidhi ajo egoja që kishim të dy. Ishte një bashkëpunim i mrekullueshëm, nuk kishe nevojë që ti tregoje bëj këtë apo atë ne kishim gjuhë të përbashkët.

Po me Inva Mulën keni kontakt?

Me Invën kam kontakte normale por i përket një brezi tjetër. ثshtë më e madhe se unë dhe vijmë nga dy botë të ndryshme pasi unë dhe Pirgu vijmë nga shkolla italiane ndërsa Inva nga ajo franceze. Por, ka qenë një moment në Trieste ku rastësia e solli që të këndojmë një natë njëra, një natë tjetra. U komentua me nota pozitive dhe shumë gazeta shkruanin që ne ishim si shqiponja me dy koka.

Pashë skedulin tuaj dhe në maj jeni në Vjenë, në fund të majit dhe qershor vendoseni në Berlin, në gusht në skenën e Veronës, pas kësaj vendoseni në Bilbao, ktheheni në operën e Vjenës, pastaj në teatrin “San Carlo” të Napolit, sërish në Berlin, Tulon, Barcelonë dhe pas Barcelonës në operën e Monte Carlos, për ta mbyllur në maj të vitit të ardhshëm në operën e Mynihut. Si mund të arrini që brenda një viti të arrini të zhvendoseni në kaq shumë qytete?

ثshtë shumë e vështirë por duhet marrë çdo gjë me pozitivitet. Por larmishmëria e kësaj rrugë është publiku pasi ka dallime mes tyre. Për shembull; shkon në Francë dhe dashurinë që të jep publiku është i veçantë, të duartrokasin pafund, ndërsa britanikët janë më të ftohtë ata presin fundin për të vlerësuar dhe për të dhënë dashuri. Të njëjtën gjë kanë dhe vjenezët, por ndryshon nga vendi në vend.

Cili publik ju pëlqen më shumë. Cili është vendi që jeni ndjerë më mirë?

Kudo jam ndjerë mirë, pasi në skenë përpiqem të jem e vërtetë dhe të këndojë me shpirt. اdo publik kur i flet me gjuhën e zemrës është e pamundur që mos të japin atë mirënjohje.

A ju pengon kjo zhvendosje e vazhdueshme në jetën tuaj familjare?

Më pengon pasi të mungojnë afeksionet, por një artist duhet të ketë rreth tij përkrahjen e personit që do, ndan jetën dhe shumë e shumë gjëra të tjera.

Vini shpesh në Shqipëri. Po në skenën shqiptare jeni ngjitur?

Vij çdo vit për të parë familjen time. Ndërsa, në skenën shqiptare jam ngjitur para shtatë vitesh dhe e kam pas ëndërr të ngjitesha pasi ika nga Shqipëria në fillimet e suksesit tim. Dëshira për tu ngjitur në skenën e TKOB-it është shumë e madhe.

Keni pasur oferta për të ardhur në Tiranë?

Kam pasur por janë anuluar gjatë rrugës. ثshtë shumë e vështirë të bashkëpunosh në Shqipëri pasi nuk e pranojnë dot që çdo gjë që ju vjen nga jashtë ka më tepër vlerë edhe pse ndoshta s’ka vlerë se sa një person që flet gjuhën tënde, ti ke ndarë jetën dhe sukseset me të.

A është e vërtetë që ju keni pasur dëshirë që të krijoni një shkollë të muzikës klasike në Tiranë?

Ka qenë një dëshirë që në fillim kur unë ika nga Shqipëria. Kjo shkëndijë ndodhi në 150 vjetorin e shtetit italian në Verona, ku unë isha diva e asaj mbrëmje dhe gjatë darkimit u hodh si ide që të hapej një akademi jo vetëm për muzikën, por edhe për skenografinë, kostumografin, instrumentistët, etj. Ajo që mu kërkua ishte që të bëja ndërmjetësin me kryetarin e Bashkisë së Tiranës aktual, Lulëzim Bashën. Gjatë një vizite familjare përfitova të takoja kryetarin e bashkisë dhe të bënim të mundur bashkëpunimin dy palësh.

A ka në Shqipëri sot talente?

Muzika do atë pasionin, atë zjarrin që ne e kemi si popull. Besoj se ka talente, por në art besoj se këtë çelës jo të gjithë e kanë.

Po artistë në nivele jo aq të njohur sa ju, qarkullojnë nëpër skenat evropiane, të cilët kanë dal nga Akademia e Arteve?

Ka artistë që kanë dal nga shkolla e Tiranës dhe janë perfeksionuar jashtë Shqipërisë. Kur propozova hapjen e shkollës pati disa polemika ku shpreheshin që neve e kemi shkollën shqiptare operistike nuk duam gjë tjetër. Më thoni juve në cilën opera të botës këndohet një opera shqiptare. Kështu që ka studentë që kanë dal nga dera e Akademisë por janë perfeksionuar në skenat jashtë Shqipërisë. Figura e një artisti është si guri i një mozaiku që i duhen të gjitha copat për të bërë mozaikun me vlera të plota.

Në të gjitha komentet për ju thuhet se një nga idhujt tuaj ka qenë Maria Calla. Vazhdon të jetë?

Ka qenë idhull në kohën kur unë isha në vitin e parë të Liceut se pse atë njihja dhe ëndërroja të bëhesha si ajo pasi kishte këtë pasion për muzikën. ثndrra ngelet ëndërr kur nuk bëhet realitet, ndërsa kur ndodh e kundërta. Artisti duhet të ketë personalitetin e vet. Nganjëherë idhujt ndiqen edhe për tu kopjuar gjë që ngelet një kopje e keqe. Unë sidoqoftë edhe sot e kësaj dite pikë referimi për të mësuar diçka të re është Maria Callas.

Shtypi thotë që keni qenë një fëmijë e ndrojtur. Nuk dukeni aq e ndrojtur tani, e keni lënë pas ndrojtjen e fëmijërisë?

Ndrojtja aty është por ku flitet për artin dhe muzikën është çelësi i sigurisë time psikologjike.

Keni pasion tjetër përveç muzikës?

Përveç muzikës më pëlqen shumë psikologjia, filozofia dhe lexoj. Më pëlqen ana psikologjike sepse shoh këtë realitet që ka përshkruar gjithë botën dhe një lloj degradimi që ka bërë shoqëria humane në shumë drejtime.

Karriera e një artisteje dhe sidomos një këngëtareje operistike nuk është e pafund pasi vjen një kohë që jeni jashtë tregut. Keni menduar se një ditë mund të jeni jashtë skenave?

E mendoj gjithmonë dhe e di që një ditë do të ndodh. Nuk është mendim i trishtuar pasi e di që është një gjë që nuk do të zgjasë përjetë. Në momentin kur të jem jashtë skenës mendoj të jap eksperiencën time si pedagoge, të ndihmoj brezin e ri.

E mendoni ndonjëherë kthimin në Shqipëri?

E kam menduar por prapë ngelet diçka e largët, nuk mund të them tani jetës nuk i dihet.

Keni kaluar gjysmën e moshës që keni në Shqipëri dhe gjysmën jashtë Shqipërie. Pra jeta juaj është e ndarë në një kufi ku aq kohë sa keni jetuar në Shqipëri keni jetuar dhe jashtë. اfarë ka mbetur nga Shqipëria tek ju?

Në Shqipëri ka mbetur ai pasioni, ajo egërsia që më ka rritur dhe prapë jam e kënaqur. Unë u largova nga Shqipëria, por Shqipëria nuk u largua kurrë nga unë. Unë vij nga Shqipëria dhe ai është vendi ku unë u rrita.

E kujtoni shpesh fëmijërinë tuaj në Shqipëri?

Shumë shpesh. Madje ndonjëherë kam shumë nostalgji pasi janë ato momentet e vështira që sot për mua janë të zhveshura dhe vijnë mjaftë bukur. Shoh gjithmonë anën pozitive. Jo çdo gjë është në perfeksion prandaj jeta më ka mësuar të jem kjo që jam sot.

Një personazh shumë i njohur i artit shqiptar i larguar më thoshte, kam gjithmonë ndjesinë brenda vetes time se koha që po kaloj këtu është vetëm një udhëtim i përkohshëm. Ndodhem përkohësisht dhe më duket sikur do të rikthehem prapë. E keni dhe ju këtë ndjesi?

Shpesh herë e kam. Janë rrënjët që të tërheqin drejt kësaj dëshire.

Nëse unë do t’iu pyes çfarë pjese do të zgjidhnit për të përshëndetur teleshikuesit shqiptar?

Më tepër se një pjesë dua të ndaj emocionet që kam provuar së fundmi në Lion. Nëse do ta shohin do ta kuptojnë se çfarë emocioni kam pasur unë me këtë vepër.

Interviste me Blendi Fevziun
 

Marla

VIP
Titulli: Shqiptare te famshem neper bote!

Një tjetër shqiptare, kandidate për اmimin Nobel

Rast i mahnitshëm i vajzës nga Elbasani që me kurajë, vullnet e dëshirë ka arritur majat në shkencë dhe studion ligjet fondamentale në fizikë…

***

Ashtu si qindra studiues të tjerë, udha e saj drejt hulumtimit duket krejt e rastësishme. Por megjithatë, gjeneratat e sotme femra në fizikë e kanë një idhull frymëzimi. Ajo është Mari Kyri. Klejda ishte vetëm 9 vjeçe kur i ra në dorë një biografi e shkencëtares së famshme shkruar me shumë dashuri nga e bija Iv Kyri.

Fizika dhe matematika ishin dy lëndët ekzakte që përcaktuan të ardhmen e saj. Arsimin tetë vjeçar e kreu në shkollën “Naim Frashëri” dhe arsimin e mesëm në shkollën “Dhaskal Todri”.

Zhvendoset në Tiranë në gjimnazin “Sami Frashëri”. Por, falë dhuntive që zotëron, fiton të drejtën për të përfunduar Riverside Scool në Zvicër. Në klasën e tetë dhe në vitin e dytë në gjimnaz, Klejda mori pjesë në olimpiadat kombëtare dhe ballkanike të matematikës ku u nderua me çmimin e parë në Shqipëri në vitin 1990- 92 si dhe çmimin e tretë në Ballkan po në këtë vit edhe pse ishte shumë më e vogël se konkurentët e tjerë.

Ekselenca e saj tërheq vëmendjen e mësuesve ndërsa aplikon për të studiuar në universitete të famshme në botë. Fiton bursë që mundëson përfundimin e studimeve të larta në California University Technology në Pasadena, një universitet nga më të njohurit në glob, sidomos për fizikë. 33 pedagogët e këtij universiteti kanë marrë çmimin Nobël në këtë fushë.

Ajo u diplomua nga Caltech për fizikë me mesataren më të lartë të mundshme. Në vitin 1999 fillon doktoraturën për fizikë të thërrmijave. Eksperimentin për tezën e doktoraturës e kreu në laboratorin e fizikës në Standford University rezultatet e të cilit u botuan në revista shkencore mes të cilave në Physical Review Letter. Në vazhdimësi të karrierës fitoi një bursë nga Shoqata Amerikane e Fizikës që të kryente punë kërkimore në Columbia University në Njew York në fushën e fizikës atomike dhe specifikisht në optikë kuantike. Krahas kësaj ajo u ftua lektore në Columbia University ku jep një kurs të detyruar me titullin “Kufijtë e Shkencës”. Klejda është e martuar dhe nënë e dy vajzave, 3 dhe 5 vjeçe.

Atomet janë grimca ultra të vogla dhe më të padisiplinuara të materies. Ato përbëhen nga elektronet (thërrmija me ngarkesa negative) dhe protonet (thërrmija me ngarkesa pozitive) të cilat së bashku me neutronet përbëjnë bërthamën e tyrej. ثshtë shumë e vështirë të “ngrish” e të masësh një atom. Por aty zënë fill të gjithë ligjet e fizikës. E megjithatë Klejda ka mundur ti ndalë, ti vërë në “gjumë” në “bigurinën e vezëve” dhe ti manipulojë si të dojë. E mahnitshme të arrish të kuvendosh me grimcën më të vogël, njësinë bazë të gjithësisë.

Në fakt dy shkencëtare shqiptare duket se janë vënë në garë për të zbuluar origjinën e universit që mund ti japin shpjegime të tjera ligjeve në fizikë. Disa qindra kilometra më larg, në Karolinë e Veriut, në Chapel Hill, Dr. Laura Mersini-Houghton, bazuar në një matematikë të përkryer, po trondit komunitetin e shkencëtarëve duke vënë në dyshim Teorinë e Big Bang-ut dhe e ‘vrimës së zezë’.

E pyetur se si nisi rrugëtimin drejt thërrmijave Klejda përgjigjet se ishte pikërisht biografia e Mari Kyrisë që i dha ngacmimin fillestar. “Unë as që e njihja se çfarë ishte fizika por meqë kjo shkencë i kishte shkaktuar asaj (Marie Kyrisë) aq pasion, me siguri duhej të ishte diçka e mrekullueshme. Dhe thashë: Unë do të bëhem fizikane”.

Në fakt në atë kohë ajo ende nuk e dinte nëse ishte apo jo e talentuar për fizikë. Para se të tërhiqej përfundimisht nga kjo shkencë prindërit kishin tentuar ta bënin muzikante, balerinë, gjimnaste etj.

“ Por unë nuk kisha fare vesh muzike dhe pikë talenti për balet dhe në një farë mënyre më kish mbetur matematika”, citon.

Pasi shkëlqeu në shkollën 8-vjeçare, ku fitoi olimpiada për matematikë dhe fizikë brenda e jashtë vendit, arrin rezultate maksimale në shkollë të mesme të cilën e përfundon në Riverside në Zvicër.

“Dola shumë mirë me mësime dhe zieja nga dëshira për të vazhduar shkollën e lartë. Aplikova për bursa në universitete të ndryshme. Unë vija nga Shqipëria e cila në atë kohë e cila ishte shumë e varfër. Nuk kisha mundësi të paguaja universitete kaq të shtrenjta. Por unë isha me fat. Unë kisha mësues që më inkurajuan shumë dhe kur aplikova në universitetet amerikane fitova bursë”.

Përfundimisht arrin të futet në Caltech në Amerikë një universitet i vogël por që mbledh elitën më të mirë në fizikë dhe matematikë.

“Ne ishim të gjithë të parët. Matematika, fizika, biologjia na janë dukur zbavitëse dhe shumë të lehta. Bashkëpunonim dhe shpiknim gjëra të që na argëtonin. Aty ka shumë krijimtari. P.sh njëherë mbaj mend që shkrimin Hollywood ne e shndërruam në Caltech. Kam shumë kujtime të bukura atje”, tregon më tej.

Për studenten e pasionuar nuk ka prehje. Pas përfundimit të shkollës së lartë ndërmerr një nga vendimet më të guximshme të jetë. Të kryejë eksperimente dhe zbulime e të mbrojë doktoraturën. “Punën kërkimore e kreva në SLAC National Accelerator Laboratory. Ky laborator ka një përshpejtues mbi 3 km të gjatë. Aty lëshohet rryma e elektroneve dhe ato përshpejtohen në një shpejtësi shumë të madhe. Ishte një eksperiment me 50 fizikantë në fushën që njihet si fizika e thërrmijave. Ideja ishte që të masje disa veti të thërrmijave si p.sh elektronet të cilat nuk mund t’i masësh dot. Nevojitet një preçizion i lartë le të themi një në një miliard”, shpjegon gjithashtu Klejda.

Matja e elektroneve përbën një nga sfidat më të mëdha të kohës në fizikë. “ثshtë një matje shumë e rëndësishme. Duket si diçka e thjeshtë. Por në fakt këtu qëndron baza e ligjeve të fizikës. Pra, gjithçka e thënë deri tani e ka bazën në vërtetësinë e këtyre matjeve. Si rrjedhim ne vërtetojmë ligje të zbuluara dhe ato që mund të zbulohen”.

Pas përfundimit të doktoraturës i ofrohet një vend si lektore në Columbia University.

“Jap një lëndë e cila është ekskluzivitet i Columbia University. Më pas atë e kanë kopjuar edhe universitete të tjera. Universiteti ka disa lëndë të tilla që e dallon atë nga të tjerët. Mënyra se si ja prezantoj shkencën studentëve ka të bëjë mjaft me anën metodologjike se si ata mund të mendojnë si shkencëtarë si mund të mendojnë në mënyrë kritike. Nuk ka asgjë të vështirë dhe për t’u trembur. Lëndë të tilla janë po aq magjike sa arti dhe letërsia”, rrëfen më tej.

Ashtu si kudo në botë edhe në Amerikë komuniteti i shkencëtareve femra duket se është në minorancë. Megjithatë ato kanë vendin e tyre në panteonin e zbulimeve të rëndësishme për njerëzimin. “Kur morëm doktoraturën ishim 50 veta dhe në përbërje të ekipit vetëm 4 femra nga të cilat vetëm unë full time. Kam konstatuar se sa më shumë ngjitesh në shkallët e shkencës aq më pak shkencëtare gjen”.

Klejda jep edhe disa nga arsyet se përse ndodh kështu.

“Femra konceptohet si një grua që duhet të mbajë familjen e se nuk ka shumë kohë të merret me shkencë. Pastaj ekziston ende ai koncepti që vajzat duhet të merren me kukulla dhe djemtë me makina. Unë po mundohem që të mos i mësoj vajzat e mia me këtë koncept. Në Amerikë, që të arrish diçka duhet ti kushtohet 100% e kjo periudhë përkon me kohën kur ti krijon një familje”.

Shkencëtarja jonë megjithatë ka mundur t’ia dalë. Ajo është edhe një bashkëshorte e mirë, edhe një nënë shembullore edhe një amvisë e zonja.

“Mund të them se jam krijuese edhe në kuzhinë. I dedikohem dy vajzave të mia dhe bashkëshortit tim. Unë fle shumë pak. Por jam me fat se më ndihmojnë bashkëshorti dhe mamaja ime e cila kujdeset për Azajlën dhe Davinën që ende janë të vogla”.

Ardhja në jetë e vajzave dhe ndryshimet e rëndësishme në jetën familjare duket sikur “ngrinë” punën kërkimore të Klejdës. Megjithatë atë e thërret kërkimi shkencor.

“Jeta është kompromis e mund të zgjedhësh. P.sh unë vendosa të bëja punë kërkimore në Columbia. Por meqë kam fëmijë të vegjël aktualisht po merrem më shumë me mësimdhënie. Dhe sa të rriten pak, pra sa të ndryshojnë ekuilibrat, unë do të merrem sërish me kërkime. Kam bërë një ndryshim në planet e mia. Nga fizika e thërrmijave po i kushtohem fizikës atomike. ثshtë lloji i fizikës që bëhet në një hapësirë sa një tavolinë buke. Një pajisje si një sobë e gjatë e cila ndiqet nga një frigorifer sa një top futbolli. Në këtë rast në nxehim atomet e stronciumit që i drejtojmë tek frigoriferi ku gjithçka ndodhet në vakuum. Atomet në këtë eksperiment janë shumë pranë zeros absolute -273 gradë Celsius ku nuk lëviz asgjë. ثshtë 1000 herë më ftohtë se në hapësirën e thellë ku nuk ka as yje e as planetë. Dhe e gjithë kjo që them ndodhet në një hapësirë të vogël të laboratorit tonë. Ku konsiston? Duke përdorur lazer dhe duke i ftohur, atomet rrinë aq urtë sa mund ti vendosësh si vezët në mbajtësen e tyre. Pra në këtë rast çdo vezë është një atom. Duke i pasur në këtë gjendje ne mund t’i lëvizim si të duam e të bëjmë matje të ndryshme”.

E gjithë kjo punë disavjeçare konsiston në shpikjen e pajisjeve që përbëjnë bazën e teknologjisë së sotme dixhitale. Këto shpikje përdoren në çdo aspekt të jetës nga telekomunikacioni deri në shëndetësi. “Nga pikëpamja praktike mund të përdoren p.sh në ndërtimin e orës atomike. Pra në thjesht jemi në një stad më të përparuar për të bërë matje me preçizion të lartë. ثshtë interesant të themi se faqja e parë e internetit është shkruar në komunitetin e fizikës së thërrmijave. Kanë qenë fizikantët ata që krijuan këtë faqe. Tërë pajisjet mjekësore që përdoret sot, deri në skanerat ultra modernë, janë shpikur nga ata. Nganjëherë ne na pyesin. Po pse bëni të tilla eksperimente? Në të vërtetë shpesh ne nuk e dimë se ku do shkojmë. اfarë na pret në fund të kësaj pune. Eksperimentet janë udhëtimi drejt zbulimit të ligjeve të natyrës dhe udhëtimi bashkë me zbulimin është shpërblimi i asaj që ti bën”.

Klejda ka një këndvështrim më të gjërë se sa thjesht koncepti fizikë. Madje ajo e sheh këtë shkencë si bazë për të përparuar në fusha të tjera të jetës. “E para që rekomandoj për të gjithë nxënësit dhe studentët është që ata të vazhdojnë të studiojnë. E dyta dua tu jap një këshillë që do kisha dashur të ma jepnin edhe mua kur isha vogël. Kur ishim të tillë ne kishim këtë ide: Nëse studion fizikë bëhesh fizikane, nëse studion matematikë bëhesh matematikane e kështu me radhë kimiste letrare etj. Por në fakt nuk është ekzaktësisht ashtu. P.sh vajzave që studiojnë fizikë desha tu them se fizika ju hap shumë dyer. Nuk është e thënë të bëheni fizikane. Fizika ju ndihmon që ju të zgjidhni problemet e jetës, se si tu jepni zgjidhje rrethanave. Duke mësuar atë ju mund të punoni edhe në financë, ekonomi edhe në qeverisje. Pra ju krijon baza që të studioni çfarë të doni ju”.

Për veten i ka objektivat e qarta. Tu japë maksimumin studentëve dhe të përparojë në eksperimentet e saj. “Dua që ai frigoriferi i eksperimentit të punojë shumë mirë që të mund të marr ca masa shumë ekzakte e të përparoj në zbulime të mëtejshme. Profesionalisht, unë shpresoj se grupi ynë i kërkimeve në Columbia prodhon disa rezultate të mrekullueshme në të ardhmen e afërt”.

اmimi Nobel është shpërblimi më i madh për çdo zbulues. Por Klejda është mjaft modeste edhe nëse do të ndodhë që mund të vijë ajo ditë. “Edhe pse çmimi Nobël është arritja më e madhe e fushës tënde në realitet ai ka të bëjë me faktin të jesh në vendin e duhur, në kohën e duhur, me eksperimentin e duhur e të jesh edhe gjallë. Dhe ju e dini; ka mjaft fizikantë që e kanë marrë këtë çmim pasi ata kanë vdekur”.
Në fillim Shqipëria, pastaj Zvicra e aktualisht Amerika. Klejda i përket njerëzve të epokës së globalizmit, të shoqërisë së dijes. “Bashkëshorti im është rus, kështu që fëmijët tanë do të flasin tri gjuhë – anglisht, shqip dhe rusisht. Jemi një familje qytetare e idealeve botërore. Të qenit kështu zgjeron perspektivën tuaj, thellon të kuptuarit dhe respektin për kulturat e tjera dhe përmirëson aftësinë tuaj për tu përshtatur. Duke pasur parasysh drejtimin drejt së cilës bota është duke lëvizur, pra drejt integrimit dhe globalizimit – ajo ju përgatit ju për të ardhmen”.



Koha jone
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Shqiptare te famshem neper bote!

Inva Mula

Inva Mula lindur në Tiranë në vitin 1963, është një këngëtare soprano shqiptare me famë ndërkombëtare.
Në vitin 1987 fitoi konkursin “Këngëtarja Shqiptare”, më 1988 konkursin “George Enescu” në Bukuresht. Pas katër vjetësh në 1992 fiton konkursin ”Butterfly” në Barcelona. Në 1993 merr një çmim në Operalia-n e parë të Placido Domingos në Paris. Ka bashkëpunuar me tenorë të famshëm në operën e Bastille-s në Paris, në Bruksel, në Mynih dhe në Oslo. Në vitin 1996 mori pjesë në operën Medee të Luigi Cherubini-t në Francë. Në 1998 rikthehet në operën e George Bizet “La Jolie fill de Perth”. Në filmin “Elementi i peste” në 1997 i jep zërin këngëtares në rol Lucia di Lammermoor në skenën "The Diva Dance". Më vonë ajo luajti në “Ivan IV” të Bizet-it në Paris. Në vitin 2001 ishte e zënë në Itali ku luajti në teatrin “La Scala” pjesën e Verdit “Falstaff” dhe Riggoleto-n në Arenën e Veronës. Ka marrë pjesë rregullisht në “La Scara” ku luajti Lucia di Lammermoor, La bohème, Manon (2006). Luajti gjithashtu disa herë dhe La traviata-n në qytete të rëndësishme si Tokio, Bilbao, Orange, Trieste dhe Toronto. Në 2007, ajo luajti Norine-n e parë në L'elisir d'amore në Toulouse të Francës.Jeta e saj eshte e ndare me se shumti mes Frances dhe Shqiperisë.Gjithashtu u njoh shume per menyren e te kenduarit te saj gje qe e beri ate me te famshme.
 

Jetmira

Well-known member
Titulli: Shqiptare te famshem neper bote!

Lista me 50 shqiptarët më të famshëm në botë
Kemi dëgjuar për mjaft personazhe të famshëm për të cilët spekulohet se kanë në venat e tyre gjak shqiptar, por që kjo të ndodhte për të famshmin Robert de Niro, nuk na kishte shkuar mendja.


Në fakt, pikërisht në natën e parafundit të festivalit të 61-të italian të këngës, Sanremo, i ftuari special, Robert de Niro, e pohoi me gojën e tij në “Rai 1”, origjinën e përzier që ka. Ndërsa bukuroshja Elisabetta Canalis me zor arrinte t’i përkthente pyetjet e moderatorit Gianni Morandi, Niro tha se prejardhja e tij është nga Siçilia dhe Shqipëria.


Kaq ka mjaftuar që në të gjitha faqet shqiptare on line dhe sidomos Facebook, ky të ishte lajmi i ditës. Siç u komentua, përveç faktit që Robert de Niro na nderon me këtë që sapo ka rrëfyer, intervista që iu realizua atij në Itali, si një nga aktorët më të famshëm të Hollywood-it, me një karrierë që çdo aktor do ta kishte zili; linte mjaft për të dëshiruar, dhe kjo jo për faj të tij, po për cilësisë së dobët të pyetjeve dhe mandej për përkthimin akoma më të dobët nga italishtja në anglisht të Elisabetta Canalis, e cila jeton në SHBA. Robert de Niro u paraqit fillimisht në Sanremo me divën e kinematografisë italiane, Monica Belluçi, e cila si gjithmonë, shkëlqente. Të dy kanë luajtur së bashku në një film që do të shfaqet së shpejti. Sa i takon origjinës shqiptare të Robert de Niros, edhe në faqen zyrtare të Wikipedias në biografinë e De Niros, shkruhet se babai i tij ka qenë shqiptar.


Të tjerë


Ata ia kanë dalë të fitojnë një emër në Shqipëri. Më pas ia kanë dalë që nëpërmjet këtij emri të përcjellin vlerat e kombit tonë në mbarë botën. Në të gjitha kohërat ka pasur shumë shqiptarë që kanë shërbyer si ambasadorë të kulturës dhe vlerave shqiptare në botë. Dhe në këtë kohë, ja cilët janë shqiptarët fama e të cilëve shkoi përtej kufijve të vendit tonë.





1. Nënë Tereza


Jo vetëm që është shqiptarja më e famshme, por është edhe shqiptarja me të cilën Shqipëria krenohet.


2. Robert De Niro, aktor


Natën e parafundit të festivalit të 61-të italian të këngës, Sanremo, i ftuari special, Robert de Niro, e pohoi me gojën e tij në Rai 1, se origjinën e ka të përzierë mes Siçilisë dhe Shqipëri.


3. Ismail Kadare – shkrimtar


Shkrimtari me famë tashmë botërore dhe fitues i çmimit “Man Booker Prize”


4. Inva Mula – soprano


Sopranoja me famë ndërkombëtare, e cila përfaqëson denjësisht vendin tonë në skenat botërore.


5. Ana Oxa – këngëtare, Itali


Këngëtarja e njohur italiane ka pranuar se babai i saj ka mbërritur në Itali nga Shqipëria dhe pikërisht nga Kruja.


6. Sandra Bullock, aktore SHBA


ثshtë bërë e ditur se babai i Sandra Bullock është me origjinë shqiptare.


7. James Belushi – aktor, SHBA


Aktori i famshëm amerikan, James Belushi, dhe vëllai i të ndjerit John Belushi, është me origjinë shqiptare.


8. Ferid Murati


Nobelisti me baba shqiptar dhe nënë amerikane, Ferid Murati, fitoi çmimin “Nobel” në mjekësi në vitin 1998.


9. Angjelin Preloçaj


Balet maestro i Parisit, Angjelin Prelocaj është fitues i një sërë çmimesh ndërkombëtare.


10. Eliza Dushku – aktore, SHBA


Aktorja e cila luajti përkrah Robert de Niros dhe Leonardo Di Caprio-s në filmin “Historia e një djali”, është me origjinë shqiptare.


11. Agim Kaba – aktor, SHBA


Shumë pak e dinë se djaloshi simpatik që ka luajtur në telenovelën “Ndërsa bota rrotullohet”, është me origjinë shqiptare.


12. Stan Dragoti – regjisor, SHBA


Regjisori dhe producenti hollivudian e bëri të ditur para disa vjetësh kur mbërriti në Shqipëri prejardhjen e tij shqiptare.


13. Riçard Lukaj – ekonomist, ثall Street, SHBA


I lindur në Itali nga prindër shqiptarë, Lukaj cilësohet si “magjistari” i ثall Street, duke mbetur një nga menaxherët më të rinj të një rangu aq të lartë.


14. Joseph DioGuardi – ish-kongresmen, SHBA


Ish-kongresmeni amerikan, Joseph DioGuardi, i lindur në Bronks, Nju-Jork, njëkohësisht dhe udhëheqës i Lidhjes Qytetare Shqiptare-Amerikane. Ai është me origjinë shqiptare dhe që prej vitit 1989 ka bërë 15 udhëtime në Ballkan.


15. Emina Cunmulaj – modele, SHBA


Supermodelja me origjinë shqiptare, Emina Cunmulaj, është shpallur ylli i ri i revistës së famshme te fotomodeleve “Elite” dhe “Vogue” në SHBA.


16. Alan Shepard - kozmonaut


Ai u lind ne East Dery, Neë Hampshire të SHBA më 18 Nentor 1923. ثshtë me origjinë shqiptare. Shepardi në misionin Apollo 4 në Janar-Shkurt 1971 e manovroi vetë anijen kozmike.


17. Tie (Tahir) Domi – lojtar hokeji, Kanada


Ka lindur në Ontario, Kanada më 1 Nëntor 1969 nga prindër shqiptarë. ثshtë një lojtar hokeji mjaft i famshëm në Kanada.


18. James Biberi – aktor, SHBA


Aktor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që prindërit e tij janë shqiptarë.


19. George Tenet, - ish-Drejtor i CIA-s


Ish-drejtori i CIA-s, që u bë famshëm prej luftës në Irak, e ka deklaruar vetë në librin e tij autobiografik, se është me origjinë nga Himara.


20. Kristine Elezaj - këngëtare


E njohur si "Kebe" tek fansat e saj, është një këngëtare shqiptaro-amerikane.. Kristina e lancoi këngën e parë "Let You know" një vit më pare e ndjekur nga "Souvenirs". Elezaj para ca ditësh doli e 53-ta në çmimet “Grammy”.


21. Azem Maksutaj- Kampion në Taibox


Cilësohet si sportisti më i mirë në botë në Taiboks, për të janë bërë edhe shumë filma.


22. Laureta Meci – aktore, SHBA


Laureta Meci, e lindur në Kuçovë, ka përfunduar shkollën prestigjioze të aktrimit “Stella Adler” në Nju-Jork dhe po avancon me karrierën e saj.


23. Ilir Shaqiri – balerin, Itali


Balerin i famshëm shqiptar në Itali, u bë i njohur nga programi televiziv “Amici”.


24. Kledi Kadiu – balerin, Itali


Balerin shqiptar me famë të madhe në Itali, pas pjesëmarrjes dhe suksesit të tij në programin televiziv “Amici”.


25. Leon Cino – balerin, Itali


Si shumë balerinë të tjerë shqiptarë, edhe Leon Cino u bë i njohur shumë shpejt në Itali.


26. Klajdi Selimi – balerin, Itali


Sërish një balerin shqiptar që u bë shumë shpejt protagonist i programit “Amici”.


27. Donald Llambro – gazetar


Ai është një nga gazetarët më të njohur në SHBA. Aktualisht është shef i korrespodencës politike në gazetën The Washinton Times. Ai ka lindur në 14 korrik 1940 në Masacusets nga prindër shqiptarë.


28. Tedi Papavrami – violinist, Francë


I lindur në Tiranë, ai studio në konservatorin kombëtar “Superieur de Musique” në Paris. Ai ka interpretuar në shumë skena të botës.


29. Erald Dervishi – kampion botëror shahu


I lindur në Durrës, ai është një nga kampionët më të rinj në historinë botërore të Shahut.


30. Anthony Athanas –biznesmen


I lindur më 1911 në Korçë, ai shkoi në Nju Jork kur ishte vetëm 5 vjeç dhe arriti të hapte në Boston një nga restorantet më të njohur të vendit. Vitet e fundit, restoranti i tij shërbente afërsisht 700,000 vakte në vit, duke u konsideruar si restoranti i pestë më i rëndësishëm në Amerikë.


31. Saimir Pirgu – tenor


Pavarësisht se në moshë të re, Saimir Pirgu u bë shumë shpejt i njohur si tenor, duke fituar një sërë çmimesh në Itali.


32. Fadil Berisha-fotograf


Cilësohet si fotografi më i madh në botë. Fadil Berisha është shqiptar. Disa nga personalitet që janë klientë të studios janë emra të tillë si: Halle Berry, Placido Domingo, Snoop Dog, Bill Clinton, Donald Trump, etj.


33. Hila Popaj – ish-aktor, SHBA (Chinatown)


Ata që kanë parë seritë e filmit “Ninja” duhet ta kenë parë pa e ditur se ai është shqiptar. Ai gjithashtu ka luajtur edhe në “Chinatoën”.


34. Liria Begeja – regjisore, Francë


Liria Begeja është regjisorja e njohur franko-shqiptare.


35. Elsa Lila – këngëtare, Itali


Pasi korri mjaft sukses me çmimet e saj të para në Festivalin Kombëtar Shqiptar, ajo u bë e njohur edhe në Itali, ku mori pjesë në festivalin e Sanremos.


36. Nik Xhelilaj, aktor


I lindur në Tiranë në vitin 1983, debutimin në ekranin e kinemasë e ka në vitin 2008 me filmin “Trishtimi i Zonjës Shnajder”.


37. Miriam Cani – këngëtare, Gjermani


Vajza e grupit “Preluders”, Miriam Cani, tashmë e njohur në Gjermani dhe në vende të tjera evropiane, është nga Elbasani.


38. William Gregory – astronaut, SHBA


William Gregory është një astronaut amerikan, paraardhësit e të cilit kanë emigruar nga Shqipëria në fillim të këtij shekulli të kaluar.


39. Karl Gega – arkitekt


Karl Gega është një arkitekt me famë botërore. Ai është edhe ndërtues i hekurudhës së Semmeringut!


40. Igli Tare – futbollist, Itali


Futbollisti shqiptar, i cili është mjaft i suksesshëm gjithashtu në Itali. Tani është drejtor teknik i ekipit të Lazios.


41. Ambeta Toromani – balerinë, Itali


Si shumë balerinë të tjerë shqiptarë edhe Ambeta Toromani u bë shumë shpejt e njohur në Itali.


42. Oni Pustina – model, Itali


I shfaqur në reklama të ndryshme, Oni Pustina është modeli i famshëm shqiptar që luan rolin e postierit në emisionin “Ce posta per te”.


43. Valbona اoba – modele, aktore, SHBA


Ajo u bë e njohur fillimisht në Shqipëri, më pas në Greqi si një modele e famshme, ndërsa tani është modele dhe aktore në SHBA.


44. Aris Golemi – balet maestro, koreograf


I diplomuar në Shkollën e Baletit në Tiranë, ai ka performuar live me këngëtarin e muzikës kauntri, Dëight Yoakam, dhe gjithashtu ka qenë koreograf i disa pjesëve të grupit N’SYNC.


45. Eda Zari - këngëtare, Gjermani


Lindur në Tiranë, Eda Zari jeton prej vitesh në Gjermani, ku është një këngëtare, producente dhe kompozitore mjaft e famshme. Ajo është gjithashtu ambasadore e kulturës së Shqipërisë.


46. Aleksandër Moisiu - aktor


Moisiu sot adhurohet dhe respektohet në botë, por sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë.


47. Laura Mersini Houghton, shkencëtare


Ajo është kozmologe dhe është shqiptare, si dhe një nga femrat e pakta në botë që merren me këtë shkencë.


48. Andamion Murataj – kineast


ثshtë kineast shqiptar i cili ka punuar si skenarist dhe kineast ne Neë York gjate 12- vjeteve te fundit.


49. Luan Krasniqi, boksier


Ai është tashmë një boksier më famë, i cili ka mbajtur deri vonë titullin Kampion i Evropës.


50. Lorik Cana, futbollist


Ai ka luajtur ne mjaft klube europiane ku ka dhënë një kontribut dhe duke treguar vlerat e një shqiptari të vërtetë, aktualisht luan me ekipin turk të Gallatasarajit. ثshtë edhe ambasador i UNICEF-it, së bashku me lojtarë të kalibrit Bekam dhe Ronaldo
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Shqiptare te famshem neper bote!

Ne kete listen e fundit sdo ish ba qameti me me pas fut edhe mua si i 52 :plak:
 

jana80

Super Moderator
Staff member
Titulli: Shqiptare te famshem neper bote!

8. Ferid Murati
sa meshkuj e kan falenderuar kete :).....
 

Hera

Moderatorë
Staff member
– Bota është e mbushur me artistë të njohur dhe të famshëm nga Shqipëria ose me rrënjë shqiptare, shkruan për “CultureTrip”, Francesca Masotti.

Zbuloni disa prej artistëve, piktorëve dhe këngëtarëve shqiptarë më të famshëm, punët e të cilëve njihen në të gjithë botën:

Onufri

Onufri është piktori i ikonave më i famshëm nga Shqipëria. Ai ishte aktiv në shekullin XVI në jug të Shqipërisë, në perëndim të Maqedonisë dhe veri të Greqisë. Mendohet se Onufri ka lindur në Berat, një qytet i bukur që ndodhet në jug të Shqipërisë. Sot, Berati ka një muze shumë interesant të Onufrit, ku vizitorët mund të mësojnë për artistin dhe të admirojnë pikturat e tij. Vepra të tjera arti të Onufrit mund të gjenden në Muzeun Mesjetar në Korçë dhe në shumë kisha përmes vendit.

Kolë Idromeno

Nikolla Kolë Idromeno, i njohur si Kolë Idromeno, ishte një piktor, artist, skulptor, kinematograf, fotograf dhe arktiekt shqiptar gjatë epokës së Rilindjes në Shqipëri (periudha historike nga viti 1870 deri në shpalljen e pavarësisë në vitin 1912). Idromeno kishte lindur në Shkodër, qyteti më i madh në veri të Shqipërisë. Ai kishte bërë studimet në Venecia në Akademinë e Arteve të Bukura, udhëtoi nëpër Europë dhe më pas u kthye në Shkodër, ku zbukuroi tavanin e Katedrales së Shën Stefanit. Shumë prej pikturave të tij tani ndodhen në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Ibrahim Kodra

Ibrahim Kodra është një prej piktorëve më të famshëm shqiptarë të të gjitha kohërave. Ai studioi art në Milano dhe ishte mik me artistë të famshëm si Pablo Picasso. Punimet e tij prestigjioze ndodhen në Muzeun e Vatikanit, në Dhomën e Deputetëve në Parlamentin italian në Romë, në Galerinë e Arteve të Kosovë në Prishtinë dhe në shumë koleksione private.

Adrian Paci

Adrian Paci është një prej artistëve bashkëkohorë më të famshëm në Shqipëri dhe Europë. I lindur në Shkodër, ai u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe më pas vajti në Milano, Itali. Punimet e tij, që shpesh herë prekin tema si nostalgjia, ndarja dhe paraja, mund të admirohen në shumë muze dhe galeri artesh në botë. Paci ishte artisti i parë shqiptar që përfaqësoi Vendin e Shqiponjave në Bienalen e Venecias në vitin 1999.

Rita Ora

Rita Ora është një këngëtare britanike, aktore dhe modele e lindur nga pridnër shqiptarë në Prishtinë, kryeqyteti i Kosovës. Prindërit e saj u larguan nga Kosova kur ajo ishte vetëm një vjeç dhe vajtën në Londër, ku ajo u rrit me familjen e saj. Ajo u bë e famshme në vitin 2012 me këngën në bashkëpunim me “DJ Fresh”, “Hot Right Now”. Që prej asaj kohe ajo ka nxjerrë shumë hite që janë me famë botërore.

Dua Lipa

Një tjetër yll me origjinë shqiptare është e bukura Dua Lipa. Prindërit e saj migruan në Britani të Madhe në vitin 1990 për shkak të dhunës dhe shtypjeve dhe Dua u lind në Londër. Dua Lipa ka nxjerrë shumë këngë të bukura dhe të famshme në bashkëpunim me artistë të mëdhenj, si Sean Paul dhe Calvin Harris. Pa asnjë dyshim ajo është një nga artistet femër më premtuese në botë.

Anna Oxa

Ilirjana Hoxha, që njihet si Anna Oxa, është një këngëtare shqiptare, aktore dhe prezantuese televizive në Itali. Ajo u bë e famshme me pjesëmarrjet dhe çmimet e marra në festivalin prestigjoz të Sanremo, festivali më i famshëm i muzikës në Itali.

Bebe Rexha

Këngëtarja, kompozitaroja dhe producentja amerikane, Bleta “Bebe” Rexha ka rrënjë Shqiptare. Prindërit e sajë janë me origjinë etnike shqiptare nga dy qytete të ndryshme në Maqedoni. Ata vajtën në Bruklin, Nju Jork, ku Bleta lindi në vitin 1989. Ajo ka shkruar shumë këngë për këngëtarë të famshëm, përfshirë Rihanna dhe Eminem. Ajo ka publikuar gjithashtu shumë hite si “Meant to Be” dhe “I Can’t Stop Drinking About You.”

Era Istrefi

Era Istrefi është një këngëtare shqiptare dhe kompozitore e lindur në Prishtinë, Kosovë. Motra e saj Nora Istrefi është gjithashtu një këngëtare. Era Istrefi bëri debutimin e saj pesë vite më parë në vendin e saj dhe më pas në vitin 2016, ajo u bë e njohur në të gjithë botën me këngën “Bon Bon”, një këngë e shkruar në anglisht me fjali në shqip.

Ermal Meta

Ermal Meta është një këngëtar italo-shqiptar dhe kompozitor i lindur në qytetin jugor të Shqipërisë, Fier. Ai fitoi festivalin prestigjoz të Sanremos në shkurt 2018 me një këgë të bukur që i dedikohet viktimave të luftës. Ai morri pjesë edhe në festivalin e Eurovizionit duke përfaqësuar Italinë.

Action Bronson

Arian Asllani, i njohur ndryshe si Action Bronson, është një reper amerikan, yll i “reality show” dhe shef kuzhine që ka lindur në vitin 1983 në qytetin e Nju Jorkut nga një baba shqiptar mysliman dhe një nënë amerikane hebreje. Gjatë karrierës së tij, ai ka punuar me artistë të famshëm si Eminem, Wiz Khalifa, Prodigy, dhe Kendrick Lamar. /G.S/
 

Soulmind

oNcE...
E pse qenkan te famshem keta? Sepse kane dale ne tv. Ndonjehere me duket sikur i bejme padrejtesi njerezve keshtu. Gjurme len cdo njeri qe vendos gure miresie e ndershmerie kudo qe shkel, behet rol model per rrethin qe e rrethon.

Nesje, Edhe une e famshme jam. Thjesht s'me njeh kush. lol
 
Une votoj per bebe rexhen.
Ajo ka PERMBAJTJE dhe SUBSTANCE ne shpalosjen e artit te saj
 
Top