• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Sa duhet të zgjasë akti seksual?

Shumë njerëz ankohen ose se nuk zgjasin mjaftueshëm në shtrat, ose se zgjasin më shumë seç duhet. Por cila është kohëzgjatja normale e një akti seksual? Në çfarë kohe duhet të shënojmë?
Bazuar në një studim të “Canadian and American Sex Therapists” gjatësia normale e një akti seksual, në kundërshtim me mendimin e përgjithshëm zgjat 3-13 minuta. Pra një marrëdhënie seksuale që zgjat me orë të tëra nuk është detyrimisht e kënaqshme, transmeton lapsi.
Nga studimi, rezultoi se aktiviteti seksual që zgjat 3-7 minuta konsiderohet i përshatshëm, 7-13 minuta konsiderohet i dëshirueshëm, 1-2 minuta konsiderohet i shkurtër dhe 1-30 minuta quhet i stërzgjatur.
bota sot
 
Disa raste kur seksi mund të jetë vdekjeprurës

1. Sëmundjet që barten seksualisht
Sëmundjet më të shpeshta seksualisht bartëse janë herpesi gjenital, hepatitis B, klamidia dhe sëmundjet që barten për shkak të mos mbrojtjes gjatë marrëdhënieve seksuale.
Më e rrezikshmja dhe më vdekjeprurëse është gjithsesi SIDA, ndërsa shumë i rrezikshëm është edhe VHP (Virusi Human Papiloma), i cili mund të shkaktojë kancerin e qafës së mitrës.
Duhet patur parasysh që tek shumë sëmundje që barten mes gjinive nuk dallohen kurrfarë simptome, dhe në momentin kur ato paraqiten, sëmundja veçse ka përparuar shumë. Për këtë është e rëndësishme të përdorni mbrojtje dhe të testoheni rregullisht për sëmundjet e bartura seksualisht.
2. Gjendja e rëndë shëndetësore
Sigurisht keni dëgjuar për rastet kur dikush ka vdekur gjatë seksit, dhe mund t`ju ketë dukur absurditet! Këto raste janë shumë të rralla dhe zakonisht arsyeja është gjendja e rëndë shëndetësore, më së shpeshti në lidhje me sëmundjet e zemrës.
Shmangni aktivitetet e shpeshta seksuale nëse keni anginë, aritmi, hipertension të pakontrolluar, kardiomiopati…Në rastet serioze, le të themi psh. në rastet kur keni patur infarkt paraprakisht, mjeku do të ju këshillojë se sa kohë do të ju duhet të abstenoni.
3. Disa afrodiziakë mund të jenë të rrezikshëm
Me shekuj, njerëzit kanë përdorur simulantë për të përmirësuar jetën seksuale. Megjithatë, afrodiziakët ndonjëherë mund të jenë shumë të rrezikshëm.
Pas disa rasteve të sulmeve të zemrës por edhe të vdekjes, Organizata Botërore e Shëndetësisë, e ka ndaluar distribuimin e simulantëve të caktuar seksualë, megjithëse mund të gjenden ende në tregje.
Para përdorimit të çfarëdo afrodiziaku, sigurohuni që nuk i takoni grupeve të rrezikuara (zakonisht janë personat që kanë problem me zemër dhe me tension të lartë të gjakut).
4. Kondomët nga lateksi mund të jenë vdekjeprurës
Kondomët nga lateksi janë shumë të popullarizuar, por disa njerëz janë alergjik në këtë material. Reaksionet më të shpeshta janë urtikaria gjenitale ndërsa në disa raste mund të vije tek reaksionet e rënda, ku ndihma e parë është e nevojshme.
Si zëvendësim adekuat mund të ju shërbejnë kondomët nga poliuretani apo nga materialet tjera mbrojtëse.
5. Seksi në shtatzëni është i sigurt, me disa përjashtime
Frika gjatë seksit se mos lëndohet shtatzëna apo foshnja në të shumtën e rasteve është pa bazë. Nëse shtatzënia është e shëndetshme, nuk ka arsye që të përmbaheni nga seksi.
Megjithatë, nëse shtatzënia është me rrezik të lartë, nëse keni vërejtur gjak apo rrjedhje të lëngut amniotik nga vagina, shmangni marrëdhëniet seksuale. Gjithashtu, përdorimi i ndihmësve seksualë mund të shkaktojë infeksione dhe lëndime, këto përjashtime mund të jenë të rrezikshme për nënën dhe foshnjën.
tetova sot
 
Top