Sami Frasheri

CoNNecT

Administrator
Sami Frashëri është ideologu më i shquar i lëvizjes sonë kombëtare. Si udhëheqës ideologjik, demokrat, mendje e ndritur prej dijetari, ai mbetet një nga personalitetet më të rëndësishëm të Rilindjes.
Vëllai më i vogël i Abdylit e i Naimit, ai lindi në Frashër më 1850, ku mori edhe mësimet e para. Më 1871 mbaroi gjimnazin "Zosimea" në Janinë, mësoi gjuhë të vjetra e të reja dhe u pajis me një kulturë të gjerë. Më 1872 shkoi në Stamboll për punë dhe atje u lidh menjëherë me patriotë shqiptarë, me Pashko Vasën, Jani Vreton, Ismail Qemalin, Kristoforidhin, Hoxha Tasinin etj. Samiu u dallua shumë shpejt midis tyre dhe, me formimin e shoqërisë së Stambollit, u zgjodh kryetar i saj, ndonëse ishte nga më të rinjtë. Gjer në fund të jetës ai mbeti udhëheqësi kryesor i kësaj shoqërie.
Samiu ishte njeri me horizont të gjerë dhe dha ndihmesë të shquar për kulturën turke. Drejtoi disa gazeta turqisht, ku mbrojti edhe të drejtat e kombit shqiptar. Botoi në turqisht edhe një varg veprash letrare e shkencore. Ndër këto janë disa vepra themelore, si: i pari fjalor i plotë etimologjik i turqishtes, si dhe e para enciklopedi turke e historisë dhe e gjeografisë në gjashtë vëllime. Ai shkroi në turqisht dramën Besa me subjekt shqiptar, bëri përkthime nga letërsia botërore etj.
Veprat e Samiut në turqisht përshkrohen nga ide iluministe dhe godasin obskurantizmin fetar të Perandorisë Osmane. Me to ai i sillte ndihmesë të vlefshme mendimit përparimtar. Duke goditur bazat e pushtetit feudal të sulltanëve ai i ndihmonte njëkohësisht edhe popullit të vet në luftën për liri, edhe popullit turk në luftën për përparim.
Krijimtaria e Samiut në gjuhën shqipe është e lidhur tërësisht me idealet e lëvizjes kombëtare për çlirim, me nevojat e shkollës e të kulturës kombëtare. Pa dyshim ai është një nga themeluesit e saj. Për shkollat e para shqipe Samiu botoi këto vepra: "Abetare e gjuhës shqipe„(1886), "Shkronjëtore e gjuhës shqipe„(gramatikë e shqipes,1886) dhe "Shkronja„(gjeografia, 1888). Hartoi edhe një fjalor të gjuhës shqipe, që nuk i dihet fati.
 

CoNNecT

Administrator
Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e çdo të bëhet

ثshtë një nga veprat madhore të Rilindjes, manifesti politik e ideologjik i saj. U botua në Bukuresht më 1899, në prag të ngjarjevetë mëdha do të çonin në fitoren e pavarësisë. Për këtë, shqiptarët duhet të ishin të pregatitur, të kishin programin e luftës dhe të ndërtimit të shtetit të ri. Duke përgjithsuar përvojën e gjerathershme të lëvizjes kombëtare, kjo vepër e plotësonte më së miri këtë mision.
Siç tregon titulli, vepra përbëhet nga tri pjesë.

Pjesa e parë i kushtohet historisë së kaluar të Shqipërisë. Qëllimi i autorit është të provojë se populli shqiptar është nga popujt më të vjetër të Evropës, me një gjuhë nga më të vjetrat e më të bukurat, me kulturë e tradita të pasura, që ka të drejtë të jetojë i lirë në mes të popujve të tjerë dhe kombeve të qytetëruara. Si shumë rilindës të tjerë, Samiu mbron origjinën pelazgjike të popullit shqiptar.
Një vend me rëndësi i jep në këtë pjesë figurës së Skënderbeut dhe epokës së tij. Skënderbeun e cilëson si një burrë që i ka shokët e rrallë në histori, kurse për epokën e tj shkruan se "është m'ë bukur e m'ë bekuar e gjithë kohërave për vendin tënë„, se atëherë i gjithë kombi ishte i bashkuar dhe u nderua në gjithë botën. Kjo është një nga synimet kryesore të veprës; të forcojë te shqiptarët ndërgjegjjen dhe krenarinë kombëtare.

Pjesa e dytë jep me nota tronditëse një tablo realiste të Shqipërisë pas Tanzimatit. "Qysh janë sot shqiptarët?„-pyet Samiu me shqetësim dhe tregon se gjendja e vendit është e mjeruar nga çdo pikpamje. Burimin e këtij mjerimi ai e sheh në rradhë të parë te zgjedha e huaj, që e ka lënë vendin në varfëri, padituri, dhe errësirë. "Shqiptarët, - shkruan Samiu, - janë robër të poshtuar(poshtëruar) e t'unjurë, të shkelur e të çpërnderë(turpëruar).
Përshkrimi është edhe më i gjallë në kontrast me të kaluarën, të cilën në përgjithësi autori e idealizon. Ndaj dhe stili bëhet më zemërak, vepra e patriotit vlon nga revolta kundër shtypjes kombëtare. Ata shqiptarë të veshur dikur me "roba të arta„ e të farkëtuar me armët e argjëndta të trimërisë, shkruan Samiu, "Janë sot lakuriq, me një këmishë që që s'ka ku ta zërë qeni. Vetë edhe zaptieja e taksidari, e ngre shkopnë e i rreh duke thirrur; Pagoni! E ku të gjejë i ziu që të paguajë? Atëherë shesin kanë, dhinë, ç'të kenë, edhe gjer në qeramidhet e shtëpisë„.
Vend të rëndësishëm zë analiza që Samiu u bën rreziqeve që i kanoseshin Shqipërisë.
Si gjithë rilindësit, ai mendonte se rreziku i parë Shqipërisë i vinte nga Perandoria Osmane, të cilën Samiu e quante
një të vdekur që duhej varrosur sa më parë. Sa më gjatë të mbetej lidhur Shqipëria me këtë perandori të kalbur, aq më keq do të ishte. Shteti osman dotë shembej së shpejti dhe Shqipëria mund të groposej në gërmadhat e tij. Rreziku tjetër, mendon Samiu, shqiptarëve u vinte prej lakmive të shovinistëve fqinjë, lakmi që i mbështetnin fuqitë imperialiste.
Rreziqe të mëdha shqiptarëve edhe prej grindjeve e përçarjeve midis tyre, sidomos prej përçarjes fetare, gjithashtu prej padijes, prej mungesës së shkollave shqipe. Këto rrethana i hapnin shteg rrezikut të asimilimit të shqiptarëve prej të huajve.

Pjesa e tretë, fillon me pyetjen: "A mund të qëndrojë Shqipëria si është? Përgjigjja është, jo„. Në përgjithësi në këtë pjesë Samiu paraqet programin e lëvizjes për të ardhmen e Shqipërisë.
Nga analiza që u bëri rrethanave politike në fund të shekullit XIX, Samiu arriti në përfundimin se rruga e vetme për të shpëtuar nga zgjedha osmane dhe nga rreziku i copëtimit prej shteteve fqinje ishte që Shqipëria të shkëputej nga Turqia menjëherë, para se ajo të shembej dhe shqiptarët të formonin shtetin e tyre të pavarur. Autori mendonte se kjo s'arrihej me lutje, por me rrugën e luftës së armatosur. "Shqiptarët duhet t'i marrin ato që duan me pahir, t'i kërkojnë me fjalë, po të kenë edhe pushkën plot„.
Si mendimtar demokrat dhe iluminist, Samiu parashtron një projekt të gjerë me ide të përparuara për të ardhmen e Shqipërisë. Ai nuk e pranon idenë e monarkisë. Si formë regjimi sipas tij, Shqipëria duhet të ishte republikë parlamentare që do të kishte në krye një pleqësi. Kushtetuta e shtetit të ardhshëm shqiptar që propozonte Samiu, përshkrohet nga fryma demokratike. Ideali i tij për këtë shtet ishte ideali i një demokracie borgjeze. Si shprehës i pikëpamjevetë klasës së re të borgjezisë, ky ishte një ideal i përparuar për kohën, sepse ai i kundërvihej shtetit despotik osman.
Shumë i guximshëm e i përparuar për kohën ishte projekti i Samiut edhe për zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit. Ai kërkonte të ngrihej një industri kombëtare, të mëkëmbej bujqësia, të zhvillohej komunikacioni automobilistik dhe hekurudhor, të forcohej mbrojtja etj. Vëmendje të veçantë Samiu i kushtonte zhvillimit të arsimit e të kulturës shqiptare. Si gjithë rilindësit, ai kishte bindjen se ajo që u duhej më shumë shqiptarëve ishte dituria. Për përhapjen e saj ai kërkonte një sistem arsimi të përgjithshëm e të detyrueshëm për të gjithë, djem e vajza. Arsimin e donte në gjuhën amtare shqipe dhe shkolla të ishte laike, e shkëputur nga kisha e xhamia, një shkollë që të shërbente si vatër diturie dhe atdhetarizimi.
Samiu ëndërronte Shqipërinë me shkolla të të gjitha kategorive, me universitet ("gjithëmësime„ siç e quante ai), me akademi të shkencave, muzeume e biblioteka.
Siç shihet, në veprën "Shqipëria ç'ka qënë, ç'është e ç'do të bëhet„ gjeti shprehje mendimi shqiptar më i përparuar politiko-shoqëror i kohës. Me këtë vepër Samiu u bë ideologu më i shquar i lëvizjes kombëtare shqiptare. Vepra e tij është një traktat politiko-shoqëror, megjithatë ajo ka vlera të mëdha stilistike, një gjuhë e gjallë, e shprehëse. Stili i prozës së Samiut është energjik, herë polemist, herë fshikullues e herë me patos thirrës e mobilizues. "O burrani o shqiptarë ! Zihuni me të dy duart në besë, në lidhje e në bashkim, se kjo do t'ju shpëtojë!„
Fraza e Samiut është e qartë, me mjete gjuhësore plot ngarkesë emocionale. Mbasi ka parashtruar krejt programin e tij, ja si e mbyll veprën; "Ja qëllimi ynë! Ja puna jonë e shenjtëruarë! Ja besa jonë! Në mes të shqiptarëve të vërtetë s'ka ndonjë ndarje, ndonjë çarje, ndonjë ndryshim! Janë të tërë vëllezër, të gjithë një trup, një mendje, një qëllim një besë!„
Kjo vepër solli një ndihmesë të madhe për pasurimin e gjuhës letrare shqipe dhe për formimin e stilit publiçistik.
Samiu vdiq në Stamboll më 1904, i përndjekur nga autoritetet dhe i respektuar nga populli dhe opinoni përparimtar.
 

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Shqiptarëtë gjithnjë për botën, e kurrë për vetëhe

Shqiptarëtë gjithmonë janë vrar' e përpjekurë e kanë cpërkaturë të tërë faqen' e dheut me gjakt të tyre; po nga gjaku i Shqipëtarëvet të tjerë kanë fituarë, Shqipëria s'ka parë nonjë të mirë. Shumë shqiptarë janë çquarë e kanë treguarë vetëhenë në dituri e në të tjerë gjërëra; po me këta të tjerë mburenë e jo Shqipëtarët' e Shqipëria.
Me Pyrron' e me Aleksandrinë mburenë Grekëritë e i quajnë Grekër, Maqedonasitë, që me trimërit e tyre muarrë gjithë botënë në pakë kohë nuk i suallë nonjë të mirë Shqipërisë, po Grekëritë, që 'ishinë armikët' e tyre, u ranë pas e i rrethuan, edhe këta fituanë nga gjaku që derdhë ata. Se Maqedonasitë përndanë nëpër gjithë vendet, që muarrë, gjuhën e qytetërin' e Grekët e jo të tyren; q'ish shqipja. E shum' e botësë edhe sot Maqedonasitë i zënë për Grekër. Vërtet, të mos ishin Maqedonasitë gjuha e Greqet e qyetëri' e tyre do të mos kish marrë dot kurrë këtë bujë, që ka sot, edhe mbase do të kish humbur' e t'ish harruarë fare; se shkoll' e Aleksandrisë edhe të diguritë që arrinë n'Egjyptë në kohët të Ptolemenjet, e bënë gjuhën e qytetërin' e Greqet të përndahetë e të dëgjohetë me gjith' anët të dheut. Ptolemenjtë, q'ishin fjeshtë Shqipëtarët nga اamëria e gjithë Maqedonasitë lanë gjuhën' e tyre, shqipenë, me nj'anë të haruarë e të paditurë e vunë përpara greqishten, gjuhën' e Dhimosthenit, që ka folurë aqë kuntrë Maqedonaset.
Pas grekëvet erdhë Romanëtë; edhe këta fituan shumë nga Shipëtarëtë: trimëri' e Shqipëtarëvet e mendj'e tyre shërbente mburjen' e Romanëvet e jo të tyren. Shumë njerës trima e të diturë kan' arriturë edhe në kohët të këtyre në mest të Shqipëtarëvet, po bota i ka njohur si Romanë e jo si Shqipëtarë.
Pas Romanëvet u erth radha Tyrqet. Shqiptarëtë duke përzjerë me Tyrqitë, kanë marrë anë në gjithë luftërat, që bëninë e që fitonin këta kuntrë gjithë botësë; edhe më të madhe në trimëri e më të miratë punëra i bëninë Shqipëtarëtë, po emëninë e kishinë Tyrqitë, edhe gjithë bota i dinte Tyrq e njeri s'njihte si Shqipëtarë. Më të mbëdhenjt' e më të mirët' e Vezirëvet të Tyrqisë ishin Shqipëtarë, si Sinan-Pasha që ka marrë Jemenë e ka shpënë fjamurin' e Tyrqisë gjer në detet t'Indisë, si Qyprilinjtë q'e kanë shpëtuarë mbretërin' e Tyrqisë nga një rezik të math e e forcuan aqë këtë mbretëri, sa van' e rrethuan Vjenënë. Edhe shumë të tjerë njerës të mbëdhenj e burra tirma kan' ardhurë, prej të cilëve Tyrqia ka fituarë shumë, po Shqipëria aspakë.
Në kohërat e pastajme Shqipëtarëtë myslimanë kanë punuarë e janë vrarë për Tyrqitë e Shqipëtarëtë e krishtenë për Grektë, për këta dy kombe të cilëtë as njëri as tjatri s'ua dinë të mirënë e ja u çpërblejnë me të keqe duke përpjekurë për humbjen' e kombit shqiptar. Boçari, Xhjavella, Miauli e të tjerë më të shumët' e trimave, që janë përpjekurë për ngjalljen' e për dlirin' e Greqisë, kanë qenë fjeshtë Shqipëtarë e jo fare Grek; po nga trimëri' e tyre ka fituarë shumë Greqia e jo fare Shqipëria. Në syt e botësë lëftoninë Greqtë e Tyrqitë, po në të vërtetët luftonin Shqiptarët' e krishtenë me Shqiptarëtë myslimanë.Kur muntnin' ata, fitonte Greqia; kur muntninë këta, fitonte Tyrqia; po gjaku që derdhesh nga të dy anëtë, ish gjak Shqipëtari. Shqipëtarëtë vritenë vëlla me vëlla, të tjerë fitojnë...Shqipëtari e ka derdhurë gjithnjë gjaknë pa kursim, po e ka derdhurë kot; kurrë Shqipëria s'ka fituarë nga gjaku i Shqipëtarëvet: gjithnjë të huaj edhe armikë të Shqipërisë kanë fituarë nga ay gjak i vjejturë e i derhdurë pa mendim!
Jo vetëm me kordhë e me gjak,po edhe me pëndë e me mënt Shqipëtarëtë kanë shërbëtuarë gjithënjë të huajtë. Me të mos shkruarë gjuhën' e tyre janë shtrënguarë të shkruajnë greqisht, llatinisht, shqahisht, tyrqisht a arabisht; edhe me emënit të tyre mburenë të zott e këtyre gjuhëve e Shqipëtarëtë pandehenë t'egër' e të paditurë, gjith' i qeshinë duke thënë se ja u ka ngrënë buallica livrën' e tyre. Po Aristoteli, m'i madh i filosofëve të Greqisë së vjetërë, ishte maqedonas, do-me-thënë Shqiptar e jo grek. Vërtet në Stagjyrë, tek kalindurë ishin edhe ca Greq t'ardhurë, po fytyr' e Aristotelit, që shohim n'agalmët të ti edhe gjuha greqisht, q'e ka shkruarë të përtuarë e jo aqë të drejtë si dhe miqësia, që kish me Filipnë, anëmikn' e Greqet, e të tjera shenja tregojnë se ky filozof i math nuk ish lindurë prej nonjëj nga Greqia, që kishin ardhur në Stagjyrë, po prej një stagjyraku vëndës e ish maqedonas, do-me-thënë Shqipëtar i thjeshtë.
Në kohët të Tyrqet kan' ardhurë shumë Shqipëtarët të diturë, që kanë shkruar livra e vjersha turqisht a arabisht. Vetëm vjershëtarëtë shqipëtarë, që kanë shkruarë vjersha turqisht janë aqë të shumtë sa emënat e tyre mundt të mbushinë një livrë të tërë. Jahja-Beu, q'është një nga më të mbëdhenjt' e nga më të dëgjuarëtë e vjershëtarëvet tyrq, është shqiptar.
Shqipëtarët e kanë tregua gjithë jetënë që janë të zottë edhe me kordhë edhe me pëndë, edhe me trimëri, edhe me mënt e me dituri, e Shqipëria ka nxjerrë shumë njerës të çquar' e me nam të math, po nonjë nga ta s'ka punuarë për Shqipërit' e cila ka mbeturë gjithënjë e varfërë e e padëgjuarë, e me djemt' e saj mburenë të tjerë vende e të tjerë kombe.
ثshtë ndodhurë një shqiptar i zoti të ngjallnjë Ejgyptënë e të bënjë prej këti vendi të humbur' e të prishurë, si ish atëherë, një vënt të pasur e të ndrituarë, si është sot. Një Mehmet-Ali, shqsipëtar i pamësuarë u ndoth i zoti të shpëtonjë kështu një vënt të huaj e të largë, po kurrë një shqipëtar s'është ndodhurë t'i bënjë Shqipërisë një të mirë të këtillë.
P'andaj duke mbaruarë këtë fjalë, themi prapë me hidhërim zëmre që: Shqipëtarëtë kanë punuarë gjithëmonë për botënë e jo kurrë për vetëhe. Vetëm një Skënderbe ka punuarë, në kohërat e shkuara për Shqipërinë e vetëm ay është me të vërtetë mburje për Shqipërinë.
1899
 

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Thamë më siprë që shqiptarëtë, duke rënë në duart të tyrqet, nukë hynë në kurth si e pandehninë, e nuk'u bënë ropt' e tyrqet, po shokët' e tyre, me të cilët bashkë hidheshin mi kombet e tjerë, rripnin e rrëmbeninë edhe ktheheshinë në vent të tyre ngarkuarë me gjë. Edhe Shqipëria ish e dlire e pothua me vetëhe.
Kaqë qint vjet shqipëtarëtë rojtnë kështu. Po kështu rojn edhe sot? Jo, Kurrë! Sot shqiptarëtë janë robër, të poshtuar, e t'unjurë, të shkelur' e të çpërndarë shumë më teprë se të tjerë kombe të Tyrqisë që janë më të poshtrërë nga greqtë, nga shqehtë, nga armenëtë edhe nga judhenjtë!
Tyrqia e ka ngriturë besënë nga shqipëtarëtë, nuk i beson e i vështron si anëmikë e si trathtorë, jo si shokë e si vëllezrë, si i vështronte qëmoti. Sot shqiptarëtë e mer ushtar, e mundon e e reh që të mësonjë gjuhën e ti, kërkon t'i mësonjë diturin' e luftësë, të cilënë ay vetë s'e di e të cilënë shqiptari e ka mësuarë duke thëthiturë qumbështit e s'ëmësë. Nuk' e mëson të gjorinë, po e mahit e e çpërmënt, e mer për tre vjet, e mban dhjetë vjet nën' armë lark shtëpis e lark mëmëdheut të ti, edhe qysh? Lakuriq, t'urëtë, të sëmurë, të varfërë! Në luftë e vë të vritetë kot; urdhëronjës i ti, q'është tyrk, i paditur' e i frikçimë, e fut në një **** nga s'deletë. I gjori shqipëtar, me gjithë këto, Lëfton lakuriq, e i urëtë e me armë të meta, Lëfton si dragua, e tregon trimërin'e ti e nderon tyrqit' e Tyrqinë. Po a i dihetë, a çpërblehetë për gjakt, që derth! Jo, kurrë! Ushtari shqipëtar, në mos vdektë në luftë, vdes nga sëmundjeja, nga të pangrënët e nga të pamveshurit. Nga ata që venë n'ushtëri fort të pake kthehenë në shtëpi të tyre. E urdhëronjës kush bëhetë? Gjithnjë tyrqitë; gjysmës' e ushtrisë së Tyrqisë janë shqipëtarë, po as një i njëqinttë i urdhëronjëset në Tyrqiu s'është shqipëtar.
Shqipëtarëtë, q'ishinë mësuarë të mos paguajnë gjë, tani janë futurë nën' aqë të rënda pagesa, sa s'mundinë të ngrenë krye. Tyrqitë, që janë zotërinjt, e tyre që pesëqint vjet e tëhu, s'u kanë mësuarë shqipëtarëvet, as punë, as mjeshtëri as dituri, po i kanë mësuarë të lëftonj; e të rrëmbejnë, tani përnjehrë duanë t'u marrënë armëtë e u thonë: paguani! E ku të gjejnë të gjorëtë që të paguajnë? S'kanë të hanë vetë. Ata shqipëtarë, që pakë kohë më parë ishin të mveshurë me rroba t'arta e të farkuarë me armë t'ergjënta e të lara, ata a të bijt e tyre janë sot lakuriq me një këmishë, që s'ka ku ta zërë qeni! Vete edhe zaptijeja e tahsildari, e ngre shkopn' e i rreh duke thirurë: pagoni! E ku të gjenj' i ziu që të paguanjë? Atëherë i shesinë kanë, dhinë, ç'të ketë edhe gjer në qiramidhet të shtëpisë! Shqipëtari të hajë dru për të paguarë! 0 ç'turp i math! 0 ç'e madhe e keqe! Mos e durofsh, 0 Perëndi!
Kështu është sot gjithë Toskëria edhe shumë vende të Gegërisë. Ca vende të Gegërisë, që kanë mbajturë armëtë e kanë qëndruarë në malet të tyre të rreptë, nukë janë shkelurë kaqë; nuk apënë ushtarë e s'paguajnë pagesa; po edhe këta rojnë si t'egërë pa nonjë qeveri, duke vrarë përditë në mest të tyre. Edhe këta po i ha varfërija, se s'kanë nonjë fitim edhe vendet e tyre janë të rjepur' e të varfërë. Me gjithë këto, edhe qeveri' e tyrkut ditë më ditë po i rrethon më s'afëri; rahënë t'u marinë armëtë, që t'i bëjnë edhe ata robër të poshtërë e të dobëtë e t'u ncjerrënë edhe lëkurënë!
Shqipëria që gjer dije qeverisësh e urdhërohesh prej shqipëtarësh, si e thamë më siprë, sot urdhërohet' e qeverisetë prej tyrqish të huaj e prej njerës të poshtër' e të panderçim, të cilëtë i blenë vëndetë në Konstantinopojë me të holla e vinë të rjepinë Shqipërin' e shqipëtarët, për të nxjerrë ato të holla që kanë dhënë edhe aqë të tjera që do të vjedhinë për vetëhe të tyre!
Shqipëria, sado q'ësht' e varfër' e e paditurë, ka njerës të zottë për të qeverisurë vendin e tyre, si e kanë qeverisurë kaqë kohë me nder e me të drejtë. Po këtyre shqiptarëve le që s'u epetë punë në Shqipëri, po as i lenë të shkelinë në mëmëdhet të tyre të dashurë! U apënë nga një copë bukë për të zënën gojënë e i mbajnë si skllef nëpër më të largët çipa t'Anadollit e t' Arabistanit! Veç nonjë trathëtor ku të gjendetë, ay është për nder!
 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Sami Frasheri

Bukuria e njeriut perbehet nga bukuria e fjales qe flet.

 
Top