Rreziku nga pirja e duhanit gjatë shtatzënësisë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Duhani në shtatzëni dëmton enët e gjakut të fëmijës

Ekzistojnë shumë të dhëna të cilat tregojnë se duhani në shtatzëni është i dëmshëm për foshnjën, ndërsa së fundi, shkencëtarët holandezë kanë treguar se duhanpirja e të dy prindërve dëmton enët e gjakut të fëmijës, dëmtim i cili vërehet gjatë moshës madhore.
Rezultatet e publikuara në revistën “Arteriosclerosis, Thrombosis and Vascular Biology” janë të bazuara në analizat me ultrazë të gjendjes së enëve të gjakut të 732 personave në moshë 28-vjeçare.

Në bazë të të dhënave të grumbulluara, 29% e nënave dhe 60% e baballarëve të këtyre fëmijëve kishin qenë duhanpirës gjatë kohës kur nëna bartte fëmijën. Ndërsa muret e enëve të gjakut kishin qenë më të dëmtuara te participantët, nënat e të cilëve kishin pirë duhan gjatë gjithë shtatzënisë. /telegrafi/
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Sëmundjet që thithen bashkë me cigaren

Specialisti: Duhanpirësit në Shqipëri po shtohen dita-ditës
Nga studimet e fundit vërehet një rritje e numrit të konsumatorëve të
duhanit dhe bashkë me ta, rritet edhe numri i të sëmurëve
Marsel LELA
TIRANث - Duhanpirja është një prej shkaqeve kryesore të disa sëmundjeve
vdekjeprurëse sot, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Për sa
i përket numrit të duhanpirësve në vendin tonë, ata zënë pesë për qind
të popullatës, megjithatë po vihet re që ky numër ka një tendencë në
rritje. Në fakt, të gjithë janë të rrezikuar nga ky fenomen, por janë disa
kategori, për të cilat pirja e duhanit është fatale dhe me pasoja tepër të
rënda, dhe njëra prej këtyre kategorive janë gratë shtatzëna.
Lidhur me konsumin e duhanit nga kjo kategori, koordinatori kombëtar për
Politikat e Kontrollit të Duhanit, Roland Shuperka, shpjegoi për
“Korrierin” pasojat dhe ndikimin që ka pirja e duhanit në shtatzëni.
“Shumica e prindërve të rinj nuk e kanë të qartë ndikimin e duhanit në
shtatzëni dhe përfitimet që vijnë prej ndalimit të përdorimit të tij.
Madje, në lidhje me këtë ka shpesh plot pyetje dhe spekulime, si për
shembull, pse duhet ndaluar pirja e duhanit”, tha Shuperka. Nëse ndalohet
pirja e duhanit nga ana e nënës, fëmija që do të lindë merr më tepër
oksigjen, pesha e lindjes së fëmijës do të jetë normale dhe fëmija do të
jetë më i shëndetshëm, ka më pak mundësi që fëmija të lindë para kohe,
fëmija përgatitet më mirë për lindjen, si dhe presioni i gjakut te fëmija
do të jetë më i lartë, duke i dërguar atij më tepër oksigjen. Gjithashtu,
nëse nëna nuk është konsumatore e duhanit, mundësi e daljes së fëmijës
nga materniteti në të njëjtën kohë me nënën është më e madhe, si dhe
sistemi i frymëmarrjes së fëmijës do të zhvillohej më normalisht. “Në
rastin e lënies së duhanit nga nëna, fëmija është më pak i predispozuar
të preket nga gjendjet virale, si për shembull, kolla apo infeksioneve në
vesh, si dhe ndaj alergjive, astmës apo sëmundjeve të mushkërive”, sqaroi
më tej Shuperka. Gjithashtu, predispozita për një vdekje të menjëhershme
të fëmijës zvogëlohet dhe ai bëhet përgjithësisht më i shëndetshëm dhe
më i qetë. Sipas koordinatorit Roland Shuperka, “fëmijët e nënave që
pinë duhan në shtatzëni lindin kryesisht më të lehtë në peshë, më të
shkurtër dhe me kokë më të vogël sesa fëmijët, nënat e të cilëve nuk
pinë duhan. Një zhvillim i kufizuar ka ndikim edhe në zhvillimin e trurit dhe
organeve të tjera, të cilat janë më të vogla se normalet. Mendohet se pirja
e duhanit gjatë shtatzënisë është shkak për 15 për qind të lindjeve të
parakohshme dhe 20-30 për qind e të gjitha lindjeve nën peshë. Problemet më
të shumta në shtatzëni që shkaktohen nga pirja e duhanit, janë dëmtimi i
placentës (shkakton gjakrrjedhje), pjesa e përparme e placentës (placenta
mbyll qafën e mitrës) dhe ujërat rrjedhin para kohe, duke shkaktuar lindje
të parakohshme”. Shuperka shpjegoi gjithashtu se, nënat që nuk pinë duhan
e kanë më të lehtë të ushqejnë fëmijët e tyre me gji, pasi pirja e
duhanit e ul prodhimin e hormonit prolaktin, i cili është i domosdoshëm për
prodhimin e qumështit të gjirit. Gratë që pinë duhan prodhojnë shumë më
pak qumësht se ato që nuk pinë, si dhe ndalojnë më shpejt dhënien e gjirit
fëmijëve. Por fëmija nuk është nën ndikimin e duhanit vetëm në rastet
kur nëna nuk pi duhan, por edhe nëse nëna thith tymin e duhanit që pihet
prej të tjerëve, i cili mbërrin deri te fëmija në barkun e nënës. Sipas
Shuperkës, e rëndësishme është që gratë shtatzëna të mos qëndrojnë
në ambiente ku pihet duhan. Koordinatori Roland Shuperka shpjegoi se ka disa
metoda tepër efikase për të lënë duhanin, disa prej të cilave janë këto:
nëse iu shkon mendja për të pirë duhan, e mirë është që në vend të tij
të konsumohen fruta dhe ujë. Të bëhen lëvizje të rregullta çdo ditë dhe
të hahet ushqim i mirë e i shumëllojshëm. Të qëndrohet gjithmonë në
lëvizje, duke përzgjedhur atë lloj ushqimi që ju pëlqen. Një metodë
tjetër është gjetja e mënyrës më të përshtatshme për t’u çlodhur në
jetën e përditshme, si për shembull leximi, dëgjimi i muzikës, meditimi,
gjimnastika, shëtitja ose banja me ujë të ngrohtë.
Pasojat që sjell duhani
1 - Pirja e duhanit dëmton mushkëritë, shkakton frymëmarrje të shkurtuar
dhe aftësi fizike të zvogëluar.
2 - Zakonisht, në qetësi duhanpirësit kanë puls më të shpejtë se ata që
nuk pinë duhan. Kjo do të thotë se, në qetësi zemra e duhanpirësve duhet
të punojnë më shumë në krahasim me zemrën e atyre që nuk pinë.
3 - Duhanpirja sjell kollën e shpeshtë dhe i zmadhon gjasat që të fitohet
sëmundja e rrugëve të frymëmarrjes.
4 - Duhanpirja mund të sjellë deri edhe varësi ndaj nikotinës, në atë
masë sa ndërprerja e saj do të jetë shumë e vështirë.
5 - Duhani shpesh shkakton sëmundje vdekjeprurëse, si kanceri apo sëmundjet
e zemrës.
6 - Te personat që janë të sëmurë nga astma, duhani mund t’i
përkeqësojë simptomat.
7 - Duhani shkakton rrudhje të lëkurës dhe erë të keqe të gojës, si dhe
iu jep një ngjyrë të verdhë dhëmbëve.
8 - Duhanpirësit në krahasim me ata që nuk pinë, fitojnë më shpesh karies
dhe sëmuren më lehtë.
Korieri


 

El'Mejor

Daja
Ne asnje menyre sduhet te perdoret kete besoj se e dine tere ska nevoje ta themi ....


:djalle:
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pirja pasive e duhanit, demton fertilitetin e grave
Gratë që qëndrojnë në mënyrë konstante pranë duhanpirësve mund të kenë probleme në fertilitet, më tepër se gratë që nuk kanë thithur shpesh tym duhani. Të paktën ky është konkluzioni i një studimi të publikuar ditët e fundit në “Tobaco Control”. Studime të mëparshme kanë zbuluar se gratë, që pinë duhan shfaqin risk të lartë për të shfaqur komplikacione gjatë shtatzënisë dhe të shkaktojnë probleme në shëndetin e fëmijëve të tyre. Por pak njihej për rreziqet, që shfaqen nga pirja pasive e duhanit, edhe pse disa studime kanë lidhur ekspozimin në shtatzëni me një risk të lartë për abort spontan. Në studimin e ri, të kryer te mbi 4.800 gra, studiuesit kanë zbuluar, se gratë që ishin rritur me një prind që pinte duhan, shfaqnin më tepër probleme të mbeteshin shtatzënë (duhet të tentonin për më tepër se një vit). Përveç kësaj, gratë që ekspozoheshin ndaj duhanit pasiv më tepër në fëmijëri se në moshë të vogël, kishin 39% probabilitet më tepër që të pësonin abort spontan apo të lindnin një fëmijë të vdekur, dhe 68% kishte pas probleme të mbeteshin shtatzënë. “Nëse thithet tym duhani shfaqen efekte që zgjasin në kohë, sidomos te gratë që duan të kenë fëmijë”, ka sqaruar drejtori i studimit, Luke J. Peppone i “University of Rochester” të Nju Jorkut.
Gazeta Panorama
 

sabah

Anëtar i Respektuar
Pirja e cigares vonon mbetjen shtatzënë

Femrat të cilat vazhdojnë të pijnë duhanin në kohën kur ato duan të mbesin shtatzënë kanë shumë gjasa që të presin më tepër deri sa tia arrijnë qëllimit. Mesatarisht femrave të cilat pijnë cigare u duhen 2 muaj më tepër që të mbesin shtatzënë se sa shoqet e tyre të cilat nuk e pijnë duhanin.

Kërkimi është bërë tek 569 femra të cilat i kanë ndarë në tre kategori:
a-femrat që pijnë cigare;
b-femrat që nuk pijne cigare
c-femrat qe kanë pas pirë më parë cigare.
Rreziqet e pirjes së duhanit gjatë shtatzanisë për foshnjen janë njohur që më kohë si psh:

# femrat të cilat pijnë gjatë shtatzanisë duhan kanë gjasa të mëdha tu vdesë foshnja,

# foshnjet kanë probleme me frymëmarrjen,

# foshnjet lindin në nën peshë

Prej këtij kërkimi është parë që ndalimi i pirjes së duhanit zmadhon gjithashtu gjasën për të mbetur shtatzënë. Prandaj është mirë që femrat të cilat duan të mbesin shtatzënë të pushojnë së piri duhan.
 

alfonci

Veri investigatio
Titulli: Pirja e cigares vonon mbetjen shtatzënë

Nje shkodrane gjate kohes se komunizmit po ushqehej jashte vullnetit te tij vazhdimisht me spinaq. Propoganda ju thoshte se spinaqi eshte shume i shendetshme, mbi te gjitha permban hekur dhe te ben jashtezakonisht te forte.

Nje dite i lodhur nga perseritja e te njejtit mesazh propogandues shkodrani nxehet dhe pyet; "Pse dreqin nuk i nertojn urat me spinaq po i fusin hekur?!"

Edhe kjo me duket sikur te thuash; "Pse nuk pijne femrat duhan ne vend qe te perdorin kontraceptive?!"
 

Q-bossi.09

Anëtar Aktiv
Titulli: Pirja e cigares vonon mbetjen shtatzënë

une kam ndegju qe Femerat te cilat pin duhani gjat Shtatazines ka problem frymarrje.
Tung nga qendrimi Bossi...
 

Ghost

Anëtar i Nderuar
Titulli: Pirja e cigares vonon mbetjen shtatzënë

une kam ndegju qe Femerat te cilat pin duhani gjat Shtatazines ka problem frymarrje.
Tung nga qendrimi Bossi...
E ato qe e pin edhe gjat kohes kur nuk jan shtatzena a kan problem me frym'marrje apo vetem gjat shtatzanis ?
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Rreziku nga pirja e duhanit gjatë shtatzënësisë

Kjo tregon se konsumimi i duhanit është një problem serioz i shëndetit të njerëzve. Substancat që përmban cigarja si zifti, nikotina, monoksid karboni dhe disa substanca të tjera helmuese hyjnë në trup nga rrugët e frymëmarrjes, tek bronket dhe më pas kalojnë në gjak, kështu dëmtimi i cili fillon nga rrugët e frymëmarrjes, zemrës, damarëve dëmton gjithë sistemet e organeve.
1. Shkakton lindje të parakohshme: Një shtatzëni normale zgjat 38-40 javë. Bëhet shkak për një lindje shumë para javës së 38-të.
2. Dëmtimi para kohe i membranës: është dëmtimi ose derdhja para kohe e ujërave dhe kjo bëhet shkak për lindjen e një fëmije të pazhvilluar.
3.Një zhvillim i vonuar në mitër: Cigarja jo vetëm që pakëson oksigjenin dhe substancat ushqyese që shkojnë te fëmija nëpërmjet gjakut, por është dhe shkaktare e një zhvillimi të vonë të fëmijës në barkun e nënës.
4. Vdekja e papritur e fëmijës në barkun e nënës.
5. Preaklampsi: një shtatzëni e shoqëruar me rritje të tensionit, shfaqje të proteinave në urinë, edem të tepërt në trup, shikim të turbullt është treguese e një helmimi. Paraqitet rrezik jete si për nënën ashtu dhe për fëmijën.
6. Hipertension: është ngritja e tensionit nën efektin e nikotinës e cila ngushton enët e gjakut. Për këtë arsye edhe të ushqyerit e fëmijës do të ndikohet negativisht.
7. Shkëputja para kohe e placentës. Në kushte normale placenta shkëputet ose ulet poshtë pas lindjes së fëmijës. Ndërsa Dekolman plasenta është shkëputja e placentës kur fëmija është në barkun e nënës, gjë që shoqërohet me hemorragji të rrezikshme.
8. Problemi i cili shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje të fëmijës pas lindjes. Problemi respirator vdekjeprurës tek fëmijët të cilët lindin para kohe shihet më shpesh tek shtatzënitë gjatë të cilave konsumohet duhan.
9. Pakësimi i qumështit: bëhet shkak për pakësimin e sasisë së qumështit tek lehona.
10. Ndikon në nivelin e vitaminës C të qumështit dhe në pakësimin e veçorisë së saj ushqyese gjatë periudhës së lehonisë.KS
 
Top