Shqiponja “vjedh” kamerën e vendosur për të xhiruar krokodilin

Arfenilla

Themelues i Forumit
Tingëllon si një pjesë përralle. Një shqiponjë “vjedh” kamerën e vendosur për xhirimin e një krokodili dhe e çon në folenë e tij në maje të një shkëmbi. Ndërkohë kishte ‘realizuar’ xhirime shumë interesante. Shqiponja e detit kishte rrëmbyer videokamerën e kurdisur për të xhiruar krokodilët në veriperëndim të Australisë dhe kishte bërë xhirime fantastike të fluturimit të vet 110 kilometrash nëpër pjesët e largëta të atij vendi.

Ai e kishte lënë kamerën për t’ia “ruajtur” folenë!
[video=youtube;bpt-VWo_BWc]http://www.youtube.com/watch?v=bpt-VWo_BWc#t=63[/video]
Rrenxherët e Guniadit, që përbëhen nga borxhin të Australisë perëndimore, publikuan sot një video në të cilën shihet sesi ky shpend, derisa rrah krahët, rrëmben kamerën dhe më vonë “bën poza para saj”

Renxherët këtë kamerë e kishin vendosur në maj në bregun e lumit Margaret, me shpresë se do të xhironte krokodilët. Por, kamerae vogël, e gjatë dhjetë dhe e gjerë pesë centimetra, shpejt kishte humbur, ndërsa renxherët kishin menduar se e kishte marrë uji.

Kohë më parë, ndërkaq kishin marrë vesh se kamera ishte gjetur jo larg lumit Meri, më shumë se 100 kilometra nga vendi ku kishte humbur. Kur shikuan xhirimit, zbuluan “hajnin” e vërtetë” të saj – shqiponjën. Kështu i ka deklaruar televizionit ABC renxheri Roneil Skeen.
Koha net.
 
Top