Rrëfimi/ Skllavja e seksit i shpëton ISIS, por mbetet e dëmtuar rëndë

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Rrëfimi/ Skllavja e seksit i shpëton ISIS, por mbetet e dëmtuar rëndë



Në fytyrën e saj janë të shfaqura plagët që kjo vajzë e komunitetit jazidi mori nga militantët e Shtetit Islamik përderisa shfrytëzohej si skllave seksi.

Lamiya Aji Bashar, 18 vjeçe është njëra nga 3 000 gratë dhe vajzat që mbahen si skllave seksi nga ana e militantëve xhihadistë.

Asaj i kanë mbetur plagë të përjetshme kur një minë tokësore shpërtheu ndërsa ajo u largua nga militantët e ISIS-it.

Ajo arriti të largohej pas pesë tentimeve, por u ndesh me minë, që e la të lënduar fizikisht për tërë jetën.

Shpërthimi i ka lënduar asaj syrin e djathtë, ndërsa lëkura i është dëmtuar rëndë. Megjithatë, ajo e konsideron veten me fat që ka arritur të largohet nga kthetrat e militantëve të ISIS-it.

“Më në fund i’a kam dalë dhe e falënderoj Zotin që më dha fuqinë që të largohem nga ata të pafe”, tha ajo.

“Edhe nëse do humbisja dy sytë, nuk pendohem, sepse kam arritur të mbijetoj”.

Lamiya është rrëmbyer nga fshati Kocho, pranë qytetit të Sinjar, në verën e vitit 2014. Mendohet se prindërit e saj kanë vdekur.

Ajo ka thënë se ‘pronari’ i saj ishte komandant i ISIS-it nga Iraku, i cili nën emrin Abu Mansour hyri në qytetin e Raqqa, që njihet si kryeqyteti i ISIS-it, shkruan arbresh.info

Ai shumicën e kohës e ka mbajtur atë të prangosur dhe gjatë gjithë kohës e ka keqtrajtuar.

Ajo u përpoq të ikte disa herë dhe kur ishte zënë duke tentuar të ikte ishte përdhunuar në mënyrë sistematike. Pas një muaji, ajo u shit të një ekstremist tjetër i ISIS-it në Mosul.

Pas një viti ajo ka arritur të kontaktojë familjarët e saj. Xhaxhai i saj ka paguar kontrabandistë që të organizojnë arratisjen e saj. Së shpejti ajo do të ribashkohet me vëllezërit e motrat e saj në Gjermani, por pavarësisht çdo gjëje, zemra e saj mbetet në Irak.

“Ne kishim një shtëpi të bukur me një fermë të madhe. Unë kam qenë duke shkuar në shkollë”, rrëfeu ajo.

 
Top