Selfie në haxh

Gjatë pelegrinazhit, myslimanët nuk kanë harruar të risjellin në modë bërjen e fotografive ‘Selfie’, në vende të ndryshme gjatë pelegrinazhit.
Por, jo të gjithë e pëlqejnë një gjë të tillë të bërë nga pelegrinët e rijnë gjatë haxhit nga e gjithë bota, pasi që sipas tyre duhet të zbatojnë ritet e haxhit, si pikën më të lartë të shpirtit të myslimanit gjatë jetës.
Express
 
I bëri “Poke” në Facebook të shoqes, 27 vjeçari vret shokun

Një burrë në Britaninë e Madhe ka ndërruar jetë, sepse u qëllua për vdekje vetëm sepse i kishte bërë “Poke” (ngacmim) në rrjetin social Facebook një femre.
World Wide Weird News raporton se 27 vjeçari Scott Humphrey u dënua me 4 vjet e 4 muaj burg pasi vrau shokun e tij, i cili i kishte bërë “poke” të shoqes në Facebook. Humphrey dhe shoku i tij, viktima Richard Rovetto, kanë qenë në një taksi bashkë një natë, duke u kthyer nga puna, në momentin që nisën të debatonin mbi këtë çështje.

Taksisti ka dëshmuar në gjykatë se autori e kishte pyetur mikun e tij: “Nëse ti je me të vërtetë shok i mirë, përse e ke ngacmuar time shoqe?” Opsioni “Poke” (ngacmo) në Facebook është vendosur aty me qëllimin që të tërheqë vëmendjen e përdoruesit dhe në një farë mënyre, është një lloj mjeti për të nisur bisedën dhe flirtimin me dikë. Humphrey e kishte akuzuar po ashtu shokun e tij Richard Rovetto se kishte pasur kontakte nëpërmjet Facebook me bashkëshorten e tij edhe në të kaluarën.

Sipas taksistit, viktima kishte pranuar gjithçka. Pasi kishin dalë nga taksia, Humphrey e kishte sulmuar dhe goditur disa herë viktimën, i cili pësoi dëmtime të rënda në pjesë të ndryshme të trupit dhe nuk mundi të mbijetonte. Pas ngjarjes, autori u dorëzua në polici dhe pranoi krimin.
express
 

Soulmind

oNcE...
Titulli: ‘Selfie’ në haxh

Kush jane ato qe nuk e pelqejne?? Mua me pelqeu shume, te shikoja ca nga miqte ne vende te ndryshme, sa i shikoja thoja: o ZOt inshallah shkoj dhe une nje dite... :D... Perderisa ska rregull fetar apo ndalues per kete gje nuk shoh asnje gje te keqe :).. Perkundrazi ato vite me vone kur ti marre malli per ate vend do u kthehen kujtimeve me fotot dhe kujtojne vendet qe vizitojne. Haxhi ka nje domethenie te tijen ne cdo vend qe kemba shkel plus dhe sh rite qe duhen ndjekur... jane kujtime te bukura fotot. Shyqyr qe dolen "selfijet" thuaj, qe tmos i bienin ne qafe te tjereve per tu bere foto :p...
 

bella

Anëtar i Nderuar
Titulli: ‘Selfie’ në haxh

Ndoshta nuk e pelqejne disa kete xhest sepse mund te perdoret ose shfrytezohet nga njerzit jo per qellime pozitive e te mira... ne fakt disa gjera te tilla me mire te kete ligje feja per ti mbrojtur ate pastertine, intimitetin, pafajsine... ketu jam un prane shume prane Zotit ... ndera keshtu me nje selfie behet bajate si dicka pa kuptim, sikur je me pushime e ben foto per tja treguar shoqeris ne facebook "shiko ku isha un" ... sme pelqen.. do isha dakort me fene ne kete pike.
 

bella

Anëtar i Nderuar
Titulli: ‘Selfie’ në haxh

Selfie behet dhe kot per qejf tend pa asnje paramendim apo mbrapamendim tjeter
sigurisht :) .... por nese flasim per selfie qe i publikojme neper rrjete sociale, nje paramendim i vogel ndoshta i pakuptueshem eshte aty :)


aman se shoh neper facebook selfie ne banjo, selfie me nje pjate makarona me fruta deti para, shoh selfie puthjesh sa dhe gjuha duke ne fyt bahh ......... valle pa mbrapamendim jane keto... nese eshte keshtu atehere ok, jam un qe hy ne fb me paragjykim edhe pse sbesoj :D
 
Top