Romani i Forumit Virtual.

Monique

Shine like a Moon!
Staff member
Titulli: Romani i Forumit Virtual.

Por teksa kerkonte brenda dilemave te saj se cila do ishte ne te nje te ardhme , aty ne gryken e atij boshlliku...e shkeputur nga realiteti i saj , ju kujtua Adioni!
Ahh ky emer qe pervec se i kish marre gjithcka kish patur si i pari dhe i vetmi deri me sot, ende e sot ndjente lidhjet manjetike qe kish me te.
Ecejaket e saj u shtuan ne ate hic , tensioni i dukej qarte , ne sy dhe faqe .....dikur kish dashur te ishte me e mira e mundshme per te ,por sot deshironte te kunderten e gjithe kesaj.
Te qenurit me te kishte qene si nje rreth vicioz, nga ku duhej te shkeputej nje ore e me pare. Befas pa nje dritez te vogel aty ne fund te asaj gryke te frikshme e te erret, por qe per te ishte si vendi me komod ku kish qene ndonjehere.
Ne erresiren e asaj nate u ndje si mbreteresha e gjithesise. Sa shume personazhe iu vertiten ne mendje . Kerkonte te perngjashmen , por ne fund kuptoi se do ishte nje personazh i ri ....perngjasimi ishte vetem ajo.
Ndoqi ate fije drite dhe u habit teksa pa ate dericke te vogel ....duhet te trokiste apo thjesht ta shtynte?
E ndersa mendonte befas dera u hap qetesisht dhe nje ze sa autoritar por edhe aq ftonjes i tha - eja Isabele ....kam kohe qe te pres...............
 
Last edited:

Aki

misfit
Titulli: Romani i Forumit Virtual.

Akrepat treguan fiks oren gjashte te mbremjes kur Isabela hapi deren me celes dhe hyri ne apartamentin e saj. Vuri mbi tavoline qeset e mbushura me ushqim me te cilat ishte ngarkuar dhe mezi I mbante dhe u ul ne karrike. Ohh…psheretiu Isabela…c’dite e lodhshme qe kishte qene. Ne moment hodhi syte nga ora e murit per te pare kohen. Qetesia qe kishte kapluar hapsiren u nderthur me akrepin e sekondave te ores qe bente tik-tak…..tik-tak, qe tingellonte si nje shkop magjik qe te vinte ne hipnoze dhe te transportonte ne boten e kujtimeve…kishin kaluar plot 4 muaj nga ajo ngjarje e trishte qe kishte lene vrage ne shpirtin e Isabeles. Ajo nate qe vulosi jeten e saj….Eja Isabele….kam kohe qe te pres….ushtuan ne moment keto fjale ne trurin e saj sikur te ndodhnin perseri ne ate moment. Sa e habitur dhe e coroditur qe kishte qene ne ato moment, pastaj….ajo figure, ajo grua qe I kishte dale perpara sikur ta priste nen driten ne fund te tunelit te erret. Ishte nje grua e gjate, e holle, me floke te zinj, vende vende te thinjura dhe disa rrudha qe ishin formuar rreth syve te saj. Dukej si ne te dyzetat por sikur koha nuk kishte qene shume zemergjere me te. Pavaresisht shkelqimit te humbur ne syte e saj, qe dukej sikur jeta ia kish rrembyer te gjitha shpresat, ajo arriti te jape nje buzeqeshje te embel perderisa I tha Isabeles mire se erdhe. Isabela nuk foli, akoma nuk kishte fuqi as te mendoje nga e gjithe ajo qe kishte ndodhur. Ajo grua iu afrua, e kapi per dore dhe e shpiu drejt e ne banjo, hapi ujin e ngrohte te rrjedhe ne ate vasken e vjeteruar perderisa po hiqte robat e Isabeles te perlyera me gjak. Nje dhembshuri e thelle pershkoi shikimin e saj, perderisa Isabela qendronte si nje zombie dhe nuk reagonte aspak. E afroi Isabelen tek vaska, I ndihmoi dhe pastaj e lau dhe e pastroi sikur te ishte nje femije I vogel. I dha nje nga ato pak fustane te vjetra qe kishte ne posedim dhe I tregoi karriken afer vatres qe te ulet aty. Do te bej nje caj, I tha, te ngrohesh pak. Tere kete kohe Isabela kishte qendruar apatike, pa ndjenja, e humbur diku ne thellesi te mendimeve qe as vete nuk po ia gjente fillin. Ne moment tek tryeza e vogel qe qendronte prane karrikes, shikimin e saj terhoqi nje medaljon I hapur me nje fotografi te vockel brenda tij. Ajo e mori ne dore dhe pa nje fotografi qe iu duk e njohur….nje grua e re e bukur qe mbante nje foshnje ne krahet e saj, nje fotografi…..qe ishte aq e njohur per Isabelen……JO….jo ….skishte mundesi kjo te ishte ajo fotografi qe ia dhane Isabeles se vogel si kujtimi I vetem qe I kishte mbetur per ta kujtuar mamane…kjo grua….jo, kjo ishte plake……Ne moment ajo po afrohej me goten e cajit ne duar dhe shtangu ne vend kur pa Isabelen me medaljonin ne dore. Ajo ngriti syte dhe tha….kjo…kjo eshte shaka….me thuaj qe eshte nje shaka, kjo…ti…s’ka mundesi……
Tring tring, cingeroi celulari qe ishte si nje klithme qe zgjoi Isabelen nga hipnoza. Isabela hapi telefonin dhe nga ana tjeter u degjua nje ze mashkulli:
-Une posa dola nga puna, te mbaroj dhe disa obligime dhe ne ora 8 do vij te te marr. Qendron akoma premtimi I darkes apo jo?
-Po, tha Isabela, ja dhe une po behesha gati, shihemi ne ora 8, I tha dhe e mbylli telefonin.
Ora kishte vajtur 6 e gjysme, ohhh skishte dhe shume kohe per t’u bere gati. Ajo vrapoi per tek dhoma e gjumit, hapi garderoben per te pare se cfare do vishte sonte dhe ne moment hodhi veshtrimin nga pasqyrja e gjate vertikale qe qendronte anash garderobit. U afrua tek pasqyrja dhe ne moment afroi doren tek barku dhe duke e perkedhelur tha-ky eshte nje fillim I ri per ne. Do behet me mire…


(e di qe s'eshte aq e mire sa hera e pare, por ta bejme ngjarjen te shkoje :) )
(e di edhe pak si shume e gjate, po sme vinte ta shkurtoj :D )
 

Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Romani i Forumit Virtual.

Kishte dy muaj qe vishte rroba te gjera, dhe pse sdallohej asgje por thjeshte instikti , ndersa sonte vendosi te ishte femra me te cilen ai ishte dashuruar
Nje fillim i ri, per ate per te voglin e per vete Isabelen.
Hapi valixhen ku cepe-cepe i mungonte lekura, ishte valixhja e emergjences, kishte cdo gje qe duhej
per raste si keto. Nxori fustanin e kuq prej sateni.
Kishte ndryshuar look, floket sikur nje rhum i shkuar dem i kishte zevendesuar me nje te verdhe dielli qe shkelqenin
dhe e benin te vihej ne dukje dhe nese ajo nuk donte. Veshi fustanin e kuq dhe po rrinte duke soditur veten per disa minuta.
Barku pothuajse nuk dukej fare dhe u habit me veten pse ishte limituar aq shume.
Beri nje tualet te rende, vuri varesen e saj te pandashme dhe telefonoi shoferin te vinte ta merrte.
Ajo sonte ishte mbreteresha.
 

Jetmira

Well-known member
Titulli: Romani i Forumit Virtual.

Kisha jav qe qendroja e mbyllur ne shtepi,nuk dilja.
Shihja veten ne pasqyr mos vall isha dobesuar?
Mos vall do ta shihja sot,vendosa te dilja
O po isht ai ne nje cep te rruges me celular ne dor.
O,zemra rreh shpejt.
Boll zemer e dashur zemer mos bie pre e bukuris se tij.
Ai ngriti syt e un u fsheha pran nje peme,po e shija fshehurazi.
Isht po i njejti,vitet iknin po ai ende ishte djaloshi qe njoha at nat.
 

Hera

Moderatorë
Staff member
Ajo nate nuk harrohej ..nuk mundja ta harroja dhe as doja ta harroja me bante shpirtin te qete po aq te trazuar nuk doja te pranoja qe isha dashuruar me shikimin e pare....sa e pashe zemra rrahu fort mendoja se e njihja vite dhe pse ishte e hera e pare qe e shihja ...syte e tij me kishin mbeshtjelle te gjithen ...jo nuk harrohej ajo nate dge tani ja e shoh ne cep te rruges ...cte bej?
 

Soulmind

oNcE...
Cte bej me zemren valle? Ja kujtimet, ndodhite,fjalet e premtimet qe u thane po vendos ti mbledh, ti djeg dhe hirin ta hedh ne det. Le te notojne neper thellesi, atje ku askush nuk mund ti ringjalle me. Po zemren valle? ku ta hedh? Si mund te harroj ate qe ndjeva? Thone se koha sheron cdo plage. Koha harron dhe vete kohen. Do te pres.. Do te pres derisa me pritjen te lodhem. Deri kur deshira ime e vetme nuk do te jesh me ti, as ajo nate por vete Harresa.
 

Hera

Moderatorë
Staff member
Harresa mendova se kishte bere punen e saj mendova se me kishte cliruar nga ajo nate po jo tami qe e pashe aty tek cepi cdo gje u rikujtua..ska gje mendova do ec de do bej sikur nuk e njoh ndoshta dhe ai me ka harruar ndoshta ...ohhh keto ndoshta me bene te skuqem ne fytyre
 

Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
Kush eshte mod ketu te fshije postimet nga #23 ( perfshire dhe 23) e tutje. Flm.
 
  • Haha
Reactions: Aki
Top